Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re e prozes > Dashuria e parė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Shėn Albani
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/04/2004
Vendbanimi: Evrope
Mesazhe: 53

Dashuria e parė

Sapo kishin çelur lulet e para. Këtë vit ardhjen e pranverës e ndjenim në ajër. Si zakonisht edhe këtë herë do ta festonim; vajza dhe meshkuj në bodrumin e Shpreses. Aroma e biskotave që përgaditnin vajzat ndjehej thekshëm në hundë. Dreni, shoku im i klasës, ishte dashuruar në Blerinën. Unë e simpatizoja Shpresen dhe herë pas here i kushtoja ndonjë poezi, të cilën ia dërgoja nëpërmjet Blertes. Ajo ishte në njëfarë mënyre postieri im dhe unë i saj! Kjo e fundit qe tre muaj ishte e dashuruar ne Florimin!
E diel.
Prindërit e Shpreses kishin shkuar një dasmë dhe do të ktheheshin vonë natën. Shpresa ishte veshur me një fustan mëndafshi dhe këmishë të kuqe. Flokët e saja të gjata zbritnin supeve deri në bel. Sot i kishte bërë edhe buzët të kuqe, disi të zjarrta! Plot dashuri! Unë përpiqesha ta zë shikimin e saj, por sapo takoheshim skuqej në fytyrë dhe ia niste të flasë me Blerinën. Ka disa muaj që këmbenin letra,por ky ishte takimi i parë në një vend. Poezinë e parë që i kisha kushtuar ishte përafërsisht kështu:

Ah sikur ta dinte këtë Dashuria
Vallë do t“mi qante hallet e mia?

Sapo afrohej pranë dritares shndritej nga rrezet e diellit dhe fustani saj bëhej gati i tejdukshëm. Shihja këmbët e saja të gjata, të bardha dhe më dukeshin se nuk mbaronin kurrë! Aty nga ora tre , pasdite, Blerina doli qëllimisht me Drenin në bodrumin tjetër!
Tash u vështruam në sy dhe për një çast mbetëm si të shtangur! Rrinte ulur në një karrige shikonte anash gjersa gjysma e fytyrës i mbulohej nga flokët e saja të gjata. U ula pranë saj duke e parë drejt në sy! Faqet e saj ishin skuqur dhe digjeshin flakë! Buzët të tëndafilta iu kishin tharë dhe ajo kaloi me gjuhen e saj, sikur dëshironte tu japë jetë!
Zemra më rrahte shpejtë dhe dukej sikur këmbët dobësoheshin. Për herë të parë isha aq afër zonjushes që ia kisha kushtuar dhjetra poezi! U ula pranë saj, mbylla sytë - edhe nëse ha ndonjë flakaresh- , mendova, këtë rast nuk do ta humb!
Një herë ndjeva buzët e saja dhe pastaj dy duartë rreth qafe! E shtrënngova edhe unë. Kjo ishte puthja e parë në jetën time!
-"Mirepo do të martohemi " , më tha!
-" Natyrisht ," ia ktheva gjersa zëri më dridhej. Unë isha në klasë e shtatë, ajo të gjashtën.
Në bodrumin tjetër u dëgjua një zhurmë. Befasisht u futën Blerina dhe Dreni, që të dy duke i mbyllur këmishat. Unë as që kisha pasur guxim të shkoja aq larg, por Dreni kishte përvojë dhe shpesh here ne shkollë na jipte mësime!
"Shpejt " tha Dreni, shpejt se babai i Shpreses sapo e parkoi makinën! Nëpër një dritare të vogël dualëm në një rrugicë.
" Ah , hajdutë", bërtiti xha Neli.
Ne ia mbathën në të katra.
Dy javë më vonë mbaroi viti shkollor! Mora nje leter prej saj , se ata per shkak te punes se babait do te shpernguleshin ne nje qytet me te madh!
Tete vite me vone u takuam në koridorin e fakultetit filozofik! Dy vitet e fundit nuk shkruheshim me. Disi u rralluan edhe letrat!
U pershendetem tani si dy te rritur. Ishet veshur në të zezë dhe përsëri floket e saja te gjata mbulonin supet! Ngrita pak syzet perpjet sikur deshiroja ta kaperdije edhe nje here bukurine e saj.
" Dua të takohemi " më tha. Fatkeqesia ishte se une qe nje vit isha i dashuruar marrezisht! Ktheva koken ne anen tjeter se ndjeva ne syte e mi deshiren e vajit!
" Nëse ndonjëhere shkruan, atëherë më quaj Shpresa…dua te jem personazhi kryesor!", tha dhe u skuq përsëri në fytyrë!
-" I kam të gjitha letrat, te gjitha poezite….145!", tha ajo.
Në atë çast doli vëllau i saj dhe u nisën! Dola në shkallët e fakultetit dhe e përcolla me shikim derisa u zhduk në turmën e njerëzve! Në hundë ndjeja erën e rëndë të biskotave që ishin djegur në bodrumin e saj! Biskotat qe i kisha pare ëndërr shume here, por kurrë nuk e kisha mësuar shijen e tyre! Ndjeva edhe dhimbjen që më kishin shaktuar grillat e dritareve te bodrumit! Edhe zërin e Drenit, edhe të xha Nelit, paste ndjesë, se para disa viteve ka vdekur!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2004 19:23
Shėn Albani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shėn Albani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shėn Albani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shėn Albani Shto Shėn Albani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shėn Albani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re e prozes > Dashuria e parė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.