robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Raid, per Ali pashen nga mua nuk mund te mesosh ndonje gje te re, sepse une kam mesuar mbi 'te pak me shume nga librat e shkolles, vetem nga histori te vjetrish, (qe kam pas degjuar gjithnje me vemendje) si dhe nga dy librat qe permenda, qe ka sjelle Irakli Kocollari.
Keshtu dhe krahasimin per te cilin flet, me sakte kategorizimin e ketyre dy njerzve (E.H. & Ali Pasha) si diktatoret me te medhenj qe ka pare kjo toke, nuk vjen nga mua, por nga goja e nje sere njerzish ne jug, qe tregonin mbi Ali pashe Tepelenen. Dhe ne keto tregime nuk kish urrejtje, sepse ai i perkiste (dhe i perket) nje kohe paksa te vjeter (ketu e 200 vjet te shkuara), pervec kesaj krimet e Ali Pashe Tepelenes kane ndodhur ne fshatra dhe zona te tjera nga ato te ketyre te moshuarve, qe une kam degjuar vete. Pra, kemi ketu te bejme me fakte te nje njeriu mizor, duam apo s'duam ne.
Esht e vertet qe me konceptimet e sotme, figura e tij nuk mund te kategorizohet "diktator", por kjo jo sepse ka qene me i bute nga nje diktator, por sepse ka qene tej mases se diktatorit, cfardo lloj diktatori, si Sules ne Romen antike, ashtu dhe Stalinit apo Hitlerit sot. E kupton, krimet dhe mizorite e Ali Pashe Tepelenes jane aq te paimagjinueshme dhe aq te shumta dhe ne nje numer te madh njerzish, sa dhe vete idoli i tij panegjerik, Irakli Kocollari, nuk mund t'ia mohoje keto krime dhe mizori. Ndaj nuk e kuptoj se si ka akoma njerez qe perpiqen ta ngrene ne nje ideal dhe piedestal kombetar, kur ai ishte thjesht nje mashe mjaft mizore ne duar te osmanve, aq sa ata vete i kishin terhequr disa here vemendjen per mizorite qe kryente. M.gj.th., cdo kush qe mendon ndryshe, mund te sjelli fakte qe i hedhin poshte mizorite e Ali pashe Tepelenes.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|