Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 3.67.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Zoti vepron shume bukur ne jeten time, por me pak perjashtime...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2005 17:21
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
anaz
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/09/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 164

Faleminderit refugjati. Ishte me te vertete nje deshmi shume prekese.
Ajo c'ka shoku yt Ilir (per te cilin besoj se na sheh nga parajsa) qe te gjithe jemi te Zotit eshte mese e vertete. Ai na ve ne prove dhe na provon sa besnike jemi ne. Eshte vertet inkurajuese historia qe ti tregove
Zoti bekofte jeten tende....

__________________
Bota eshte nje komedi per ata qe mendojne e nje tragjedi per ata qe ndjejne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2005 11:21
anaz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė anaz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me anaz (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: anaz Shto anaz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto anaz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Thumbs down

E pyeta zotin, mos valle je ne dhomezen time kubike? Mos valle je ne qiellin e pare apo te shtate? Mos valle je ne zemerimin tim? Mos valle je ne gezimin tim? Mos valle je ne Henen kulace apo draper? Mos valle je ne damaret e organizmit tim? Mos valle rrokullisesh i denje neper gjakun tim te trashe? Mos valle je ne thonjte tim? Mos valle flasesh ne heshtje te qetesise me brendesine e UNIt tim? Mos valle pershendoshesh me heshtjen time? Mos valle me pjekuron, tamam atehere kur dua te pjekurohem?


Ne fund me nje mendje te arrire, te lengshme, te zhdervjellte, optimiste-erudite do te dilte ne drite qe ekziston nje Qenie e domosdoshme--ZOTI

Me respekt Plloshtani

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Modifikuar nga volter datė 03/03/2005 ora 16:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2005 15:53
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_krishteri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/02/2004
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 93

Ai mund tė gjendet Zoti

Kam dëgjuar shumë persona që thonë se e kanë kërkuar Zotin por nuk e kanë gjetur, e kanë thirrur por nuk j'u është përgjigjur. Kush është arsyeja?Mos vallë janë të marrë dhe fallco të gjithë ata që thonë se e kanë gjetur dhe që ju është përgjigjur?mos vallë Zoti ka favoritizme(dmth që mban me hatër)?

ka shumë arsye pse Zoti nuk përgjigjet por arsyeja e parë është se ne nuk e kërkojmë me një zemër të sinqertë dhe të pastër...ne e kërkojmë por: e kërkojmë për ta gjykuar, e kërkojmë për ta mallkuar e kërkojmë për ta akuzuar e kërkojmë për ta ofenduar, e kërkojmë për ta larguar dhe: nuk e kërkojmë për ta falënderuar, nuk e kërkojmë për t'u përulur para Tij, nuk e kërkojmë për të na Zotëruar(apo udhëhequr), nuk e kërkojmë për ta dëgjuar, nuk e kërkojmë për ta jetuar, nuk e kërkojmë për të na falur.

Pra, ja disa prej arsyeve që na largojnë prej Tij.
______________________________________

Para disa kohësh fola me një person që më thoshte: Pse Zoti bëri që të vdiste djali im? Akuzonte Zotin për djalin që i kishte vdekur.
E imagjinoj që është një dhimbje e madhe të humbasësh një të afërm dhe sidomos fëmijën tëndë. gabimi ynë në këtë rast është kryelartësia ndaj Perëndise dhe arroganca. I thash diçka këtij personi: kur ti e linde fëmijën e kishe falënderuar ndonjëherë Zotin për çka të kishte dhuruar(sepse ka edhe nga ata që nuk kanë fëmijë), apo që kur e linde e deri në ditën që vdiq ja kishe paraqitur Zotit në lutje(që ta ruante dhe ta bekonte)? E ke bërë ndonjëherë pjestarë të jetës tënde Perëndinë? Për të gjitha këto gjëra më tha: "jo". Atëherë si mund ti kërkojmë llogari Perëndisë për gjërat që ne bëjmë në jetë, kur nuk e kemi bërë asnjëherë pjestarë të jetës sonë?Në këtë rast ne nuk duhet të jem arrogant ndaj Tij për gjërat që na kanë ndodhur por duhet që t'i kërkëjmë falje që nuk e kemi bërë pjestarë të jetës tonë(dmth pjesmarrës në jetën tonë) dhe atëherë do të shijojmë dhe do të jetojmë premtimet që Ai ka bërë për ne.
_______________________________________

Në fakt në Fjalën e Tij thuhet:

Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.
Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,
nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.
Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.
Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;
por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe". (Fja. 1:28-33)

por thotë edhe:

Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër.
Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.
(Isaia 55; Psa.34:8).
________________________________________

thoshte dikush: "Nuk mund të llogjikojmë Zotin dhe as atë çka ai bën. Në fakt orbita e mendjes tonë është aq shumë e vogël sa po të dalim prej saja ndodhin dy gjëra: ose bëhen Zot(gjë që është e pamundur) ose bëhemi të çmendur"

Pra, Zoti besohet me zemër të përulur dhe pranohet ashtu siç është. në fakt mos të harrojmë se nqs nuk i besojmë këto gjëra nuk është se këto gjëra nuk ekzistojnë më por ne nuk do ti shijojmë dhe nuk do t'i jetojmë
në jetën tonë.
__________________________________________

Ah se desh harrova: "Mos kërkoni të hidhni poshtë asnjëherë eksperincat që janë bërë nga të tjerët mbi Zotin por kërkoni të mësoni nga këto dhe të mund ti provoni dhe ju ato gjëra(dashuri, paqe, lumturi, butësi, strehë, etj..).

Me respekt i krishteri...Zoti ju bekoftë të gjithëve

__________________
Tani, pra, kėto tri gjėra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2005 04:57
i_krishteri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_krishteri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_krishteri (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_krishteri't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_krishteri Shto i_krishteri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_krishteri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 21/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

sigurishte qe po
edhe jam i sigurte qe ai jeton dhe eshte mese e dukshme krijimi e tregon.
nuk do flas teper gjate sepse shume ketu mendojne se zot nuk ka.
flm

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2005 19:22
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amstel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amstel Shto Amstel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amstel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vlashi
Anetar i ri

Regjistruar: 31/12/2004
Vendbanimi: athin
Mesazhe: 10

Fqishem

Zoti Prendi,tek une ka veprur dhe vzhdon te veproi ,ne nje menyre te fuqishme.Kur une isha i semure,Ai me dha sherim,kur isha i humbur me dha doten e Tij.Isha i varfer qyqar e mjeran,i zhvesur,me dha are te kulluar ne zjarr dhe rroba liri te bardha qe te mos duke turpi i lakuriqesis time (dmth turpi i mekatit,rroba liri te bardha eshte shejteria e Perendise).Krishti tha:Kerkoni me separi mbreterine e Perendise e te tjerat do tiu ipen shtese.Prandai une kame vendosur te ndjek Jezusin dhe predikoi ungjillin e Tij.

Ne vajtime u zhyt jeta ime,u perpoqa te te meritoj.Shpesh jetova drejtuar nga frika,c'fare te tjeret per mua mendojn.Por po degjoi nje ze tani,eshet zeri i Tij qe vjen per shpetim.Ti je aq i mire,po ti je aq i mir,Ti qe jeto ne qiell ,per mua gjithmone aq i mire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2005 16:05
vlashi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vlashi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vlashi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vlashi Shto vlashi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vlashi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

un tham se njeriu duhet me besuar dikun

tung

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2005 01:51
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė naimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė naimi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: naimi Shto naimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto naimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
alkimisti
Anetar i ri

Regjistruar: 15/06/2005
Vendbanimi: Prane Mevlanes
Mesazhe: 28

Ku Ndodhet Zoti?

KU NDODHET ZOTI?

Ishim ulur mbi një shkëmb dhe po shikonim ujin tek rrjedhte. Nuk fliste, ishte zhytur në një botë.. Ndërkohë që po e shikoja me bisht të syrit, më shkoi në mend pyetja “çfarë po mendon vallë?”.
Pas një copë kohe që vërenim flluskat që formoheshin në ujë, ngriti kokën dhe u sill nga unë. E pashë, në fytyrë dukej një shprehje e zakonshme me kuptim: Do pyeste.. Duke ia ngarkuar zërit të gjithë thellësinë e kureshtjes:
“A mund të më thuash,” më tha, “ku ndodhet Zoti?”
Pas kësaj pyetje të shkurtër dhe të madhe heshta gjatë dhe mendova. E respektoi heshtjen time dhe priti pa e humbur fuqinë e kureshtjes. E dinte se më duhej t’i kujtoja të gjitha njohuritë dhe se më duhej të përdorja mirë potancielin e të logjikuarit.
“Ti” i thashë, “kur e bën këtë pyetje fillon nga një pikë e gabuar.”
“Si?”
“Pyetja ‘ku’ sjell në mendje hapësirë, pra vend. Dhe vendet janë për obejketet. Pyetja ‘ku është Zoti’, është një frut i një logjike si; edhe Zoti është si objektet, ato kanë vend, atëhëre edhe Zoti duhet të ketë një vend. Nëse ne Zotin e mendojmë si objektet, ne gabimin e bëjmë që nga fillimi dhe hymë në rrugë padalje.”
“Shpresoj të mos më keqkuptosh” më tha me lëvizje të tencionuara. “Unë i besoj Atij. Për këtë arsye kam kureshtje. Njeriu kërkon ta njohë atë që e beson. Mundohem ta përfytyroj, por s’mundem.”
“Çfarëdo që të vijë në mendje, ai nuk është Zoti. Sepse imagjinata jote është e kufishme. Diçka që është e kufizuar nuk mund ta përfshijë brënda të pakufishmen. Ti vetëm krijesat mund t’i përfytyrosh. Ndërsa Zoti nuk i ngjan krijesave. Të gjitha krijesat ekzistuan më pas. Kurse Zoti është i pafillimtë, pra ekzistenca e Tij nuk ka fillim. Në një hadith kudsi thuhet: ndërkohë që Zoti ekzistonte, asgjë nuk ishte bashkë me Të. As materia, as objekti, as lëvizja, as koha e as hapësira.. Është i pakuptimtë mendimi i vendit për një që nuk është materie dhe objek.”
“Ka fund gjithësia, apo jo?”
“Natyrisht”
“Po mirë, atëherë çfarë ka pas kufijve të gjithësisë?”
“Asgjë.. Pas atyre kufijve nuk ka as materie, as kohë e as hapësirë...”
“Zoti është brënda gjithësisë?”
“Jo. Nuk duhet të kërkohet mjeshtri brënda veprës së tij. Krijuesi nuk mund të gjindet brënda krijesave.”
“Atëherë Zoti duhet të jetë diku përtej kufijve...”
“Jo, Zoti nuk është as brënda gjithësisë e as jashtë saj..“
“Po si mundet kjo?! Nuk po e kuptoj. Edhe thua që Zoti ekziston edhe nuk është as brënda gjithësisë e as jashtë saj!”
“Po, ashtu. Sepse fjalët ‘brënda-jashtë’ janë për materiet, për objektet, për ato që zënë vend në hapësirë, për ato që kanë vend. Mirëpo, Zoti nuk është as materie, as objekt e as që zë vend në hapësirë. Pika që na bën të gabohemi është kjo: mendja jonë mendon sikur çdo krijesë duhet të ketë vend patjetër. Sepse përherë është përballur me krijesa që zënë vend. Dhe nuk mund ta përfytyrojë diçka që nuk ka vend. Edhe kur përfytyron Zotin fillon të mendojë sipas atyre që është mësuar, e mendon edhe Zotin sikur ka nevojë të ketë ndonjë vend, i Cili nuk ka nevojë për asgjë. Prandaj, mundohet të kërkojë ndonjë vend brënda apo jashtë gjithësisë. Të ndodhesh brënda apo jashtë gjithësisë i përket krijesave. Sapo pyet ‘kur?’, menjëherë duke pyetur fillon me një pranim si ‘duhet të ketë vend Zoti’. Zoti përveçse nuk ka nevojë për hapësirë, Ai ndodhet kudo me reflektimin e emrave dhe cilësive të Tij. Mendja nuk mund ta perceptojë origjinalitetin (zatin) e Tij, vetëm ekzistencën e Tij mund ta kuptojë.”
“Si e kupton?”
“Nga veprat e Tij.. Çdo krijesë është një vepër e mjeshtërisë së Tij. Çdo vepër tregon mjeshtrin e saj. Edhe gjithësia është një vepër e madhe dhe është dëshmi e Mjeshtrit të saj. Çdo krijesë me masën, rregullin dhe me stolinë e saj që shohim është një letër që na tregon Zotin tonë. Mjafton të dimë ta lexojmë... Kështu që, ne duke i vërejtur këto vepra mund të mendojmë mbi emrat dhe cilësitë e Tij, por mbi origjinalitetin e Tij kurrë..!”
“A nuk është një dogmë ndalimi mbi të menduarin e origjinalitetit të Tij?”
“Jo, aspak! Njërit që mundohet t’i ngarkojë peshores ngarkesë mbi kapacitetin e saj t’i thuhet ‘mos e bëj, se peshorja nuk e mban atë ngarkesë’ dmth të bësh mirë. Të mendosh diçka që është e pamundur perceptimi i saj është si të pretendosh të pajishesh me të pamundurën. Mendja është një krijesë, nuk mund ta perceptojë Krijuesin e saj. Si çdo organ i yni edhe mendja ka kufi. Të kërkosh nga ajo atë që nuk mund ta bëjë është të sforcosh kot atë. Sikur Zoti të kërkonte të perceptonim edhe origjinalitetin e Tij, ky do ishte një propozim i pamundshëm për t’u kryer. Ngase mëshira e Tij është e pafund, Zoti nuk na ka ngarkuar ngarkesë që nuk mund ta mbajmë.”
E ngriti kokën, pa retë grupe-grupe dhe “ne” tha, “sikur i besojmë tepër mendjes.”
“Ke të drejtë... Edhe mendja ka kufi. Dhe ngase është e kufishme është e pafuqishme. Edhe të kuptosh se mendja nuk mund të përfshijë çdo gjë është një vepër e logjikshme. Ashtu sikur syri nuk mund ta shikojë çdo krijesë, e as veshi s’e dëgjon çdo tingull, as mendja s’mund ta perceptojë çdo gjë. Njeriu i mençur, nuk ia ngarkon mendjes atë që s’mund ta mbajë. Edhe të vraposh pas të pamundurës është një lloj marrëzie.”

__________________
Padituria eshte lumturi!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Qershor 2005 14:58
alkimisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė alkimisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me alkimisti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: alkimisti Shto alkimisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto alkimisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Colpo_di_Fulmine
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/04/2003
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 68

Shume mire Zoti ndikon tek njerzit , por dihet tek njerzit qe i luten dhe e dojne me gjithe shpirt,
Zoti fal e eshte i meshirshem plot dashuri e miresi.
Por njerzit kur i prihet keq mendojne eshte prej Zotit ketu e keni gabim sepse ne kete bote nuk ndikon Zoti por ( i keqi ) por Zoti degjon lutjet e te gjitheve atyre qe pendohen e atyre qe ecin ne rrugen e tij . Ai nuk i le te bien poshte..

__________________
''Midis meje dhe teje ka gjithmone nje rregull,jam une e para''

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2005 09:23
Colpo_di_Fulmine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Colpo_di_Fulmine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Colpo_di_Fulmine (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Colpo_di_Fulmine Shto Colpo_di_Fulmine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Colpo_di_Fulmine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Ku Ndodhet Zoti?

Citim:
Po citoj ato që tha alkimisti
KU NDODHET ZOTI?
“Jo. Nuk duhet të kërkohet mjeshtri brënda veprës së tij. Krijuesi nuk mund të gjindet brënda krijesave.”
“Atëherë Zoti duhet të jetë diku përtej kufijve...”
“Jo, Zoti nuk është as brënda gjithësisë e as jashtë saj..“
“Po si mundet kjo?! Nuk po e kuptoj. Edhe thua që Zoti ekziston edhe nuk është as brënda gjithësisë e as jashtë saj!”
“Po, ashtu. Sepse fjalët ‘brënda-jashtë’ janë për materiet, për objektet, për ato që zënë vend në hapësirë, për ato që kanë vend.


Alkimisti...shkrimi yt eshte filozofi e gjalle,por, kur ke thene se, nuk eshte as brenda as jashte,besoj se ketu le pak per te deshiruar.
Un do thoshja qe eshte edhe brenda edhe jashte. Ky kuptim i pershtatet fjaleve ;Zoti eshte kudo.
Kur themi brenda dhe jashte ne te njejten kohe,kjo e perjashton materien e cila ka vetem nje vend dhe jo me shume. Ka vetem nje kohe dhe jo me shume. Me nje fjale...Zoti eshte kudo,edhe brenda edhe jashte, edhe pas shkembit edhe pas malit edhe jashte Gjithesise edhe brenda saje.
KUDO !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Qershor 2005 18:42
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.