Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

e ndersa lufta duket te filloje rritet frika per nje krize humanitare ne Irak

Zyrtarët e administratës së presidentit George Bush kanë bërë të ditur se nëse presidenti iraken Sadam Husein do të heqë dorë nga pushteti, komandantët ushtarakë amerikanë do marrin përsipër sigurinë, eliminimin e armëve të shkatërrimit në masë, dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore për miliona irakienët e përvuajtur, shkruan Washington Post.
Në shpjegimin e parë publik të planeve të administratës, zyrtarët e saj kanë krijuar nga Kongresi amerikan të luajë rol udhëheqës në rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar irakiene dhe në riformimin e shoqërisë, një projekt që sipas tyre do të kushtojë miliarda dollarë dhe do të kërkojë kohë të gjatë për t'u realizuar.
Gazeta shkruan se shqetësimet për një krizë të mundshme humanitare janë rritur me afrimin e afatit të fundit të dhënë nga administrata.
Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare e shpejtojnë punën e tyre për krijimin e rrjetit që do të kujdeset për refugjatët, dhe për shpërndarjen e ushqimit miliona irakienëve, jetët e të cilëve do tronditeshin nga themeli.
Tendat, ilaçet, ushqimet dhe sistemet për filtrimin e ujit, janë disa nga furnizimet që po depozitohen në shtetet fqinje me Irakun. Një ekip zyrtarësh amerikanë i studjon rrugët e transportit dhe i koordinon punët me këto vende.
Administrata e Bushit, e cila tashmë ka kontribuar me 25 milion dollarë, do të kërkojë më shumë nga Kongresi për ndihmat humanitare dhe për shpenzimet tjera të luftës, i transmeton gazeta zyrtarët e administratës dhe anëtarët e kongresit.
Gjenerali në pension Jay Garner , i cili ka komanduar operacionet e sigurisë në veri të Irakut pas luftës së Gjirit Persik në 1991, është emëruar koordinator për rindërtimin dhe ndihmën humanitare. Ai do t'i raportojë gjeneralit Tommy Franks, komandantit të trupave amerikane në rajon, dhe këta do të jenë zyrtarët më të lartë amerikanë në Irakun e pas-luftës.
Sipas një projekt-plani integral të Kombeve të Bashkuara, anëtarët e organizatës botërore në Irak besojnë se në rast lufte, përveç 1.1 milionë irakenëve që tani më janë të zhvendosur, edhe 2 milion njerëz mund të braktisin shtëpitë e tyre. Zyra e refugjatëve parashikon që nëse shpërthen lufta, 600 000 irakienë mund të kalojnë kufirin, por numri mund të rritet nëse konflikti thellohet apo nëse Sadam Huseini përdor armë kimike apo biologjike, vazhdon Washington Post.
Administrata e Bushit planifikon ti fillojë përpjekjet për dhënien e ndihmës emergjente në disa pjesë të vendit, vetëm disa ditësh pas fillimit të pushtimit.
Në njërin nga skenaret më të diskutuara, njësitet ushtarake irakiene në veri dhe në jug të vendit mund të tërhiqen ose të shpërbëhen duke u krijuar kështu mundësinë trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të ecur drejt Bagdadit ku gjenden të përqëndruara njësitet elite të Sadam Huseinit. Kjo mund të hapë mundësinë për punë të menjëhershme humanitare në nivelin lokal.
Pavarësisht nga këto plane, Sandra Mitchell, nga komiteti ndërkombëtar i ndërhyrjes humanitare, mbetet skeptike rreth faktit, nëse ushtria amerikane vërtetë është e përgatitur të ushqejë mbi 14 milion njerëz, që Kombet e Bashkuara mendojnë se do të varen nga ndihma ndërkombëtare, apo ti mbrojë jetët e mbi 23 milion irakienëve nëse vendosin të pushtojnë Irakun, përfundon Washington Post.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2003 10:07
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ndihmat humanitare, preksti i sotshem i luftes.

Sot me rastisi te degjoj 10 minuta konference mbi ngjarjet e fundit te luftes dhe ngjashmeria me evenimentet ne Kosove. Per fat te keq nuk e kapa pjesen ku spjegonin disa gjera per Kosoven, por kapa nje pjese tjeter qe po shkruaj si ide me poshte.

Me ndryshimin e menyres se jeteses kane ndryshuar shume gjera ne bote vitet e fundit. Disa kane te bejne me stilin e politikes, terrorizmit dhe ekonomise. Disa te tjera kane te bejne me luften. Vitet e fundit po vihet re se luftrat shoqerohen nga karvanet e ndihmave humanitare. Ne fillim hidhen bomba, dhe pastaj shperndahen ndihma. Me pak fjale kjo eshte strategjia e re. Ideja qe hidhej ne ate konference ishte kjo:

Mos valle ndihmat humanitare perdoren si arme per te justifikuar luften ?

Psh. sot ne Irak Bassora eshte teresisht e rrethuar nga amerikanet. Ne fillim u tha se trupat amerikane nuk do hyjne ne qytet per te evituar luften shpi me shpi. Me pas doli Kofi Anan dhe nenvizoi situaten katastrofike qe po krijohej ne popullsine e atij qyteti. Pas kesaj amerikanet vendosen te hyjne dhe te luftojne neper qytet per te derguar ndihmat humanitare. Nuk e di nese kjo eshte e vertete apo do ndodhe keto ore. Por mbetet fakti se dergimi i ndihmave humanitare eshte aresyeja e luftes qe do behet ate qytet.

Ajo qe i shqetesonte organizatoret e konferences eshte pikerisht se ndihmat humanitare perdoren si pretekst per te luftuar e vrare.

Pyetja qe bej une eshte akoma me e gjere? Mos valle dergimi i ndihmave humanitare eshte thjesht nje levizje per te bere per vehte opinionin publik? Mos valle dergimi i ketyre ndihmave po legjitimon luften e filluar? Mos valle sot ka dale nje arme e re: ndihma humanitare.

Une dua te te eliminoj. Prandaj ty te vras dhe shoket e tu (popullin tend) i ndihmoj. Pra arrijme thjesht tek thenia e vjeter romake: Perca e sundo????

No Comment. Kush ka idera le ti thote.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2003 19:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmmm

Me te vertete, eshte absurde te mendosh qe ti qe me shkaterrove, po me ofron ndihme. Me nje fjale, edhe helm, edhe ilac, as gjalle as vdek.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2003 06:32
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Thumbs up

Jam dakord me gjithe mendimet e parafolesve, kam vetem nje verejtje te vogel, ceshtje teknike, me duket gabim shprehja " ndihmat humanitare, preteksti i luftes", mbase e kam kuptuar gabim, por ashtu si e kuptoj une kete qe eshte shkruar, mendoj qe nuk eshte pretekst i luftes ndihmat humanitare, se nuk ka pike logjike.
Preteksti i luftes jane perfitimet e kesaj apo asaj industrie, tregetie, etj, por jo ndihmat humanitare, se nuk e kuptoj dot fare qe shkak lufte te jete dhenia e ndihmave me vone, pra pas luftes.
Pra verejtja ime eshte vetem ne formulimin e frazes, sepse mendimet i kemi te njejta.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2003 20:18
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kur hapa temen nuk u nisa nga mendimet e mia, te cilat i zhvillova duke shkruar. Por u nisa nga ajo qe degjova ne kete konference. Aty merrej per baze fakti i Bassores qe do detyroje ushtrine te nderhyje qe te shpetojne nga epidemite. Ne kete rast, lufta do prezantohet si rruge per te ndihmuar njerezit.

Gjithashtu ka dicka qe mendoj keto dite. Thuhet se ndihmat humanitare nuk mund te futen ne Bassora per shkak te luftes. Ama nuk thuhet kush do ti sulmonte po te dergoheshin ne drejtim te qytetit. Kam pershtypjen se irakenet nuk do sulmonin kurre nje karvan humanitar plot me ushqime dhe uje. Per mendimin tim kjo eshte nje taktike luftarake. Pra ndihmat do jepen vetem nese qyteti i derezohet amerikaneve, ndryshe amerikanet nuk do lene te kalojne. Por ka nje paradoks. Se ndihmat nuk jane te gjitha amerikane. Nje pjese e mire i ka derguar ONU. Ne nje fare menyre ndihmat e ONU-t do perdoren si arme per te hedhur regjimin iraken. Kjo eshte intuita ime. Kush di me shume per keto ndihma:
Kush i ka derguar, pse nuk arrijne etj etj.
eshte i mirepritur te na qartesoje idete.

Pershendetje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2003 23:08
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

LONDON (Reuters) - Relief agencies have accused British and U.S. forces of being more concerned with food aid as a propaganda tool than feeding hungry Iraqis.

Non-governmental organisations (NGOs) like Save the Children said chaotic scenes shown on televisions on Wednesday, in which Iraqis scrambled for food thrown from a truck at Safwan near the border with Kuwait, was an example of how the provision of aid has become just another tactic in the U.S.-led war against Iraq.

########################
Wed 26 March 2003, New York, UNITED STATES


Greenpeace today strongly supported calls from the Arab League for an Emergency Session of the United Nations General Assembly to call for a halt to the illegal, unilateral war in Iraq.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2003 19:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PRN
Anetar i ri

Regjistruar: 14/12/2002
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 13

Thuhet se ndihmat do te hyjne ne Irak nepermjet portit te Umm Qasr dhe pikerisht pse aty po luftohet akoma keto ndihme nuk po shpendahen ne pjesen tjeter te vendit, nderkohe qe keto ndihme ashtu si edhe forcat ushtarake amerikane dhe britanike mund te hyjne nepermjet Kuvajtit por sic tha edhe Fajtori amerikanet thone na dorezoni qytetin qe t'ju ndihmojme me ndihma humanitare.
Operacioni i sulmit kundra Irakut quhet Iraqi freedom pra Iraku i lire por me cfare po shof une dhe me luften e ashper qe po bejne irakienet per te mbrojtur qytetet e tyre shof se irakienet ndryshe nga cfare ndodhi ne Afganistan nuk po ngrihen kunder regjimit dhe kunder Sadamit.
Megjithate edhe humanizmi i madh qe po tregojne BE me Rusine duket pak i dyshimte sepse nga informacionet e fundit ne shtyp del se ato kane investuar shuma te medha ne Irak qe po humbin per shkak te sulmit ne kete vend nga forcat e kualicionit, nderkohe qe Rusia dyshohet ti kete shitur Irakut teknologji te larte ushtarake, kjo behet edhe me reale kur kemi pare kater helikoptere te kuaicionit qe rrezohen pa u prekur nga asnje plumb, biles edhe apashi qe u tregua ne lajme te rrethuar nga irakiene dukej qarte se nuk kishte shenja te goditjeve nga kundra tank sic u theksua fillimisht nga mediat.
Pra duket qarte se midis dy blloqeve kemi konfrontime te medha interesash, por sic eshte pare edhe ne media propaganda e bllokut europian ka qene me bindese duke nxjerre neper sheshet me te medha te botes mijera njerez per te protestuar kunder luftes.
Sic ka thene edhe Bismarku, politika qe arrijme te shohim ne eshte vetem maja e ajsbergut te asaj qe ndodh ne te vertet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2003 19:45
PRN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PRN Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PRN (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PRN Shto PRN nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PRN nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Iraku i Sadamit

Sadam Huseini u ngrit nga një djalë i varfër në një sundues të pamëshirshëm. Gjatë historisë së tij të stuhishme ai u shndërrua nga një aleat i Perëndimit në njërin prej armiqve më të frikshëm.

Tani që duket se sa vjen e shtohen gjasat për një luftë kundër Irakut, BBC sjellë ngritjen e udhëheqësit irakian në pushtet, sundimin dhe luftërat e tij me fqinjtë e vet.

NGRITJA E SADAMIT:1957-79

Nga një aktivist rinie, Sadam Huseini u ngjit deri në një zëvendëspresident të fuqishëm
Në vitin 1957 Sadam Huseini, një i ri nga një fshat pranë Tikritit në veri të Irakut, u fut në partinë irakiane Bath e cila pëfaqësonte një lloj socializmi të dalë nga nacionalizmi gjithë-arab.

Britania e pat administruar Irakun në bazë të një mandati të dhënë nga Liga e Kombeve gjate viteve 1920 e deri në vitin 1932. Britania ushtroi influencë të fuqishme politike dhe ushtarake edhe pas kësaj periudhe. Ndërkohë ndjenjat antiperëndimore ishin të fuqishme.

I riu Sadam Husein kishte marrë pjesë në dy komplote të dështuara - i pari për të përmbysur monarkinë irakiane të instaluar ngaBritania më 1956, tjetri për të vrarë ushtarakun e lartë Abdel Karim Qasim, i cili mori pushtetin në 1958.

Sadam Huseini u arratis në Egjipt pasi dështoi komploti kundër gjeneralit të brigadës Qasim, pastaj u kthye kur partia Bath organizoi një grushtshtet më 1963 - për t'u burgosur disa muaj pasi morën pushtetin aleatët e gjeneralit të brigadës Qasim.

Por Sadami u arratis më 1966 dhe u zgjodh ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të partisë, e cila pastaj organizoi një grushtshtet në vitin 1968.
Pushtetin e mori gjenerali Ahmad Hasan al-Bakr, poashtu nga Tikriti dhe kushëri i Sadamit 31 vjeçar.
Të dy ata bashkëpunuan ngushtë dhe u bënë forcë dominuese në partinë Bath, ndërsa Sadami gradualisht filloi t'i merrte frenat e partisë në dorë.

ZËVENDËS I VIJËS SË ASHPËR 1968-1979
Si zëvendës i gjeneralit të sëmurë Bakr, Sadam Huseini ndërmori reforma të mëdha duke krijuar nje aparat të pamëshirshëm sigurie.
Lëvizjet e para të dy udhëheqësve irakianë shkaktuan shqetësim në Perëndim..
Më 1972, në kulm të Luftës së Ftohtë, Iraku nënshkroi një marrëveshje 15 vjeçare me Bashkimin Sovjetik.
U bë edhe shtetëzimi i Kompanisë irakiane të Vajgurit e cila ishte ngritur nën administrimin britanik dhe po furnizonte perëndimin me naftë të lirë.
Sadam Husein vendos në pushtet njerëzit e tij.
Të ardhurat e larta nga nafta të fituara nga kriza e naftës e vitit 1973, u investuan në industri, arsim, shërbimin shëndetësor, duke ngritur nivelin e jetesës së irakianëve në më të lartin në botën arabe.
Në vitin 1974, kurdët në veri të vendit, të financuar nga shahu i Iranit i cili kishte mbështetjen e amerikanëve nisën rebelimin kundër Sadamit.
Konflikti e detyroi Bagdadin të ulej në tryezën e bisedimeve, ku Iraku ra dakord për një kontroll të përbashkët me Iranin mbi vijën ujore Shat al-Arab.
Shahu i Iranit i ndërpreu financimet për kurdët dhe regjimi irakian e shtypi rebelimin kurd.
Sadam Huseini e zgjeroi kontrollin e tij mbi shtetin, duke vendosur të afërm dhe aleatë të tij në rolet kryesore të qeverisë dhe biznesit.
Në vitin 1978, ai nxori ligjin për dënimin me vdekje te atyre që anëtarësohen në partitë opozitare. Një vit më pas e detyroi gjeneralin Bakr që të jepte dorëheqje - zyrtarisht për arsye shëndetësore - dhe mori në dorë postin e presidentit të Irakut.
Ai ekzekutoi dhjetëra rivalë të tij disa ditë pasi mori pushtetin në dorë.

marre nga BBC

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2003 08:02
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Lufta Iran-Irak: 1980-1988

SHPËRTHIMI I LUFTËS NË SHTATOR 1980
Pas Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, marrëdhënjet ndërmjet Iranit dhe Irakut u përkeqësuan. Iraku sulmoi, duke e filluar kështu një luftë që kushtoi shumë dhe zgjati tetë vjet.
Në shtator të vitit 1980, Iraku iu përgjigj një vargu të përleshjeve në kufi me Iranin duke kryer një pushtim tokësor në shkalle të plotë të krahinës kufitare iraniane të pasur me naftë, Khuzestan..

Nga fundi i muajit, Iraku kishte shfuqizuar marrëveshjen e vitit 1975 me Iranin dhe riktheu pjesën e kontrolluar nga Irani të kanalit Shatt al-Arab. Të dyja vendet filluan bombardime.
Revolucioni iranian kishte zëvendësuar Shahun Reza Pahlavi,që mbështetej nga perëndimi, me regjimin islamik radikal Shiit të ajatollah Ruhollah Khomeinit.
Ajatollahu u përpoq të eksportonte ideologjinë e tij në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, përfshirë edhe në Irak, ku elita udhëheqëse Sunni kishte zhvilluar një betejë të kahmotshme për të përfshirë edhe shumicën rezistuese Shiite.
Një valë e mbështetjes për Ajatollah Homeinin përfshiu komunitetin Shiit të Irakut, duke trazuar opozitën, e cila shkoi aq larg deri në një përpjekje atentati ndaj zëvendëskryeministrit Tarik Aziz në prill të vitit 1980.
Kishte dallime pikëpamjesh rreth asaj nëse ishte një trazirë e brendshme e Shiitëve, dëshirë për të mbrojtur Lindjen e Mesme nga ideologjia radikale e Ajatollah Homeinit, apo thjeshtë një oportunizëm i etjes për pushtet, që e çoi Irakun drejt përpjekjes për ta pushtuar fqinjin e tij.

BOMBARDIMI IZRAELIT 7 QERSHOR 1981
Derisa luftimet ndërmjet Irakut dhe Iranit po ashpërsoheshin, Izraeli bombardoi reaktorin bërthamor që po ndërtohej në afërsi të Bagdadit.
Përkundër anti-zionizmit të regjimit islamik të Ajatollah Homeinit, Izraeli përkrahu Iranin në luftë.

Në vitet 70, Iraku kishte provuar ta bindte Francën që t'i shiste një reaktor bërthamor të ngjashëm me atë që përdorej në programet franceze të armatimit.
Franca kishte refuzuar, por ra dakord për shitjen dhe që të ndihmonte në ndërtimin e reaktorit kërkimor 40 megavatësh Osirak në qendrën bërthamore Tuwaitha afër Bagdadit.
Izraeli tha se Iraku po zhvillonte armë bërthamore.
Nga frika se Iraku mund eventualisht të sulmonte Izraelin, kryeministri i atëhershëm Menahem Begin, dërgoi disa aeroplanë F-16 që të bombardonin reaktorin Osirak, duke e shkatërruar atë brenda disa sekondash.
Ushtria izraelite tha se bombardimi "ktheu xhindin bërthamor të Bagdadit në shishen e tij".
Por bombardimi u dënua përgjithësisht në atë kohë, madje edhe nga aleati tradicional i Izraelit - SHBA e cila mbështeti rezolutën që kritikon Izraelin. .

LUFTA KIMIKE 1983 - 1988
Ekspertët e OKB-së konfirmuan më 1986 se Iraku kishte shkelur Konventën e Gjenevës duke përdorur armë kimike kundër Iranit
Dihet që Iraku ka përdorur agjentë kimik Iprit nga viti 1983 dhe gas nervor Tabun nga viti 1985, kur ballafaqohej me sulme nga "valë njerëzish" të trupave iraniane dhe vullnetarë besnikë, por jo me përgatitje të mirë. Tabuni shkakton vdekjen brenda disa minutash.
Kjo foshnje në Halabxha u lind me gishtërinjë të deformuar.

„S'ka dyshim që Irakianët kanë përdorur armë kimike"
Keith Graves BBC, korrik 1988

Më 1988 Iraku i ktheu armët e veta kimike drejt kurdëve irakian në veri të vendit.

Disa forca të guerilës kurde i qenë bashkuar ofensivës iraniane.
Më 16 mars 1988, Iraku hodhi bomba me iprit, sarin dhe tabun në qytetin kurd Halabxha.
Vlerësimet për numrin e civilëve të vrarë kapin shifrën 3,200-5,000, ndërsa shumë prej atyre që kanë mbijetuar vuajnë nga probleme afatgjata shëndetësore.
Armët kimike u përdorën edhe gjatë ofensivës së Irakut "Anfal" - fushatë shtatë mujore e "tokës së djegur" në të cilën vlerësohet se u vranë apo u zhdukën 50,000-100,000 fshatarë kurdë, ndërsa qindra fshatra u dogjën me themel.
U miratua një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon përdorimin e armëve kimike nga Iraku, por në etapat përmbyllëse të luftës SHBA dhe qeveri të tjera perëndimore i ndërprenë mbështetjen ushtarake dhe politike Bagdadit.

MBËSHTETJA PERËNDIMORE 1980 - 1988
Marrëdhënjet e Perëndimit me Irakun u ngrohën gjatë gjithë luftës, duke kulmuar me ndërhyrje ushtarake në anën e Irakut.
Perëndimi frikësohej nga ngritja e islamizmit radikal të Ajatollah Homeinit dhe dëshironte të parandalonte një fitore të Iranit.

SHBA hoqi Irakun nga lista e saj e shteteve që mbështesnin terrorizmin më 1982.
Dy vjet më vonë ajo rivendosi lidhjet diplomatike të cilat ishin ndërprerë që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967.
Furnizuesi kryesor i Irakut me armë ishte aleati i tij i kahmotshëm BRSS.
Por disa shtete perëndimore, përfshirë Britaninë, Francën dhe SHBA-në, poashtu e furnizonin Irakun me armë dhe pajisje ushtarake, ndërsa SHBA bashkëpunonte me regjimin e Sadam Huseinit në fushën e zbulimit.

Por skandali Iran-Contra - publikimi i njoftimeve se SHBA i kishte shitur Iranit armë fshehtas me shpresën që të siguronte lirimin e pengjeve që mbaheshin në Liban - shkaktoi fërkime midis SHBA-së dhe Bagdadit.
Në etapat përmbyllëse të luftës, Irani dhe Iraku e kthyen fuqinë e tyre ushtarake drejt anijeve cisternë që tregtonin naftë në Gjirin Persik për të sabotuar përfitimet e njëri tjetrit nga eksportet.
SHBA, Britania dhe Franca dërguan luftanije në Gjirin Persik ku iu dhanë flamuj amerikan dhe mbështetje ushtarake disa anijeve cisterna të Kuvajtit, të cilat përballeshin me sulme iraniane.
Me përparimin e "luftës së anijeve cisterna," luftanijet amerikane poashtu shkatërruan një numër platformash iraniane të naftës dhe - aksidentalisht, sipas Uashingtonit - rrëzuan një avion iranian me 290 pasagjerë civilë.

ARMËPUSHIMI DHE BORXHI GUSHT 1988

Më 18 korrik 1988, i përballur me ofensivat e vazhdueshme irakiane me mbështetje gjithnjë e më të madhe të Perëndimit, Irani pranoi një propozim të OKB-së për armpushim
Një muaj më vonë, më 20 gusht, hyri në fuqi një armëpushim dhe u dërguan paqëruajtësit e OKB-së.

Nga fundi i luftës, kufijt e asnjërit shtet nuk ndryshuan në mënyrë të konsiderueshme, por të dyja vendet ndjenë koston shkatërrimtare njerëzore dhe ekonomike të luftës tetë vjeçare.

Sipas vlerësimeve, në konflikt humbën jetën 400,000 vetë dhe mendohet se janë plagosur 750,000 të tjerë. Trupa janë gjetur deri në vitin 2001.
Sipas disa vlerësimeve, kostoja ekonomike e luftës për secilën palë ishte më e lartë se 400 miliardë dollarë dëme dhe humbje të fitimeve nga nafta.
Përkundër kësaj, vetëm tri vjet më vonë më 1991, rreth një muaj pasi Sadam Huseini dha urdhër për pushtimin e Kuvajtit, Iraku ra dakord të respektonte marrëveshjen e tij të vitit 1975 me Iranin.

marre nga BBC

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2003 08:04
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Lufta e Gjirit:1991

PUSHTIMI I KUVAJTIT 2 gusht 1990
Në ora 0200 sipas kohës lokale, forcat irakiane kaluan kufirin, hynë në Kuvajt dhe morën kontrollin e Kuvajt Sitit.

Forcat ushtarake të Kuvajtit, shtet i pasur me naftë në Gjirin Persik, të vogla në krahasim me ato të Irakut, u mundën me shpejtësi.
Sunduesi i Kuvajtit, sheiku Xhaber al-Ahmed al-Sabah, iku në ekzil në Arabinë Saudite.
Sadam Huseini pretendoi se pushtimi irakian ishte në mbështetje të një kryengritjeje të planifikuar kundër Emirit, por vrasjet dhe abuzimet e qytetarëve të Kuvajtit që rezistonin pushtimin ishin të shumta.
Disa qindra shtetas të huaj u ndaluan si mburojë njerëzore në uzina dhe baza ushtarake të Irakut dhe Kuvajtit, por u liruan para fillimit të fushatës së aleatëve kundër Irakut.
Pushtimi ndodhi në kohën kur Iraku ishte në krizë ekonomike që buronte nga borxhi i pas-luftës.
Sadam Huseini akuzoi Kuvajtin se po i mbante të ulta çmimet e naftës dhe se, nga fushat e përbashkëta të naftës të të dy vendeve, po prodhonte më shumë se sa kuotat e caktuara për të.
Iraku kurrë nuk i ka pranuar kufijt e caktuar nga Britania, me të cilët u krijua Kuvajti si entitet i veçantë.
Kur Kuvajti refuzoi t'i anulonte borxhet e luftës së Irakut, Sadam Huseini ndërmori pushtimin.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione ekonomike dhe miratoi një varg rezolutash me të cilat dënonte Irakun.
U krijua një koalicion ndërkombëtar dhe në rajon u përqëndruan qindra mija trupa. SHBA hartoi një plan lufte, me në krye gjeneralin Norman Schwarzkopf, kryekomandant i Komandës Qendrore amerikane.
Në nëntor 1990, pasi u braktisën përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës, OKB-ja i caktoi Irakut një afat për tërheqje nga Kuvajti dhe autorizoi përdorimin e "të gjitha mjeteve" për të detyruar Irakun që të respektoi këtë.

STUHIA E SHKRETËTIRËS JANAR - SHKURT 1991

Më 17 janar 1991 avionët e SHBA-së, Britanisë dhe të aleatëve nisën një fushatë masive sulmesh ajrore me raketa dhe bomba
Presidenti Bush i vjetri deklaroi: "Ne nuk do të dështojmë.
Sadam Huseini njoftoi: "Ka filluar beteja e betejave."
Ishte hera e parë që në një luftë u përdorën raketat Kruiz, të cilat u lëshuan nga luftanijet amerikane.
Pamje të xhiruara në ajër bashkë me raketa, në trajektoren e tyre drejt objektivave, u trasmetuan në të gjitha vendet e botës.
Avionët luftarakë, bombarduesit dhe helikopterët amerikanë, britanikë dhe saudit u nisën për të shkatërruar qindra objektiva.
Në shënjestër ishin marrë zyra dhe aeroporte e deri tek ura e ndërtesa qeveritare, nga qendra të komunikimit e deri tek termocentrale.
Avionët e aleatëve bënë më shumë se 116 mijë fluturime gjatë gjashtë javëve dhe hodhën më shumë se 85 mijë tonë bomba.
Rreth 10 për qind e të ashtuquajturave 'bomba inteligjente', u drejtuan nga drita lazer të lëshuara nga një avion i dytë.

RAKETAT SKUD JANAR - SHKURT 1991
Ditën e enjte më 17 janar, Iraku ndërmori sulmin e parë me raketa Skud kundër Izrealit në Tel Aviv dhe Haifë.
Një tjetër raketë Skud lëshuar kundër forcave amerikane në Arabinë Saudite u rrëzua nga një raketë amerikane Patriot - i pari asgjësim në ajër i këtij lloji.
Forcat aleate bënë përpjekje të gjenin dhe ti shkatërronin raketat Skud
Izraeli nga ana e tij tha se nuk do të kundërpërgjigjej, duke u mbështetur në bateritë me raketa Patriot që u vendosën në territorin e tij.
Shtetet e Bashkuara nisën një aksion për të gjetur dhe asgjësuar raketat Skud që lëshoheshin nga Iraku në një kohë që ky i fundit i kishte shtuar sulmet kundër të dyja vendeve.
Sulmi më shkatërrues ndodhi më 25 shkurt, gjatë një beteje në tokë, kur një raketë Skud goditi bazën amerikane në Dhahran në Arabinë Saubite, duke vrarë 28 amerikanë.
Gjithsejt 39 raketa Skud u lëshuan kundër Izraelit, duke shkaktuar dëme, por shumë pak viktima.

DËMET NË CIVILË JANAR-SHKURT 1991

Numri i viktimave civile, të quajtura nga zyrtarët amerikanë dëme anësore, u shtua ndërsa forcat aleate vazhduan ndërmarrjen e dhjetëra mija fluturimeve ajrore.

Refugjatë të frikësuar mbërrinin në kufi me Jordaninë dhe njoftonin për vrasje të civilëve dhe për ndërprerje të ujit dhe të energjisë elektrike në Bagdad.
Debatet shpërthyen pas shkatërrimit të një fabrike për të cilën Iraku tha se prodhonte qumësht për fëmijët.
Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, Kolin Pauell, tha se Amerika ishte e sigurtë se fabrika prodhonte armë biologjike.
Të mërkurën e 13 shkurtit, një aeroplan amerikan "stealth" hodhi dy bomba me lazer kundër një objektivi për të cilin amerikanët ishin të sigurtë se ishte një qendër e rëndësishme komande.
Por doli se ajo ishte një bunker i përdorur nga civilët irakianë për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore. Të paktën 315 vetë u vranë, mes të cilëve edhe 130 fëmijë.
Ndërkohë, Sadam Huseini i shfrytëzonte për efekte propagandistike gabimet e aleatëve dhe vendosi civilë kuvajtjanë si mburoja njerëzore në qendra kryesore ushtarake dhe industriale në Irak.

LUFTA TOKËSORE 24 - 28 SHKURT 1991
Të dielën e 24 shkurtit 1991, forcat aleate filluan një sulm të përgjithshëm, tokësor, ajror dhe detar dhe brenda 100 orësh e shpartalluan ushtrinë irakiane.
Një ditë më parë, Iraku nuk iu bind ultimatumit për t'u tërhequr dhe i kishte vënë flakën qindra puseve kuvajtjane të naftës.
Trupat aleate hynë në Irak nga disa pika përgjatë kufirit arabo-saudit. Qindra tanke u drejtuan me shpejtësi drejt pozicioneve të Gardës Republikane irakiane..

Forca të tjera morën nën kontroll rrugën që lidhte Basrën me Kuvajtin dhe ndërprenë linjat e furnizimit të trupave irakiane. Ndërkohë, trupa të udhëhequra nga sauditët hynë në Kuvajt.
Më 26 shkurt, Iraku deklaroi se po tërhiqte forcat nga Kuvajti, por sërish refuzoi të pranonte zbatimin e të gjitha rezolutave të OKB-së të miratuara kundër tij.
Tanke, autoblinda, makina dhe trupa irakiane që në tërheqje e sipër formuan rradhë të gjata në rrugën kryesore që lidhte Kuvajtin me qytetin jugor Basra.
Forcat aleate e bombarduan autokolonën irakiane. Mijra trupa u vranë në makinat e tyre dhe rruga u quajt "Rruga e Vdekjes".
Vlerësohet se vetëm gjatë fushatës tokësore u vranë 25,000 deri në 30,000 irakianë.

ARMËPUSHIMI IRAKIAN 28 SHKURT 1991
Më 27 shkurt 1991, kuvajtjanët mirëpritën autokolonat e trupave aleate.
Fillimisht u futën forcat speciale që u pasuan nga trupat kuvajtjane dhe nga marinsat amerikanë.
Në orën 2100 sipas orës së Shteteve të Bashkuara, Presidenti George Bush deklaroi se duke filluar nga ora 0400 e mëngjesit do të vendosej armëpushim.

Kuvajtjanët i mirëpritën forcat aleate
Ndërkohë, forcat aleate në Irak kishin kapur rob mijëra ushtarë irakianë.
Shumë prej tyre ishin të uritur, të lodhur e të demoralizuar dhe u dorëzuan pa shumë rezistencë. SHBA vlerëson se rreth 150,000 ushtarë irakianë dezertuan.
Nga forcat aleate u vranë në betejë 148 ushtarë dhe 145 të tjerë vdiqën për arsye që u cilësuan "jo në betejë".
Ushtria irakiane vlerësohet se humbi nga 60,000 në 200,000 ushtarë. Shumë kufoma irakianësh u varrosën në varre masive në shkretëtirë.
Më 2 mars Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë ku përcaktoheshin kushtet e armëpushimit.
Irakut i kërkohej të ndalonte të gjitha veprimet ushtarake, të hiqte dorë nga aneksimi i Kuvajtit, të bënte publike të dhëna për armët kimike dhe biologjike që kishte, të lironte të burgosurit dhe robërit ndërkombëtarë të luftës dhe të merrte përgjegjësi për dëmet dhe viktimat e shkaktuara gjatë pushtimit të Kuvajtit.
Një ditë më pas, ushtarakët irakianë i pranuan kushtet e armëpushimit në një takim zyrtar me udhëheqësit ushtarakë amerikanë në një çadër në bazën ushtarake të pushtuar në Safwan.
Sadam Huseini nuk mori pjesë.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2003 08:13
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.