Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Kanë futur duart!
Maskarada e fabrikimit me çdo kusht të Lulëzim Bashës fitimtar shpertheu dje në KQZ me një fakt sensacional të paturpësisë dhe krimit elektoral. Në kutinë e qendës së votimit me numër 1797 u gjend një fletë votimi për kandidatin demokrat që mbante vulën e qendrës së votimit me numër 1801. (!)
Si ka fluturuar kjo fletë nga një QV në tjetrën, nga një kuti në tjetrën? Mos ka flatra hyjnore kjo fletë? Mos e ka spostuar ndonjë forcë e errët e magjisë? Apo mos e kanë ngritur prej vendit perënditë e Lulëzim Bashës për t'ja nxjerrë përpara Arben Ristanit që ky ta lexojë e ta shënojë për herë të dytë në defterin e tij të manipulimeve?
As njëra, as tjetra. Ajo fletë e gjendur jo në kutinë e gabuar, por në kutinë e një qendre tjetër është dëshmia më e qartë dhe më tronditese e një të vërtete të qartë e tronditese: Kanë futur duart!
Kanë futur duart për të futur votat që i duhen Lulëzim Basha për t'u shpallur fitues me vota të vjedhura. Pasi dështuan në përpjekjen kriminale për të ndërruar pesë-gjashtë kuti, pasi nuk ju doli llogaria me votat reale që u numëruan në sytë e gjithë publikut dhe pasi nuk u doli as llogaria tjetër e "e gabimeve të mundshme" në mbledhjen e shifrave të 485 procesverbaleve, vunë në veprim aktin e fundit të manipulimit me të ashtuquajturat "vota të gabuara".
Por "u gabuan" edhe ata. Fati nuk i mbulon në çdo pikë kusarët. Fleta me vulat e njësisë 1810, që u gjend në kutinë e njësisë numër 1796 i demaskon, i nxjerr lakuriq para ligjit dhe popullit.
Zoti Berisha, pse është ajo fletë atje ku s'duhej të jetë?
Zoti Basha, pse është ajo votë për ty atje ku s'duhej të jetë?
Zoti Ristani, kush i ka futur duart, kush i ka hapur kutitë në kundërshtim me ligjin, kush ka hedhur vota për Lulëzim Bashën, pasi ka përfunduar votimi dhe numërimi?
Keni kohë të përgjigjeni. Ligji nuk harron kurrë. Sidomos kur e dhunojnë dhe e masakrojnë kështu si ju.
Edhe pa u gjendur fleta demaskuese, ka qenë dhe është e qartë si drita e diellit se ndryshimi i rezultatit të Tiranës në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor është një vepër penale me pasoja politike dhe shoqërore të pallogaritshme.
Por meqë dita e djeshme i shkëputi makinerisë së krimit elektoral këtë fletë, ne e ndjejmë për detyrë t'i bejmë jehonë kësaj vepre të fatit.
Zoti President i Republikës së Shqipërisë , Bamir Topi. Fleta e votimit e njësisë numër 1810 që u gjend dje në kutinë e njësisë numër 1797 tregon se janë futur duart në kuti dhe po numërohen vota të vjedhura për llogari të Lulëzim Bashës.
Zonjë Ina Rama, kryeprokurore e Shqipërisë. Në kutitë që adminstron Arben Ristani krimi ka futur në kuti duart që tani duhej t'i kishte në pranga.
Shkëlqesi ambasadorë, i nderuar zoti Sekui, ambasador i Bashkimit Europian, i nderuar zoti Arvizu, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i nderuar ambasador i OSBE-së, i nderuar ambasador i Mbretërisë së Hollandës, i nderuar kryetar i Misionit të Vëzhguesve të ODHIR-it: Kanë futur duart!
Kjo fletë është skaneri i farsës së re ne tokën e Shqipërisë dhe Europës. Ju drejtohemi si gazetë shqiptare opozitare: Ndalojeni këtë farsë! I keni mundësitë dhe fuqinë ta ndaloni! Shqipëria është në orbitën e Perendimit dhe jo jashtë saj.
Një gjë është e sigurtë: shqiptarët që kanë parë numërimin ligjor për Tiranën dhe që po shohin edhe sot me trishtim e revoltë të brëndshme si po konsumohet një krim elektoral në KQZ nën rrethimin e forcave të policisë, nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen me vota të vjedhura.
- "Shekulli"-t | 20/05/2011 | -
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|