Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re e prozes > "Njeriu stolia e botes"
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Njeriu - Stolia E Botės

"Me te vertete ne e krijuam njeriun ne formen me te bukur"(Kurani).

"Zoti eshte i bukur dhe e do bukurine"(Muhamedi as.)



Njeriu është qenia më fisnike dhe më e ndershme e botës në të cilën jetojmë, është krijesë e zgjedhur, ajka e gjallesave. Kjo është një sentencë me të cilën e idealizojmë antropos-in, njeriun si qenie e arsyeshme, e cila di të zgjedhë dhe të vendosë me vullnetin e vet të lirë, e cila di të bëjë punë e vepra të shkëlqyeshme e mahnitëse... Në kategorinë e njerëzve që janë stoli e botës bëjnë pjesë ata që janë kreativë e të sjellshëm, respektues të normave të moralit e bontonit, të pëshkuar nga dashuria për tjetrin, dinjitozë që në asnjë mënyrë s’lejojnë të bien në shkallën e puthadorëve, që janë krenarë me vlerat e mirëfillta të cilat i kanë, që janë përjashtues të indolencës dhe shpotisë... Stoli e botës janë vetëm njerëzit që s’kanë paragjykime, që i lënë rehat të tjerët që ta thithin nektarin e jetës së dhënë nga Perëndia, që s’bëjnë intriga e s’përgatisin kurthe, që s’dinë për lajka e dredhira.

Një vlerë që njeriun e ngre në një piedestal të paarritshëm për krijesat tjera është dija, njohuria dhe dituria. Njeri në plotkuptimin e fjalës është vetëm ai që di, ai që në saje të arsyes ose mendjes di t’i analizojë gjërat, që trurin e vet s’e ka lënë të myket, që di ta ndajë të mirën nga e keqja, që di ta dallojë të shëmtuarën nga e bukura, që ka sens për estetikë e art të vërtetë, për të cilin përvijimet abstrakte e konkrete përthuren dhe krijojnë forma të kapshme, të cilat s’i përkap dot njeriu që s’di. Po çdo të thotë të mos dish, të mos kesh dituri? Të mos dish do të thotë të jesh injorant. Injorant për qëllimin e krijimit dhe ekzistimit (raison d’etre), injorant për (vet)veten dhe rrethin në të cilin jeton, gjithësinë... Injorancë paraqet mbyllja e arkës së akumulimit të dijes, vënia saj një dry të trashë, mosshfrytëzim i thesarit të diturive të vërteta që na ofrohen nga të katër anët, humbje e kohës duke u marrë më imtësira të panevojshme e me dokrra të “prodhuara” nga “njerëzit miza”, nga lajmëtaria e fëlliquar e kohës... Injorancë paraqet dalldisja në kotësi dhe humbja e kohës që është “si shpata, të cilën nëse s’e pret, të pret ty”. Me një fjalë injoranca është antipod dhe antonim i diturisë, kësaj supravlere për të cilën flasin edhe Librat e Shenjtë, të cilën e kanë vlerësuar kokat më të mëdha të historisë njerëzore, teorikët më të mëdhenj të kohës. S’është njeri i plotë ai që dy ditët e veta i ka të njëjta, pra që s’pasurohet çdo ditë me diçka të re, që s’ka lëvizje e dinamizëm jete, që është kapluar nga një monotoni tunduese e përditshmërisë.

Mund të themi se i dituri dhe i vetëdijshmi është njeri që me të vërtetë e stolis botën në makro aspekt e deri te familja në mikro plan. Njeriu stolisës i botës është ai që e dashuron njeriun, që e dashuron trëndafilin dhe zambakun, që e dashuron zogun që me fërshëllimën e fletëve të veta e zbukuron panoramën në të cilën kënaqet syri njerëzor, që kënaqet në shumësinë e dhuntive, që s’e përçmon të mirën e dikujt tjetër sado e vogël qoftë ajo, që botën me horizontet e saj e sheh si një çerdhe të vet të lirisë të cilën s’lejon t’ia cenojë askush, sepse është i bindur se liria është një e drejtë natyrore dhe hyjnore. Njerëzit që lejojnë të sundohen e t’i përulen njeriut, s’janë të lirë, për pasojë s’janë stoli, janë shëmti e botës. Vetëm njeriu që e ruan lirinë dhe që mundohet t’i thyej prangat e padrejtësisë është që e stolis botën. Ai botës i jep një frymë, një shpirt tjetër, atë të papajtueshmërisë me shtypësit dhe dhunuesit jonjerëzorë, atë të kërkimit vetëvendosjes dhe të të folurit me nder dhe i lirë, të ecurit në kohë dhe hapësirë...

Njeri stoli e botës është ai që e përkufizon mirë veten, që s’bën gabim në hapa, që s’kaplohet asnjëherë nga vetëharresa në aksion, që mëson ga gabimet e të tjerëve, që mirësinë dhe humanitetin e ka në gjak, që “e gatuan” veten dhe tjetrin, duke filluar nga fëmijët, prindërit, që e udhëzon “udhëtarin në këtë botë”, që përgatit breza të shëndoshë, që mision të vetin e ka krijimin dhe përhapjen e harmonisë mes njerëzve, që e do jetën, që u ik fushave të minuara të kohës si narkomania, prostitucioni, alkoolizmi... që s’thurr iluzione për botë pa brenga përmes humbjes së vetëdijës. Më parë përmendëm se vetëdija është kusht që njeriu të jetë njeriu i plotë. Le të shtojmë se ata që s’janë të vetëdijshëm janë të hutuar, të humbur, të rënë në një humnerë nga e cila e kanë rëndë të shpëtojnë!

Prandaj le të mundohemi të mbetemi njerëz, ta stolisim veten me mirësi dhe të jemi stoli edhe për botën, sepse çdo njeri me fizikus njeriu s’është njeri, kemi edhe kategorinë e ndërnjerëzve. S’kemi nevojë të kërkojmë të bëhemi mbinjerëz niçeianë, por s’duhet të lejojmë të bëhemi ndërnjerëz. Le të mbetemi njerëz, dhe vetëm njerëz, të dashuruar në sublimen dhe vlerat që s’i konsumon dhëmbi i kohës.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Prill 2004 09:23
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re e prozes > "Njeriu stolia e botes"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.