Roi
Drift in and out....
Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
Nuk e di nese eshte tema me e duhur apo jo kjo,por sdq lajm nga jashte eshte sado qe sflet tamam per ndonje ngjarje aktuale !
Historia e vrasjes se Cauceskut,eshte vertet interesante...qofte per faktin se eshte i vetmi diktator komunist evropian qe perfundoi me se keqi... i pushkatuar (nga populli i vet), qofte edhe per daten simbolike 25 dhjetor,dita e Krishlindjeve !!
Me poshte nje nga ekzekutoret rrefen momentet e ekzekutimit te ndoshur plot 20 vjet me pare !
Si e vrava Causheskun në Krishtlindjet 1989
BUKURESHT -Kujtimet e Krishtlindjes zakonisht kanë lidhje me shkëmbimin e dhuratave, gjelin e detit, familja e mbledhur bashkë, paqe në tokë dhe shumë mirësi për njerëzit. Por, kujtimet e Krishtlindjes së Dorin-Marian Cirlanit janë vrasja e një diktatori. "E di se çfarë do të kisha qenë duke bërë, nëse nuk do të isha pjesë e skuadrës së pushkatimit", - thotë Cirlan, i cili bashkë me dy ushtarë të tjerë pushkatuan Nikolai Causheskun dhe bashkëshorten e tij, Elena më 25 dhjetor 1989. "Një i krishterë, them se ishte një gjë e tmerrshme vrasja e një njeriu në ditën e Krishtlindjes, në këtë ditë të shenjtë". Cirlan ishte pjesë e regjimentit Boteni të parashutistëve në kohën kur në Rumani shpërtheu revolucioni i vitit 1989. Ndryshe nga revoltat në Poloni, Gjermaninë Lindore dhe Çekosllovaki, këtu pati gjakderdhje. "Duhet të keni parasysh se ç'kohë ishte ajo", - thotë Cirlan. "Mbizotëronte frika gjithandej, në radio, në televizion, madje edhe në frekuencat e radios së ushtrisë". Paraushtarakët ishin në anën e revolucionarëve, disa prej trupave të tyre luftonin kundër njësive të sigurimit të shtetit në kullën e televizionit në Bukuresht.
Historia
Cirlan, që në atë kohë ishte një oficer 27-vjeçar, gjendej në regjimentin Boteni, 50 kilometra larg kryeqytetit. Shumë liderë të ushtrisë po e lëshonin veten pas një presioni të jashtëzakonshëm. Ishte një revolucion, apo një grusht shteti i mbështetur nga Rusia? Edhe sot nuk jemi shumë të qartë për këtë. Por, pikërisht në ditën e Krishtlindjes erdhën dy helikopterë. "Komanda kërkonte tetë vullnetarë. Nuk e dinim ku po shkonim, kjo është kundër kodit të ushtrisë, pasi çdo ushtari i duhet thënë misioni", thotë ai. Cirlan ka shtuar në peshë tani, me kostumin e tij gri dhe mustaqet prej rreshteri, i ngjan pak djaloshit të dikurshëm. Është avokat dhe nënshkruan kontratat për pronarët e huaj të pasurive të paluajtshme. Ndërsa flasim për rreth tri orë në kafene të ndodhur pranë ish-pallatit presidencial të Causheskut, unë ndjek me vëmendje dorën e tij të djathtë që duket sikur dridhet.
"Atë ditë, kur mbërritëm në vendin ku duhej të ishim, gjenerali Stanculescu na tha: Paraushtarakët të vijnë këtu, Caushesk-ët po gjykohen nga populli. Nëse verdikti do të jetë me vdekje, na duhen ushtarë për ta zbatuar. Kush është gati?". Të tetë bëmë një hap përpara. "Kush është gati të qëllojë?". Të tetë i ngritëm duart. I paduruar, gjenerali zgjodhi tre, kapiten Iomel Boeru, majori Geo-rghin Octavian dhe unë. Kapiteli do të qëndronte në sallë për të qëlluar Nikolain apo Elenën nëse ata përpiqeshin të iknin. Unë dhe Octavian do të qëndronim jashtë. Nga dera dëgjohej gjithçka. Elena po ankohej dhe refuzonte të njihte gjykatën. Avokatët mbrojtës po silleshin si prokurorë. Por, unë isha një ushtar që u bindesha urdhrave. Vetëm më vonë do të kuptoja çfarë marrëzie ishte. Verdikti u lexua pas disa orësh, Caushesk-ët do të ekzekutoheshin. Kishin tetë ditë kohë për apelim, por dënimi do të zbatohej menjëherë. Mbretëronte heshtja. Vdekje… tani
Ekzekutimi
Diktatori dhe bashkëshortja e tij u lidhën, por nuk ua mbyllën sytë. Ndërsa Cirlan po i ndihmonte të dilnin përballë një turme të zemëruar, ai dëgjoi një britmë: "Shpejt, vritini, Flota amerikane ka dërguar një helikopter për t'i shpëtuar. Vritini! Shpejt!". Gjeneral Stanculesku tha: 'Çojini të muri, në fillim Nikolain, pastaj Elenën'. Por, Causheskët nuk e dinin ç'po ndodhte derisa dëgjuan zhurmën e helikopterëve. "Ai më pa në sy, e kuptoi se do ta vrisja në atë moment, e jo më vonë dhe i rrodhën lotët. Ai moment ishte shumë i rëndësishëm. Unë ende kam makthe që lidhen me atë pamje", - thotë Cirlan. Diktatorin dhe bashkëshorten i lidhën bashkë, ajo këmbënguli të vdisnin ashtu. Na thanë, qëlloni me 30 plumba secilin. Qëllova shtatë ndaj diktatorit dhe arma u bllokua. Më pas, 30 ndaj Elenës. Gishti i tij tregues në mënyrë të pavetëdijshme imiton gjestin e atij momenti të 20 viteve më parë. Vetëm pas ekzekutimit u kuptua se nuk ishte një gjyq, por një vrasje politike në mes të një revolucioni. Cirlan e la ushtrinë e studioi për drejtësi. Kapiteni doli në pension, ndërsa Octavian u bë shofer taksie. "Nuk takohemi më… përfundojmë gjithnjë duke folur për të njëjtën gjë", - thotë Cirlan. "Nuk mund të jem më i gëzuar në ditën e Krishtlindjes. Njerëzit në të gjithë botën festojnë, por jo unë. Jo unë!"
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|