Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parė > Grupi A1 > KS. Elbasani
Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Brahja: Fitorja u kushtohet sportdashësve
Fitorja e thellë e Elbasanit ndaj Lushnjës, arritur të shtunën në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", u ka rikthyer portokallinjve besimin e duhur. Madje, triumfi ndaj "lagunarëve" u ka kthyer besimin edhe tifozëve elbasanas ndaj skuadrës së tyre të zemrës, e cila kishte zhvilluar ndeshje të dobëta javët e fundit. Golat e shumtë, plot katër, në këtë ndeshje nuk ishin rastësi, por fryt i një loje të mirë dhe rezultative. Laçiani Julian Brahja, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskapiten i Elbasanit, tha pas ndeshjes se kjo fitore, mbi të gjitha, ishte një detyrim moral para sportdashësve të tyre. Mbrojtësi Brahja shprehet se në këtë takim elbasanasit bënë autokritikën e duhur përpara tifozëve të tyre jo vetëm me lojë cilësore, por edhe me rezultat. Sipas tij, merita e këtij suksesi u takon të gjithëve, duke filluar nga stafi i futbollistëve, ai i drejtuesve të skuadrës dhe sidomos tifozëve, prania e të cilëve në stadium ka qenë vendimtare. Numri i madh i tyre në tribunë dhe inkurajimi që i bëjnë skuadrës, edhe kur ajo kalon momente delikate, ka ndikuar pozitivisht te futbollistët portokallinj. Një gjë të tillë e pranon edhe mbrojtësi laçian i Elbasanit. "Në këtë ndeshje, - thekson Brahja, - Elbasani tregoi se, kur punohet si duhet, rezultatet arrihen. Me këtë nuk dua të mohoj punën e kryer më parë nga trajneri Sejdini, por, së fundi, në ekip kanë ndryshuar mjaft gjëra. Loja kolektive që zhvilluam ndaj Lushnjës tregoi se ajo garanton suksesin. Të gjithë futbollistët i respektuan me përpikëri detyrat që u kishte ngarkuar trajneri. Harmonia e lojës midis reparteve dhe përpjekjet maksimale të çdo futbollisti për të dhënë maksimumin, solli rezultatin e dëshiruar. Elbasani fitoi jo se kundërshtari ishte i dobët, por sepse u tregua i zoti, e çorientoi Lushnjën dhe qe superior në çdo sektor të fushës. Ne u përpoqëm që të mos krijonim të çara në mbrojtje dhe ruajtëm gjakftohtësinë në lojë. Madje, duke qenë se e mbështetëm si duhet njëri-tjetrin, shënuam edhe unë me Muçën. Sigurisht, meritë në golin tim kanë edhe kolegët e skuadrës."

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2003 11:28
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Stojku: Mund tė kishim marrė mė tepėr

Kapiteni vlerëson barazimin me Tiranën dhe lojën e skuadrës së tij në këtë ndeshje


Barazimi i arritur në trasfertë nga Elbasani, në javën e 9-të të kampionatit, është vlerësuar mjaft pozitiv nga portokallinjtë. Kjo, sepse kundërshtari i tyre i radhës ishte Tirana, njëri prej ekipeve të elitës së futbollit shqiptar vitet e fundit. Elbasanasit janë kthyer në qytetin e tyre tepër të kënaqur pas barazimit të marrë me ekipin kampion në fuqi, duke ruajtur kësisoj moralin e lartë. Sipas kapitenit të portokallinjve, Gentian Stojku, pika e fituar ndaj kryeqytetasve ishte plotësisht e merituar. "Në këtë ndeshje, Elbasani tregoi se është një nga ekipet më të forta të kampionatit kombëtar. Prandaj kam besim të plotë se në të ardhmen, rezultatet e portokallinjve do të jenë shumë më të mira se të fazës së parë të këtij kampionati. Ne vërtet barazuam me meritë ndaj Tiranës, por nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Jo se humbëm dy-tri raste ideale për të shënuar dhe marrë fitoren, por sepse nuk dolëm në lojën tonë të zakonshme. Mendoj se paraqitja e Elbasanit në këtë ndeshje u kushtëzua edhe nga dëmtimi i disa prej futbollistëve të formacionit bazë," - thekson Stojku. Në fakt, edhe ai vetë ka luajtur me "dhëmbë të shtrënguara", sepse nuk ishte stërvitur rregullisht me skuadrën gjatë javës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. "Megjithatë, - shton sulmuesi Stojku, - Elbasani arriti ta përballojë Tiranën. Madje ishte Elbasani ai që e vuri në pozitë mjaft të vështirë Tiranën, sidomos në dy-tri raste goli. Prandaj, pavarësisht se barazimi ishte një rezultat i kënaqshëm për ne, them se duhet të kishim marrë më shumë në këtë ndeshje."

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2003 09:39
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shahini: Elbasanin e nxjerr nė dritė grupi

Veterani portokalli thotë se mungesat e titullarëve do të kompensohen nga shokët e tjerë.

Mungesat e disa prej lojtarëve të formacionit bazë të Elbasanit kanë krijuar njëfarë pasigurie, në pamje të parë, në kampin e portokallinjve, në prag të ndeshjes me Besën. Mirëpo nuk janë të këtij mendimi futbollistët e kësaj skuadre, që pritet të luajnë të shtunën përballë kavajasve. Veterani i ekipit, Kastriot Shahini, u shpreh dje për "Sportin shqiptar" se, vërtet Elbasani do të luajë pa një pjesë të titullarëve të tij ndaj Besës, por kjo s'do të thotë se do t'i mungojë rezultati pozitiv. Shahini thekson gjithashtu se gjatë gjithë javës, ekipi ka punuar seriozisht në stërvitje, për të krijuar një formacion sa më cilësor dhe efikas, për t'u prezantuar me dinjitet në ndeshjen e së shtunës. "Besoj se do t'ia dalim mbanë. Të gjithë lojtarët që do ta nisin ndeshjen jo si herët e tjera, nga stoli, janë në gjendje ta përballojnë kundërshtarin pa sforcim. Madje ata kanë rastin jo vetëm të tregojnë vlerat e tyre më të mira, por edhe të kontribuojnë për arritjen e një rezultati sa më pozitiv në ndeshjen me Besën. Realisht, Elbasani nuk do ta ketë të lehtë marrjen e tripikëshit me kavajasit, por jo të pamundur," - shprehet Shahini. Sipas tij, trajneri Edmond Mustafaraj është treguar i kujdesshëm në përpilimin e formacionit anti-Besa, duke i vendosur futbollistët në role ku mund të japin maksimumin. "Në këtë ndeshje, ekipi ynë do të luajë i qetë psikologjikisht dhe me kujdes, si në mbrojtjen e portës, ashtu edhe në kundërsulm. Do të synojmë t'i shfrytëzojmë në maksimum rastet që do të na krijohen para portës kundërshtare. Besoj se siguria e portierit Mustafa, pjekuria e Osmanit dhe shpërthimet e Ablades do t'i japin frymëmarrjen e duhur lojës së Elbasanit në ndeshjen me Besën. Me mbështetjen e sportdashësve tanë të zjarrtë, them se do ta kalojmë me sukses ndeshjen me Besën. Është e qartë që kundërshtari vjen i përgatitur në këtë ballafaqim me ne dhe synon të marrë pikë në "Ruzhdi Bizhuta". Prandaj, këto ambicie të të dyja skuadrave, do ta bëjnë mjaft interesante këtë ndeshje," - thotë në fund të deklarimit të tij Shahini.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Nëntor 2003 16:07
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Stojku: Po kalojmė njė krizė tė brendshme

Kapiteni i Elbasanit e konsideron mjaft të vështirë trasfertën me Partizanin.

Ndeshja e kthimit e turit të tretë të Kupës së Shqipërisë midis Elbasanit dhe Albpetrolit i ka lënë të zhgënjyer sportdashësit vendës për mënyrën sesi luajtën portokallinjtë. Dy golat e pësuar nga Albpetroli, njëri më i bukur se tjetri, të cilët e vunë në dyshim kualifikimin e Elbasanit, treguan se ky ekip po përballet me një gjendje shqetësuese të momentit. Kapiteni i portokallinjve, Gentjan Stojku, u shpreh dje për "Sportin shqiptar" se ekipi i tij po kalon një krizë besimi të brendshme, të shkaktuar nga shumë faktorë. Megjithatë, Stojku nuk pranon të japë shpjegime për gjendjen e krijuar në radhët e elbasanasve, por shprehet se nuk është vonë për ta normalizuar. Vetë luhatjet e lojërave të skuadrës dhe rezultatet jo të kënaqshme të saj tregojnë për një gjendje të pastabilizuar. "Më vjen keq që punët u katandisën kështu. Di të them që futbollistët, nga ana psikologjike, nuk ndihen dhe aq mirë sa duhet në prag të ndeshjes me Partizanin. Qemë me fat që u kualifikuam për në turin tjetër të kupës, sepse për pak sa nuk u eliminuam nga Albpetroli, në një kohë që brenda 25 minutash lojë kishim siguruar një avantazh prej tre golash," - pohon Stojku. Sipas tij, ky fakt mjafton për të treguar se skuadra e Elbasanit nuk po kalon një moment të mirë psikologjik. "Nga situata të tilla të vështira duhet të nxjerrim mësime, sepse edhe mund të ndëshkohemi keqas. Unë nuk jam i mendimit për të eksperimentuar në asnjë ndeshje, qoftë edhe për të plotësuar dëshirat e ndonjërit në ekip, sepse mund të rrezikojmë shumë. Ajo, për të cilën kemi më shumë nevojë aktualisht, është përforcimi i Elbasanit me disa futbollistë cilësorë dhe rikthimi i besimit te loja e grupit. Jemi në prag të një prej ndeshjeve më të vështira të kampionatit, asaj me Partizanin, që do të luhet në kryeqytet. Sipas meje, Partizani është një "kafshatë" e madhe për t'u kapërdirë nga Elbasani. Ne do të sakrifikojmë shumë për ta përballuar këtë kundërshtar me sukses, por do ta kemi të vështirë. E rëndësishme është të kemi mbështetjen morale, mbi të gjitha të presidencës dhe të drejtuesve të klubit. Të tjerat, për sa u takon përgatitjeve, mendoj se po bëhen në rregull dhe në funksion të përvijimit të një formacioni sa më të plotë. Futbollistët janë të angazhuar maksimalisht të japin më të mirën në këtë ndeshje," - gjykon Stojku.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Nëntor 2003 08:48
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shahini: Fitore, s'ka alternativė tjetėr

Mbrojtësi veteran i portokallinjve flet me optimizëm për përballjen me Teutën.

Angazhimi maksimal i drejtuesve portokallinj dhe i futbollistëve të Elbasanit eklipson synime serioze për ndeshjen e tyre të radhës, me Teutën e Durrësit. Mungesa e rezultateve pozitive, që prej disa javësh, e kanë vënë në vështirësi skuadrën e Edmond Mustafarajit, të cilit i duhet t'i orientojë të tijtë ndaj Teutës vetëm për fitore. Njëri prej futbollistëve portokallinj, mbrojtësi Kastriot Shahini, shprehet optimist për këtë sfidë, tepër të rëndësishme për vendësit.
- Kastriot, pas disa rezultateve jo të kënaqshme, çfarë pretendon Elbasani në ndeshjen e nesërme?
- Vetëm fitore. Skuadra, pavarësisht se në ndeshjet e kaluara nuk ka zhvilluar lojëra me nivel, kësaj here do të japë maksimumin. Edhe pse do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, synimet tona janë të qarta. Për fatin tonë të keq, u bënë disa ndeshje që nuk luajmë me formacionin tonë të plotë, gjë që na ka penalizuar jo pak. Në ndeshjen e radhës shpresojmë të shpëtojmë nga dëmtimet dhe të luajmë me formacion të kompletuar, çka do të ishte një plus i madh për arritjen e suksesit. Nisur edhe nga gjendja e mirë e futbollsitëve, pretendojmë të marrim tripikëshin ndaj Teutës.
- A është në gjendje ta përballojë sulmin rezultativ të Teutës mbrojtja juaj, e cila ka qenë reparti më i dobët i javëve të fundit?
- Patjetër që po. Unë nuk mendoj se humbjet kanë ardhur për shkak të dobësive të mbrojtjes. Ne kemi pasur mangësi në lojën e të gjitha reparteve, sepse aktivizimi i një grupi lojtarësh të rinj nuk solli atë që pritej. Mbrojtja ka pasur probleme në javët e shkuara, por për këtë ndeshje ajo është në gjendje ta përballojë me sukses "stuhinë" durrsake. Stafi drejtues i ekipit ka punuar në mënyrë profesionale, me qëllim që mbrojtja të jetë e pakalueshme. Jo vetëm kaq, por në këtë ndeshje mbrojtësit do të luajnë edhe në ndihmë të reparteve të tjera.
- Pra, Elbasani do të luajë më shumë në sulm, sesa për t'u mbrojtur?
- Do t'i bëjmë të dyja. Në ekip, secili do të përpiqet të luajë në pozicionin që do t'i caktojë trajneri. Me këtë dua të them se do të luftojmë t'i zbatojmë me përpikëri detyrat taktike. Elbasani do të mbrohet me kujdes dhe do të synojë të shënojë në portën kundërshtare sa më shpejt të jetë e mudnur. Stojku do të jetë arma kryesore e golit për këtë ndeshje.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2003 18:12
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Elbasani: Do tė rishikohen tė gjitha kontratat

Krerët e klubit elbasanas kërkojnë t'i japin secilit futbollist portokalli atë që meriton.

Rishikimi i kontratave shkakton panik te futbollistët e Elbasanit.
Kjo, sepse tri javë më pas pritet të bëhet rishikimi i plotë i tyre. Një hap i tillë është vendosur të ndërmerret me iniciativën e grupit të aksionerëve të SH.A "Elbasani", ngaqë është gjykuar se kjo do të jetë zgjidhja më e mirë dhe më e arsyeshme për të marrë secili atë që meriton gjatë edicionit futbollistik. Një iniciativë e kësaj natyre ka gjetur edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku. Pas javës së 15 të të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit, Elbasani mban vendin e 7-të në renditjen aktuale, me pikë të barabarta me Besën. Por, edhe pse ekipi ndodhet 6 pikë larg vendit të fundit, ecuria aspak e mirë e javëve të shkuara e ka vënë në pikëpyetje qëndrimin në Grupin A1. Aksionerët e SH.A "Elbasanit" po përgatitin paketën ligjore për rishikimin e kontratave në bashkëpunim me një grup specialistësh të kësaj fushe. Nisur nga rezultatet mjaft të dobëta dhe loja pa nivel e një grupi futbollistësh, që kanë nënshkruar për shuma të majme, aksionerët janë shprehur se domosdoshmërisht duhet të rishikohen kontratat. Kjo ka shkaktuar panik te një pjesë e futbollistëve, por ka gjetur mbështetjen te një pjesë tjetër.
Një nga aksionerët portokallinj, Ilir Hoxha, disa javë më parë tha se një nga titullarët nuk po e justifikonte kontratën që kishte nënshkruar me të, prandaj e përjashtoi nga ekipi. Ndërkohë, grupi i aksionerëve të SH.A "Elbasani" ka konfirmuar se pas javës së 18-të do të zhvillohet një merkato e fuqishme. Gabimet e bëra në përzgjedhjen e disa lojtarëve dhe përcaktikimi i vlerës së kontratës së tyre nisur nga "emri i madh", nuk do të përsëriten më. Ky është qëndrimi unik i aksionerëve portokallinj. Sipas tyre, ka ardhur koha të investohet seriozisht për ata që e meritojnë. "Në kontratat e reja nuk do të ketë afate kohore të shkurtra. Ne do të përpiqemi që ato të jenë dy ose trevjeçare. Nuk do të investojmë për të humbur futbollistë, por për të fituar sa më shumë të tillë," - kanë deklaruar gjatë një takimi pune midis tyre aksionerët portokallinj. Sipas tyre, ndoshta një lëvizje e tillë do t'i disiplinojë në shkallën e duhur futbollistët e Elbasanit, të cilët, më shumë sesa të bëjnë më të mirën për ngjyrat portokalli, po mendojnë nëse do të mbeten apo jo pjesë e Elbasanit në të ardhmen.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2003 14:07
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

A do tė festohet 90-vjetori i Elbasanit?

Edhe pse jubilar i shënuar, drejtuesit e futbollit nuk e vënë ujin në zjarr.

Harrohet përkujtimi i 90 vjetorit të themelimit të ekipit të futbollit elbasanas. Ndërsa viti 2003 po numëron ditët e tij të fundit, drejtuesit e futbollit dhe Bashkia e Elbasanit, në pamje të parë, duket sikur e kanë harruar jubileun e 90 të të themelimit të ekipit të futbollit. Me rastin e këtij përvjetori, veteranët e këtij sporti në Elbasan i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë, Ardian Turku, që të ndërhyjë për zhvillimin e veprimtarive kushtuar këtij përvjetori të shënuar. Sikurse dihet, ekipi i parë i futbollit të këtij qyteti është krijuar në vitin 1913, me trajner Jovan Dimitreskun. Dy topat me të cilët ka luajtur ekipi i futbollit, që përfaqësonte Elbasanin në vitin 1913, janë sjellë nga Turqia dhe shumë shpejt ky sport u përhap dhe u bë popullor në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Në vitet '30, kur skuadra u konsolidua disi, mbajti për ca kohë emrin "Bashkimi elbasanas". Futbolli elbasanas është pjesëmarrës në kampionatin kombëtar që në fillimet e tij, duke njohur edhe kulme në këto aktivitete. I tillë është fitimi i titullit kampion kombëtar dhe ai i Kupës së Shqipërisë. Tani kanë kaluar vite nga krijimi i ekipit të futbollit të këtij qyteti dhe rasti e sjell të përkujtohet 90-vjetori i tij. Mirëpo, edhe pse një moment i veçantë ky për futbollin elbasanas, vërehet me keqardhje që pakkush e ka mendjen tek organizimi i ndonjë lloj përkujtimoreje. Kësisoj, rrezikohet të mos nderohen ata që i dhanë emrin e nderuar këtij sporti, që në Elbasan ka mjaft dashamirës. Ndërkohë, veteranët e futbollit elbasanas kanë kërkuar me ngulm që 90 vjetori të përkujtohet ashtu siç duhet, si nga bashkia, ashtu edhe nga SHA "Elbasani".

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2003 14:10
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Osmani: Kujdes! Po vjen Elbasani i vėrtetė

Mbrojtësi veteran i portokallinjve komenton ecurinë pozitive të skuadrës së tij në dy ndeshjet e fundit.

Mbrojtësi energjik portokalli, Oltion Osmani, i cili bën pjesë në grupin e futbollistëve titullarë të Elbasanit, gjykon se forca e skuadrës së tij do të vijë duke u rritur nga java në javë. Dy fitoret e koleksionuara në fillim të gjysmës së dytë të kampionatit flasin për një gjendje të mirë të përgjithshme të portokallinjve, falë konsolidimit të skuadrës dhe stabilizimit të formacionit. "Ky është vetëm fillimi," - shprehet Osmani. Nëpërmjet "Sportit shqiptar", mbrojtësi me eksperiencë u premton sportdashësve të zjarrtë të Elbasanit se tani e tutje do të shohin në fushë skuadrën e vërtetë. Me këtë rast, Osmani u kujton atyre se, pavarësisht se në skuadër ka ende vend për përforcime, Elbasani do të ngjitë shkallë në renditje.
- Osmani, në fillim të minifazës përgatitore të dimrit, u gjendët jashtë radhëve të Elbasanit. Po tani që jeni rikthyer, si truri i skuadrës, çfarë mund të na thoni?
- Për sa i përket mospërfshirjes në grupin e futbollistëve gjatë minifazës përgatitore, që Elbasani zhvilloi në Pogradec, nuk dëshiroj të bëj komente, sepse ajo është një çështje e mbyllur tashmë. Pavarësisht nga kjo ngjarje e pakëndshme për mua, të cilën nuk dua ta risjell ndër mend, jam rikthyer në ekipin e Elbasanit për të kontribuar maksimalisht. Fatmirësisht, edhe pse mbeta jashtë përgatitores së shkurtër të Pogradecit, gëzoj formë sportive mjaft të mirë. Gjatë karrierës sime futbollistike 14-vjeçare kam fituar pjekurinë e duhur dhe jam në gjendje të luaj mirë edhe mjaft kohë. Po përpiqem të stërvitem si profesionist dhe nuk e harxhoj kurrë kohën kot. Kjo më ka dhënë mundësi të ruaj të njëjtat parametra në çdo ndeshje. Edhe në dy ndeshjet e para të fazës së tretë kam demonstruar se mbetem ende ai i dikurshmi, pa dashur t'i bëj lavde vetes.
- Çfarë ka ndryshuar tek Elbasani në këtë fazë të tretë?
- Është ende herët për të folur, por mendoj se kanë ndryshuar jo pak gjëra. Mbi të gjitha, në këto dy ndeshjet e para të fazës së tretë jemi treguar rezultativë. Kjo, sepse loja e mirë vjen nga futbollistët e përgatitur mirë fizikisht dhe që luajnë të mobilizuar nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Për një arsye apo për një tjetër, gjatë gjysmës së parë të kampionatit, jo të gjithë lojtarët e Elbasanit e kanë patur formën e duhur sportive. Shpeshherë, skuadra ka vuajtur mungesën e disa lojtarëve kryesorë, për shkak të dënimeve apo të dëmtimeve. Në të ardhmen, stafi drejtues duhet të tregojë kujdes për forcimin e disiplinës së futbollistëve si në fushën e stërvitjes, ashtu edhe në atë të lojës.
- Papritur, në fazën e tretë, është shfaqur një Elbasan tjetër. Ta marrim këtë fillim të mbarë si ai i fillimsezonit, apo...?
- Është e vërtetë që në fillim të fazës së tretë është shfaqur një Elbasan tjetër. Tani na duhet të ruajmë vazhdimësinë, sepse po kaq të suksesshëm ishim edhe në ndeshjet e para të këtij kampionati, por shpejt zhgënjyem. Unë besoj se në të ardhmen Elbasani do t'u bëjë surpriza më të këndshme sportdashësve të tij të zjarrtë. Një Elbasan më i fortë në këtë fazë nuk është rastësi, por produkt i harmonizimit të marrëdhënieve midis futbollistëve dhe stafit drejtues, shto këtu edhe aksionerët.
- Elbasani ka mposhtur Besën në Kavajë pas 37 vjetësh. A përbën ky sukses një ogur të mirë për portokallinjtë?
- Pa dyshim që përbën sukses. Madje, sipas meje, ai ishte një sukses i shumëfishtë, edhe pse kryesorja ka të bëjë me marrjen e tripikëshit. Pozitiv është edhe fakti që fitorja u arrit nëpërmjet një loje të bukur dhe rezultative. Kaluam katër herë radhazi në avantazh dhe fituam. Megjithatë, nuk duhet të kishim pësuar aq gola. Kjo tregon se kemi ende mangësi, që duhet t'i eliminojmë sa më parë.
- A besoni se gjatë kohës së ndërprerjes së kampionatit do t'i eliminoni këto mangësi?
- Unë mendoj se, mbi të gjitha, ndërprerja do të dëmtojë kampionatin. Ai sapo kishte filluar dhe në mënyrë të pakuptueshme ndërpritet.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2004 13:47
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Olicenu, nigeriani i radhės tek Elbasani

Që nga kjo javë, në stërvitje me grupin e futbollistëve të Elbasanit ka dalë edhe një tjetër lojtar i huaj. Ky i fundit, sipas drejtuesve të ekipit, ka ardhur ditën e martë. Të njëjtat burime konfirmojnë se futbollisti në fjalë është 18 vjeç dhe quhet Abran Olicenu. Futbollisti në fjalë luan në rolin e organizatorit dhe është në provë tek Elbasani. Menaxheri i tij thotë se Olicenu është një futbollist me cilësi mjaft të mira dhe mund t'u shërbejë portokallinjve. Që dje, nigeriani ka dalë në stërvitje dhe nga të dhënat e para duket se ka vlera.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2004 17:33
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
asnjeans
gjeometer rrugesh

Regjistruar: 06/11/2003
Vendbanimi: ime per ime uk
Mesazhe: 302

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tribuna_jpg.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 72 herė.

stadiumi

__________________
me epsh ja thith buzet e saj m.gj.th tymi jetmarres neper mushkeri kalon me teper se gjithcka ciagren dashuroj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2004 01:36
asnjeans nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė asnjeans Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me asnjeans (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: asnjeans Shto asnjeans nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto asnjeans nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parė > Grupi A1 > KS. Elbasani

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.