Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Pushimet e Veres
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6849

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vizioner, si specialist i nderuar autobusesh ca mendimi ke ti?


Ne radhe te pare, shpreh zhgenjimin qe me beri Erjoni i Veliajve. Propozimi im qe, bashke me nje Expert gjerman, i cili, ka bere ne Frankfurt strukturimin e levizjeve te Autobusave: Kohen (oraret per cdo station), studimin dhe vleresimin e domosdoshmerise-efikasitetin e "X" stationi ne "Y" rruge, domosdoshmerine e "x"(sasia) e Autobusave te nevojshem per kohe te ndryshme te dites prsh ne mengjes me dendur-cdo 10 min.,ne dreke cdo 20 min., mbasdite nga ora 16:00 deri 18:00 cdo 7-8 min. )etj. etj.
Kryebashkiakut iu duk shuma-investimi i larte dhe preferoji te veje Coban per te organizuar qarkullimin, icili, i binte me lire!!!
Studimi jone per qarkullimin e sherbimit urban ne Tirane, do te ishte nje shembull per te gjitha qytetet e Shqiperise dhe, do te kishte nivele bashkohore Europiane(Gjermania shembull).

Nejse...

Per pyetjen:

Ne Shqiperi, si ne shume fusha te jetes edhe ne sherbimin urban, MONGON koncepti thlbesor: Sherbimi ne funksion te njerzve dhe jo,njerzit ne funksion te (vetem perfitimit) Biznesit (Pronareve te shoqerive).

Ne Shqiperi sundon Populizmi i lidhur ngushte me Klientelizmin(Gjerat behen per populizem dhe sipas Klienteles) dhe jo te behet nje here studimi e pastaj vihet ne zbatim.

Sa e di une, ne disa zona te Tiranes prsh Dajt-Qender, Kombinat-Qender funksionon me orare dhe statione te rregullta. Aq Zi-keq sa e pershkruan Roberti, nuk eshte.

7-8 Autobuza ne nje Linje eshte absurditet. Autobuzat, ne Linja me shume levizje, mund te perputhen ne dy deri tre stacione bashke, por jo me shume.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2017 19:25
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6849

Roberto, me duket se ti ke manine tģ ekzagjirosh gjerat!!!
I mat disa gjera SIPAS METRIT TEND, sipas nevojes tende!

Me thuaj, ne cilen Biblioteke Kombetare te shteteve Perendimore mund te marresh-terheqesh 100 deri 200 Libra ne nje kohe???!!!

Ne Gjermani, KURRE, s“mundesh.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2017 19:33
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 860

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Pershendetje Robert.
Un isha me pushime javes qe kaloj, ne Shqiperi.
Me vete kisha edhe te huaj, dita e pare ishte nje shetitje ne Tiranen time te dashur, dhe cudia me e madhe se ne nje kohe regord ishin ndertuar ne mes te Tiranes nje katedrale ortodokse dhe nje xhamie masheshtore...! por per miqte e mi te huaj gjetja e stacjoneve te autobuzeve per te qarkulluar neper Tirane, ishte e pa mundur., e njejta gje edhe ne Berat, edhe ne Shkoder.
"Si do qe te jete me mungon djadhi kackavall, tava e theut dhe disa gatime tradiçjonale..."


E kam thene prej vitesh e vitesh te shkuara, femer te jesh ne kete jete, sepse ke me fat! Femrat i shohin gjerat me pozitivisht.
Nejse, ajo kadedralia dhe ajo xhamia nuk jane ngritur ne nje kohe rekord, por e para ne kohen e atij xhuxh ma xhuxhit, Fatos Nanos, dhe e dyta ne kohen e ketij gjatoshit, Edi Rama. Pra mbi 10 vjet diference. Por te dyja ne vende jo te pershtatshme dhe -sic besoj- te dyja me leke nen dore.
Persa i perket taves se dheut, une per here te pare (me duket) e provova sivjet dhe ne dy vende. Nje nga ai restoranti i famshem i Maminasit dhe nje nga nje restorant-gjelltore pa hyre ne Kavaje; tek i dyti ishte shume me origjinal dhe i shijshem.
Andej nga peshku c'te reja ka, se kam nja tre muaj pa pare?

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2017 16:57
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 860

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner

1. shpreh zhgenjimin qe me beri Erjoni i Veliajve. 2. Propozimi im qe, bashke me nje Expert gjerman, ... mengjes me dendur-cdo 10 min.,ne dreke cdo 20 min., mbasdite nga ora 16:00 deri 18:00 cdo 7-8 min. )etj. etj.
3. Kryebashkiakut iu duk shuma-investimi i larte dhe preferoji te veje Coban per te organizuar qarkullimin, icili, i binte me lire!!!
4. ... e sherbimit urban ne Tirane, do te ishte nje shembull per te gjitha qytetet e Shqiperise dhe, do te kishte nivele bashkohore Europiane(Gjermania shembull).
Nejse... Per pyetjen:
5. Ne Shqiperi, si ne shume fusha te jetes edhe ne sherbimin urban, MONGON koncepti thlbesor: Sherbimi ne funksion te njerzve dhe jo,njerzit ne funksion te (vetem perfitimit) Biznesit.
6.Ne Shqiperi sundon Populizmi i lidhur ngushte me Klientelizmin(Gjerat behen per populizem dhe sipas Klienteles) dhe jo te behet nje here studimi e pastaj vihet ne zbatim.
7.Sa e di une, ne disa zona te Tiranes prsh Dajt-Qender, Kombinat-Qender funksionon me orare dhe statione te rregullta. Aq Zi-keq sa e pershkruan Roberti, nuk eshte.
8. 7-8 Autobuza ne nje Linje eshte absurditet. Autobuzat, ne Linja me shume levizje, mund te perputhen ne dy deri tre stacione bashke, por jo me shume.


1. Keto gjera nuk shihen dhe kaq personale, besoj.
2. Shume interesant kjo inisiative; a nuk mund te shpalosesh ketu ca me teper nga ky plani juaj, bie fjala per linja te ndryshme, cfare propozonit, dhe sa kohe (dite) ndenjet ju duke i studjuar linjat e Tiranes?
3. Ndoshta nje past-kopie e modelit gjerman me qytete dhe levizje te medha nuk mund te shkoje 100% ne Tirane! Te mos harrojme se ne Gjermani rifillon levizja e madhe gjate dites aty nga ora 3.4 e pasdites, ndersa ne Tirane rifillon aty nga ora 12.
4. Sherbimi urban i Tiranes nuk mund te jete kure shembull per qytetet e tzjera te Shq., sepse Tirana eshte 10 here me e madhe dhe me levizje me te madhe nga sejcili qytet.
5. E vertete!
6. Populizmi eshte pasoje e klientizmit dhe ky i fundit pasoje e sherbimit ndaj biznesit ne radhe te pare, qe shpesh eshte nje kushuri, mik, shok, i njohur, etj.
7. Teorikisht kane te gjitha linjat orare te rregullta, praktikisht i thyejne edhe ato linja te cilat bejne te njejtat rruge; pikerisht per kete i shikoja se si ziheshin fatorinot e linjave te ndryshme ne te njejten rruge. Ato ne Dajt jane dy kryesore, ajo e Linzes dhe ajo e Priskes, keto vertet e zbatonin orarin afersisht, por jo sakte; ne fund te fundit neper stacione nuk ka tabela me orareret e autobuzave si ne Gjermani.
8. Ne mos 7-8 autobuza, po them 6-7; keto i ke prapa muzeut kombetar, tek Zogu i zi, prapa 15 katshit, tek 9-katshet, e pastaj me pak linja i ke ne unaze, tek rruga e Durrsit, prapa bankes, rruga Dibres (qysh tek Selvia) per Kinostudio, etj.
Konkluzioni: per ty keto linja nuk jane ne rregull, por per mua qenkan ne rregull! Por, a nuk po bejme fjale per te njejtat linja autobuzi?!?

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2017 17:31
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 860

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Roberto,
Me thuaj, ne cilen Biblioteke Kombetare te shteteve Perendimore mund te marresh-terheqesh 100 deri 200 Libra ne nje kohe???!!! Gjermani, KURRE, s“mundesh.


Kush foli per terheqjen e 100-200 librave menjehere?!? Ndersa persa i perket Gjermanise, une kam terhequr gjithmone nga 30 e me shume CD-muzike, e nganjehere nja 10 libra menjehere, fjalore, kur me jane dashur ndonjehere me te ralle.
Po nejse, me duket kane ardhur kohra kur duhet kerkuar edhe falje nese kerkon te lexosh e te terheqesh libra nga biblioteka!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2017 17:37
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 860

Përrallë nga e tashmja (2)

E mbani mënd përrallën me kaprollin, që gjurmohej nga ujku dhe u fsheh pas gëmushës me gjethe, e pas ikjes së ujkut kaprolli e hëngri gëmushën, duke menduar vetëm për urinë e çastit, e duke harruar kështu se mbeti zbuluar?! Dhe... ujku u rikthye prapë... Ja, kështu ka mbetur Shqipëria, teksa ky popull u shkul nga vendi dhe iu ngul tokave pa zot e me zot, ngriti oborret e tij privatë me shtëpia dhe vila të bukura! Tashmë toka bujqësore është bërë kokoshi një thellë, e për të ngrënë bukë, ky kokërr shqiptari pa tru ka marrë rrugët e mërgimit, duke ngelur kështu në dorë të të tjerëve, pse jo rallë –siç e sjellin edhe situatat– edhe në gojë të ujkut. Po ajo përralla me atë fshatarin që thirri qehajanë ti zinte lepurin në kopësht të tij, sepse nuk e zinte dot, a ju kujtohet? Ja, po si kopshti i fshatarit që u batërdis keq e më keq nga langojtë e qehajahit për të zënë lepurin, kështu është katandisur sot sistemi i drejtësisë dhe legjislatura shqiptare nga të huajt perëndimorë, të cilët kanë rreth 25 vjet që e drejtojnë këtë punë në Shqipëri! Po atë përrallën me gomarin që u vesh me lëkurën e luanit, apo majmuni që u bë mbret, e së fundi ky karazgjollëk u zbulua, duke bërë që bota mbarë të tallej, hë, a e mbani mënd? Ja kështu u krekos nacionaliteti shqiptar me nacionalistët në krye gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit, e tashmë është strukur nën budadallëkun e vet, pasi pa se me injorancë nuk arrihet kurrë gjë, por vetëm dëmtohet vetja dhe kombi që (gjoja) e përfaqson! E sa e sa përralla të tjera më prezantohen mua aktuale në këtë vend, sa herë shkoj dhe e vizitoj, apo sa herë i hedh sytë nga larg dhe e vështroj!
Ndaj kjo pasqyrë ... po si ajo pasqyra e njerkës së Hirushes së bukur, na ka lëshuar një të vërtetë mjaft të hidhur në këto dy-tre vjetë të fundit: emigrantët punojnë gjithë vitin për një muaj pushime, ndërsa shqiptarët në Shqipëri punojnë një muaj për një vit pushime. Hëm, sa ironi therëse! Nuk është metaforë, nuk është aq as hiperbolë. Ka mjaft realitet aty brenda. Emigrantët shqiptarë, kudo ku gjinden, në Europë në Amerikë punojnë ditën, punojnë natën; punohet gjithë vitin për të bërë rreth 1 muaj leje –natyrisht– në vendin e tyre, aty ku janë lindur e rritur. Aty venë me gëzim të shkelin ato kalldrëme, rrugica e sheshe ku kanë qeshur dhe qarë, ku janë grindur dhe kanë luajtur. E nuk pyesin dhe aq për ato çmime, të cilat rriten për periudhën korrik-gusht në rreth 30%, jo vetëm për shërbimet, por edhe për sa e sa asortimente. Nuk pyesin dhe aq pse tabelat e çmimeve nuk ekzistojnë në shumicën e rasteve. Nuk pyesin për ato ushqime të skaduara në shumë lokale të vogla, nëpër imbise, tek picat hallall (tek këto të fundit kupto: haram), etj.. Nuk pyesin as për ato ndryshime, që jo gjithnjë u kënaqin syrin. Por nuk arrisin ta kuptojnë se si, në këtë periudhë, një shumicë e zyrtarve të administratës dhe organizmave pranë-shtetërorë marrin lejet e zakonshme vjetore, pikërisht në një kohë ku shumë prej këtyre emigrantëve kanë ndonjë problem administrativ për të zgjidhur! Nuk arrisin ta kuptojnë, se si shumë zyrtarë të administratës shtetërore dhe atyre pranë-shtetit nuk gjinden shpesh në vendet e punës, por diku tek klubi jashtë apo kushedi se ku!
Dy ditë para largimit, mora albumin e fotografive për të fotokopjuar një pjesë apo shumicën e fotove, në mos të gjitha, -si të ishte shërbimi dhe çmimi. Hyra tek një dyqan fotosh dhe, me çmimin 40 lekë të reja për foto, thashë të riprodhoja nja 50 prej tyre me nga dy kopje. Mirpo shitësi tha ti lija fotot aty e të shkoja pas dy-tre orësh, sepse do të bënte pas pak gjumin e drekës. Orar nuk kishte fare. Nga meraku që kisha për fotografitë, i thashë se nuk mund ti lej, ndaj vetëm mund të prisja nëse do të niste ti bënte atë kohë. Po ec o burr, se ti bëj tak-fak pastaj kur të vij, ma bëri me dorë. Me buzëqeshje të përdëlluar më ngeli ti thoja se do përpiqesha të vija pas dy-tre orësh. E mirë, s’e prishi fare terezinë ai. Dola. Pas pesë minutash rrugë u gjenda tek një dyqan tjetër i tillë, ku dhe i bëra në moment fotot me nga 40 lekë të reja copën.
E tregova këtë episod të vogël, jo se kishte ndonjë gjë të veçantë nga episodet e tjera, por se pikërisht është një episod mëse i zakonshëm në vendin tonë. Njerëzit –ndonse jo të gjithë– kanë lekë për të jetuar; një pjesë janë marrë me shitje-blerje pronash e tokash, një pjesë me allishverishte nga më të ndryshmet, një pjesë janë nëpër punëra zyrtare, institucionale, etj., një pjesë kanë biznese të vogla, dyqane e më the e të thashë, e disa biznese të mëdha, një pjesë kanë fituar gjatë dekadës së fundit me drogë, dhe pjesa e mbetur ka zanate, pa llogaritur ata në fund, punëtorët e krahut, që kanë sa për të ngrënë një çap bukë. Po të llogarisim edhe lekun që vjen nga emigracioni shqiptar gjatë periudhës së verës tek turizmi shqiptar, si dhe ndihmat nga Brukseli, një pjesë e të cilave shkojnë nëpër dhjetra projekte urbane, kulturore, etj., duhet thënë se një pjesë e mirë e popullsisë së qyteteve në Shqipëri nuk kanë probleme të sigurimit të mjeteve të jetesës. Pikërisht kjo siguri i ka bërë këta shqiptarë paksa fodullë, menefregistë, të papërgjegjshëm. Ndaj dhe shitësi në fjalë, ndonëse i vinin as i vinin tre-katër veta në ditë për ndonjë foto, (sa herë kaloja para dyqanit të tij, nuk më kishin zën sytë njeri brenda), ndonëse e dinte se jo larg tij ishin edhe dy-tre dyqane të tjera fotografish, pra konkurrentë, i leverdiste më mirë të bënte gjumin e tij të zakonshëm të drekës e të largonte kështu një klient, se sa ta shtynte nja një orë gjumin e drekës, apo edhe mos ta bënte fare atë ditë, e të fitonte kështu një klient të ardhëm dhe 40 mijë lekë të vjetra (50x2x400= 40.000) brenda një ore, në mos edhe tre-katër fishin e tyre, pasi në një shërbim të tillë obligues ndaj klientit, unë mund ti riprodhoja të gjitha fotografitë e albumit atë pasdreke! Por duket se shitësi duhet ta kishte të siguruar jetën, ndaj dhe e largonte klientin, ndaj dhe e bënte pushimin e drekës pa tabelë orari tek dera, si një shumicë dyqanesh dhe shërbimesh të tjera në Shqipëri!
Ky detaj “i vogël” teknik nuk tregonte vetëm mosdijen, menefregizmin dhe papërgjegjshmërinë e shërbimit shqiptar. Ky detaj teknik i një tabele orari dhe (mos)zbatimi të saj tregonte atë mentalitet mesjetar otoman, ku shitësi apo shërbimi i caktuar e konsideronte veten dhe shërbimin e tij ndaj qytetarit si një të drejtë të tij, pa as edhe një detyrim të caktuar. Pra, nëse dyqani apo një shërbim i caktuar do të ishin shtetëror si në monizëm, atëhere ai mund ta konsideronte veten si një punonjës në shërbim të klientit. Por, kur dyqani dhe shërbimi i caktuar ishin privatë, ai e konsideronte veten si një punonjës në shërbim të vetes dhe jo të klientit. Shërbimi ndaj klientit, në mentalitetin e sotëm të shqiptarve, konsiston në vetëm aq sa ky shitës, apo zanatçi, ka nevojë për klientin, në të kundërt as që i intereson se ç’kërkon një klient. Ndaj dhe një shumicë shitësish dhe shërbimesh të tjera nuk kanë kurrfarë obligimi dhe përgjegjsie ndaj punës dhe klientit. Ky mentalitet ishte dhe është një tragjedi e këtij populli, shteti, vendi. Ky mentalitet ishte bërë pjesë e jetës së këtij vendi. Ndaj nuk duhet të çuditeni që një shumicë dyqanesh, si ato me orar tek dera, ashtu dhe ato pa orar, do ti gjeni në orë të ndryshme të ditës të mbyllura, sidomos ato të pasdrekës, e sidomos dyqynet e artikujve të ndryshëm dhe jo aq ato të ushqimit, -këto të fundit kanë më tepër xhiro. E jo shumë më ndryshe është edhe nëpër disa shërbime të tjera private, apo ato zyrtare dhe institucionale, që ti illustroj me rastet e mia personale do të më duheshin fletët të tëra, pa llogaritur atë, që më vjen të vjell kur i kujtoj.
Tek shërbimet janë për tu veçuar taksitë, si ato të linçesuara e aq më tepër ato të palinçesuara, tek të cilat duhet patur shumë kujdes, sepse e ha sa krahu në periudhën korrik-gusht, ku shoferi me ta marrë vesh se vjen nga jashtë, ta gjen hilenë si e si ta paguash si frengu pulën. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për pagesën, që në fund të fundit e bën hallall kur caktohet qartë qysh në fillim, por më shumë për mënyrat se si zhvatesh kur nuk i ke qartësuar 100% gjërat qysh në fillim; këto mënyra janë midis atyre të një skileje dhe një grabitqari të hapur. Siç më ndodhi edhe këtë vit mua, teksa taksisti (i palinçesuar) na la pa arritur destinacionin e dëshiruar (Vermoshin) dhe pagesën e kërkoi si të një taksie nga ato me kronometër përpara. Të tilla momente ti zverdhin pushimet. ǒti bësh, muajt korrik-gusht janë të vetmit muaj ku mendohet të nxirret leku për të gjithë vitin! Jo më kot ka dalë ajo shprehja e re popullore, që përmenda më lart. Dhjetor 2017

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2017 15:24
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 860

Përrallë nga e tashmja (3)

Gungën, gungën, ma fërko pak, hi-hi-hi, -e kush nuk e kujton këtë skenë me gungaçin, tek filmi francez “Kalorsit e natës”, me Zhan Marenë, ku artisti i madh luan edhe rolin e gungaçit, për tu maskuar dhe futur në qytet, përveç rolit të kalorsit, që kujdeset për vajzën e një markezi me emër. Kjo gungë dhe gjithë historia e këtij filmi mu kujtuan kur pashë gungën shqiptare, sheshin Skënderbej, si një qershizë kjo mbi atë tortë shqiptare të gatuar këto dy dekada e gjysëm tranzicioni. Sheshi Skënderbej si një gungë, mu duk gjëja më pa kripë që mund të përjetoja; shumica e njerëzve që e kanë parë dhe shkelur nuk e ka pëlqyer.
Pazari i Ri dhe disa vende të tjera në Tiranë po risilleshin në një pamje të bukur e qetësuese, çlodhëse dhe argëtimi. Edhe disa piaca qytetesh të ndryshme mu dukën jo keq. Ishte vënë dorë artisti dhe kishin dalë bukur. Diku mund të duheshin edhe ca lule më shumë, apo ndonjë stol, por dhe ato mund të viheshin më vonë.
Ndërsa sheshi kryesor i shqiptarve nuk kish patur këtë fat si ato të qyteteve të tjera. Duket kjo, për të treguar edhe një herë, se ai shesh tregonte jo thjesht punën e një bashkie qyteti, po ai shesh simbolizonte punën e të gjithë qeverisë shqiptare. Dhe vërtet, a nuk ka treguar gjëndja e sheshit Skënderbej punën e çdo qeverie shqiptare?!.
Kryeministri i tanishëm pretendoi se do të bënte shtet, pra do të forconte ato organizma në mbrojtje dhe zbatim të ligjit. Dhe në fillim kështu dukej se po bëhej. Ndërtimet pranë detit nuk po lejoheshin, apo edhe po prisheshin disa. Mirpo, nga viti 2015, kur unë kisha qenë për herë të parafundit, dhe deri në vitin 2017, kur unë isha për herë të fundit në Shqipëri, kishin nisur të ndërtoheshin restorante dhe hotele në buzë të detit, sa kalon Kalanë në Ujë të Ftohtë në Vlorë e deri tej pa vajtur në Pash Aliman. Si kërpudha pas shiut ato kishin nisur mu në buzë të detit, siç duket nga radhimasit, që banojnë jo larg prej aty. Nuk po flas për anën e tejme të xhadesë, në faqe të kodër-malit, se edhe aty kishin nisur ndërtimet pa sistem, por të paktën kjo anë ishte pakëz më larg detit. E gjithë kjo panoramë, se të tilla (ndërtime pa sistem e kuturu) vazhdonin akoma në çdo cep të Shqipërisë, tregonte se qeveria dhe shteti shqiptar nuk e kishin situatën në dorë. Kjo situatë tregonte se ky milet e kishte në gene ta përdhunonte dhe shkatërronte vendin e vet, po të mos dilte një Enver tjetër, që t’ua tregonte kufirin deri tek thana. Po të kemi parasysh se shumë shqiptarë kanë bërë vitet e fundit mjaft para, dhe shumë të tjerë kanë okupuar toka që nuk i kanë patur trashëgim, kuptohet se e gjithë kjo masë do të donte vetëm një dorë të fortë për ta përmbajtur në investimet kuturu e pa sistem, në të kundërt ky vend mund të thuash se ka marrë fund.
Po të kemi parasysh se, këta që kanë bërë para dhe kanë marrë toka, janë në shumicë të tyre edhe në punëra apo në lidhje nga më të ndryshmet shtetërore dhe qeveritare, i bie se shancet për të bërë një shtet të rregullt me ligje në Shqipëri janë pranë zeros. Për ta mbuluar këtë të vërtetë të hidhur duhet pak llustrafino, ndaj dhe kjo ngjiste përditë në shtypin shqiptar. Nëse do të hapësh televizorin, ke gjithkund të njëjtën pamje, si atë të televizioneve europiane në vitet ‘80 e ’90. Në një anë aksidentet dhe krimet, në anën tjetër arritjet e ndryshme. Në të parën ishin të përfshirë kryesisht ata të masës poshtë, në të dytën ishin të përfshirë qeveritarët dhe biznesmenët. Duke i shtuar këtyre edhe disa masturbime të tjera, si ato në lidhje me historinë, kuadri filmik dilte i përsosur. Ti shtoje këtyre edhe opiumin tjetër të telenovelave turke apo indiane, kuptohej se manipulimi i trurit të njerëzve kish arritur kulmin. Nuk kishte më syze ta mposhtëte miopinë kolektive.
Ca më bajat në Shqipëri janë bërë lëvizjet e ndryshme social-politike, gjoja për të mirën e Shqipërisë, mirpo thuajse të gjitha funksionojnë vetëm për qëllimin e rrjepjes së ndonjë kokrre leku nga ndonjë xhep i shtetit shqiptar apo ndonjë organizate të huaj. E biles, disa lëvizje duken sikur janë vetëm vullnetare, mirpo dhe në ‘to duket se skaliten karrierat e ardhme apo përfitime të tjera. Nuk di ç’të thuash, vetëm sheh se rezultatet e tyre janë qesharake. Si në rastin e atyre vullnetarve që mbollën pemë në liqenet e Lurës para dy vjetësh, dhe shumica e bimëve dhe pemëve të mbjella u prish nga klima. Kjo shtirje maskeradiste tashmë ka plasur si qelbi nga puçrat, sa është bërë bajat edhe për vetë pjesmarrësit në çfardo lloj lëvizje në Shqipëri, shtetërore apo civile. Torta është lëngëzuar sa nuk mban më. Shoqëria është bërë aq fluide, sa nuk gjen dot bazament për ta ringritur këtë vend, këtë shtet, këtë popull. Një fluiditet i paparë, më ra në sy këtë vit tek shoqëria në vendin tim! Nuk mund të ndalesh diku, nuk mund të ndalësh dikë, nuk mund të përmbledhësh një subjekt, temë apo idč! Gjithshka të rrëshqet përpara syve, as edhe një gjë të qëndron në dorë. Çdo diskutim është një shou në vetvete, sa për të ushqyer pregatitësit e tij. Çdo temë e rrahur i përngjet rrahjes së ujit në hava. Çdo spektakël mbush momental dhe pjesërisht vakumin e përgjithshëm shoqëror. Nuk di të thuash më mirë, apo më keq pa ‘to! Nuk e di si do i vej halli këtij vendi! Nuk di se çfarë boshti mund ta stabilizojë sado pak këtë shoqëri! Fol sa të duash, fjalët e tua do i marrë era! Xhevairë të nxjerrësh nga goja, fytyrat pa shprehje do të bëjnë sikur ngazëllehen, por asgjë nuk do të lëvizë. Thjesht, ke para, mund të bësh punë! Të mirë apo të keqe, nuk ka aftësinë kërrkush nga masa të mendojë! Gjithsejcili është i zënë me grabitjen e vet! Duket se dhe Zoti e ka harruar këtë vend! Disa trima dolën në mejdan për ti dalë zot këtij vendi gjatë këtyre dy-tre dekadave të fundit. Mirpo asnjëri prej tyre arriti të krijonte një sistem të rregullt e të thjesht juridik, asnjëri prej tyre arriti të ngrinte institucionet e rregullta dhe strikte shtetërore, asnjëri prej tyre arriti të ngrente ekonominë e këtij vendi! Të gjithë këta mashtruan duke thënë se, posi, këmba e tyre paste për këpucën e kryeministrit, mashtruan më keq se motrat e Hirushes, se helbete, patën bekimin e daj Samit dhe Xhon Bullit, e tashmë vazhdojnë grindjet aty brenda Shqipërisë, si të duket se aty gjindet qendra e botës.
E vërtet, po ta marrim Shqipërinë –qoftë dhe nga ana humoristike të paktën– si qendrën e botës, dhe Tiranën si qendrën e kësaj qendre, i bie se tek sheshi Skënderbej duhet të gjindet edhe kjo qendër e botës. Mirpo satirët e qiellit, përmes mëndjes së politikanve-biznesmenë, apo biznesmenëve-politikanë, (sepse vetëm në Shqipëri janë përzier kaq shumë këto karakteristika), e kanë vendosur këtë kulm-qendre botërore jo në mes të këtij sheshi, ku duhej ti binte gjeometrikisht, llogjikisht dhe estetikisht, por e kanë vendosur diku në një skaj të këtij sheshi, dhe këtë jo se kështu ua donte qejfi qysh në fillim, por se aty u doli ky kulm-qendre, i dalë aty si një gungë prej projektit tjetër, atij të parkingut të makinave që bënë më parë. Pra, e vunë sheshin kryesor dhe qëndror të kryeqytetit në funksion të një parkingu makinash poshtë këtij sheshi, e vunë simbolin e vendit, shoqërisë dhe shtetit në funksion të parasë. Duke bërë më parë parkingun, (dhe detyrimisht që parkingu i nëndheshëm do të bëhej më parë, dhe qartësisht që një apo disa parkinge aty rreth e rrotull qendrës janë të nevojshëm për atë sasi të madhe veturash lëvizëse aty pari), por duke marrë parkingu më shumë vend në njërin krah të sheshit, si dhe duke u bërë me dy kate në gjysmën e hapsirës së tij, ky shesh qendror i kryeqytetit dhe simbol i vendit ka dalë me një gungë, biles me një gungë të shëmtuar, sa kur gjindesh në ‘të, të duket sikur ia ke hypur gomarit mbrapsht! Dhe thanë pastaj, (siç kanë gënjyer përjetsisht), se ngritja (kupto: gunga) është bërë qëllimisht, që njeriu i gjendur në (mbi) ‘të të ndjehet dhe të vetsugjestionohet si një krijesë superiore, apo të paktën i barabartë me objektet përreth. Pika që s’u bie! Që edhe naivë të ishim e ta besonim këtë bajatizëm, nuk do të besonim rezultatin e saj, atë të nënvleftësimit në këtë rast të vetë sheshit dhe objekteve rrotull tij! Por ndoshta këtë nënvleftësim të sheshit dhe objekteve rrotull tij, arkitektët e Albanistanit besojnë se e kanë arritur; teksa atyre u duket Skënderbeu si Don Kishoti mbi Rosinat, apo Pallati i Kulturës si mehajne kafenesh dhe biznesesh, Muzeu Kombëtar si kuti dominoje, Banka Kombëtare si vend vjedhjesh, pallati 15-katsh si një kuti shkrepseje që do të digjet me ngritjen e grataçilave tre herë më të larta! Po-po, sipas këtyre arkitektëve të inspiruar nga paraja e vendeve islamike, duhet që simboli i vendit, sheshi kryesor i kryeqytetit, të mos sugjestionojë njerëzit në ‘të, mos ti frymëzojë, mos tu duket madhështor dhe i bukur, por përkundrazi, tu duket si një fush dominoje, ku kushdo mund të luajë si të dojë e kur të dojë, siç edhe po luajnë në fakt këto dy dekada të fundit me Shqipërinë shumë forca të errta dhe regresive nga bota! ǒironi! Fatkeqësi dhe aspak për tu gëzuar! E po të kemi parasysh se vetë “mbreti” i tashëm i këtij vendi u kujdes personalisht e në veçanti për rikonstruktimin e sheshit, i bie ta mbyllim me shprehjen latine: qualis rex, talis grex (siç edhe mbreti, ashtu dhe grigja (kopeja)! FUND Do.21.12.2017

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2017 15:26
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6849

S`ka pushime Vere. S`me len Puna te bej pushime ne Vere....kane perparesi familiaret

Pres Dimrin te bej pushimet.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2019 07:05
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Pushimet e Veres

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.