Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > Procesi i Paqes ne Lindjen e Mesme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Procesi i Paqes ne Lindjen e Mesme

Bush dhe paqja në Lindjen e Mesme


Nga analisti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Roger Hardy.

Rrethi vicioz i dhunës në Lindjen e Mesme ka errësuar të ardhmen e planit të fundit paqësor për Lindjen e Mesme.

Zbatimi i këtij plani filloi formalisht javën e shkuar, në samitin e Akabës në Jordani ku morri pjesë dhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush. Po çfarë mundet të bëjë tani presidenti amerikan për ta shpëtuar planin e paqes?

Retorikat e ashpra që vijnë nga qeveria e Sharonit dhe nga grupi militant islamik, Hamas, krijojnë spektrin e një lufte frontale mes tyre.

Kjo ende është më shumë rrezik sesa realitet--por nëse ndodh, do ta shkatëronte përfundimisht planin e ri paqësor dhe çdo shpresë për t'i dhënë fund dhunës së mbi dy vjetëve të fundit.

E qartë tani është se angazhimet që u morrën javën e kaluar në samitin e Akabës, lënë shteg për interpretime nga më të ndryshmet.

Amerikanët menduan se kryeministri izraelit, Ariel Sharon kishte rënë dakord të mos bënte më vrasje nga ato që Izraeli i quan "në objektiv"- dhe për këtë tentativa për vrasje e zyrtarit të lartë të Hamasit Abdel-Aziz Rantissi, i çuditi, por dhe i zemëroi.

Ata gjithashtu menduan se z. Sharon ra dakord që t'i jepte një shans kryeministrit palestinez, Mahmoud Abbas për ta bindur Hamasin që të binte dakord për një armëpushim.

Por veprimet e Izraelit që nga samiti, sugjerojnë se z. Sharon është kundër kësaj ideje dhe beson se shkatërrimi i Hamasit është e vetmja mënyrë për të ndaluar sulmet vetëvrasëse si ai në Jeruzalem të mërkurën.

Deri tani, me përjashtim të fjalëve të ashpra me të cilat ka dënuar dhunën, Xhorxh Bushi nuk ka dhënë ndonjë ide se si mendon ai ta shpëtojë planin paqësor me të cilin është e lidhur fuqishëm vetë besueshmëria e tij.

Analistë të ndryshëm thonë se pa praninë në terren të amerikanëve, të dy palët nuk do të kenë mundësi të zbatojnë qoftë edhe hapat e para që parashikon plani i fundit i paqes.

Në rajon këtë javë pritej të arrinte një ekip vëzhguesish amerikanë, i drejtuar nga një diplomat me eksperiencë. Por tani duket se ekipi nuk do të arrijë deri javën e ardhshme.

Ndërkohë, ka rrezik se dhuna, që për momentin është në shtim e sipër, do të vazhdojë.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2003 00:37
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Arafati mbetet nė lojė

Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon ndjek një linjë të qartë: ai dëshiron që presidenti palesitnez Jaser Arafat të mos jetë më partner bisedimesh për Perëndimin. Në vend të tij ai i mbështet shpresat për procesin e paqes në Lindjen e Mesme tek kryeministri palestinez Mahmud Abaz. SHBA e mbështesin Sharonin në këtë plan, ndërsa evropianët, të cilët bëjnë pjesë në kuartetin e paqes për Lindjen e Mesme, duan që Arafati të vazhdojë të jetë partner bisedimesh.

Tri orë bisedime në Downing Street 10 në Londër shërbyen për afrimin e pozicioneve mes kryeministrit të Izraelit Ariel Sharon dhe kryeministrit britanik Toni Bler. Vetëm në një cështje qëndrimet vazhdojnë të jenë të kundërta dhe pikërisht kësaj cështjeje Sharon i kushton rëndësi të vecantë: Britania e Madhe ashtu si edhe shtetet e tjera evropiane duan që të vazhdojnë kontaktet me presidentin paelstinez Jaser Arafat, megjithëse Izraeli e kundërshton kategorikisht këtë, duke paralajmëruar madje, se kjo mund të dëmtojë procesin e paqes. Ariel Sharon sic duket shpresonte ta bënte për vete Toni Blerin. Uashigntoni ndërkaq ka pak kohë që ka nisur ta përkrahë linjën e Sharonit, i cili do ta injorojë Arafatin tashmë të izoluar plotësisht në Gaza. Toni Blerit si mik i Uashingtonit i duhet tani të përpiqet të mbrojë linjën e BE-së, i cili nuk ka ndonjë konmsideratë të vecantë për politikën e Sharonit, madje ndonjëherë e cilëson atë si të paekujlibruar.

Jaser Arafati pra mbetet në lojë. Megjithëse në fund të vitit të kaluar ai pranoi t“ia kalojë kompetencat kryeministrit Mahmud Abaz, i cili u emërua në pranverë në këtë post. Arafat fillimisht u përpoq të kufizojë kompetencat e kryeministrit të ri dhe më pas ai përpiqej të pengonte në prapaskenë politikën e tij. Pasi Abaz ra dakord me Izraelin dhe SHBA për planin e paqes "road map", Arafati menjëherë e cilësoi atë si tradhëtar. Shkas për këtë ishte fakti që Abaz mori përsipër të përmbushë një pjesë të detyrimeve të parashtruara sic ishte p.sh. carmatimi i grupeve radikale palesitneze, ndëkrohë që Izraeli ishte i gatshëm të lironte vetëm një numër të vogël të të dënuarve. Një arësye tjetër ishte, se Arafati gjithnjë e më shumë pëpriqej me mos e humbasë pushtetin.

Arafat dhe Abaz të martën u pajtuan sërish në mënyrë zyrtare dhe u përbetuan se do të bashkëpunojnë. Por përvoja e mujave të fundit ka treguar, se sa pak vlerë kanë këto përbetime, të cilat janë pasuar vazhdimisht nga probleme të reja. Izraeli mund ta kufizojë një rrezik të tillë duke e mbështetur me vepra konkrete kryeministrin Abaz. Fjala është këtu për veprime që t“i krijojnë përshtypjen popullit palesitnez, se politika e shpallur e paqes ia vlen vërtetë shumë më tepër se Intifada e mbështetur nga Arafati, gjë që u ka sjellë palestinezëve vetëm vdekje dhe vuajtje si dhe ditët e zeza të pushtimit. Shpesh herë madje janë krijuar rrethana jashtëzakonisht të vështuira, sic ishte pushtimi që zgjati deri në vitin 1993 kur u vendos marrëveshja e Oslos.

Abaz shpesh herë ka deklaruar, se tashmë duhet t“u jepet fund të tilla veprimeve. Ndaj ai ka kërcënuar forcat radikale, vecanërisht Hamasin dhe Xhihadin që në rast nevoje do t“i imponojë me dhunë që të heqin dorë nga sulemt. Të dyja këto grupe sidoqoftë e kanë pranuar tani marrëveshjen e armëpushimit, por ende nuk duan që t“i dorëzojnë armët. Abaz duhet t“i mbledhë këto armë. Jo për hir të Sharonit, por për interesat e veta: atij i duhet të konsolidojë autoritetin e vet.

Ju ftoj te gjitheve te jepni mendimin tuaj nese do te arrihet ndonjehere paqe ne rajonin e LIndjes se Mesme, cilat jane pengesat ne rruges e paqes dhe prosperitetit per popullin palestinez. Perse shkelen ne menyre te vazhdueshme, te qellimshme dhe kriminale te gjitha rezolutat e Keshillit te Sigurimit te OKB-se nga Izraeli, perse shkelen te drejtat e njeriut me te dyja kembet dhe bota (Amerika dmth) ben nje vesh shurdh e nje sy qorr, perse Izraeli ketu e 45 vjet (qe kur u krijua dmth) perben burim destabiliteti, cilat jane shkaqet qe s'pranohet nga fqqinjet e tij arabe, kur do pranohet si shtet me te drejta te plota prej tyre, cilat jane fuqite e medha e kane interesa ne rejon, si kane luajtur ato, me cfare mjetesh, etj etj etj. Ka me qindra qyetje mbi keto argumenta te lartpermendura dhe , ma do mendja, secili nga ju do kete perjigjet e tij. Le ti hedhim ketu ne kete forum e ti diskutojme se bashku. Cdo pikepamje eshte natyrisht e mirepritur, pasi dialogu eshte ai qe con nje shoqeri te civilizuar perpara.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2003 00:52
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Izraeli njofton lirimin e 100 militantėve palestinezė

Qeveria e Izraelit e miratoi propozimin e kryeministrit Ariel Sharon për lirimin nga burgu të 100 ekstremistëve të tjerë palestinezë, një hap që duket se do të çojë përpara planin e paqes të mbështetur nga SHBA-të. Kabineti votoi dje 14 me 9 pro lirimit të militantëve palestinezë. Ky hap ndërmeret dy ditë para vizitës në SHBA të kryeministrit Ariel Sharon ku ai do të takohet të martën me Presidentin Bush. Zyrtarë izraelitë kanë rënë dakord, dje, të kalojnë dy qytete të Bregut Perëndimor nën kontrollin palestinez dhe të heqin tri postblloqe ushtarake në zonat palestineze. Ata thanë se hollësitë e këtyre veprimeve do të diskutohen me zyrtarë palestinezë të sigurimit gjatë ditëve të ardhshme. Ndërkohë, dje trupat izraelite kanë lëvizur nga disa pika kontrolli afër Hebronit dhe Ramallahut, duke hapur rrugën për në 100 fshatra palestineze për herë të parë, që kur nisi revolta në shtator të vitit 2000. Presidenti Bush kërkon të bëhet përparim në kuadrin e planit të paqes midis Izraelit dhe palestinezëve. Takimi i tij ditën e martë me Sharonin bëhet pak ditë pas bisedimeve që ai zhvilloi të premten në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin palestinez, Mahmud Abaz. Pas takimit, Presidenti Bush shprehu mbështetje të fortë për Abaz-in. Ai kritikoi edhe ndërtimin e një muri izraelit sigurie, që ndan Izraelin nga Bregu Perëndimor. Në një konferencë të përbashkët shtypi me Abas, Presidenti Bush tha se muri është një problem, të cilin ai e ka diskutuar me kryeministrin Sharon.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2003 13:01
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Izraeli liron tė burgosur te tjere palestinezė

Izraeli ka liruar më shumë se treqind palestinezë nga burgjet e tij si hap të vullnetit të mirë për të ndihmuar në avancimin e planit të paqës të sponsorizuar nga amerikanët.

Ata u dërguan me autobusë me roje të armatosura nga burgjet dhe kampet e ndalimit në Izrael deri në pikat e kontrollit në Bregun perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Anëtarët e familjeve të tyre brohoritën dhe duartrokitën kur filluan t'i shihnin autobusët.

Të liruarit i përkasin dy kategorive: ata që janë mbajtur pa gjyq dhe të tjerët të shpallur fajtorë për shkelje si hedhje të gurëve mbi ushtarët izraelitë apo se kanë patur mjete shpërthyese.

Asnjë prej tyre nuk është i shpallur fajtor për vrasje.

Autoritetet palestineze thonë se numri i atyre që po lirohen është i parëndësishëm në krahasim me gjashtë mijë që mbahen nga Izraeli.

Një zëdhënës i grupit militant islamik, Hamas, e quajti këtë si shfaqje për media dhe tha se armpushimi aktual nuk do të qëndronte nëse nuk lirohen të gjithë të burgosurit.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2003 23:57
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Varrosen 20 viktimat e shpėrthimit nė Jeruzalem

Ka nisur dje varrimi i viktimave të shpërthimit të autobuzit nga një kamikaz palestinez në Jeruzalem. Zyrtarë palestinezë thanë se kryeministri Mahmud Abaz ka ndërprerë kontaktet me grupet ekstremiste “Hamas” dhe “Xhihadi Islamik”, pasi ato morën përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm të makinës bombë në Jeruzalem, ku humbën jetën 20 veta. Abaz po zhvillonte bisedime me përfaqësuesit e ekstremistëve kur autori i sulmit hodhi veten në erë në një autobuz plot me njerëz. Zyrtarë të “Hamasit” dhe të “Xhihadit Islamik” thanë se shpërthimi nuk do të thotë se ka përfunduar armëpushimi i shpallur nga grupet ekstremiste në fund të qershorit. Ndërkaq, Radioja izraelite njoftoi se Izraeli ka në plan të rrethojë Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të djeshëm. Izraeli bllokoi gjithashtu të gjitha kontaktet me Autoritetin Palestinez dhe anuloi dorëzimin forcave të sigurimit palestinez të dy qyteteve, Kalkilja dhe Xheriko. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara dënuan shpërthimin e fundit vetëvrasës të një autobuzi në Jeruzalem. Zëdhënësi Sean McCormack tha se Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin me fjalët më të ashpra, që mund të ekzistojnë. Zëdhënësi McCormack e cilësoi shpërthimin një akt të shëmtuar. Ai tha se populli amerikan mendon dhe lutet për familjet e viktimave dhe për të plagosurit. Shpërthimi tronditi gjendjen relativisht të qetë, që kishte ekzistuar për 7 javë me radhë. Nga fundi i qershorit, disa grupe ekstremiste shpallën një armëpushim të njëanshëm.
Presidenti Bush u pyet rreth armëpushimit gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët afër fermës së tij në Teksas. Ai tha se vetëm armëpushimi nuk do të sillte paqen në rajon dhe shtoi se është shumë më e rëndësishme që të shkatërrohen grupet terroriste, që shkaktojnë viktima të pafajshme. “Zgjidhja përfundimtare, që për mendimin tim mund të arrihet me shpejtësi, është gjetja e personave, që mendojnë se vrasjet janë mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve shumë të vështira në Lindjen e Mesme”.
Presidenti shtoi se Autoriteti Palestinez mund të mbështetet tek ndihma e Shteteve të Bashkuara, ndërsa përpiqet të realizojë këtë detyrë të rëndësishme. “Mendoj se Autoriteti Palestinez duhet të vazhdojë të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe me vende të tjera të interesuara për shkatërrimin e organizatave terroriste dhe të kërkojë ndihmën e domosdoshme në mënyrë që të bëjnë atë që duhet të bëjnë, e që është shkatërrimi i organizatave, të cilat synojnë të vrasin njerëz të pafajshëm për të parandaluar përparimin e procesit të paqes”. Një krah i grupit ekstremist “Xhihadi Islamik” mori përgjegjësinë për shpërthimin më të fundit vetëvrasës të një autobuzi në Jeruzalem. Edhe anëtarë të grupit ekstremist “Hamas” kanë marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por udhëheqësit e kësaj organizate thanë se “Hamasi” nuk ishte përzjerë në këtë sulm.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2003 01:09
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Refugjati
refugjat

Regjistruar: 16/04/2004
Vendbanimi: atje mbas kalaje ne nje bace me lule
Mesazhe: 33

Turp te kesh qe ben edhe keto pytje.Dukesh edhe i rritur.

Haj enri.
Nuk kam shume kohe per te humb,qe ti pergjigjem temes tende qesharake.
Ne rrdhe te pare do te doja te pyesja se per cfare procesi paqeje e ke fjalen?Me bere te qesh.Sa te jete e fuqishme amerika nuk do te kete proces paqeje ne midle east,por do te kete proces lufte patjeter.Qeveria amerikane eshte e perbere nga cifute dhe si e tille do te ndhmoje dhe perkrahe cifutet apo israelin me thjesht.Israelit nuk i behet vone fare se cfare mendojne palestinezet apo te drejtat e tyre.Per sa i perket te burgosurve qe isreli ka liruar , dije se keto te burgosur jane shumica femije dhe pleq qe skane te bejne fare me terrorizem.Cfare eshte terrorizem xhanem?Te luftosh per te liruar vendin tend eshte terrorizem?
Per sa i perket te vrareve nga ana e cifuteve ,dije se nqs palestinezet vrasin 10 cifut ,cifutet vrasin me mijera prej tyre dhe kryesisht naten dhe nga qielli.Por dije se shume shpejt,inshallah, dhe cifuteve do ti vije denimi nga qielli nga I MADHI ALLAH.

Nje pyejet kisha per ty enri.MOS je cifut?

KIsha shume deshire te te shkruaj shume me gjate dhe me komentime perreth temes tende por jam shume i zene me te thene te drejten.BYE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Prill 2004 14:30
Refugjati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Refugjati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Refugjati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Refugjati Shto Refugjati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Refugjati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Refugjati=naiv??

Ku di gje une ,keshtu me dukesh mua ti,ne rradhe te pare nuk marrke vesh fare nga politika plako ,e ngaterron politiken me fene,dhe ne rradhe te dyte ato te burgosur qe liroi Izraeli nuk ishin femije apo pleq,per mua ata ishin luftetare per lirine e vendit te tyre,ja dhe nje lajm i fundit:Kryeministri Palestinez shpreson qe zgjedhjet ti fitoje Bushi,si te duket kjo ty?apo edhe ai eshte i shitur tek amerikanet?Amerika ka 100vjet qe ben politiken nderkombetare dhe vendos per fatet e cdo konflikti,dhe do vazhdoje akoma ta beje kete,Allahu yt ka toleru gjera edhe me te medha ,nuk ka per ta pengu,inshallah.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2004 16:08
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Refugjati
refugjat

Regjistruar: 16/04/2004
Vendbanimi: atje mbas kalaje ne nje bace me lule
Mesazhe: 33

beterrit

Beterrit,

Me fal qe nuk mundem qe ti jap pergjigje komentit tend por kjo ndodh sepse.............................(it is not worth it at all).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Maj 2004 18:05
Refugjati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Refugjati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Refugjati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Refugjati Shto Refugjati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Refugjati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Refugjati.....

Jep edhe ti mendimin tand mar plako,nuk desha me te ofendu,e respektoj me te vertete popullin palestinez,por mendoj qe edhe ata duhet te kene nje aleat te forte per te fituar shtetin e tyre,nuk jam ne asnje menyre adhurues i Izraelit,per mu Judet jane kanibale,me nje politike pro-Amerikane palestina shume shpejt kishte fituar shtetin e vet,u duhet vetem nje klase e re politike me njerez te zgjuar(kurrsesi Hamas e Hesbollahu).

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2004 19:56
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Refugjati, mos ke bere shkollen e mesme ne medrese ti?? Jo kot po pyes mos ma merr per te keq, edhe shoket e mi qe kane qene ne medrese po keshtu flasin.

Refugjati mos u shpreh keshtu se je shume gabim:

^^Sa te jete e fuqishme amerika nuk do te kete proces paqeje ne midle east,por do te kete proces lufte patjeter.^^

Amerika e ka ne interes te saj te kete paqe ne Lindjen e Mesme qe te mos kritikohet e te fajsohet per cdo gje ne ne ate rajon. Amerika gjithmone ka qene mediatori aty per PAQE e asnje here ska nxitur lufte. Klintoni kur therriti te dy liderat palestinez e israelit!!

^^Qeveria amerikane eshte e perbere nga cifute dhe si e tille do te ndhmoje dhe perkrahe cifutet apo israelin me thjesht^^
qeveria amerikane nuk eshte e perbere nga cifute !!!!!!! sa me e dit ti edhe amerikanet si kane me shume qejf cifutet. Te pyes dicka une ty: Pervec amerikes kush i perkrah Izraelitet? Izraelitet per mijra vjet kane qene ne rrezik te zhdukjes nga popullata me te medha si arabet, evropjanet, e ruset. Edhe nuk eshte cudi qe prap keto vende abuzojne izraelin.

^^Cfare eshte terrorizem xhanem?Te luftosh per te liruar vendin tend eshte terrorizem?^^
Terrorizem eshte te vrasesh njerez te pafajshem per politiken edhe sic e shikon nuk ZGJEDH asgje. Te luftosh per te liruar vendin tend eshte kur ndjek Rules of Engagement, luftosh me nder etj etj.
A e mban mend luften clirimtare te vertet qe popujt arab i bene izraelit. Ushtria arabe ishte pa ekzagjerim qindra here shume me e madhe se izraelitet por prap cifutet e fituan.

Cfare drejtesi po ben Palestinian Authority kur ska kapur ndonje grup terroristesh pastaj kerkon drejtesi nga Amerika. Prandaj edhe amerika ja ka bere te qarte ke Procesi i lindjes se Mesme nese nuk ndalon terroristat ke vendi yt si mund ta mbash sovran e te kontrolluar vendin. Procesi i paqes per lindjen e mesme DUHET te jete nga te DYJA ANET!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2005 18:18
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > Procesi i Paqes ne Lindjen e Mesme

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.