Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Kenesianėt gabuan pėrsėri
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Kenesianėt gabuan pėrsėri

Peter Ferrara /“Wall Street Journal”

Që nga fillimi, përfaqësuesit tanë në Uashington i janë qasur rënies ekonomike sipas teorive ekonomike të vjetra kenesiane. Kenesianizmi - emërtuar sipas ekonomistit britanik John Maynard Keynes - është teoria që sugjeron se rëniet ekonomike luftohen duke futur parį në ekonomi për të “inkurajuar kërkesën” dhe për të “hapur vende pune”.

Cili është rezultati i ligjit tonë stimulues kenesian? Rënia ekonomike më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore – 21 muaj deri tani - dhe fundi nuk duket gjëkundi. Huazimi i gati një trilioni dollarë nga sektori privat për të rritur shpenzimet qeveritare me rreth një trilionë dollarë nuk bën asgjë për rritjen e incentivave për investime dhe sipërmarrje.

Faktet flasin vetë: në shkurt 2008 presidenti Bush bëri një marrëveshje me kongresistët demokratë për të kaluar një paketë kenesiane stimuluese me vlerë 152 miliardë për t’iu kundërpërgjigjur rënies ekonomike me rritjen e deficitit. Faktet flasin vetë: në shkurt 2008 presidenti Bush bëri marrëveshje me anëtarët demokratë të Kongresit për të kaluar një paketë kenesiane 152 miliardë dollarë për të luftuar recesionin me rritjen e buxhetit.

Qendra e saj ishte rimbursimi i taksave me 600 dollarë për person, gjë që nuk pati efekt të madh në incentivat ekonomike, siç ndodh me uljen e taksave. Duke mos nxjerrë asnjë mësim nga ky dështim kenesian, të cilin ai mbështeti si senator, presidenti Barack Obama në shkurt 2009 mbështeti paketën e pastër kenesiane prej 787 miliardë dollarësh. Edhe pjesa e uljes së taksave të asaj pakete, që Obama ende vazhdon t’i lavdërojë në publik, ishte krejtësisht kenesiane.

Thelbi ishte 400 dollarë kredi për taksat për çdo punëtor, e cila sërish nuk ka ndikim në incentivat ekonomike. Ndërsa zoti Obama pretendon që ishte premtimi i tij elektoral për uljen e taksave për 95 për qind të amerikanëve, kredia për taksat mbaron vitin e ardhshëm.

Administrata Obama pretendon sukses, jo për shkak të ripërtëritjes, por për shkak të ngadalësimit të rënies ekonomike. Muajin e kaluar u humbën vetëm 216 mijë vende pune dhe ekonomia ra vetëm me një për qind në tremujorin e dytë. Bazuar në retorikën e tij, zoti Obama pret lavdërime nga kushdo që e ka ende vendin e punës. Dobësitë e teorisë ekonomike kenesiane u ekspozuan disa dekada më herët nga Friedrich Hayek dhe Milton Friedman.

Mendimi kenesian u diskreditua në praktikë në vitet ‘70 kur kenesianët as nuk e shpjegonin dot dhe as nuk e kuronin dot inflacionin dyshifror, normat e interesit dhe papunësinë që ishin rezultat i politikave të tyre. Vendimi i Ronald Reagan-it për të flakur politikat kenesiane në vend të politikave të shpërndarjes prodhoi një lulëzim ekonomik 25-vjeçar.

Lulëzimi mbaroi pasi administrata e Bushit braktisi një nga një përbërësit e ekonomisë së Reagan-it, duke arritur kulmin me paketën stimuluese kenesiane në vitin 2008 nga Sekretari i Thesarit, Henry Paulson. Në 2009 u shfaq zoti Obama me sigurinë përjashtuese se gjoja nuk kishte ndodhur asgjë nga kjo histori dhe papritur politika ekonomike kombëtare u kthye në vitet 1930.

Në vend të ndryshimit që prisnin votuesit, zoti Obama shumëfishoi kenesianizmin e zotit Bush. Rezultati është vazhdimi i politikave ekonomike shkatërrimtare që ne kemi patur që prej vitit 2007. Zoti Obama premtoi se paketa e tij stimuluese do ta parandalonte papunësinë të arrinte 8 për qind. Muajin e kaluar ajo arriti 9.7 për qind. Rreth 14.9 milionë amerikanë janë papunë, rreth 9.1 milionë të tjerë kanë ngecur në punë me kohë të pjesshme dhe nuk munden të gjejnë punë me kohë të plotë, dhe rreth 2.3 milionë kërkuan punë vitin e kaluar dhe nuk gjetën. Gjithsej janë 26.3 milionë të papunë dhe me kohë të pjesshme, që e bën shkallën e papunësisë 16.8. Edhe të ardhurat personale kanë rënë në 427 miliardë dollarë që nga kulmi i tyre në maj 2008.

Refuzimi i kenesianizmit në favor të kufizimeve financiare bëri që Franca dhe Gjermania të kishin rritje ekonomike tremujorin e dytë të vitit. India, Brazili e madje edhe Kina komuniste kanë patur gjithashtu rritje. Muajin e kaluar Kanadaja pati rritje të vendeve të punës. Ripërtëritja ekonomike e SHBA dhe ulja e vazhdueshme e papunësisë do të vijë vetëm nga investimet private që krijojnë vende pune. Për këtë nuk ndihmon asgjë në programin e Obamës apo edhe në programin e Bushit në 2008.

Krijimi i rritjes ekonomike afatgjatë ka nevojë për ndryshime themelore në politikat ekonomike – taksa më të ulëta, jo më të larta; furnizim me energji më të lirë, jo më të shtrenjtë; dhe të hiqet dorë nga energjia alternative e pasigurt që mbijeton vetëm me subvencione të shtrenjta nga taksapaguesit. Fatkeqësisht, zoti Obama duket se është ngjitur pas ideve të tij politike dhe kanatet e tij ideologjike duken të fiksuara përjetësisht. Kështu që mos prisni ndonjë ndryshim. Në vend të ndryshimit, prisni kthimin te rezultatet e stilit ekonomik të viteve ‘70.

Autori është drejtor politikave të buxhetit dhe sociale në Institutin e Novacionit të Politikave (Institute for Policy Innovation), ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën e Zhvillimit gjatë presidencës së Reagan-it.

Gazeta Tema

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2009 18:31
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

--------------Tani ketu tek ky artikull ka dicka qe duhet ta kuptojne te gjithe hilene e ketij republikani qe ka bere ket artikull---------------- Keta republikanet jane shume te politizuar ne analizat e tyre --------------Plani Obames ka suxes---jo aq sa pritej por ka kete sukxes---------------Se plani i Obames e ndaloi renien e Ekonomise ---------

-Pra nqs ekonomia do te imagjinohet si trupi i njeirut te plagosu, l ete supozojme Niqo eshte plagosur  nga .......Plumbi  Qorr  ---------Atehere  emerr vesh Obama dhe ve ne funxionim planin e tij ---------Dhe plani i Obames e ndaloi rjedhjen e gjakut nga plaga. e ,........Niqos-----Dhe kjo eshte hapi i pare per tu sheruar--

----Ndersa tani me paketen e dyte do filloje ngritja, e cila ne fakt ka filluar --Me nje fjale do sherohet Niqo komplet dhe do jete gati per te bere  Ashtu   ---

---------Nga ana tjeter ky qe ka bere artikullin nuk thote faktin qe USA humbet biliona dollare nga lufta ne Afganistan --- Dhe akoma me shume humbiste nga lufta ne IRAK , ndaj dukej sikur plani i Bushit nuk kishte suxes------------Por nqs Bush, nuk do kishte financuar me stilin Keinesian , Bankat, Bursen  dhe keto uzinat e Makinave -----dhe ti linte ato te falimentonin sic eshte metoda e te djatheteve, dhe  do ishte bere Katastrofe ------

------DHe pikerisht nderhyrja e Bushit me mjete monetare tek Bankat, Bursa dhe Uzinat e makinave e shpetoi nga shkaterimi dhe i dha nje shtytje per mire ekonomise amerikane----------Pra metoda Keinesianiste nuk ka deshtuar ----------Ajo perkundrazi e shpetoi  USA--------

--Ja si eshte metoda e Keinesianizmit, sepse e lexoja kur isha ne Vlore dhe me pelqente , Librin e kam atje , por e mbaj mend si funxionon --eshte e bukur ,studjohet ne Makroekonomi

------Ne nje moment qe nuk ka fuqi blerese dhe prodhimi ngelet stoqe ne dyqane dhe magazina -----atehere shteti nderhyn me mjete monetare per te RITUR PRODHIMIN .............Por si ?--------Duke ritur SHPENZIMET BUXHETORE--WOW!!!!-------Kjo duket paradox 

------------Ne shikim te pare duken sikur shpenzimet buxhetore  bejne dem--Por subvencinohen  ne radhe te pare ato sektore buxhetore qe hapin vende pune, dhe duke hapur vende pune atehere njerezit qe jane pa pune do fillojne te kene para ne xhepa dhe do shkojne ne dyqane te blejne --duke terhequr mallrat qe kane ngelur pa u terhequr--------Kjo eshte e para.

Dhe cilat jane keto lloj vende pune buxhetore ---Keto jane :--Shkollat,cerdhet , Spitalet ,etj( POR JO MINISTRITE ) , Organizat e ndryshme shoqerore,etj---Keto sektore kane shume funxione pozitive morale ne shoqeri dhe nga ana tjeter edhe punesojne njerez, hapin vende pune per ciftet e reja te shkolluarit, etj 

------Sektor tjeter ku subvencionohet jane Ulja e taxave ne pergjithesi sidomos ne Mallrat e FORTA ------dhe ketu shteti vendos incentive per qytetaret qe konsumojne keto mallra te forta, duke ju dhene edhe para shtese direkt,,ose duke kombinuar me bankat, ----------sepse edhe bankat kane nevoje te bashkepunojne me shtetin sepse edhe ato marrin subvencinonim 

--.Mallrat e forta  jane Blerja e shtepive, Makinave etj--------Ne kete menyre vihet ne levizje sektori me jetik i ekonomise Shitja e shtepive dhe e makinave-------Shitja e shtepive esht jetike --sepse me shitjen e tyre vihet ne levizje nje zinxhir shume i madh i prodhimit ..... Dhe psh ketu ne USA, nga bllokimi shitjes se shtepive erdhi edhe kjo krize skandaloze --Sepse Bankat vendosnin tarifa te larta pagese mujore --dhe kjo beri qe njerezit te mos i paguanin dot dhe shtepite i merte banka prape---Por nuk kishte ku ti shiste ????----------Dhe ne ket menyre Banka ja futi vetes---Por Bushi shpetoi duke  i subvencionuar,pra me Keinesianizem, spese nqs nuk i shpetonte shkateorhej gjithe ekonomia ,

----Pra me dy fjale parimi i Keinesianzmit eshte ky----------Prodhimi ka ndaluar sepse nuk ka kerkese ne treg....,sepse njereizt jane varferuar  per shkak te kapitalizmit qe kerkon vetem te marri te gjitha fitimet per vete,dhe krijon varferi---------------Atehere shteti qe ka mbledhur para nga taxat i ben nje inxhexion shoqerise me mjete monetare, me Para------- U jep njerezve para qe te terheqin mallrat nga Tregu, dhe keshtu ritet kerkesa ne treg---------duke u ritur kerkesa ne treg shiten mallrat dhe fabrikat vazhdojne te prodhojne perseri ------Kete rol shteti ketu e ka shume te thjeshte , se e prodhon vete dollarin dhe loz me Inflacionin ne kuriz te shteteve te tjera.-----

---------Por edhe ne Evrope e aplikojne Keinesianizmin Anglia .France dhe shumica e vendeve evropiano perendimore qekane ekonomi socialiste  duke lejuar nej fare ritje Inflacioni, sepse kjo justifikohet me levizjen e prodhimit, dhe pastaj marin masa te perbashketa me bankat ,sidomos me ato qe i kane shteterore per te hapur me vone sektoret e reja te  prodhimit----Por gjithmone i hapin sektoret e prodhimit ne pergjithesi pasi kane perdorur kete metoden e KEINESIANIZMIT ,flasim gjithmone PER RASTE KRIZASH dhe Stagnacioni te Shoqerise-------

-----Pra Keinesianizmi nuk ka deshtuar -------Gjithe problemi eshte se si e aplikon ai qe eshte ne krye --------Natyrisht Obama beri nje gabim duke dhene nje ulje taxe prej 800  dollaresh , per blerje shpie me duket , Por ajo eshte dicka e vogel------dhe ketu ne USA eshte njecike ters te zbatohet sepse ketu ekonomia nuk eshte e ndikuar nga qeveria aspak, sic eshte en ANGLI, FRANCE, SPANJE, HOLLNDE, SUEDI, FINLANDE, NORVEGJI, DANIMARKE, KANADA etj etj  qe kane nje qendrueshmeri ekonomike ,sepse shteti ka shume ndikim atje ne shvillimin e ekonomise-

-Ndersa ketu duhet njecike mendim te ndryshem nga ai i Evropes se si te zbatosh Keinesianizmin------Ne menyren se si do e zbatoj Obama Keinesianizmin do duket itneligjenca e stafit te tij ekonomik,dhe kjo do duket me paketene dyte te ndihmes -----------Por keta qe shkruajne ne keto gazetat e djatha nuk duhen besuar shume dhe duhen pare me sy kritik-------------

--Une e pelqej shume Keinesianizmin ,kur e kam lexuar me ka befasuar dhe me hyri shume ne qejf Makroekonomia -------Kjo metode aplikohet sebashku me nje metode tjeter e ngjashme si kjo Laises faire, dhe kjo metode ekonomike e shpeton  shoqerine nga ai sistemi qe e fut kapitalizmi i paster qe quhet Dog eat dog society---i jep nje natyre njerezore kapitalizmit ----e ben MODERN, sic eshte sot

 --Dhe une keto  ua  thoshja atyre demokrateve ne Vlore, sepse isha me PD-ne atehere,pro ata ishin pyke ne diell-......... dhe tequanin komunist

, Atehre bisedoja me nje te dashuren time , qe ishte edhe e kulturar edhe i kuptonte gjerat ,por ishte edhe shume kinge -----Venim nga plazhi mernim librat me vete ne makinen time.....diskutonim  per ato gjera qe dinim......benim sex.....diskutonim prape.....prape sex .....pastaj ajo thoshte ---Mondi do me vrasi mami ,ikim se vajtem vone---Dhe ja ndiznim makinen dhe urgjent per ne, shpi ---Ruges ajo me thosh mua :--Mondi me thuaj nje genjeshter ca ti them mamit , qe u vonova .---Une i thoshja :--Per gjeshtra te kam ty, se sa  ke mbaruar shkollen per ate pune (ajo kish mbaruar per Juridik), une s'di te genjej, ti e di ..... --

--Mendoj se kemi qene cifti i vetem  ne Shqiperi qe venim per qejf dhe mernim edhe ndonje liber me vete----Kamedhe nje foto , qe me ka nxjerre ajo, dhe duket libri ne kroskot te makines , po e gjeta foton do e postoj ketu , jo per gje por se kam dale si qofte .... 

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2010 05:35
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

shume gjera te mira ka bere obama per vendin, por gabimi me fatal eshte qe amerika te kthehet ne nje sistem socialist, si evropa.
amerika ka shkelqyer gjithmone si vend kapitalist, dhe vetem ashtu do kete nje ekonomi te forte.
pra, gabimi i obames eshte, se kushdo qe ben me shume se dyqind mije dollar ne vit do taxohet shume me teper, dhe kjo nuk ndihmon bizeneset e vogla, gje qe nje numer i madh punesimi ne amrike vjen nga kto lloj biznesesh.
vetem ne amerike vjen shqiptari apo kinezi etj etj dhe hapin nje dy tre restaurante, apo indiani me gas stations etj etjme planin e obames nuk i leverdis kujt te bej para, se gjysma e me shume do i shkojn ne taxa, kshtuqe i zvoglojn bizenset, numrin e puntoreve, etj

une them se amerikes i shkon kapitalizmi, edhe francezet dhe angelzet vijn ktu te bejn bizenese, se ktu bahen rich, kjo eshte amerika. nuk vjen gje e keqe prej atyre qe kane me shume se ne, vetem te mira, prandaj them larg socializmit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2010 13:05
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Kenesianėt gabuan pėrsėri

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.