Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Ilaēet, nga sot 10% mė tė shtrenjta
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Ilaēet, nga sot 10% mė tė shtrenjta

Çmimet e ilaçeve do të jenë nga sot 10% më të shtrenjta. Pavarësisht deklaratave nga Ministria e Financave dhe ekspertët e shëndetësisë se futja e TVSH-së për barnat nuk do të sillte efekt në çmimin e tyre, në treg po ndodh e kundërta. Nga sa pohojnë farmacistët në kryeqytet, llogaritja e çmimit do të bëhet nga vetë ata bazuar në çmimin e mëparshëm, i cili është i vendosur në pullën e sigurisë. Kjo do të vlejë vetëm për ilaçet, të cilat janë aktualisht në gjendje, ndërsa për furnizimet e reja, pullat e emetuara do të kenë të përfshirë edhe TVSH-në 10%. Sa u përket importuesve, atyre tashmë u ka shkuar udhëzimi për mënyrën si do të faturojnë ilaçet që kanë në magazinë. "Faturës për këto barna do t'i shtohet në fund një tjetër faturë, e cila përfshin TVSH-në. Ky është udhëzimi që ne si importues kemi marrë. Ndërsa për farmacistët nuk kemi dijeni, por mendoj se edhe ata duhet të marrin informacion për mënyrën si do të veprojnë", tha për gazetën kryetari i Shoqatës së Grosistëve, Kastriot Zotaj. Ndërkaq, Ministria e Financave ka argumentuar që me marrjen e vendimit se vendosja e TVSH-së jo vetëm që do të ulë abuzimet e bëra deri tani me çmimet, por nuk do të sjellë asnjë kosto tjetër për qytetarët, "Kemi pasur çmime të kondicionuara dhe rezulton që çmimet e barnave janë të pasakta. Shqipëria importon ilaçe me një xhiro rreth 180 milionë dollarë. Këtu futen mbi 20 milion dollarë në sektorin publik, rimbursimi i shtetit është 60 milionë dhe pjesa tjetër vjen nga kontributi i shqiptarëve me lekë në dorë. Në këtë kontekst ka pasur abuzime për sa u përket çmimeve. Duke vënë TVSH-në, ato do të futen me çmime më të ulëta", kanë sqaruar krerët e Ministrisë së Financave. Sipas tyre, vendosja e TVSH-së pritet të sjellë një rregullim të tregut. Rritja e çmimit të ilaçeve pritet të sjellë reagime tek qytetarët, të cilët shprehen se edhe çmimet aktuale nuk janë aspak të ulëta. Ndërkohë që nga studime të ndryshme të bëra nga Banka Botërore dhe organizata të tjera ndërkombëtare, Shqipëria renditet ndër të parat në rajon për shtrenjtësinë e barnave. Sipas ekspertëve të fushës, kjo vjen për shkak se ne jemi një vend importues dhe jo prodhues. Të gjitha barrierat e sjelljes së barnave në vendin tonë bëjnë që të ketë një rritje të çmimit të tyre. Ndërkohë që vetë grosistët gjatë këtyre viteve të fundit kanë pohuar se rritja e valutës, sidomos e euros, ka ndikuar në rritjen e çmimit të barit. Sa u përket medikamenteve, të cilat janë në listën e rimbursimit dhe pësojnë rritje të çmimit, atëherë rritet vlera e rimbursimit dhe jo vlera e pagesës shtesë që mund të bëjë pacienti. Me shtimin e TVSH-së, ky efekt do të jetë akoma më i lartë në popullatë. Përveç medikamenteve që shiten në tregun farmaceutik, efektet e taksës së re do të kenë ndikim edhe për barnat spitalore. Sipas të dhënave në fund të muajit dhjetor, të gjitha shërbimet spitalore, mjekët specialistë kanë dorëzuar në drejtorinë spitalore të gjitha propozimet dhe sugjerimet për barnat e reja të 2011-s për përdorim spitalor. Sipas Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", kjo do të vihet re kur të nisin tenderët e barnave dhe kompanitë farmaceutike të bëjnë ofertat. Përveç çmimeve të kripura në farmacitë e vendit, sidomos në kryeqytet, përpos ilaçeve, të cilat janë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, shumë herë të rastis të gjesh edhe barna të paregjistruara dhe që hyjnë kontrabandë. Farmacistët kujdesen shumë për t'i "rregulluar" këto ilaçe, në mënyrë që t'u shpëtojnë kontrolleve që kryejnë inspektorët e Qendrës së Barnave, madje disa herë duke i mbajtur edhe në makina, kur nuk kanë nevojë për frigorifer.

Panorama

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2011 21:46
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Ilaēet, nga sot 10% mė tė shtrenjta

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.