Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M
(vijon)
2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
Tash ma se pari ligja, per me detyrue gjytetsat, do te jete e drejte ase e ndershme pse ligja e padrejte e jo e ndershme nuk mund te krijoje detyre .
Se dyti, ligja do te jet e dobishme ne e preme per te sjelle njimend te miren e posaqme, mbasi shi prej ksaje te mire ngallite te kenunt e karakteri i ç'do shoqnije te konkretueshme e i ç'do auktoriteti qi e qeverise.
Por ne çe mendyre mund te rreshet kjo e mire dobije e perbashket? Mjetet do te jene te pershtatuna subjektit, qi do te lvitet, do te veproje, ligjat pra do te jene te pershtatuna popullit, qi do t'i qese ne pune e jo vetem ne pikpame t'ides shoqni , por edhe t'rrethanave individualizuese te tija (Tapparelli) . Prandej nje ligje mund te jete e mire per nji rend e e keqe per nji tjeter(Beutham) . Nje ligja e preme, po zame per ingliz, aleman e te tjere popuj te shtruem e te gjytetnuem, sugurisht nuk ban -sado e drejte e drejt e e ndershme te jet -per rrebela te Ballkanit, fatalista t'Azis, kanibal t'Afrikes etr. Por edhe kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do te jet i pershtatun me vetjen qi ndeshkohet, si thote Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet, pse shekuj e popuj te ndryshem duen te mira te ndryshme. Lodra, fjala vjen, dikur edhe naten permallote gjinden ne Shqypni, por sod merzit gjithkendin edhe diten. Kohet nderrojn e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjt, per me kene verte te dobishme, pose se drejta e te ndershme, do te jene edhe te gjashme, due me thane: te preme mas psihes e mbas nevojave te njimendta te popullit, qi do t'i maje, e se prandej fuqia ligjdhanese e nji shteti, para se te prese nje ligje te re, duhet te njofi mire shpirtin e popullit e t'i peshoje sa duhet nevojet e kohvet e te vendit, per te cillet ajo ligje pritet. Per ndryshe ligja del dhune e jo hulli jete. Prandej nji filozof i madh thote, se ligja, para se me kene ligje, asht nji fakt - nji doke, zakon,"adet" e se ligja e drejte asht te shprehunit e nji fakti te vertete - ligje e kanuni populluer. Kta nuk don me thane se dokja, zakoni, "adeti" kanuni te bahet ligje, pa kene sankejonue prej prej auktoritetit, por do me thane se nji auktoritet i drejte do te prese ligjet, tue pase gjithmone parasysh doket, zakonet- kanunin e vendit.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|