Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > Pushtimi I Irakut Ndihmė Apo Pengesė Nė Luftėn Globale Kundėr Terrorizmit???
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Pushtimi I Irakut Ndihmė Apo Pengesė Nė Luftėn Globale Kundėr Terrorizmit???

JEREMY BRAINSTAIN RFER/RL

Një vit më parë,presidenti amerikan Xhorxh Bush, foli para asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke paraqitur rrezikun që përfaqësonte Sadam Huseini për sigurinë ndërkombëtare. Pavarësisht nga vendimet e Këshillit të Sigurimit, Bushi atëhere tha se Amerika kishte vendosru të vepronte.

" Ne nuk mund të qëndrojmë anash dhe të mos bëjmë asgjë për rrezikun që po shtohet. Ne duhet të marrim përgjegjësitë për sigurinë tonë, dhe për shpresat dhe të drejtat e përhershme të njerëzimit. Për shkak të traditës dhe të zgjedhjes së saj Shtetet e Bashkuara do të veprojnë", tha Bush.

Argumenti themelor i presidentit Bush ishte se Sadami zotëronte armë të shkatërrimit në masë dhe po zhvillonte të tjera. Njëherësh ai e lidhi regjimin e Irakut me grupin terrorist të Al-Kaidës. Gjatë kohës së luftës në Irak, ekspertët nuk mundën të shihnin ndonjë grup terrorist ndërkombëtar, me prani të madhe në Irak. Por shumë ekspertë tani i druhen faktit se lufta në Irak, dhe kaosi i krijuar që nga rënia e Sadamit, mund të shkaktojnë sjelljen e grupeve terroriste në vend. Historiani Jusuf Shueri, ekspert mbi shtetet moderne arabe në Angli, thotë se vendosja e trupave amerikane në Irak, po shërben si magnet për të tërhequr një numër strukturash antiamerikane drejt këtij vendi.


" Ajo që bënë amerikanët ishte thjesht që i hapën kufijtë e Irakut për terroristët ndërkombëtarë, në kuptimin se u shpërbë ushtria irakene, forcat e sigurisë dhe tani çdokush mund të hyjë në Irak nga Irani, Turqia, Siria Arabia Saudite dhe Kuvajti dhe askush nuk mund t'i ndalojë ata", thotë Jusuf Shueri.

Ndërkaq Richard Evans, analist në një qendër britanike studimesh, shprehet se mes regjimit laik të Sadamit dhe radikalëve islamikë të Al-Kaidës kishte pak gjëra të përbashkëta.

" Bin Ladeni dhe ata që e ndjekin atë, në fakt nuk kishin ndonjë rëndësi për regjimin bathist siç ishte ai që përfaqësonte Sadam Huseini. Se si është gjendja sot në terren, kjo është një pikëpyetje e madhe. Nuk dihet se në çfarë shkalle pjesa e mbetur e regjimit bathist po bashkëpunojnë me luftëtarët e Xhihadit, pavarësisht nësa ta i takojnë organizatës Ansar Al Islam apo Al Kaidës", thotë Evans.

Ndërkaq lidhur me gjendjen aktuale Shueri shton.


" Në fakt ata nuk kanë nevojë që të bien dakort ideologjikisht apo nga pikëpamja filozofike, madje ata as nuk kanë nevojë të takohen. Të dyja palët kanë të njëjtin qëllim. Duan të përzënë forcat e koalicionit, por punojnë me metoda të ndryshme dhe operojnë sipas programeve të ndryshme. Unë nuk mendoj se aktualisht ka ndonjë bashkërendim konkret mes Sadam Huseinit nga njëra anë dhe Bin Ladenit nga ana tjetër", thotë Shueri.

Ndërkaq nga ana tjetër eksperi Evans thotë se Bin Ladeni dhe Al Kaida janë vetëm një anë e pamjes që ofron sot terrorizmi global. Megjithëse ata mund të shërbejnë si frymëzues për grupe të tjera që të kryejnë aksione terroriste, lidhja mes tyre shpesh është iluzore.


" Me pak fjalë ajo me të cilën ne po përballemi tani është një lëvizje terroriste globale e islamit radikal, ku Al Kaida është vetëm një pjesë e saj", thotë Evans.

Megjithatë presidenti Bush përsëriti sërisht këto ditë se Iraku është fronti kryesor në luftën kundër terrorizmit dhe se është shënuar përparim në këtë luftë.


" Ne po luftojmë luftën kundër terrorit në shumë fronte dhe fronti kryesor për momentin është ai në Irak. Ne jemi duke bërë përparim të dukshëm drejt arritjes së objektivave tona dhe do të vazhdojmë të përparojmë", tha Bush. Por në Londër një raport parlamentar, i lëshuar ditëve të fundit, thotë se Shefi i Shërbimit Britanik të Inteligjencës, i ka tërhequr vëmendjen kryeministrit Blair, se aksionet ushtarake kundër Sadamit, do t'a bënin Irakun një vend më të lehtë për grupet terroriste që të kenë qasje në armët kimike dhe biologjike.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2003 20:08
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Duke pare kete shkrim te analistes them te jap nje pergjigje te shkurter.
LUfta kunder Irakut ishte me se e drejte!

Duke pare se ne cfare gjendjeje e kishte lene popullin e vete Sadami te vinte me te vertete keq.

Nje popull me tere ate pasuri nentokesore sic eshte nafta eshte gjynaf te jetoje ne ate gjendje.

Tjeter Iraku ishte bere edhe nje SAFE HEAVEN per te gjithe terroristet..

Me nje irak te cliruar nga sadami eshte nje bote me e lire nje bote me e sigurte!


Pershendetje!

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2005 20:37
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Me pelqeu ate qe tha Oliinter, eshte e vertete pushtimi i irakut ishte nje Ndihme e madhe ne luften globale kunder terrorizmit.

Vetem shiko ngjarjet ne Rajon sa kane ndryshuar prej luftes ne irak:

1. Libia hoqi dore nga WMD, edhe hapi portat perendimit, pa asnje presion nga jashte vetem se e pa qe e ardhmja e tij do ishte si Sadami,
2. Libani u be shtet sovran
3. Siria hoqi dore nga libani mbasi Amerika i beri presion
4. Presidenti egjiptian me ne fund kerkoi nje referendum edhe qe te kete nje opozitar.
Ti mohosh keto ndryshime simbolike te rajonit edhe ta urresh me shume Ameriken eshte e padrejte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2005 03:05
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Duke pare kete shkrim te analistes them te jap nje pergjigje te shkurter.
LUfta kunder Irakut ishte me se e drejte!

Duke pare se ne cfare gjendjeje e kishte lene popullin e vete Sadami te vinte me te vertete keq.

Nje popull me tere ate pasuri nentokesore sic eshte nafta eshte gjynaf te jetoje ne ate gjendje.

Tjeter Iraku ishte bere edhe nje SAFE HEAVEN per te gjithe terroristet..

Me nje irak te cliruar nga sadami eshte nje bote me e lire nje bote me e sigurte!


Pershendetje!


une nuk pata nerva te lexoj gazeta sepse nuk me interesojne shume por ama po jap ate mendim qe ka mcdo njeri qe i thote vetes i drejte.
1-Nuk ka asnje pushtim te drejte, kete ta fiksoni mire ne tru qe te gjithe, dhe kushdo qe pushton dike tjeter i ka bere padrejtesi te madhe.

2-Per gjendjen e Popullit Irakian nuk eshte pergjegjes vetem Sadami por edhe vete amerika qe e solli ne pushtet.
Plus edhe embargot e vazhdueshme qe i jane bere ketij shteti. Pa llogaritur ketu edhe luften 9 vjecare qe beri Iraku me Iranin nen perkrahjen e Amerikes.

3-Jam dakort qe Iraku nuk meriton te jente ne ate gjendje me tere ato pasuri por a sme thoni ju, a ka pasur gjithmone kete standart jetese iraku apo ka qene edhe me lart?
Sigurisht qe ka qene shume me lart, dhe ishte pikerisht Amerika ajo qe e coi ne ate gjendje. dhe nuk mjaftojne tere keto te zeza por na u dashka edhe nje lufte"Clirimtare". Pra Amerika po e cliron irakun nga Irakianet qe e kishin pushtuar? Apo nga Sadami qe erdhi ne pushtet me ndihmen e saj?

4-Te gjithe akuzat qe Ngaterrestarja Amerike ngriti kunder Irakut jane te paverteta e te pabaza, Iraku nuk qe strehe terroristesh, por amerika e ka Zakon te na krijoje edhe personazhe qesharake si Zarqavi, apo ku ta di une per te justifikuar pushtimin e turpshem.

Sa per nje bote te sigurte mos prit as sot e as mot, Sasdami qe nje problem por ama jo i vetmi. Per mendimin tim fastkeqesia me e madhe per boten sot eshte politika e mbrapshte dhe loja qe qe po ben halle amerika me me te dobetit.
Kjo lufte nuk pati pike humanizmi .

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2005 21:16
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sabian Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sabian Shto Sabian nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sabian nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq
Me pelqeu ate qe tha Oliinter, eshte e vertete pushtimi i irakut ishte nje Ndihme e madhe ne luften globale kunder terrorizmit.

Vetem shiko ngjarjet ne Rajon sa kane ndryshuar prej luftes ne irak:

1. Libia hoqi dore nga WMD, edhe hapi portat perendimit, pa asnje presion nga jashte vetem se e pa qe e ardhmja e tij do ishte si Sadami,
2. Libani u be shtet sovran
3. Siria hoqi dore nga libani mbasi Amerika i beri presion
4. Presidenti egjiptian me ne fund kerkoi nje referendum edhe qe te kete nje opozitar.
Ti mohosh keto ndryshime simbolike te rajonit edhe ta urresh me shume Ameriken eshte e padrejte.



Lere se na mbushe mendjen me keto qe the.
mendoj se ka edhe me shume ngjarja qe sna i permende zoteri:
Po me habit me sovranitetin e libanit ku perdite po behen atentate!!!!
Progres i thua ti kesaj? shume cudi!!!
Siria me sa di une kishte hyre ne Liban ne baze te nje marreveshje dhe ishte vete populli qe i nderoi forcat e saj pasi dolen.
Fundja ska faj amerika nuk pranon dot qe ti zere vendin dikush duhet ti fuse ajo hundet e saj te piseta kudo... sa turp!!
Eshte e vertete qe P[residenti egjiptian kerkoi referendum por qe gjithmone e fiton ate me mbi 90% gje qe nuk shihen ne asnje vend te botes!!! edhe kjo le per te deshiruar. Pra amerika me ne fund e keshillon mubarekun te kete nje rival por ama nga kutite e votimit del ai qe duhet dhe ai qe duhet eshte vete mubareku.
Mendoj se ne Egjipt ka edhe forca te tjera politike dhe keto jane formuar para "shpetimit" te irakut apo jo?
Ke harruar te permendesh meriten tjeter amerikane qe coi ne parajse qindra mijera irakiane. dhe e percau vendin ne synni e shiit ndersa kurdet i la serish jashte loje.
Ke herruar te tregosh ehe meriten amerikane qe mesoi Ministrat kukulll te irakur sesi duhet te qeverisin.
Lere aman se skam me kohe te lodh koken me keto debate e keto probleme e tematika qe i kupton edhe bufi.

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2005 21:28
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sabian Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sabian Shto Sabian nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sabian nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

o sabiano ti ke mendimin tend dhe une shpreha ate qe pashe vete ne irak. Une nuk dale ne mbrojtje te SHBA por mendoj qe te gjithe diktatoret heret apo vone do tju vije fundi dhe uroj qe asnje te mos ike si sadami.

pershendetje

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2005 15:17
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
o sabiano ti ke mendimin tend dhe une shpreha ate qe pashe vete ne irak. Une nuk dale ne mbrojtje te SHBA por mendoj qe te gjithe diktatoret heret apo vone do tju vije fundi dhe uroj qe asnje te mos ike si sadami.

pershendetje



Ndersa une nuk kam kete mendim.
Nga provoja ime kam vene re qe gjithmene nese nje diktator hiqet nga nje force e huaj ate e zevendeson nje tjeter ditkator madje edhe me i keq.
Fundja shpresojme qe te vihet nje njeri i mire ne Irak sepse ky poull ka vuajtur vertete.

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2005 21:43
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sabian Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sabian Shto Sabian nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sabian nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Lufta ne Irak "ndihmoi":
1. Irakenet qe i la ktheu ne kohen e pishes.
2. Familjet amerikane qe i la pa djem dhe familjet e tjera qe jane me frike se mos e ka rradhen djali\ vajza i\e tyre.
3. "Ndihmoi" ne imazhin e Amerikes dhe sidomos ne "qetesimin" e situates.
4. "Ndihmoi" jashtezakonisht shume ata mijera e mijera irakene qe nuk jane me ne kete jete dhe ata qe nuk kane me gjysmen e trupit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2005 22:07
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Lufta ne Irak "ndihmoi":
1. Irakenet qe i la ktheu ne kohen e pishes.
2. Familjet amerikane qe i la pa djem dhe familjet e tjera qe jane me frike se mos e ka rradhen djali\ vajza i\e tyre.
3. "Ndihmoi" ne imazhin e Amerikes dhe sidomos ne "qetesimin" e situates.
4. "Ndihmoi" jashtezakonisht shume ata mijera e mijera irakene qe nuk jane me ne kete jete dhe ata qe nuk kane me gjysmen e trupit.



ja edhe nje realist tjeter qe nuk sheh me teper sesa kufomat e te vdekurve.

me mire mijera te vdekur sot se miliarda neser.

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2005 12:10
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Ja edhe nje "largpames" tjeter qe na tregon sesi nje vrasje kolektive sjell zhvillimin e botes. (Sigurisht te asaj pjeses qe ngel gjalle).

Kush jane shtete me te zhvilluara REALISHT (jo kush ka me shume arme berthamore) dhe kush ka nivelin me te larte te jeteses :
Zvicra, Suedia, Norvegjia.
Te treja keto vende nuk kane bere lufte qe ne kohen e Pirros se Epirit. Kush eshte rajoni me i varfer ne Europe? Ballkani. Qe deri ne `99 ishte ne lufte.

DHUNA, FUNDI I LLOGJIKES. Por fatkeqesisht disa persona e kane shume te "afert" kete fundin kurse disa te tjereve u INTERESON.
Fundja kur vriten te tjeret ty nuk te dhemb gje. Aq me teper kur kujton edhe sa milione dollare do fusesh ne xhep ose kur kujton se po "cliron" popujt nga "skllaveria". Me kujton ate qe thoshte nje ushtar amerikan:
"Ne kujtuam se do na prisnin me lule se po i clironim por keta po na luftojne. Mesa duket nuk paskan dashur te clirohen nga ne."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2005 09:51
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > Pushtimi I Irakut Ndihmė Apo Pengesė Nė Luftėn Globale Kundėr Terrorizmit???

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.