Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Parku eolik kėrcėnon parajsėn e fundit nė Evropė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Parku eolik kėrcėnon parajsėn e fundit nė Evropė

Projekti për parkun eolik më të madh në Evropë, kërcënon shkatërrimin e bregdetit dhe, ndoshta, përbën shkelje ligjore

Besar Likmeta/Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare po kërcënon shkatërrimin e një prej pjesëve të fundit të pastra të Evropës, si dhe po shkel ligjet e veta, duke lejuar një kompani italiane, që vepron përmes një dege në Shqipëri, të ndërtojë një park për energjinë e erës në një zonë natyrore të rezervuar, përfshirë edhe parkun kombëtar të Llogarasë.

Një vendin i qeverisë i ka kaluar më shumë se 97 hektarë tokë kompanisë italiane,Moncada Energy Group, e cila përmes filialit të saj në Shqipëri, Enpower Albania, dëshiron të ndërtojë një park eolik 500 megavat, ndërsa leja përkatëse mjedisore mund të jetë ilegale në bazë të ligjit shqiptar “Për mbrojtjen e zonave të mbrojtura”. Balkan Insight mund te vërtetojë.

Projekti madhështor energjetik, që është shpallur si parku i energjisë së erës më i madhi në Evropë, pritet të jetë gati për firmosje sot, kur Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do të vizitojë Shqipërinë.

Balkan Insight mësoi, gjithashtu, se qeveria ka ndryshuar ligjin mbi transferimin e pronës publike, disa javë para miratimit të projektit të kësaj kompanie, megjithëse autoritetet mohojnë që ndryshimi i ligjit të jetë kryer për llogari të Moncada-s.

Protestat

Shoqatat ambientaliste protestojnë për faktin që Ministria e Mjedisit lëshoi një leje për park të energjisë së erës, ndërkohë që Gadishulli i Karaburunit është një rezervat natyror i mbrojtur, si një nga zonat më të pastra të Mesdheut.

Megjithëse Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë leje për ndërtimin e parkut energjetik në shtator 2008, pasi Ministria e Mjedisit dha lejen mjedisore, kompania Enpower ende nuk ka plotësuar një studim leverdishmërie, dhe nuk ka vërtetuar ende se atje ka erë të mjaftueshme për të justifikuar ndërtimin e parkut.

Megjithatë, disa ekspertë kanë vënë në dukje se, edhe nëse ndërtohet, Shqipëria nuk do të përfitojë asnjë kilovat, për shkak se energjia e prodhuar do të dërgohet menjëherë në Itali. Moncada e ka pranuar këtë fakt edhe para shoqatave ambientaliste shqiptare.

Përfaqësuesi ligjor i Enpower në Shqipëri, Andi Memi, nuk pranoi të intervistohet mbi projektin. Ai i transferoi pyetjet te një grup inxhinierësh të punësuar nga kompania. Inxhinierët refuzuan gjithashtu të përgjigjen, ndërsa shumë e-maile dërguar te kompania në Itali, mbetën pa përgjigje. Enpower Albania është pjesë e Moncada Energy Group.

Me një kapacitet të instaluar prej 500 megavatësh, projekti mund të jetë më i madhi park energjetik tokësor në Evropë. Projekti përfshin ndërtimin e një linje transmetimi nga Vlora në Brindizi. Një kabull 400 kV, 145 kilometra i gjatë nën Adriatik, do të lejojë transmetimin e energjisë së prodhuar në Llogara. Projekti ka një kosto prej 1.25 miliardë eurosh dhe pritet të nisë në vitin 2010.


-----------------------------------------------------------------

Shqipëria nuk do të përfitojë energji nga projekti

Zgjidhje për krizën energjetike?

Askush nuk dyshon se Shqipëria ka nevojë të madhe për më shumë energji dhe se energjia e pastër është më e mira nga të gjitha. Por, ekspertët në Entin Rregullator të Energjisë, thanë se Shqipëria nuk do të përfitojë energji nga parku energjetik Llogara-Karaburun. E gjithë energjia do të eksportohet.

“Ata pranuan se asnjë kilovat nuk do të qëndrojë në Shqipëri,” - tha Mato. Por, edhe nëse Shqipëria do të dojë ta blejë energjinë e prodhuar në Llogara, nuk do ta ketë të mundur. Arsyeja qëndron në atë që ekspertët e përshkruajnë si mosvijueshmëria. Pra, nëse prodhon energji me erë, duhet që në të njëjtën kohë të mbash në punë një aset tjetër prodhues për ta futur në rrjet, nëse era pushon.

“Përdorimi i energjisë së prodhuar nga era, nënkupton se një burim tjetër energjie, duhet të mbahet në punë për të siguruar furnizim konstant,” - thotë Agim Nesho, drejtor i Licencave në ERE. “Shqipëria përdor një hidrocentral të vogël, prej 25 MW për këtë qëllim dhe rrjeti ynë nuk mund të përballojë një aset kaq të madh sa projekti i Moncada”.

Pavarësisht të gjitha këtyre problemeve, kompania italiane duhet që, gjithashtu, të provojë se në Karaburun ka erë të mjaftueshme për të prodhuar energji. Për ta bërë këtë, duhet të masë shpejtësinë e erës në kushte reale, në një lartësi prej 50 metrash, për një kohë të gjatë. Megjithatë, para se të vërtetohet nëse ka apo jo erë, qeveria i ka transferuar 970 mijë metra tokë. Që të prodhohet energji, është e nevojshme që të fryjë erë me shpejtësi më të madhe se 22 kilometra në orë

Sipas z. Mato, Shqipëria nuk ka asgjë për të fituar nga projekti dhe ka shumë për të humbur. “Nuk e kuptoj se pse na shërben ne ky projekt”, - thotë ai.



________________________

Artikulli eshte publikuar dje,dhe sic pritej u firmosen,ne prani te Berlusconit dhe Berishes, te gjitha bashkepunimet(gjithsej 6 akorde)nga autoritetet kompetente te te dy paleve governative.


Premieri italian i ka quajtur shume te mira dhe ne rritje raportet midis dy shteteve duke shjeguar qe koezioni "shprehet me gjera shume te thjeshta" ,e mjafton te konsiderosh qe be shkollat italiane ka mbi 8000 nxenes shqiptare dhe neper universitete mbi 18 mije studente te rregjistruar...etj..

Karaburuni dhe Llogoraja do te prishen ne emer te nje zhvillimi,fjala me e abuzuar keto dite,qe do te sakrifikoje mjedisin...dikush e beson vertet,dikush tjeter eshte me skeptik,por ajo qe qendron eshte se Shqiperia po trasformohet ne nje rrjet laboratoresh per shtetet e tjera,ne nje periudhe krize kur te gjithe mundohen te rimekemben e sigurisht nuk na e duan te miren.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2008 12:06
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mendoj se nga kundershtaret politik ka xhelozi ekstreme per investimet miliardeshe.Keta te fundit kane leshuar lukunine e zagarve te mediave nen obrellen e tyre, te cilet po lehin si qen te terbuar.Vetkuptohet qe keto investime strategjike jane nje shuplake e forte per keta lloj zagaresh disa muaj para zgjedhjeve.Gjer dje keta llapaqen cirreshin se nuk po vijne investitore te huaj ,ndersa tani qe ata vijne e krahasojne ardhjen e tyre si ardhjen e fashisteve me 1939.Cfare duan keta lango?Mos duan qe te vijne larot greke?Greket moren nje shuplake te forte e se bashku me ta edhe larot e tyre ne Shqiperi.Ju them ketyre llapaqenve se Gerqia e tyre nuk ka bythe te beje investime kaq strategjike.Greqia eshte nje vend i prapambetur ne krahasim me Italine dhe fuqia ekonomike e saj e ka hapin shume te vogel.Do te ndjekim edhe reagimin e Athines ne lidhje me dacken qe i dha Berluskoni.
Sigurisht fqinji jone i pertejadriatikut mendon per vete,por edhe neve mire na behet.Nga sa degjova une Shqiperia do te perfitoj 20% nga energjia e prodhuar ne parkun qe prodhon energji nga era,plus bonuset e tjera.Turbinat mund te mos vendosen ne gadishull,por ne malin e Shashices mbi Vlore.Kjo do te ish zgjedhja me e mire,sepse ai eshte nje mal i thate e pa peme.
Ndersa per gas ne kemi nevoj te madhe,per te furnizuar si popullaten ashtu edhe TEC-in ne Vlore.
Une i mbeshtese keto investime starategjike,por qeveria duhet te veproje me kujdes ne menyre qe Shqiperia mos te demtohet ekologjikisht.Keta investitore te huaj kane leverdi qe bejne ndertime te tilla,sepse taksat jane te ulta dhe nuk e di nese Shqiperia ka ligj qe i detyron keto kompani te paguajne per emetimin e CO2.Ne cdo vend te BE paguhet goxha pare per CO2 qe clirohet nga industria.Ata qe merren me keto probleme nuk duhet t'ju shpetoje asgje,ne menyre qe CO2 i cliruar te kompesohet me mbjellje pemesh apo dicka tjeter.Nevojat e Shqiperise per energji nuk jane kushedisecfare te medha,prandaj ndertimet e HEC-ve dhe TEC-ve qe po ndertohen,se shpejti do ta zgjidhin problemin.Njerez mos u shqetesoni nga tellallet e opozites dhe te mediave ne dispozicion te tyre.
Qente le te lehin karvani le te shkoje perpara!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2008 14:49
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Parku eolik kėrcėnon parajsėn e fundit nė Evropė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.