Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Zoti dhe Djalli i ateizmit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

Zoti dhe Djalli i ateizmit

Një sprovë për të zhvleftësuar përplasjen imagjinare ndërmjet fesë dhe shkencës





Të gjithëve ndoshta na ka rastitsur të debatojmë me një ateist lidhur me besimin tek Zoti si dhe implikimet që besimi apo mosbesimi kanë në jetën e njeriut. Natyrisht, thuajse gjithmonë në argumentet e ateisteve vihet re dukshëm njëfarë dikotomie konfliktuale mes shkencës dhe fesë. Ateisti proklamon se nuk ndjek “përrallat” që thonë librat e shenjtë apo fete e ndryshme por që burimi i materialit që mbush botëkuptimin e tij ngrihet mbi shkencën si mjet i sigurt i ndërtimit të një vizioni të zhvilluar dhe përparimtar mbi botën. Në këtë kuptim dikotomia në mendjen e ateistit zhvillohet ndërmjet dy mënyrave krejt të ndryshme të zhvillimit të mendimit në antitezë dhe konflikt të pashmangshëm nga njëri-tjetri: ndërmjet shkencës, si promotor i zhvillimit të një vizioni realist dhe përparimtar mbi botën, dhe besimit tek Zoti si një barrierë ngurtësuese që pengon zhvillimin e mendimit, për ta lënë atë në prapambetje stopuese. Në këtë kuptim, ateisti, i cili bazohet në shkencë, ndjen se përfaqëson pjesën më të zhvilluar të shoqërisë, e cila ka eskluzivitetin për të përfaqësuar mendimin shkencor, të vetmin i cili na thotë të vërtetën, dhe i vetmi i cili mund të jetë i aftë për të zhvilluar shoqërinë dhe për ta bërë atë të ecë përpara. Ndërkohë që, sipas ateistit, besimtari përfaqëson reminishenca të kohëve të errëta të historisë, të cilat pengojnë mendimin të zhvillohet duke e mbajtur atë të lidhur pas formave primitive të të menduarit, të cilat ia presin hovin çdo ideje të re përparimtare. Në këtë mënyrë, tek një pjesë e madhe e njerëzve sot, është zhvilluar ideja e një konflikti midis fesë dhe shkencës, të cilat shihen si dy burime krejt të ndryshme të njohjes, të cilat kundërshtojnë definitivisht njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, duke iu referuar librit të Artan Fugës, “Shtigje drejt rrugës së Gjarpërit”, mund të thuhet se mendimi ateist, në këtë rast i përket një varianti bipolar homogjen të mendimit, ku poli i kundërt është krejtësisht i asgjësuar. Pra o njëri, o tjetri. Të dyja nuk munden. Ose shkenca, ose feja duhet të jetë e vërtetë dhe burim i ndërtimit të dijes. Natyrisht, këtu kemi të bëjmë me një stereotipizim të sferës së mendimit ku logjika bardhë e zi skematizon gjykimet duke krijuar dy pole ku njëri i përket krejtësisht pozitives, kurse tjetri negatives.


Cili është thelbi i problemit?


Natyrisht, si gjithmonë në raste të tilla, shkaku i një polariteti dhe gjykimi të tillë përjashtues vjen prej mosnjohjes, apo njohjes së skematizuar, njohjes së kushtëzuar nga paragjykimet.


Ajo që vlen të kuptohet në një debat midis një teisti dhe një ateisti është fakti që (edhe sikur ta marrim besimin si e kundërta e shkencës), të dyja janë besime. Pra, ateizmi nuk ka të bëjë më tepër me mendimin shkencor sesa teizmi.


Teisti beson në ekzistencën e Zotit, kurse ateisti beson në mosekzistencën e tij. Në këtë kuptim ateizmi është besim në kuptimin e plotë të fjalës. Mosbesimi është tërësisht besim. Besim në mosekzistencën e Zotit dhe fakti që është një besim me ngarkesë negative, duke u nisur nga një mohim nuk e bën atë më pak besim sesa pranimi i Zotit. Në vetvete mohimi është po aq një pohim, pohim i kundërt me një pohim tjetër të mëparshëm të nënkuptuar.


Pra, në një plan fillestar, në start të mendimit, si teizmi si ateizmi janë besime, të cilat marrin peshën e tyre të vërtetësisë nga mënyra e të arsyetuarit, nga vlera e argumenteve që sjellin. Në këtë kontekst, është e pakuptimtë të vendosësh domosdoshmërish një kontradiktë midis fesë dhe shkencës, midis besimit dhe mendimit shkencor, pasi po e njëjta kontradikte i bie të jetë edhe për ateizmin, mosbesimin. Kjo vjen pasi edhe ateizmi është bazuar mbi një besim, besimin në mosekzistencën e Zotit. Në këtë mënyrë, kur ateisti flet për kundërshtimin ndërmjet besimit dhe shkencës, duke u rrekur të fitojë ekskluzivitetin dhe mbrojtjen prej shkencës, duhet të kuptoje se edhe vetë ateizmi qëndron në të njëjtat pozita përballë mendimit shkencor.






Problemi në thelb qëndron në faktin që ateisti ngatërron besimin me shkencën. Realisht besimi i përket një tjetër rrafshi të mendimit, ndërsa shkenca një tjetri dhe nuk kanë përse të konfliktohen. Në një kohe që shkenca interesohet vetëm për fenomenet e prekshme fizike, materiale, te cilat janë të testueshme dhe të matshme, besimi i përket një rrafshi metafizik, përtej botës së materies. Pra, në këtë kuptim është non sens të krahasosh dy gjëra të cilat kanë rrafshe të ndryshme të shqyrtimit.


Në librin e tij "Shkaqet e animit nga materializmi", Murteza Muntahari shprehet shumë bukur lidhur me ngatërrimit që një pjesë e konsiderueshme e mendimit perëndimor ateist i bën fesë. Sipas tyre, besimi tek Zoti ka shërbyer si objekt për të shpjeguar gjithçka që ka qenë e pashpjegueshme në natyrë. P.sh. në qoftë se bie shi, besimtarët e shikonin këtë si vepër e Zotit. Është Zoti që sjell shiun. Por, sipas ateistëve të tillë, me zbulimin se shiu vjen nga kondensimi i avujve, atëherë ne filluam të kuptojmë se shiu nuk ardhka prej Zotit, por paska një shkak fizik, një ligjësi fizike që e ka sjellë. Në këtë mënyrë, sipas këtij botëkuptimi, feja, besimi tek Zoti shtyhet gjithmonë e më larg, sa herë që njerëzit fillojnë të kuptojnë gjithmonë e më shumë shkaqet “e vërteta” të dukurive natyrore.


E tërë kjo, sipas Mutaharit është një gabim serioz, i cili vjen prej keqkuptimit të fesë. Realisht një besimtar, beson vërtetë që shiu vjen prej Zotit, por kjo nuk do të thotë se ai beson se nuk ka shkaqe natyrore të cilat e kanë sjellë shiun. Pra, vërtetë shiu vjen prej kondensimit të avujve, por një besimtar, shikon përtej këtyre shkaqeve natyrore. Pra Zoti është krijues i shiut, i avujve dhe i kondensimit si fenomen natyror, dhe Ai përdor kondensimin për të sjellë shiun. Në këtë mënyrë, teistët besojnë se Zoti është krijues i fenomeneve natyrore, por edhe i shkaqeve natyrore që i sjellin këto fenomene. Zoti është krijues edhe i ligjësisë e cila drejton natyrën. Pra, besimtari nuk zhgënjehet aspak kur zbulohet shkaku natyror që sjell shiun. Përkundrazi, mrekullohet më tepër me këtë zbulim, duke kuptuar fuqinë e Krijuesit. Besimtari nuk ka dyshuar kurrë që ka një shkak natyror për shiun, por nuk ka dyshuar aspak edhe për faktin që krijuesi i shiut si dhe i shkakut të tij është gjithmonë Ai, Zoti.





Mendimi për kontradiktën midis besimit dhe shkencës, është një dukuri e vonë, e cila zë fill që me iluminizmin dhe humanizmin në fillimin e kohëve moderne në perëndim. Por Ogyst Konti ka qenë një prej mendimtarëve të cilët e kanë formuluar në teori vendin e fesë përballë shkencës në evoluimin e mendimit njerëzor. Sipas Kontit, mendimi ka kaluar nëpër tre faza kryesore në historinë e njerëzimit. Faza e parë është ajo teologjike, faza e dytë është ajo metafizike, ndërsa faza e tretë është ajo pozitive apo shkencore. Sipas Kontit, faza pozitive është maja e evoluimit të mendimit të njeriut, ndërkohë që faza teologjike është niveli më primitiv i saj. Konti e ndante fazën teologjike në tre stade: fetishizmi, politeizmi dhe monoteizmi, ku ky i fundit ishte stadi më i zhvilluar i fazës teologjike. Sipas Kontit, me kapërcimin e mendimit teologjik dhe metafizik bota ka arritur sot në një stad, ku mendimi pozitiv, është arbitri i vetëm i cili ndan të vërtetën nga e kota dhe është pikërisht mendimi shkencor mbi të cilin duhet të ndërtohet e gjithë jeta e njeriut. Pikërisht, duke u mbështetur mbi mendimin e shkencave të natyrës si dhe shkencave ekzakte, Konti mendonte se nën shembullin e tyre do të mund të themeloheshin edhe një sërë shkencash të cilat të merreshin me studimin e njeriut dhe shoqërisë. Lidhur me këtë, Konti u bë themeluesi i sociologjisë dhe shkencave sociale, ku u përpoq të ngrinte një sociologji, të mbështetur mbi metodologjinë e shkencave natyrore. Mendimi i Kontit u bë një bazë e fuqishme ideore për ngritjen e një miti të ri i cili do të zëvendësonte Zotin si themel i dijes njerëzore, si standard për përcaktimin e gjithçkaje, apo edhe si referencë për përcaktimin e vlerave, normave apo modeleve shoqërore.


Në fakt, realisht mendimi i Kontit për triumfin e mendimit shkencor, si shkalla më e lartë e evolucionit të mendimit të qenies njerëzore, nuk është gjë tjetër vetëm se një besim, i cili është krejtësisht jo shkencor. Kjo teori është shumë joshkencore. Ajo është thuajse krejtësisht hipotetike. Për të qenë korrekt shkencërisht, dhe për ta quajtur një teori, të vërtetë apo të qëndrueshme, duhet që ajo të jetë e mbrojtur mjaft mirë me argumente shkencore, të cilat duhet të çojnë në prova të pakundërshtueshme shkencore. Për sa kohë që këto prova mungojnë, për sa kohë që teoria është hipotetike, mendimi nuk është i vërtetueshëm shkencërisht dhe teoria mbetet një hipotezë, prodhim i besimit të autorit mbi mënyrën e zhvillimit të mendimit njerëzor.


Realisht e kundërta është më pranë mendimit shkencor. Realiteti ka treguar që historia njerëzore nuk ka qenë gjithmonë evolutive dhe se stadet e zhvillimit të mendimit nuk janë zhvilluar në mënyrë evolutive. Përkundrazi, diku ka pasur një hop, diku një kthim prapa, diku një mbetje në vend etj. Nga ana tjetër, monoteizmi, si shkalla më e lartë në stadin teologjik, ka ekzistuar kudo dhe nëpër të gjitha etapat e historisë dhe përveç kësaj, nuk ka asnjë provë që monoteizmi të ketë rrjedhur nga politeizmi apo edhe fetishizmi, sipas përcaktimeve të Kontit. Përkundrazi, ka më mijëra prova që politeizmi ka rrjedhur përherë nga monoteizmi dhe se besimi i njeriut ka tendencën të prishet apo të ndotet me idhujtari pas pastërtisë së monoteizmit. Përveç kësaj, Konti nuk arrin të kuptojë që njeriu operon në disa sfera të mendimit dhe rrjedhimisht mendimi shkencor, për sa kohë që i përket një sfere të caktuar, nuk zëvendëson dot formën e mendimit që i përket sferave të tjera. Kështu p.sh. metafizika operon në një rrafsh të ndryshëm me shkencën dhe nuk ka përse mendimi shkencor të zëvendësojë apo asgjësojë mendimin metafizik, për sa kohë që shkenca nuk merret me metafizikë. Problemi i Kontit është se e ka thjeshtësuar së tepërmi qenien njerëzore, duke e krasitur nga të gjitha dimensionet e tij tej fizike. Kështu dëshira e tij për ta programuar njeriun duke u rrekur të ndërtojë inxhinierinë sociologjike sipas parametrave të shkencave natyrore rezultoi e dështuar, ashtu siç rezultuan të dështuara të gjitha utopitë pasardhëse që tentuan në mënyrë kuazi pozitiviste apo historiciste të ndërtonin një shoqëri të re, mbi botëkuptime të gjymtuara për qenien njerëzore.






Duhet kuptuar se e gjithë ajo pjesë e mendimit perëndimor e cila, përgjithësisht ka zhvilluar njëfarë largimi prej fesë dhe prej Zotit, ka rrjedhur si pasojë e zhvillimeve të caktuara historike të perëndimit në marrëdhëniet e tij me kishën. Pikërisht prej këtej, perëndimi doli nga errësira mesjetare me njëfarë përbuzje ndaj fesë, duke kujtuar se po fillon të ndërtojë një epokë të re, larg Zotit si dhe larg kushtëzimeve teologjike që pengojnë zhvillimin e mendimit si dhe të ndërtimit të jetës. Pikërisht në këtë këndvështrim duhen kuptuar edhe materializmi, ateizmi, marksizmi, iluminizmi, humanizmi, pozitivizmi, sekpticizmi, utilitarizmi, pragmatizmi, ekzistencializmi etj. Duhet kuptuar që shkenca u bë Zoti i ri i njerëzimit, në epokën moderne dhe Zoti u konsiderua në një masë të madhe si antiteza e shkencës. Në këtë kuptim mund të thuhet se shkenca u bë Zoti i ri i ateisteve, ndërsa feja, djalli i tyre. Sipas një pjese të madhe të njerëzve të epokës moderne, shkenca ishte ajo që rivalizoi fuqishëm fenë dhe e hodhi atë përfundimisht knock out. “Vdekja e Zotit” e formuluar sipas Niçes, solli në mendimin modern lindjen e një zoti të ri, i cili do të drejtonte njerëzimin drejt progresit. Progresi u bë feja e re e botës moderne, ku shkenca ishte Zoti i ri i plotfuqishëm. Kjo ishte ëndrra e re e iluminizmit. Ëndrra e cila synonte të sillte një botë të re, të udhëhequr nga arsyeja njerëzore, e cila do të shmangte të gjitha problemet në botë.


Por realiteti i sotëm shoqëror, problemet me sigurinë globale, problemet me modernitetin etj. janë dëshmi të faktit që ëndrra iluministe për ndërtimin e një bote krejtësisht racionale ishte utopike. Kjo vjen pasi njeriu nuk është vetëm qenie racionale, por ka edhe një sërë dimensionesh të cilat kërkojnë vëmendje dhe plotësim. Epoka e arsyes nuk solli dot sigurinë, paqen e ëndërruar dhe as zgjidhjen e problemeve. Madje përkundrazi, ajo hapi shumë më tepër probleme se ç’kishte parë njerëzimi në kohët e mëparshme. Në këtë mënyrë, besimi tek Zoti i ri u lëkund, u trondit nga një sërë ngjarjesh dhe fenomenesh që solli shekulli XX.






Gjithsesi, sot vërehet se edhe shumë myslimanë kanë rënë pre e këtij mitifikimi të shkencës, pre e një “idolatrie” të tillë krejtësisht moderniste. Tendencat për të argumentuar fenë nëpërmjet zbulimeve shkencore, tendencat për të pohuar me forcë se myslimanët e hershëm janë marrë me shkencë, se Islami dhe shkenca ecin përkrah njëri-tjetrit apo edhe tendenca për të predikuar vërtetësinë e Islamit me anë të “mrekullive shkencore kuranore”, janë fenomene mjaft të përhapura në mesin e myslimanëve, të cilat të lënë të kuptosh njëfarë nënshtrimi ndaj pakundërshtueshmërisë së këtij zoti të ri të kohëve moderne, shkencës.


Duhet të kuptojmë që shkenca është një formë e caktuar e mendimit, e cila përpiqet të na japë shpjegime për fenomenet natyrore, si dhe për të gjitha fenomenet të cilat janë objekt i hulumtimit të saj. Shkenca nuk mund dhe nuk ka përse të merret me fenë apo besimin tek Zoti. Kjo pasi nuk është objekt i hulumtimit të saj. Shkenca na jep disa të dhëna për fenomene të matshme empirikisht dhe pakundërshtueshmëria e saj mbetet tek ato fakte apo fenomene natyrore për të cilat ka prova të pakundërshtueshme. Spekulimet logjike pastaj, që bën një mendimtar apo një tjetër duke shfrytëzuar të dhëna shkencore në funksion të ideve të ndryshme, janë një gjë tjetër, e cila nuk i përket fakteve shkencore. Për të qenë shkencërisht korrekt, duhet ndarë fakti, shkencor nga rrjedhime logjike të tij, apo nga përfundime filozofike të ngritura mbi këto fakte. Fakti mund të jetë shkencor, po jo domosdoshmërish përfundimet apo spekulimet e ngritura mbi të. Po kështu duhet ndarë teoria shkencore, nga faktet shkencore. Teoria është teori dhe nuk mund të merret si definitivisht e vërtetë, ndërkohë që shumë njerëz bazohen mbi teori shkencore për të shprehur një qëndrim definitiv duke tentuar për t’ia mbyllur gojën tjetrit: “E ka thënë shkenca”. Të gjitha këto janë jo shkencore dhe nuk ka përse të merren si ligj definitiv thjeshtë për faktin se ato lidhen me të dhëna të caktuara shkencore. Pikërisht pre e kësaj bien shpesh edhe myslimanët kur duan t’i japin legjitimitet fesë së tyre nëpërmjet shkencës. Shpesh ndeshim në myslimanë të cilat argumentojnë vërtetësinë e Kuranit mbi teori shkencore, pa kuptuar që një teori mbetet hipotetike, pa u vërtetuar tërësisht nga faktet. Sigurisht, e kuptojmë dëshirën e tyre të mirë si dhe qëllimin, por duke mos qenë të qartë lidhur me ndërtimin e mendimit, shpesh argumentet mbeten në sfera krejt naive. Ndërkohë që feja e Zotit ka qenë e fuqishme më shumë në kohët kur nuk ishin këto argumente shkencore që janë sot.


Ajo që duhet thënë në përfundim të këtij shkrimi është se përpjekjet tona si myslimanë duhet të orientohen në drejtim të ndërgjegjësimit të problemeve të sotme, për t’i orientuar njerëzit drejt një botëkuptimi më pranë Islamit dhe të vërtetës, dhe nuk kemi përse të argumentojmë fenë tonë me “zotërat” e të tjerëve. Pikërisht, shpalosja e vlerave të vërteta kozmologjike dhe spirituale të Islamit janë shumë herë më të frytshme se ngecja pas disa të dhënave të diskutueshme me përmbajtje shkencore, të cilat më shumë se argumentojnë përhapin hutim dhe ngatërresa tek të tjerët. Pikërisht bota e sotme po fillon të kuptojë që përtej nevojave fizike ka një mori nevojash të tjera që nuk ia siguron dot shkenca apo teknologjia. Unë besoj se Islami ka shumë për të ofruar lidhur me këto nevoja, dhe njerëzit kanë shumë se ç’të përfitojnë në këtë drejtim, ndaj dhe besoj se këtu duhet të përqendrohet më tepër puna e myslimanëve

E. Martiri

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Korrik 2007 16:42
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Muhejminu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Muhejminu't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Muhejminu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Re: Zoti dhe Djalli i ateizmit

Citim:
Po citoj ato që tha Muhejminu
Një sprovë për të zhvleftësuar përplasjen imagjinare ndërmjet fesë dhe shkencës 





.


në natyrë. P.sh. në qoftë se bie shi, besimtarët e shikonin këtë si vepër e Zotit. Është Zoti që sjell shiun. Por, sipas ateistëve të tillë, me zbulimin se shiu vjen nga kondensimi i avujve, atëherë ne filluam të kuptojmë se shiu nuk ardhka prej Zotit, por paska një shkak fizik, një ligjësi fizike që e ka sjellë. Në këtë mënyrë, sipas këtij botëkuptimi, feja, besimi tek Zoti shtyhet gjithmonë e më larg, sa herë që njerëzit fillojnë të kuptojnë gjithmonë e më shumë shkaqet “e vërteta” të dukurive natyrore.


e, normave apo modeleve shoqërore.


për qenien njerëzore.






të gjitha problemet në botë.


Por realiteti i sotëm shoqëror, problemet me sigurinë globale, problemet me modernitetin etj. janë dëshmi të faktit që ëndrra iluministe për ndërtimin e një bote krejtësisht racionale ishte utopike. Kjo vjen pasi njeriu nuk është vetëm qenie racionale, por ka edhe një sërë dimensionesh të cilat kërkojnë vëmendje dhe plotësim. Epoka e arsyes nuk solli dot sigurinë, paqen e ëndërruar dhe as zgjidhjen e problemeve. Madje përkundrazi, ajo hapi shumë më tepër probleme se ç’kishte parë njerëzimi në kohët e mëparshme. Në këtë mënyrë, besimi tek Zoti i ri u lëkund, u trondit nga një sërë ngjarjesh dhe fenomenesh që solli shekulli XX.







Ajo që duhet thënë në përfundim të këtij shkrimi është se përpjekjet tona si myslimanë duhet të orientohen në drejtim të ndërgjegjësimit të problemeve të sotme, për t’i orientuar njerëzit drejt një botëkuptimi më pranë Islamit dhe të vërtetës, dhe nuk kemi përse të argumentojmë fenë tonë me “zotërat” e të tjerëve. Pikërisht, shpalosja e vlerave të vërteta kozmologjike dhe spirituale të Islamit janë shumë herë më të frytshme se ngecja pas disa të dhënave të diskutueshme me përmbajtje shkencore, të cilat më shumë se argumentojnë përhapin hutim dhe ngatërresa tek të tjerët. Pikërisht bota e sotme po fillon të kuptojë që përtej nevojave fizike ka një mori nevojash të tjera që nuk ia siguron dot shkenca apo teknologjia. Unë besoj se Islami ka shumë për të ofruar lidhur me këto nevoja, dhe njerëzit kanë shumë se ç’të përfitojnë në këtë drejtim, ndaj dhe besoj se këtu duhet të përqendrohet më tepër puna e myslimanëve

E. Martiri



Degjo Muhejminu ;----Keto qe thua ti ben mire ti thuash tek ndonje vend arab jo tek ne ,ne vertet jemi musulman por jemi axidentalisht megjithate ne e respektojme ate lloj feje por nuk jemi aq injorante sa te na besh ti nje propagande mediokre te ngjyer me ideologjite e shpelara te extremisteve islamike kunder Ilumunizmit,Me vjen keq por me duhet te tathem troc mendimin tim ,ju tregoheni Injorant (me fal qe ta them,por me detyrove) Endra e iluministeve eshte realizuar me shume se ce mendonin ata dhe bota po vete drejt paqes ,natyrisht nuk mund te ket paqe perfundimtare kaq shpejt sac e kerkoni ju qe jeni burim intolerance ne keto kohe moderne dhe mundoheni te tregoni te bardhen te zeze,por duhet t ekuptosh or theolog se paqja eshte nje proces dhe e rendesishme eshte qe ky proces ka filluar dhe boten me te zhvilluar ekonomikisht e ka pjese te sajen ,natyrisht ajo pjese e botes qe eshte refraktare ndaj progresit pjes e e se ciles je dhe ti ,nuk eshte ne kete ruge ,por ata jane shume te dobet dhe i bejn dem popullit te tyre.Tjetra qe doja te te thosha ty,ti nuk enjeh fare iluminizmin sepse iluministet nuk ishin kunder zotit por kunder autoritetit te kishes qe ta kuptosh ti efendi.Dhe VOLTERI ,ai qe i dha goditjen me te madhe autoriteit te kishes ne europe ka ate shprehjen e famshme qe thot ---- ZOTI EDHE PO TE MOS ISH DOTE DUHEJ TA SHPIKNIM ,POR TE GJITHA SHENJAT TREGOJNE SE AI ESHTE. Pra ata ishin kunder te derguarve te zotit qe jane ca gjynaqare qesharake  por jo ndaj zotit,dhe besimin ne te .Megjithate kudo ne vendet e moderne USA dhe EU besohet ne zot ,por natyrisht nuk jane fanatike si puna jote me perjashtim disa vendeve te evropes lindore .Ti me duket se flet aty per Kontin (ogust kontin )filozofin e pozitivizmit ,ku morali i tij reduktohet ne ALTRUIZEM dhe qe quhet themeluesi i i sociologjise qe e konceptonte ate si nje-- FIZIKE SHOQERORE--- ,dhe qe flet per stadet e njohjes ,qe njohja kalon nga STADI  TEOLOGJIK ( me ane te magjise ,sic beni ju fetaret,) ne stadin METAFIZIK ,me ane te fjales( skolastika e mesjetes) dhe pastaj ne stadin pozitiv qe jep ligjin ,ku thot se ne nuk njohim gje tjeter vec experiences .Teoria e kontit verteton  dhe i ka paraprire ketij zhvillimi te sotem pamvaresisht se ata qe perfaqson ti vazhdojne me keq se ne mesjete sepse e kane mendjen tek ajo teologjia e famshme ejote .Por doja te te pyesja meqense qenke dhe fetar musulman ( edhe une jam musulman,) cfare te reje ka sjelle ne fushen e fese ne krahasim me judaizmin dhe krisitianizmin islami,se po ta lexosh dhe nga praktikat qe ka duket si nje karrikature e judaizmit dhe ne pergjithese duket si nje liber per higjenen dhe azgje me shume ,me perjashtim se tani dishepujt e tij jane bere shume refrakatare ndaj progresit duke u bere qesharake sidomos tek veshja e besimtareve, tek menyra e jetese ,tek trajtimi i gruas jane skandaloze ,po nejse doja te diaj '-- vfare te reje ka sjell? ok? mos harro ,po deshe.Nje gje mos harro ,nuk kemi ngelur ne shqiptaret te na besh thirje ti apo shoket e tu per dicka qe ne e mbajme sa per inventar se asnjehere nuk kemi qene besimtare te forte te kesaj lloj feje e jo te behemi tani ne keto kohe moderne ku ketyre lloj feve po u del boja.

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Korrik 2007 03:53
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bekim_juventus2
Anetar i ri

Regjistruar: 18/07/2007
Vendbanimi: ferizaj
Mesazhe: 14

në natyrë. P.sh. në qoftë se bie shi, besimtarët e shikonin këtë si vepër e Zotit. Është Zoti që sjell shiun. Por, sipas ateistëve të tillë, me zbulimin se shiu vjen nga kondensimi i avujve, atëherë ne filluam të kuptojmë se shiu nuk ardhka prej Zotit, por paska një shkak fizik, një ligjësi fizike që e ka sjellë. Në këtë mënyrë, sipas këtij botëkuptimi, feja, besimi tek Zoti shtyhet gjithmonë e më larg, sa herë që njerëzit fillojnë të kuptojnë gjithmonë e më shumë shkaqet “e vërteta” të dukurive natyrore.


po haver ti po thu qe shiun nuk e sjell zoti po kondensimi i avujve po kondensimi i avujve kush e kontrollon ket zoti e kontrollon

natyren e kontrollon zoti qka te thot zoti behet kur te thot shi fillon me resh shi kur te thot djell fillon te rrezon djelli e ti mendon qe natyra i ban koto pun jo haver natyren e ka kriju zoti edhe te gjitha i ka kriju zoti kshtu qe te gjitha i kontrollon edhe i udhzon zoti madh

falenderimet i takojne zotit te botrav

__________________
fuck greece

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2007 12:59
bekim_juventus2 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bekim_juventus2 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bekim_juventus2 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bekim_juventus2 Shto bekim_juventus2 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bekim_juventus2 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha bekim_juventus2
në natyrë. P.sh. në qoftë se bie shi, besimtarët e shikonin këtë si vepër e Zotit. Është Zoti që sjell shiun. Por, sipas ateistëve të tillë, me zbulimin se shiu vjen nga kondensimi i avujve, atëherë ne filluam të kuptojmë se shiu nuk ardhka prej Zotit, por paska një shkak fizik, një ligjësi fizike që e ka sjellë. Në këtë mënyrë, sipas këtij botëkuptimi, feja, besimi tek Zoti shtyhet gjithmonë e më larg, sa herë që njerëzit fillojnë të kuptojnë gjithmonë e më shumë shkaqet “e vërteta” të dukurive natyrore.


po haver ti po thu qe shiun nuk e sjell zoti po kondensimi i avujve po kondensimi i avujve kush e kontrollon ket zoti e kontrollon

natyren e kontrollon zoti qka te thot zoti behet kur te thot shi fillon me resh shi kur te thot djell fillon te rrezon djelli e ti mendon qe natyra i ban koto pun jo haver natyren e ka kriju zoti edhe te gjitha i ka kriju zoti kshtu qe te gjitha i kontrollon edhe i udhzon zoti madh

falenderimet i takojne zotit te botrav



o bekim po mir ore meqe zoti ekontrollon edhe shiun ,ne tani ne Shqiperi duam shi per te mbushur hidrocentralet se s'kemi drita.Sipas teje zoti na i ka me hile ne shqiptareve qe s'na dergon shi,mos na i ka zoti me te futme neve dhe ne s'dime gje .Si e mendon ti kete .pershendetje

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2007 01:39
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

meqe une e hapa ket teme

Djema dhe vajza dua pak me respekt per temen, me ket dua te them qe dua te mos e anashkaloni temen dhe te merreni jo me shiun jo me vesen jo me delen jo me zjarrin. kto si sherbjene as teme dhe asgjeje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2007 01:48
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Muhejminu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Muhejminu't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Muhejminu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bekim_juventus2
Anetar i ri

Regjistruar: 18/07/2007
Vendbanimi: ferizaj
Mesazhe: 14

o bekim po mir ore meqe zoti ekontrollon edhe shiun ,ne tani ne Shqiperi duam shi per te mbushur hidrocentralet se s'kemi drita.Sipas teje zoti na i ka me hile ne shqiptareve qe s'na dergon shi,mos na i ka zoti me te futme neve dhe ne s'dime gje .Si e mendon ti kete .pershendetje


shiko vllaqko i dashur e di qe ne shqipri edhe ne te gjith boten gati dojne shi edhe ne dojme shi ne kosov po kto jan pune te zotit para se te behet kjo temperatur e madhe kemi pas shi 1 muaj rreshte pa u ndal hiq e tash ka dal djelli edhe jemi tu kall po zoti madh leshon shi leshon shi

se ne kosov i kan djeg njerzete me benxin malet edhe perata nuk na jep zoti shi neve se nuk jemi njerze te mir jemi shkatrrus mbi tok mi kan djeg malet mua persenalishte te miat qka jan kan mi kan djeg me benxin haver nuk jan tu djeg prej zhegit po njerzte jan ti djeg ne shumicen e rasteve malet

zoti nuk ja ban kurkujna te padrejte vetem ati njerit te keq edhe ati qe don mi ba te pa drejte une per vete jetoj ne katun edhe kam uje shum shum

__________________
fuck greece

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2007 15:31
bekim_juventus2 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bekim_juventus2 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bekim_juventus2 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bekim_juventus2 Shto bekim_juventus2 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bekim_juventus2 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bekim_juventus2
Anetar i ri

Regjistruar: 18/07/2007
Vendbanimi: ferizaj
Mesazhe: 14

Re: meqe une e hapa ket teme

Citim:
Po citoj ato që tha Muhejminu
Djema dhe vajza dua pak me respekt per temen, me ket dua te them qe dua te mos e anashkaloni temen dhe te merreni jo me shiun jo me vesen jo me delen jo me zjarrin. kto si sherbjene as teme dhe asgjeje.



po te kuptojna mir qka ke dashte em than e di se tema nuk ka qen per kete qka jemi tu fol ne po fillum kushtu

__________________
fuck greece

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2007 15:37
bekim_juventus2 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bekim_juventus2 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bekim_juventus2 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bekim_juventus2 Shto bekim_juventus2 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bekim_juventus2 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Zoti dhe Djalli i ateizmit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.