Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > "Terroristet" e Hezbollahut ne koalicion me te Krishteret.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

"Terroristet" e Hezbollahut ne koalicion me te Krishteret.

Liban.
Gjenerali Michele Aoun dhe Hezbollahu kane nenshkruar nje marreveshje qe modifikon rradikalisht spektrin politik ne Liban

Gjate inkursionit te fundit terrorist, te shtetit famekeq sionist ndaj Libanit , organizates heroike libaneze dhe liderit te saj, Hassan Nasrallah iu mveshen te tere bemat famekeqe te mund te imagjinonte e sajonte sinozmi me kthetrrat e tij ne mediat "e pavarura" nderkombetare.

U akuzua Hesbollahu per pengmarrje te dy ushtareve Izraelit ne token e Izraelit nderkohe qe forcat Izaelite kurre nuk e arriten zonen ne brendesi te tokes libaneze ku u ndaluan dhe legalisht u arrestuan dy ushtaret izraelite.

U akuzua Hezbollahu per organizate terroriste, qe perdor popullsine civile si peng dhe si mburoje, nderkohe qe popullsia civile akoma me shume po i perkrah edhe pse kjo perkrahje u kushtoi 50 vjet zhvillim ekonomik e masakra e viktima te panumerta.

U desh tere ajo lufte , gjoja per te liruar dy ushtaret peng por si gjithmone pengjet nuk mund te lirohen vetem se me bisedime e marrevshje. Por ja qe lufta ka me shume vlere per shtetin terrorist izraelit se sa paqja dhe marreveshjet.

Ne kete analize s'kam ndermend te analizoj luften se ajo ishte e neveritshme por ajo qe me ka bere pershtypje keto ditet e fundit eshte nje marreveshje historike e kesaj Organizate me te Krishteret.

Hezbollahu, si forca me madhe politike e shiiteve ne Liban dhe gjenerali Michle Aoun lider i me te madhe force politike te krishtere kane nenshkruar nje marreveshje historike dhe kjo nder te tjera si per t'ia flakur ne fytyre perendimit dhe sionisteve propaganden e tyre se Hesbollahu eshte organizate ekstremiste kunder "te pafeve"

Dy lideret, me kete marreveshje i deklarojne botes mbare te verteten e paster , se islami dhe krishterimi natyrshem mund te bashkejetojne dhe se jane te pabaza propagandat e zhurmshme qe nepermjet te ekzistences se te ashtequajturave organizata terroriste mundohen "te mbulojne diellin me shoshe".




Gjenerali Aoun, lideri kryesor politik anti-siriane i ketyre 15 muajve te fundit dhe HEzbollahu qe kualifikon sirine si "vend mik" kane nenshkruar nje dokument-marreveshje duke inaguruar nje ere te re bashkepunimi te ndermjet dy forcave me te prezantuara te te krishteret dhe shiitet libanez.

Michel Aoun dhe shefi i Hezbollahut Hassan Nasrallah kane bere publike marreveshjen pas nje takimi sekret deri ne minuten e fundit.
Dy burrat e shtetit , masat mbrojtese ndaj te cileve jane perforcuar ndjeshem pas vales se atentateve dhe vrasjeve ne liban, kane zgjedhur nje vend tejet simbolik per takimin e tyre: nje kishe, ne periferi te Bejrutit ku milicet e krishtere e ato shiite luftonin gjate luftes civile qe mori fund me 1991.

Ky dokument eshte frut i nje dialogu bilateral qe ka zgjatur gati 3 muaj ndermjet perfaqesuesve te CPL (partia e gjeneralit Aoun) dhe Hezbollahut.

Sipas shume vezhguesve, behet fjale per me te rendesishmin tekst politik te hartuar qe nga marreveshja e Taifit te nen shkruar ndermjet deputeteve libanez ne Arabine Saudite qe mundesoi dhenien fund luftes civile.

Krijimi i nje shteti modern, lidhjet libano-siriane , e ardhmja e krahut te armatosur te Hezbollahut , e ardhma e refugjateve palestinez; te gjitha çeshtjet qe jane objekt i nje debati shume te tendosur ne Liban qe tashme 1 vit, jane evokuar nga dy palet nenshkruese.
Ide e zgjidhje jane propozuar per t'u diskutuar ne kuader te nje dialogu kombetar ne te cilin duhet te ftohen te gjitha forcat politike te vendit.

CPL-i dhe HEzbollahu kane bere leshime te dyanshme per te arritur kete platforme te perbashket. Ne dosjen e marredhenieve me Sirine, shume te tendosur qe nga vrasja e ish kryeministrit Hariri si dhe nga ajo e nje ministri te qeverise aktuale, Hezbollahu ka bere leshime te medha, qe vetem shprehja e tyre ka qene e paimagjinueshme nje vit me pare.
Te dy partite, kane bere thirrje per marreveshje "ne kushte te barabarta" ndermjet dy vendeve , bazuar ne sovranitetin dhe pavaresine e secilit shtet. Kane vene theksin gjithashtu te domososhmeria e caktimit te kufinjve te perbashket si dhe te rilidhja e marredhenive diplomatike ndermjet Bejrutit dhe Damaskut.
Kane bere thirrje gjithashtu qe Siria te hedhe drite dhe te zbardhe fatin e dhjetera libaneze qe supozohet te mbahen te burgosur ne Siri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 21:04
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

E ardhmja e Hezbollahut

Pikepamja e Hezbollahut ka qene ajo qe eshte vendosur ne marreveshje lidhur me çeshtjet e sigurise se shteti Libanez.
Perderisa Izrael ka uzurpuar Chebaa dhe kercenon Libanin- preçizon teksti- libanezet duhet te marrin pergjegjesite e tyre e te ndajne ato me njeri-tjetrin mbi misionin per te mbrojtur vendin, per te kosoliduar sigurine dhe mbrojtur pavaresine, pra u duhet atyre te lirojne bjeshket e Chebaa dhe te vazhdojne perpjekjet per te realizuar lirimin e te gjithe te burgosurve libanez ne Izrael"
çeshtja e çarmatosjes se Hezbollahut e kerkuar nga rrezoluta 1559 e OKbse do te dikutohet ne kuader te nje dialogu kombetar [i["me te cilin shpresohet hartimi i nje strategjie te mbrojtjes per te cilen te gjith e do te binin dakord ne te cilen secili do te merrte pjese me pergjegjesite e tij"[i]

Edhe pse Aoun e NAsrallah kane theksuar se alenaca e tyre nuk i drejtohet asnjeres pale politike, ky afrim modifikon rradikalisht spektrin politik libanez.
Ai u pret udhen te gjithe tentativave per te izoluar Hezbollahun te ndermara nga Walid xhumblat dhe ish shefi i luftes i te krishtereve Samir Geagea, i liruar ne korrikun e kaluar nga burgu.

Kjo aleance e re do te kete rastin te testoje efikasitetin e saj ne zgjedhjet e pjeseshme legjislative de do te mbahen ne nga mesi i marsit vitin a ardhshem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 21:28
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > "Terroristet" e Hezbollahut ne koalicion me te Krishteret.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.