lorie
you fascinate me...
Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
Jam dakort me Deb. Asnjeri nuk eshte imune prej dashurise ashtu sikurse asnjeri nuk eshte imune prej dhimbjes. Nqs dashuron, do kesh edhe vuajtje. Nqs do e lesh zemren te 'ndjeje' ndonje fare ndjenje, atehere i ke hapur dyert e saj te ndjeje cdo lloj ndjenje. Ne fakt ata qe dashrojne jane njerezit me te guximshem. Ketu duke sqaruar qe dashuria nuk eshte nje ndjenje ne ajer 3-4 vjetore, e kam fjalen per dashurine qe lidhet me commitment, sakrifice, respektin dhe pranimin e diferencave te tjetrit, nje dashuri e thelle, eshte e veshtire por kam pershtypjen behet me thjeshte dhe me e bukur kur dy persona kane floke gri dhe rrudha ne fytyre teksa ndihmojne njeri-tjetrin te marrin ilacet e rradhes . Dhe te perjetosh nje dashuri te tille, qe ka nje intimitet ne cdo shkalle,shpirteror, emocional,fizik, intelektual etj, perfshin nje risk.
Por, qe ta zgjeroj me shume temen( se ne fund te fundit dashuria eshte me e gjere se ajo e nje vajze dhe djali) do thoja se te duash nje miken apo mikun tend, nje vella apo moter, nje komshi/je, nje mbese apo nip, nje nene apo baba, kusheri/re etj ,cdo lloj dashurie perfshin dhe riskun e dhimbjes perbrenda. Nqs nuk do kishe friken se do e humbje ate person, apo nuk do shqetesoheshe per mireqenien e atij personi, apo nuk do beje perpjekje per tia permiresuar jeten atij personi, atehere nuk dashuron.
The more you love, the more fear increases inside of you.
Kete te fundit besoj e perjetojne shume nenat. Une s'jam nene vete por kam dy nipera te mbrekullueshem qe sikur te qajne per 5 minuta se u plagosen duka luajtur gjekundi, me vjen ti marr ne krahe dhe ti qetesoj. Ka raste qe duhet te vetepermbahem qe te mesojne te qetesojne veten e tyre por gjithcka brenda meje thote te kunderten. Duke menduar keto, them me vete se mami im eshte nje zemerluaneshe.
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|