Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Pasojat: 1991 e kėtej

KRYENGRITJET MARS 1991

Pothuajse menjëherë pasi Iraku pranoi armëpushimin, kryengritjet filluan të shpërthenin në zonat disidente në veri dhe jug të vendit.
Myslimanët shiit në Basra, Najaf dhe Karbala në Irakun jugor, protestuan nëpër rrugë kundër regjimit.
Kurdët në veri bindën ushtarakët lokal që të kalonin në anën e tyre. Sulejmania ishte qyteti i parë i madh që ra në duart e kundërshtarëve.
Brenda një jave, kurdët morën nën kontroll Rajonin Autonom Kurd dhe qytetin e afërt, Kirkuk, i pasur me naftë. Në mes të shkurtit, presidenti Bush, babai i presidentit aktual, u kishte bërë thirrje irakianëve dhe ushtrisë që "t'i merrnin punët në duart e veta".

Por ndihma amerikane që shpresonin t'u vinte nuk erdhi kurrë. Në vend të saj mbërritën helikopterë ushtarak irakianë.
INDICT, një grup që bënte fushatë për nxjerrjen e udhëheqësve irakianë në gjyq për krime lufte, thotë se civilët dhe ata për të cilët dyshohej se ishin rebelë ishin ekzekutuar në masë, ndërsa ishin bombarduar dhe spitale, shkolla, xhami, tempuj dhe kolona të refugjatëve.
Sipas SHBA-së, që është kritikuar se ka lejuar Sadam Huseinin të vazhdojë me përdorimin e helikopterëve ushtarakë, 30,000 deri 60,000 vetë u vranë nga represioni irakian.
Në veri të vendit, 1.5 milion kurdë u detyruan të arratiseshin përtej maleve në Iran dhe Turqi. Kushtet e vështira shkaktuan në katastrofë humanitare, OKB-ja ndërmori një operacion të madh humanitar për të hedhur ndihma nga ajri për refugjatët.

KOSTOJA NË MJEDIS NGA VITI 1991

Një pasojë e Luftës së Gjirit më 1991 ishte njëra prej katastrofave më të rënda të mjedisit në botë.

Ndërsa aleatët bombradonin Irakun, forcat pushtuese të Sadam Huseinit hapën tubat e puseve kuvajtjane të naftës, duke derdhur rreth tetë milionë barrela naftë në Gjirin Persik.
Irakianët po ashtu i vunë zjarrin të paktën gjashtëqind puseve të naftës, duke krijuar re të zeza gjigante tymi mbi Kuvajt.
Ndërsa aleatët bombradonin Irakun, forcat pushtuese të Sadam Huseinit hapën tubat e puseve kuvajtjane të naftës, duke derdhur rreth tetë milionë barrela naftë në Gjirin Persik.
Irakianët po ashtu i vunë zjarrin të paktën gjashtëqind puseve të naftës, duke krijuar re të zeza gjigante tymi mbi Kuvajt.
Ekipeve të udhëhequra nga eksperti i zjarreve të industrisë së naftës, Red Adair, iu deshën të paktën gjashtë muaj për t'i fikur zjarret dhe për t'i mbuluar puset.

Treqind e njëzet "liqej nafte" u lanë në shkretëtirë, që morën pjesën më të madhe të dekadës në vazhdim për t'u pastruar. Viktima të ndotjes ishin zogj të detit, korale dhe breshka të rralla.
Mjekët kuvajtjanë poashtu dyshuan se retë e tymit ishin shkaktarë të një shtimi të konsiderueshme në numrin e të sëmurëve nga kanceri, nga sëmundje të zemrës dhe probleme me frymëmarrje.
Në Irak, janë ngritur shqetësime për ndotjen e shkaktuar si pasojë të përdorimit nga ana e forcave alate të municionit dhe predhave me uranium të varfëruar.
Iraku pretendon se pluhuri radioaktiv që kishte mbetur pas shpërthimit të tyre kishte shkaktuar një nëntëfishim të rasteve me kancer në afërsi të qytetit Basra.
Disa veteranë të Luftës së Gjirit fajësojnë uraniumin e varfëruar për sëmundjet nga të cilat kanë lënguar pas kthimit nga Gjiri Persik.
Këto pretendime nuk janë dëshmuar, por edhe në qoftë se radioaktiviteti nuk është fajtor, uraniumi i varfëruar është metal tejet toksik dhe ka lënë ndotjen si pasojë.

SËMUNDJET E LUFTËS SË GJIRIT NGA VITI 1991
Dhjetëra mija pjesmarrës në Luftën e Gjirit janë paraqitur me probleme shëndetësore pas luftës.

Shumë prej tyre u kanë shkaktuar probleme ushtarëve që më parë ishin shëndosh e mirë.
Që nga njoftimet e para në media për sëmundjet e Luftës së Gjirit në vjeshtë të vitit 1991, veteranët kanë luftuar që simptomat e tyre të njihen si sindromë specifike që ka lidhje me Luftën e Gjirit.

Të tjerët vënë në dukje armët me uranium të varfëruar dhe insekticidet organofosfate që përdoren për të mbrojtur trupat nga insektet e ndryshme.
Kundërshtarët kanë thënë se statistikat thjeshtë nuk mbështesin pretendimet se veteranët kanë nivele jashtëzakonisht të larta sëmundjesh, ose kanë fajësuar Çrregullimin nga Stresi Post Traumatik, reagim psikologjik ndaj traumave.
Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se në disa raste "ekziston lidhje e qartë me shërbimin në Gjirin Persik," por nuk e njeh Sindromën e Luftës së Gjirit si gjendje të vetme shëndetësore.
Pentagoni thotë se hulumtimet "nuk kanë vërtetuar asnjë shkaktar specifik të këtyre sëmundjeve.

KUVAJTJANËT E ZHDUKUR NGA VITI 1991

Rreth 600 vetë - kryesisht kuvajtjanë - konsiderohen të zhdukur që nga përfundimi i Luftës së Gjirit.
Për ta mendohet se janë ndaluar gjatë pushtimit të Kuvajtit nga Iraku apo gjatë luftës. Shumica janë civilë.
Iraku thotë se ka humbur gjurmët e të burgosurve shtetas të huaj gjatë kryengritjes në jug të vendit në mars 1991.
Ai po ashtu thotë se më shumë se 1,000 shtetas të tij konsiderohen të zhdukur.
Por zyrtarë të Kryqit të Kuq kanë inspektuar burgjet e Kuvajtit dhe kanë gjetur vetëm 40 irakianë, të gjithë kriminelë ordinerë.
Më shumë se një dekadë pas përfundimit të luftës, familjet e kuvajtjanëve të zhdukur vazhdojnë të jetojnë me shpresë.
Ka pasur njoftime të dëshmitarëve që thonë se i kanë parë disa prej të burgosurve të gjallë në Irak, shumë kohë pas përfundimit të Luftës së Gjirit.
Kuvajti ka vazhduar fushatën për këtë çështje, por përkundër përpjekjeve të një komisioni ndërkombëtar dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, fati i të zhdukurve mbetet i panjohur.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2003 08:18
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Sanksionet: 1991-2002

IZOLIMI NGA VITI 1991
SHBA dhe Britania e Madhe përdorën zonat e ndalimit të fluturimit bashkë me sanksionet ekonomike dhe inspektimet e armëve si politikë të "izolimit" të mbështetura nga OKB.
Një mandat i OKB-së për inspektimin e armëve u vendos me një rezolutë të miratuar në prill 1991.
Operacioni i parë i komisionit inspektues, Unscom, u krye në qershor, kur shënoi fillimin e periudhës shtatëvjeçare të monitorimit.

Shumë armë të ndaluara dhe objekte të prodhimit u shkatërruan dhe u çmontuan.
Inspektorët zbuluan objekte të cilat zyrtarët irakianë më parë kishin mohuar se ekzistonin dhe gjetën armë të ndaluara të cilat ata kishin bërë përpjekje t'i fshihnin.
Në mars 1991 u shpall një zonë e ndalimit të fluturimeve në pjesën veriore të Irakut për të mbrojtur kurdët e Irakut pasi regjimi i Sadam Huseinit kishte shtypur kryengritjen e tyre.
Një zonë e ngjashme u vendos më 1992 në jug të vendit, pasi Iraku vazhdoi atje ofensivat kundër myslimanëve shiit.
Që atëherë avionët britanikë dhe amerikanë kanë patrulluar në këto zona, duke bombarduar mbrojtjet kundërajrore kur radarët irakianë merrnin në shënjestër avionët e tyre.
Zona veriore e ndalimit të fluturimeve u zgjerua më 1996 pas një ofensive irakiane në mbështetje të njërit prej dy fraksioneve kurde të cilat atëherë luftonin kundër njëra tjetrës.
Në qershor 1993, presidenti amerikan Bill Klinton dha urdhër për sulme ajrore kundër shtabit të zbulimit irakian si përgjigje ndaj një tentimi për të vrarë Xhorxh Bushin, të jatin e presidentit aktual Bush, në Kuvajt dy muaj më parë.
Ka pasur njoftime se disa prej personave të dyshimtë të arrestuar në lidhje me tentimin për të kryer sulm me veturë-bombë kanë pranuar se kishin punuar për shërbimit irakian të zbulimit.

NAFTË PËR USHQIM 1995 E KETEJ
Programi naftë-për-ushqim filloi të zbatohej nga OKB për t'iu kundërvënë efektit të sanksioneve ekonomike mbi popullin e Irakut.
Sanksionet pasuan shkatërrimin që pësoi infrastruktura e vendit nga lufta dhe efektet ishin katastrofike.
Por ka qenë e vështirë të përcaktohet se sa kanë kontribuar sanksionet për varfërinë dhe vuajtjet që pësuan irakianët që nga koha e Luftës së Gjirit.
UNICEF-i vlerëson se në vitin 1999 vdekshmëria e fëmijëve në Irak është dyfishuar në krahasim me periudhën para Luftës së Gjirit.
Por njoftimet për vdekjen e fëmijëve irakianë në spitalet pa pajisje të duhura poashtu janë manipuluar me një efekt të fuqishëm nga Sadam Huseini. U bë e ditur se elita kishte jetë luksoze ndërsa shpenzimet e Irakut për ushtri vazhdonin të ishin të larta.
Më 1991 OKB-ja i ofroi së pari Irakut të shiste një sasi të vogël nafte në shkëmbim të ndihmave humanitare. Por Sadami e pranoj ofertën vetëm kur shifra arriti 2 miliardë dollarë në vitin 1995.
Programi nënkuptonte që irakianët e thjeshtë të merrnin racione mujore të ushqimeve themelore, megjithëse dergesat e para me ushqime nuk mbërritën deri ne mars të vitit 1997.
Në vitin 1998, koordinatori i programit, Dennis Halliday, dha dorëheqje duke thënë se sanksionet ishin të falimentuara që në konceptim dhe dëmtonin njerëz te pafajshëm.
Pasuesi i tij, Hans von Sponeck, dha dorëheqje në vitin 2000, duke thënë se sanksionet kishin krijuar "një tragjedi të vërtetë njerëzore".
Më 1999 kufiri për sasinë e naftës të cilën mund ta eksportonte Iraku u hoq krejtësisht, ndonëse kontrolle të rrepta vazhdojnë të ushtrohen për importet e artikujve për "përdorim të dyfishtë" të cilët mund të përdoren për prodhim të armëve të ndaluara.

DHELPRA E SHKRETËTIRËS
16-19 DHJETOR 1998
Në dhjetor 1998, Shtetet e Bashkuara dhe Britania ndërmorën një fushate bombarduese triditore kundër objektivave në Irak.
Në muajt para kësaj date ishte krijuar një krize që sa vinte e rritej në marrëdhëniet midis ekipit të inspektorëve të armëve, Unscom, dhe regjimit irakian.
Iraku kishte penguar inspektorët, duke u mohuar atyre hyrjen në të ashtuquajturat "pallate presidenciale" dhe duke refuzuar bashkëpunimin.
Ai akuzoi pandërprerë Unscom-in se spiunonte për SHBA-në dhe Izraelin. OKB më vonë e pranoi se inspektorët i kishin kaluar informata shërbimeve amerikane të zbulimit.
Në mes të dhjetorit, shefi i Unscom-it, Richard Butler njoftoi se Iraku kishte vazhduar të pengonte inspektorët.
Brenda disa orësh, personeli i OKB-së u evakuuan nga Bagdadi dhe filluan sulmet ajrore.
Zyrtarisht në shënjestër të sulmeve me raketa kruiz dhe të bombardimeve ajrore mbi rreth 100 objektiva anëkënd Irakut ishte "degradimi" i aftësisë së Sadam Huseinit për të prodhuar armë për shkatërrim në masë.
Bashkë me objektet e lidhura me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, në shënjestër u morën edhe pikat ku ndodhej e vendosur policia sekrete e regjimit dhe forcat e Gardës Republikane, aerodromet, pikat e mbrojtjes kundërajrore dhe një rafineri e naftës në Basra.
Zëvendëskryeministri irakian, Tarik Aziz, tha se 62 pjestarë të personelit ushtarak ishin vrarë dhe 180 ishin plagosur.
Presidenti amerikan Bill Klinton u ballafaqua me kritika në vend dhe jashtë për veprimet ushtarake që ndërmori në një kohë kur sulmohej në lidhje me marrëdhënjet e tij me një praktikante në Shtëpinë e Bardhë Monika Lewinsky.

PENGIMI I INSPEKTORËVE
1998 - 2002
Disa ditë pas fillimit të Operacionit Dhelpra e Shkretëtirës, Iraku tha se nuk do t'i lejojë inspektorët të ktheheshin.
Thirrjet për ristrukturimin apo zëvendësimin e Unscom-it u shtuan ndërsa rritej mosmarrëveshja rreth rolit të tij në mbledhjen e informatave nga SHBA dhe shtete të tjera.
Në qershor 1999, shefi i Unscom-it Richard Butler u largua me përfundimin e kontratës së tij.

Gjashtë muaj më vonë, u krijua pasuesi i Unscom-it, Unmovic, por Iraku i refuzoi hyrjen.
Pa inspektime në Irak, u shtua pasiguria rreth programeve të mundshme të reja të armëve.
Në nëntor 2000, presidenti aktual amerikan Xhorxh Bush erdhi në pushtet, duke sinjalizuar një politikë të re të rreptë ndaj Irakut dhe u zotua t'i "rigjallëronte" sanksionet.
Ai vazhdoi me politikën e filluar nga presidenti Klinton për financimin e grupeve opozitare irakiane, posaçërisht Kongresin Nacional Irakian në ekzil, me shpresën për të minuar sundimin e Sadam Huseinit. Në fillim të vitit 2002, administrata filloi të përshkruante publikisht synimet e saj si "ndërrim të regjimit".

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2003 08:24
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Post-Saddam ......

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re madonna_musulmana.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 101 herė.

Siç te gjithe keni pare dhe degjuar zhvillimet e kesaj lufte jane drejte fundit.Jo se kishte medyshje per fitimtaret e saj ...........por mbi ligjshmerine.Le te themi qe prepotenca e forcave sfiduan edhe ONU organizate te krijuar dhe shume te dashur nga ata vete!Natyrale me lind pyetja duke pare tv,shikoj masa te tera njerezish qe zgjasin duart me buzet e çara nga dielli dhe e vetmja fjale qe ndoshta dine ne anglisht eshte ''uje''...............''si do te jete e ardhmja e Irakut mbas kesaj lufte?????!!!!!''.Valle popullsia e atij vendi do te perfitoje nga ato qe superlativi Bush u premtoi??!!Jam i sigurt qe POOOOOO!!! Kjo siguri me vjen nga fakti qe lufta ne ekonomine e nje vendi eshte si nje overdoze oksigjeni(sigurisht kur behet fjale per nje shtet si USA).Imagjinoj ate burrin 55 vjeç qe CNN keto dite na e tregonte duke qelluar me nje shapke* te vjeter fytyren e Saddamit,shikoj te njejtin burre mbas nje viti nga fundi i kesaj lufte qe po i njejti rrjet e tregon me nje shishe Coca-Cole duke e shijuar deri ne fund dhe falenderuar zotin per miresine qe i ka dhene...............................................................por ajo qe plaku nuk di eshte raporti nafte/coca-cola sepse poshte kembeve te tij eshte ajo qe amerikanet dhe te tjeret duan!!!!!Eshte i njejti plak qe me dhuron buzeqeshje me ato dhembet e tij te verdhe nga duhani qe ka'' vite drite'' qe e pi te dredhur(si gjyshi im).................................por problemet e ketij plaku mbaruan,mbaruan sepse ketej e tutje ai do te pertype i lumtur nje chewing-gum,me menthol apo jo pak rendesi ka!Shikoj djalin e ketij plaku..........po sepse plaku ka nje djale qe çdo mengjes shkon i lumtur drejt fabrikes se kepuceve''Nike''.Ehhhhhhhhhhhhhhh mund ta linin kete rast pa shfrytezuar multi-nacionalet????!!!! JOOOOO nuk mundeshin eshte pergjigja sepse jane ato qe kane oreksin me te madh ne keto raste! Jane ato qe djalin e plakut kane per ta paguar per nje cope buke,nderkohe qe te njejtin mall do te ma shesin mua qe ndodhem ne Europe(ndoshta duke me zhvatur nje jave rroge).Sa shpejt kane per ta kuptuar irakenet qe parimi i limonit te shtrydhur tek ta ka per te gjetur zbatim me shpejt se ne vendet e tjera!Gara e s olidaritetit qe shume vende kerkojne te bejne s'eshte gje tjeter veçse duart e tyre qe zgjaten per te marre pjesen me te madhe te Tortes te quajtur Irak!!!Ehhhh te shkretet irakene sa shpejte qe do ta kuptojne kush jane ''vampirat'' e shekullit te 21...................QE NEN PRETEKSTIN E LUFTES KUNDERR TERRORIZMIT FSHIHEN TE TJERA INTERESA QE ''PLAKU'' NUK MUND TI KUPTOJE DOTE...........................OSE I KUPTON POR E VETMJA GJE QE DO TE BEJE ESHTE TE SHUAJE URINE,ETJEN DHE PAK I INTERESON NESE MBAS PAK MUAJSH MBI TRUALLIN QE AI KISHTE NDERTUAR SHTEPINE DHE BOMBAT ''INTELIGJENTE'' JA SHKATERUAN.............................................DO TE LINDI NJE MC-DONALDS DHE AI NDOSHTA DO TE THOTE''HAJT VARI T####N SE UNE MISHIN E DERRIT NUK E HA''.................................P.S po ju si e shikoni te ardhmen?e pashe te arsyeshme ta postoja ketu kete teme ,nese moderatoret nuk e shohin te arsyeshme mund ta heqin....flm

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2003 12:38
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Mjere ata qe mendojne me shume per Irakun se Irakenet vete si do ja bejne tani. Jo per gje por regjimi i Saddamit u rrezua, ato dhjetera mijera te vdekur qe po parashikonin Kasandrat nuk u realizua dhe per ters jo vetem qe shumica e Irakeneve nuk luftuan, por dolen edhe hodhen statujen e Sadamit.
Fatkeqsisht e vetmja gje qe u ngelet te shpresojne tani eshte qe Amerikanet do te bejne nje corbe te madhe me paqen, por c'do te ndodhi valle kur te rivendoset rregulli ne Irak, dhe kur Iraku, ashtu si Kosova, ashtu si Afghanistani, te kthehet nga ata qe gerthasin per "krimet amerikane" e ti pyesi se Sa qindra mijera vete te tjere duhet te vriste Saddami, edhe Sa burgje e dhoma torturash mesjetare duhet te shikonit, edhe sa luftera duhet te fillonte e te nxiste Saddami ne rajon qe ata "paqesoret, ata te civilizuarit, ata ligjoret" te bindeshin dhe ta ndihmonin popullsine e pafajshme dhe te pambrojtur Irakene?????

Natyrisht qe "pellumbat e paqes" ose me sakte skifteret antiamerikane nuk i bind gje sepse ata shikojne vetem Coca Cola e McDonalds ne Irak dhe jo buste e statuja te rrezuara nga turma njerezish te gezuar qe kane shpetuar gjalle nga nje diktature cerek shekullore. Cuditerisht keta "paqesore" nuk do te shqetesoheshin kaq shume po te shikonin Perrier apo TotalFinaElf apo Lukoil ne Irak por larg qofte nqs Texaco dhe Halliburton i afrohen tokes se Irakut. Eh po fundja ata kane te drejte, sepse ata i dine te gjitha, i dine me mire se ai plaku qe kushedi sa vjet ka vuajtur neper burgje, i dine me mire se ato qindra mijera familje qe i jane zhdukur te afermit, dhe mbi te gjitha ata paqesoret e dine qe Nike eshte Djalli por Adidas eshte Engjelli.

Ju jeni per te qeshur. Nqs ju dhemb kaq shume per ata Irakene qe tani s'kane uje te pine sepse "martiret e Saddamit" hodhen ne ere pompat e ujit atehere perse nuk kontribuoni, perse nuk i kerkoni qeverive te vendeve ku jetoni qe te dergojne ndihma? Por natyrisht qe ju s'do ta beni kete, sepse ju do te donit me mire qe ata Irakene te vdisnin ne mase si miza sesa te mbijetonin dhe t'ja dinin per nder Sh.B.A. C'do tu ngelej juve dhe perpjekjes tuaj per pakez influence ne kete bote atehere? Asgje!!!!!!!!!!!!!

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2003 19:02
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anton
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Filadelfia USA
Mesazhe: 54

Post Sadam

INSOMNIA, ty qe s'te ze gjumi per padrejtesite qe i behen arabve.Fotografia qe ke bashkangjitur me shkrimin, eshte fotografia e nje nene algjeriane te ciles i masakruan komplet familjen.Kjo fotografi ka te pakten 6-7 vjet. Pra nuk e kuptoj se c'fare qellimi ke pasur, duke na sjelle ketu nje fotografi qe i perket barbarizmave nderalgjeriane, dhe qe i shohim perdite qe prej 12-vjetesh.Apo edhe kur theren arabet me njeri tjetrin eshte faji i Amerikes? Mjaft me hipokrizi.
God Bless America!

__________________
Shqiptar deri ne vdekje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2003 21:03
Anton nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anton Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anton (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anton Shto Anton nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anton nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

pershendetje te gjitheve

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re assassini.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 73 herė.

Se pari doja te te thoja Anton qe ate foto e kam vene thjeshte sepse ne syte e asaj e gruaje,pavaresisht nga nen-shtetesia eshte e njejte me veshtrimin e mijareve te tjerave keto dite,ne Irak ne Kongo, Palestine keshtu me radhe!!!God Bless America????!!!!Me duket qe Bushi qe eshte brenda jush doli ne propagande.......... i dashur mik ketu nuk eshte zyra e emigracionit!!!Ku ishit ju kur ne G8 te Genova une bashkoja zerin tim me ate te mijerave te tjereve,dhe si pergjigje merja shkopinjte e gomes dhe gazin lot-sjelles?!Nga cili fast -food po kerkonit nje ide mbi ate qe ndohte ato dite?!Jam per nje bote te lire ku multinacionalet mos te vendosin fatet e popujve por te jene vete popujt ata qe vendosin!!Kjo lufte si gjithe te tjerat eshte nje lufte e padrejte.............asnje lufte nuk justifikohet,aq me pak kjo!!Nese ajo grua arabe eshte e superuar ...................shikoni qellimin final te gjerave,duke pare anen tjter te medaljes,para se te beni komente mbi hipokrizine!!!!Nuk eshte ndoshta ''faji'' juaj.........histerizmi kollektiv ju ka mbullyr syte...........HAPINI ATO ,JENI AKOMA NE KOHE!

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2003 11:12
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Arrow

se harrova.......

Quhej Carlo Giuliani..............

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2003 11:16
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anton
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Filadelfia USA
Mesazhe: 54

Post Sadam

Dihet nga te gjithe se personat qe manifestonin( atje ku paske qene dhe ti) ishin prej organizatash(celuash???) majtiste, bile te ekstremit te majte.
Pra nuk eshte surprize reagimi yt.
Surprize eshte perkundrazi cilesimi qe ti i ben Amerikes.
Ti jetoke ne boten e lire, ne ketu qenkemi ne burg.
Para se te jetoj ketu kam jetuar ne europe per dhjete vjet, dhe jam me duket ne pozicion te analizoj ato qe perjetova atje dhe ato qe po perjetoj ketu qe prej tre vjetesh.
Sidoqofte, keshilla ime eshte kjo: mos u ndiko nga emocionet, por shprehu me logjike dhe ne menyre pedagogjike.
Askush nuk ka te drejte te paragjykoje te tjeret, dhe te japi leksione morali ose marksizmi.
Ndoshta edhe une ne kete moment jam pak emocional(shqiptar),
por te pakten mundohu te kapesh anen pozitive te ketij mesazhi.
Dhe mos harro, bota kurre nuk do te jete uniforme(internacionale)

Miqesisht, Antoni.

__________________
Shqiptar deri ne vdekje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2003 03:56
Anton nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anton Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anton (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anton Shto Anton nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anton nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

POST SADAM-POST SATAN

Le qe se vlen me u marre me kete teme por pasi ne radhe jane Diktatoret tjere ahere ky ka qene nje ushtrim i lehte i ALEATEVE pra SHBA-GB ne lufte per te shkattruar te keqen universale.
Sa i perket grupeve komuniste te mbetura dhe globalisteve vertet me vjen keq per ta ne gjendjen qe e kan katandisur veten.
Deshem s'deshem ne bote duhet vendosur rregull qofte edhe me force.

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2003 13:54
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Thumbs down

pershendetje

AHAAAA.................Xeni me duket se ngateroke kekun me byrekun!!!!Per sa i perket grupeve komuniste e globaliste ke then aty...................me duket se ske kuptuar asgje dhe eshte per te ardhur vertet keq!!!!Ne cilesine e kujt mendon ti se duhet vene rregull???!!!! Kush jeni ju te merni vendime per gjithe boten??!!Sa trishtim ne fjalet e tua ......

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2003 15:15
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.