Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > A mendoni qe xhelozia tregon mosbesim apo dashuri???......
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7606

Re: A mendoni qe xhelozia tregon mosbesim apo dashuri???......

Citim:
Po citoj ato që tha apple
ç`mendoni per xhelozine?A e duroni?Deri ne çfare pike?A mendoni qe tregon mosbesim apo dashuri?Xhelozia tregon interesim, eshte diçka e bukur deri ne nje fare pike por, po nese ajo kalon ne kontrollim, shkakton stres, çfare beni ne keto raste?


Ne fillim isha pakez xheloze,pra pa u konsoliduar mire lidhja...kurse tani mbas kaq shume kohesh bashke i besoj verberisht,jemi gjendur ne shume situata bashke/kemi kaluar te miren dhe te keqen bashke e kjo na ka bere me te thurur shpirterisht me njeri-tjetrin se me askend tjeter.Pastaj ai gradualisht ka qene i zoti te ndertoje nje besim te verber tek une,ne fillim ishte "kontrollo dhe beso" tani"beso & beso".

Xhelozia per mua eshte pasiguri,mirepo me duket e kote te besh xhelozen nese e di sh.mire qe po ju mbush mendja te tradhetoje do e gjeje formen qe ta beje dhe sikur te jesh me xhelozja e botes ...keshtu qe pse t'i prishesh gjakun vetes kot?

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2006 15:12
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Xhelozia ne hapat e para te nje njohjeje eshte mese normale dhe kam pershtypjen se cfaq me shume ndjenja xhelozie dhe kontrolli ai qe do me shume.

Me kalimin e viteve dhe me njohjen me te thelle, ne qofte se kjo xhelozi vazhdon, atehere kemi te bejme me nje semundje=maniak ose ka shkaqe te forta se perse kjo xhelozi akoma jeton (partneri/partnerja provokon).

Nuk ka te beje fare me pasigurine apo mosbesimin. Ka te beje ose me faktet te cilat shume here mund te jene kokeforte ose me xhelozimanine e partnerit/partneres.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2006 15:22
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7606

Citim:
Po citoj ato që tha football
Nuk ka te beje fare me pasigurine apo mosbesimin. Ka te beje ose me faktet te cilat shume here mund te jene kokeforte ose me xhelozimanine e partnerit/partneres.


Cdokush perkufizimin e tije/saje,football.Une njoh femra qe normalisht s'kane qene xheloze,dmth ne lidhjet e tyre te shkuara,por kur kane hyre ne nje lidhje me nje person te caktuar s'kishin aq besim ne vete qe mund te mbanin gjate ate njeri,pra ishin shume te pasigurta ne vete.E ne kete forme mundoheshin te mbronin partnerin nga njohjet e rejat me femra qe AJO vete i konsideronte si me superiore. 

Si nuk paska te beje me mosbesimin xhelozia?Dhe femra me jo-xheloze e botes do kthehej ne freak xhelozie nese do tradhetohej nga partneri te cilin e kishte besuar verberisht.Xhelozia eshte mosbesim,mosbesim ne vlerat e tua si njeri per te merituar nje njeri,mosbesim ne partnerin dhe arsyet e tija per te te qene besnik.

Per mua nuk egziston nje "xhelozo-mani",per mua egzistojne zhgenjime te thella qe te heqin besimin ne vetevete/tek te tjeret per vazhdimin e diteve qe do jetosh.Te qenurit xheloze nuk eshte dicka e lindur,eshte nje ves i fituar gjate eksperiencave te keqia ne jete.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2006 15:27
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Te gjitha ato qe permende me lart qendrojne Amor, por xhelozi-mania ka shume forma, nuk eshte vetem nje, specifike.

Kur permenda mosbesimin, kisha parasysh mosbesimin tek partneri/partnerja. Shume njerez qe eksperimentojne tradhetine vete, nuk kane besim tek patneri/partnerja e tyre per aresye se e shohin me syrin e dyshimit cdo akt te tyre te pakujdesshem. Keta tipa kerkojne kohe deri sa te sigurohen, qe asgje nuk po shkon gabim.

Por ka edhe nga ata xheloz-maniak, qe duke e ndier veten inferiore ne vlerat e tyre sic permende edhe ti me lart edhe pse vete nuk tradhetojne, behen tmeresisht xheloze kur partneri/partnerja ka virtute, qe bien ne sy te te tjereve. Dhe keta jane ata te pasherueshmit, se problemi nuk qendron tek partneri/partnerja, por tek vet vetja e tyre dhe perfundojne ne imagjinata te semura dhe ekstreme, me te cilat nuk mund te jetosh gjithe jeten. e vetmja zgjidhje ne keto raste eshte divorce se perndryshe do te jete nje hell i vertete.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2006 15:47
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7606

Xhelozia, një çmenduri jo fort e zakonshme


Spekter

Eshtë komplekse dhe tregon ankthet tona arkaike. Sepse xhelozia nuk është një provë dashurie. Ajo tradhton një problem besimi në vetvete. Një zoom - për një pasion që është më shumë i ankthshëm sesa eksitues. Në librari mund të gjesh tituj nga më të ndryshëm: “Xhelozia, kënaqësi dhe mundim”, “Kurrë më xhelozë”, “Varësia dashurore”… Këtu mund të shtrojmë një pyetje: mund të trembemi se mos humbasim atë që kemi vendosur që ta posedojmë? Me sa duket po... “

Eshtë logjike-konfirmon François-Xavier Poudat, që merret me çështjet e çifteve. Martesa nuk është më institucion, duke braktisur idenë e një kontrate përjetë, çifti mundohet të krijojë një kontratë të parakohshme. Ankthi është i vazhdueshëm. Marrëdhënia vërtitet mes mbikonsumimin e partnerëve dhe pavarësisë së tjetrit-ku xhelozia është një lloj shfaqjeje”. Damien Guyonnet flet për një epokë paranojake. Sipas tij, në mungesë të modelit dhe të sigurisë, janë fantazmat që na udhëheqin.

Tjetri, qoftë bashkëshorti apo personi që kemi vendosur të ndajmë jetën, kthehet lehtësisht në kërcënim. Skenaret qesharake Dashuria mund të bëhet e çmendur, në kuptimin kur na zhyt në gjendje që kanë një kufi – jashtë vetvetes-. Nëse të gjithë jemi të shqetësuar kur imagjinojmë ikjen e njeriut që duam, disa syresh zhyten një një delir interpretues paranojak.

Madje duke mos pasur asnjë hije dyshimi për të krijuar një skenar qesharak. Për psikanalisten Sophie Cadalen, autore e një libri për çiftet, thotë se xhelozia nuk ka shumë lidhje me dashurinë. “Personi që është xheloz duhet të mbështetet në vetvete. Ajo që e tmerron është një lloj dëshire që nuk e kanalizon dot, kërcënimi i një energjie që e ka në thellësi, brenda vetes ... të cilën e projekton te tjetri. E thënë ndryshe, është personi xheloz, ai që ka tendenca për të tradhtuar apo dëshira të çuditshme”.

Ndërsa psikanalistja Marcianne Blévis autore e “Xhelozia, kënaqësi dhe mundim”, kjo simptomë duket më komplekse. Duhet që të na shtyjë ta eksplorojmë edhe më shumë historinë tonë, para lindjes së një vëllai apo motre më të vogël. “Në fillim ka një situatë pasigurie. Për shembull: një fëmijë i vogël që ndodhet përballë një situate ndarjeje. Aureola e mirësisë që e lidhte me nënën e tij, shkatërrohet menjëherë.
Nëna që nuk e përkëdhel më, të afërt që në mënyrë të pavetëdijshëm nuk i japin atij vendin e mëparshëm. Në një moment të caktuar dallon se i shkëputet një gjë nga vetja”. Një ndjenjë që sipas psikanalistes do të mbetet si një dhimbje e vogël, një valë e zezë e ngelur pezull mbi të, një kërcënim. Një plagë narcistike “Kur vjen momenti për të krijuar një çift, që në fillim i kujton atij një marrëdhënie të parë nënë-fëmijë, ky ankth braktisjeje, humbjeje, mungese, mund të shfaqet sërish.


Xhelozia është një “sëmundje e shtrembërimit”, tregues i një vështirësie për tu ndarë nga tjetri, që shfaqet edhe në ndarjen arkaike dhe brutale që ndodh me nënën”. Kjo situatë fillestare që përjetohet në fëmijërinë e hershme mund të sjellë një “plagë narcistike” që çdo person që është xheloz do të mundohet ta rregullojë në marrëdhëniet me personin e zemrës që konsiderohet “si njeriu që do të mbyllë të çarat”. Prej nga vjen edhe dëshira për ta afruar tjetrin. “Xhelozia është një formë varësie, si bulimia apo toksikomania.Sepse ajo vjen për të na mbushur boshin të pushtojë psikikën, njësoj si çdo lloj droge. Jemi nën hijen e tjetrit”,- thotë François-Xavier Poudat.

Ngandonjëherë një njeri xheloz është i pushtuar nga një fantazim: ish-i dashuri, i harruar prej kohësh apo një rival imagjinar: “Ky konkurrent është i shpikur. Në të njëjtën kohë i dashuruar dhe i urryer. Ai i ka të gjitha cilësitë, pikërisht ato cilësi të cilat nuk i kemi”,- thotë Marcianne Blevis. Ashtu si çdo person xheloz vuan nga një mungesë vlerësimi për veten ai kërkon në mënyrë të pavullnetshme, “patericë”, pranë rivalit. “Frojdi flet për ndjenjat e homoseksualitetit përkarshi një rivali.

Personi që është xheloz kërkon në veten e tij një “njohje homoseksuale”, konfirmimi i një identiteti seksual që atij i duket si defekt”. Edhe pse torturuese, xhelozia është një kënaqësi. “Xhelozia mund të jetë e këndshme, sepse lejon që të evitosh hijet e një rutine të jetës në çift”, shpjegon Marcianne Blévis. Rivali i shpikur Xhelozia shtyn erotizmin, mbështet dëshirën? Të gjitha çiftet kanë nevojë për një lloj ndjelljeje, që na kujton se jo gjithçka mund ta kemi dhe se tundimet ekzistojnë. Sociologu Jean-Claude Kauffmann në librin “Trupi i femrës, nën vëzhgimin e burrit” mbështetet në reagimin e meshkujve kur shohin gjoksin nudo të grave të tyre kur janë në plazh. Xheloz apo jo? “Meshkujt 20-vjeçarë në fillim të lidhjes nuk mendojnë se të dashurat e tyre mund të shohin edhe më tutje... Ndërsa në moshën 40-vjeçare nuk janë edhe aq shumë të bindur. Kështu nis edhe loja e vëzhgimeve, kur burra të tjerë ushqejnë marrëdhënien në çift”,- thotë sociologu. A nuk është pikërisht kjo ideja e shkëmbimit, kaq e përhapur tek çiftet pseudoliberalë? “Në fakt, thotë Sophie Cadalen, shkëmbimi lejon që të kufizosh një njeri dhe të menaxhosh xhelozinë tënde. Duke iu dhënë kësaj praktike, kontrollojmë seksualitetin e tjetrit dhe e mbyllim në një “burg të praruar”. Deri në momentin kur rivali i shpikur bëhet mjaftueshëm i fuqishëm dhe i pranishëm për ta shtyrë xhelozin në një dhimbje të llahtarshme.
“Në këto raste, rivali shndërrohet në një person që “mbush” këtë horizont lirie, një pjesë të papritur, “një dëshirë që qarkullon” mes çiftit. Sërish gjendemi të burgosur, të mbytur në dhimbje”,- shpjegon Sophie Cadalen. Pa folur për rastin kur bashkëshorti shtyhet derisa e hedh në krahët e dikujt tjetër, duke i thënë vetes “kisha të drejtë”.... Në këtë mënyrë, psikanalisti mund të ndihmojë xhelozin që ti vendosë fjalët dhe ngjarjet në një moment të kaluar, për të identifikuar “atë re të errët”, ajo pasiguri e fillimit, “mungesa e tjetrit” nuk na lejon që të jemi të lirë.
Mes gjithë “viktimave” të mundshme, një vogëlushe “që nuk ka mundësi të shfaqë feminilitetin” nga frika e së jëmës, një tjetër që vuan mungesën e një babai, që nuk mundi ta kishte pranë, ... “Një nga pacientet e mia gërmonte nëpër xhepat e burrit të saj derisa iu kthye në sëmundje. Në të vërtetë ajo kërkonte që të hynte në një univers mashkullor që ajo nuk e njihte dhe mbi të cilin ajo vetëm fantazonte”,- shpjegon Marcianne Blévis. Për një gjë duhet të sigurohemi: ka dhe më keq se sa të jesh xheloz: të mos e provosh asnjëherë xhelozinë. “Një nga pacientët e mi, bënte lavde se në moshën 45-vjeçare nuk e kishte ndjenjën e posesivitetit.

Ai praktikonte shkëmbimin, duke i detyruar femrat e jetës së tij që të hidheshin në krah të burrave të tjerë. Në fakt gjatë jetës së tij ai nuk kishte pasur një vlerësim të mirë për veten, duke i mbushur mendjen vetes se nuk ishte asgjë. Kur ky njeri e gjeti veten, ai zbuloi edhe një formë normale të xhelozisë. Kështu ai rinisi të jetonte ....”, përfundon Marcianne Blévis.

Marrë nga Le Figaro

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Nëntor 2006 14:34
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
engjell_mbrojtes
"Ne qiellin e 7-te"

Regjistruar: 22/09/2005
Vendbanimi: "Ne qiellin e Forumit Horizont"
Mesazhe: 799

Per mendimin tim nuk ka dashuri pa xhelozi edhe pse nuk e pranojme!

Cdo njeri eshte xheloz/e ne dashuri pavaresisht qe nuk mund ta shprehin.........!

__________________
"YoU KnOw iM iNdEpEnDeNt n I cAn MaKe iT Ma OwN"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2006 14:11
engjell_mbrojtes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė engjell_mbrojtes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me engjell_mbrojtes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: engjell_mbrojtes Shto engjell_mbrojtes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto engjell_mbrojtes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sy jeshilja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/10/2006
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 46

Edhe une mendoj qe nuk ka dashuri pa xhelozi.Por ne perjashtim te asaj xhelozie te tepruar qe mund te kthehet ne semundje se pastaj u pa puna,jo per ndonje gje por ne shume marredhenie shkaktar i ndarjes eshte xhelozia.......

__________________
Living is easy with eyes closed

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2006 14:50
sy jeshilja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sy jeshilja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sy jeshilja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sy jeshilja Shto sy jeshilja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sy jeshilja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
*Just Relax*
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/06/2006
Vendbanimi: Larg...shum larg nga realiteti !
Mesazhe: 38

Xhelozia qe ndjen nje person per partnerin apo thjesht mikun/miken e tij eshte ndjena ePASIGURISE qe ka ai person ne vete dhe ate e shpreh permes sjelljeve qe e identifikojne ate si person xheloz.
Perderisa une ndihem e pasigurt ne vete ne aspektin qe une mund ti ofroj partnerit tim te gjitha gjerat per te cilat ai ka nevoj atehere une filloj te behem xheloze ne veprimet edhe me te thjeshta te tij e gjitha kjo rrjedhoj e pasigurise sime dhe frikes qe do humb kujdesin e tij!
Kjo eshte xhelozia, spaku keshtu di ta spjegoj une nga pervoja dhe gjerat qe kam lexuar per kete ndjenje!

__________________
Vetem ata qe guxojne te humbasin shume,mund te arrijne shume !!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2008 10:59
*Just Relax* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė *Just Relax* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me *Just Relax* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: *Just Relax* Shto *Just Relax* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto *Just Relax* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > A mendoni qe xhelozia tregon mosbesim apo dashuri???......

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.