Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Krejtesisht i paanshem komenti i Amit.
Po Po rrofte "Das führer"




...trojani : " Der Führer" !


__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2008 09:39
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

[QUOTE]Po citoj ato që tha Une jam...!!!
[B]


...trojani : " Der Führer" ! ...eshte e shkruar drejte!


__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2008 09:41
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
[QUOTE]Po citoj ato që tha Une jam...!!!
[B]


...trojani : " Der Führer" ! ...eshte e shkruar drejte!





Faleminderit

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2008 13:46
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

...trojani...me kenaqesi ! prsh !

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2008 05:09
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Pershendetje serish miq!

Jo pa qellim ua solla serish ne vemendje faktin e antaresimit ne konferencen islamike sepse shume prej jush duan te shohin perfitime dhe llogari ne cdo hap qe behet.

une atehere kur diskutohej per kete gje, kam marre vetem faktin e thjeshte qe shume prej shqiptareve jane muslimane dhe kane te drejte te perfaqesohen ne te gjitha forumet.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2008 09:23
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Re: Sali Berisha, ish Komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise!

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
Sali Berisha, shkaterruesi i Shqiperise. Po, eshte ai, Komunisti i pa Renovueshem qe prej 17- vjetesh, me politiken e tij te ndyre, te shkolles Komuniste, Bollshevike, Leniniste e ka kthyer Shqiperine 200 vjet mbrapa ne krahasim me Europen!!! Kur, ne kohen e Monizmit, ishim 100 vjet mbrapa!!!
Ai eshte vrases !
Ishte ai President kur ne shqiperi u vrane me dhjetra njerez!
Ishte ai President, i cili, nuk mbrojti popullin e vet nga gjak derdhja!
Ishte ai President dhe Presidenti qe lejoi piramidat dhe nepermjet tyre, i premtoi popullit te varfer, Parajsen pa punuar!
...Kam qene ne shqiperi ne Gusht te 2006 dhe e kam ndigjuar me veshet e mije kur tha ne TV se ; "Ju gaaaraaantoooooj, Paret e juaja jane te sigurta" !!! Dhe, ku ishin paret e sigurta!? Perfundimin e dime te gjithe tani!
Ato vite (2007-2009) nuk harrohen ! Nuk i harrojne, besoj, familjet qe humben njerezit e tyre!
Ishte Sali Berisha qe me injorancen e tije Njerezore dhe Politike, futi Fatos Nanon ne Burg dhe si rrjedhoje, e beri ate ne nje fare menyre-indirekt, Hero! Kush donte te dinte per Fatos Nanon se kush ishte, perpara se te hynte ne Burg !? Po, familjaret e tije dhe ca shoke!
Menyra Komuniste e Sali Berishes, e trajtimit te problemeve, te krijimit te UNI-t, te vetevendosjes, solli F.Nanon ne pozitat qe NE tani i dime...!
Nje Ish president i deshtuar, qe duhet te ishte ne Burg per Tradheti karshi popullut, vazhdon me injorancen e tije, dhe behet Kryeminister!!!

Prap, komunisti-Sali-injoranti, ka dy vjet ne Qeverisje dhe Shqiperia eshte kthyer si ne mes jete!

Sollaku nuk eshte problemi i Shqiperise, problemi i Shqiperise eshte Komunisti Sali !

Sollake do ikin e do vijne, por politika e ndyre-ambicioze-shkaterruese e Sale Torrollakut do te ngeli mbishpatullat e popullit shqiptare, me vite!

KUSH NUK E KUPTON KETE DHE I IKEN MBRAPA POLITIKES SE Sali Berishes, GERMON NJE LOPATE DHE, ME SHUM, NE VARRIN QE PO I HAPET EKONOMISE SE SHQIPERISE...!!!

Bamir Topi, Presidenti me i pa Respektuar i te gjithe kohrave, nga presidentet qe ka pasur Shqiperia!!!
Per 17 vjet, nxenesi i Komunistit Sali!!!
Nuk mund te jete ai KURRE Pluralist, kur ka qene Nenkryetari i nje Partie dhe sidomos e partise qe eshte ne pozite!!! Vetem nje njeri me llogjike te verber do ta besonte kete!!!
............ ................... ...............

Sa per dijeni te dashur lexues: Me keto qe shkruaj une si perkas asnje Partije.
UNE JAM DEMOKRAT NE ZEMER DHE VUAJ PER POSHTERSITE QE NDODHIN NE SHQIPERI!

Kam ikur nga Shqiperia qysh ne vitin 1990, me Ambasadat, dhe 17 vjet ne Gjermani me kane bere me te zgjuar se sa nje "Politikan" shqiptare qe sistemin Kapitalist e njeh vetem me te ndigjuar! LE TEVJE TA JETOJE NJE HERE, SIC E JETOVA-JETOJ UNE DHE SHUME E SHUME SHQIPTARE TE TJERE!!!
... Dhe AI, Komunisti-Injoranti i ndyre Sali, tallet me Fatin e nje Populli...!
TURP !
..............

Pershendetje te gjitheve....





...JO PA QELLIM PO CITOJ VEHTEN TIME...!

KETO QE KAM SHKRUAR QYSH NE NENTOR PER Sali Berishen DHE QEVERISJEN E TIJ, U VERTETUAN DHE ME SHUME NE KETO DITE.....!!!

KA ARDHE KOHA QE TI JAPIM SHKELMIN KESAJ POLITIKE 18-vjecare DHE TE NDERTOJME NJE SHOQERI TE PASTER; TE NDERSHME SHQIPTARE DUKE I CUAR NE PENCION Sali Berishat e SHOKET E TIJE!


KA ARDHUR KOHA PER TE LEVIZUR...!!!

Une jam...!!!
Elbasanlli

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2008 04:57
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

14 keshilltaret e Berishes,"portokalli"qeveritare.

Nga Kastriot MYFTARAJ - Kryeministri Berisha ka bërë një veprim transparent duke u kërkuar këshilltarëve të vet që të paraqesin jetëshkrimin e tyre në faqen on-line të Këshillit të Ministrave, gjë që nuk e ka bërë bie fjala Presidenti i Republikës, ministrat, ose të tjerë institucione.Por, duke bërë këtë Berisha ka evidentuar joseriozitetin e qeverisjes së vet, se mjaft që të shikosh jetëshkrimet e këshilltarëve të Berishës, për t’u bindur për këtë gjë. Kryeministri Berisha ka 14 këshilltarë, të cilët i kushtojnë jo pak taksapaguesve shqiptarë, me rrogë, pagesë telefonash, udhëtime jashtë vendit etj. Nëse do të shikosh jetëshkrimin e tyre, do të bindesh se vështirë se ndonjë prej tyre është njeriu i duhur në vendin e duhur. Duke i marrë këshilltarët e kryeministrit në rend alfabetik, siç janë paraqitur në faqen on-line të Këshillit të Ministrave: Avenir Peka është këshilltar i kryeministrit për rendin dhe sigurinë. Pra, ky është njeriu që në një mënyrë ose në një tjetër duhej të interesohej për procesin e demilitarizimit, veçanërisht për atë se ku do të bëhej çmontimi i municioneve, duke e ditur se ky proces kishte rreziqe për sigurinë e vendit. Për të bërë punën e vet, këshilltari i kryeministrit supozohet që të grumbullojë sa më shumë informacion në fushën përkatëse. Por, Aveniri nuk kishte nge për këto gjëra se ai jep mësim dhe në dy universitete private, siç thotë me sa duket për mburrje në jetëshkrimin e vet. Merret vesh është i pangopur me lekë. Do të ishte kurioze p.sh. që ky Aveniri të dilte ndonjë mbrëmje në studion e kushëririt të vet Çlirimit, në emisionin “Fakt” dhe të pyetej për këto gjëra. Ironia është se në jetëshkrimin e vet, këshilltari i Berishës për sigurinë, nuk paraqet as datëlindjen e vet, a thua se kërkon ende të sigurohet për këtë gjë. Dhe të mendosh që është edhe jurist. Në jetëshkrimin e vet, ky Aveniri i sigurisë mburret se në vitin 2002 ka bërë një trajnim në Kroaci, mbi çështjen “Terrorizmi dhe siguria në shekullin XXI, Evropa Juglindore dhe bota”. Avenirit duhet t’i shkonte mendja se terrorizmi më i sofistikuar është ai që shfrytëzon situatat, për të mos ngjarë si terrorizëm. Duket se Aveniri, postin e këshilltarit për sigurinë dhe rendin nuk e kishte marrë si punë serioze, si aventurier i burokracisë ndërkombëtare që është. Nga jetëshkrimi i tij merret vesh se deri në mars 2005 ai ka punuar në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK, në zyrën e Prokurorëve ndërkombëtarë. Ky i përket atij grupi njerëzish pranë PD, që kur kjo parti doli në opozitë shkuan jashtë vendit për të gjetur punë pranë burokracisë ndërkombëtare, ndërsa kur PD erdhi në pushtet, u kthyen me CV të pasura, për të marrë poste. Admir Drago është këshilltar i kryeministrit për Çështjet Ligjore. Sipas jetëshkrimit të vet, deri në 2007 ka qenë avokat pranë AMC. Duket se Berisha e ka zgjedhur këtë person si këshilltar, duke menduar se këtë gjë do ta mirëpriste Greqia. Admir Drago, sipas datëlindjes që ka dhënë vetë, është 30 vjeç, çka do të thotë se kur Berisha erdhi në pushtet, në 2005, ishte 27 vjeç. Një kryeministër në të gjashtëdhjetat, si Berisha, që merr këshilltar për çështje ligjore një njeri në këtë moshë, tregon qartësisht joseriozitetin e vet. Eksperiencat e punës të Admir Drago, sipas jetëshkrimit të vet, fillojnë në vitin 2003, kur ai hyri në punë si avokat pranë studioje ligjore të huaj që vepron në Shqipëri (kjo studio ligjore që angazhon një avokat 25 vjeçar tregon nga ana e saj joseriozitetin e vet), dhe kjo është një nga dy eksperiencat e punës të Dragos. Tjetra është pas kësaj, e shkurtër, tek AMC. Këshilltari i kryeministrit për çështjet ligjore supozohet që të jetë një jurist me përvojë në këto 18 vjet të tranzicionit, jo një si Drago. Fatbardh Kadilli është këshilltar i kryeministrit për antikorrupsionin. Kjo tregon se angazhimi i deklaruar i kryeministrit Berisha për të luftuar korrupsionin ka qenë më së paku joserioz. Shqiptarët janë fatzinj, që Fatbardhi është këshilltar i kryeministrit për antikorrupsionin. Sipas jetëshkrimit të vet zyrtar, Fatbardh Kadilli është diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi. Më pas, siç është praktika e aventurierëve të OJF-ve të Tiranës, Fatbardhi ka kryer studime pasuniversitare për punonjës social, në Tiranë. Sipas jetëshkrimit të vet, zyrtar Fatbardhi vazhdon studimet në Londër për një master për “Politikat publike dhe menaxhimin”. Është për t’u habitur që kryeministri merr si këshilltar një njeri që ende vazhdon të shkollohet, në kohën kur paguhet për të bërë këshilltarin. Kjo tregon joseriozitetin e kryeministrit, se sa për Fatbardhin dihet se është një aventurier i OJF-ve. Duke marrë Berisha si këshilltar për antikorrupsionin, një të diplomuar për gjuhë-letërsi, që është duke kryer një master për ligje, tregon më së paku joseriozitetin e vet. Por, Berisha e ka marrë Kadillin se ai në vitet 2001-2004 ka qenë zëvendësdrejtor i programit të USAID për reduktimin e korrupsionit. USAID ia dha këtë vend Kadillit se ai ishte bashkëthemelues dhe anëtar bordi tek OJF e Genc Rulit, Instituti i Studimeve Bashkëkohore, që ka qenë i parapëlqyeri i USAID. Kjo tregon dhe joseriozitetin e USAID në Shqipëri. Kadilli, kur punoi për dy vjet, në 1993-1995, si inspektor i pritjes së popullit dhe ankesave në kryeministri, u bë anekdotik për mënyrat që gjente për t’ i sjellë rrotull ata që ankoheshin dhe jo për të bërë seriozisht detyrën e vet, që mund të quhej si pikë-kyç për të perceptuar korrupsionin. Këshilltari i kryeministrit për territorin dhe pronat, Flamur Kuçi është diplomuar për arkitekturë. Është disi e habitshme që për këto çështje kryeministri ka për këshilltar një arkitekt. ǒlidhej ka një arkitekt me çështjen e pronave? Aq më tepër kur ky njeri në jetëshkrimin e vet nuk ka shënuar asnjë punë konkrete si arkitekt, por vetëm projekte OJF-ësh. Pastaj duket dhe si një humor i hidhur fakti që këshilltari i kryeministrit për pronat është dhe pedagog në Akademinë e Arteve, dega skenografi. Kjo i jep një kuptim artistik çështjes, sikur kryeministrit nuk i duhet një këshilltar për territorin dhe pronat por një ekspert në inskenim. Këshilltari i kryeministrit për integrimin euroatlantik, Glori Husi, është diplomuar në fakultetin juridik të Universitetit të Athinës në vitin 2001. Në jetëshkrimin e vet zyrtar ai thotë për vetveten në vetën e tretë: “Z. Glori Husi është një jurist me formim të plotë dhe të gjithanshëm përsa i përket sistemeve ligjore nacionale duke pasur një njohje të thellë të së Drejtës Greke dhe gjithë aspekteve institucionale të sistemit ligjor Grek por edhe të shumë aspekteve të sistemit ligjor të Gjermanisë”. Pra, këshilltari i kryeministrit për integrim euroatlantik na qenka një ekspert i së drejtës greke. Duket se Berisha e ka marrë këtë këshilltar për të kënaqur Greqinë, që u thotë shqiptarëve se rruga e Shqipërisë për integrimin euroatlantik kalon nga Athina. Këshilltari i kryeministrit për arsimin, Myqerem Tafaj, sipas jetëshkrimit të tij zyrtar, është diplomuar për veterinari. ǒmarrëzi e çuditshme kjo e kryeministrit, që merr si këshilltar për arsimin një veteriner, a thua se për kryeministrin shkollat shqiptare janë stalla dhe nxënësit dhe studentët shqiptarë janë viça dhe derra! Pjerin Marku është këshilltar i kryeministrit për industrinë e informacionit. Edhe ky është një intelektual-master, që ka kapërcyer nga fusha e vet, në të gjitha fushat e mundshme. Si shkollim bazë ai ka kryer fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, në universitetin e Tiranës, dega topogjeodezi. Sipas jetëshkrimit të vet ka kryer studime pasuniversitare jashtë vendit për shkencat kompjuterike, si dhe ka kryer një master në administrim-biznes, si dhe është duke marrë doktoraturën. Pra, një i diplomuar për topografi-gjeodezi, që pretendon se është duke marrë si drejtim kryesor atë të administrim-biznesit, ku po bëhet doktor, është këshilltar i kryeministrit për industrinë e informacionit, fushë ku pretendon se ka bërë disa studime pasuniversitare, për të cilat nuk jep kohën se kur i ka bërë! Vetëm një kryeministër bufon mund ta merrte për këshilltar këtë njeri. Arsyen pse e ka marrë për këshilltar, e gjen në jetëshkrimin e Pjerin Markut, kur thotë për veten se ka qenë drejtor ekzekutiv i koalicionit shqiptar kundër korrupsionit. Pra, ka qenë klani i Fatbardh Kadillit dhe Genc Rulit. Këshilltarët e kryeministrit për ekonominë janë tre, njëri më i çuditshëm se tjetri. Një nga këshilltarët e kryeministrit për ekonominë, Neritan Sejamini, është diplomuar për fizikë në Universitetin e Tiranës, dhe më pas ka bërë një master për analiza ekonomike në SHBA, siç pretendon vetë në jetëshkrim. A nuk është joserioz një kryeministër që merr këshilltar për ekonominë, një të diplomuar për fizikë, që ka bërë një master në ekonomi? Masteri është studim pasuniversitar dhe njohuritë që jepen në të, supozojnë një bazë njohurish të fituara nga studimet universitare. Ndërsa fizika dhe ekonomia janë dy fusha kaq larg njëra-tjetrës. Edhe Sejamini, si Kadilli është bashkëthemelues i OJF të Genc Rulit, pra i një prej klikave që morën në dorë pushtetin e PD në 2005. Këshilltari tjetër i kryeministrit për ekonominë, Petraq Milo, ka si shkollim të parë të lartë, atë në Shkollën e bashkuar të oficerëve, ku në vitin 1981, është diplomuar si oficer artilerie. Më pas në vitin 1988 është diplomuar si ekonomist. Por në jetëshkrimin e vet zyrtar thotë se është jurist?! Është me të vërtetë një gjë shumë fantastike që një njeri që e fillon karrierën si pedagog i degës së artilerisë në shkollën e oficerëve rezervistë në Zall-Herr, siç thotë në jetëshkrimin e vet, të përfundojë në 1999 funksionar i UNMIK në Kosovë, ku në 2003 u bë drejtues i Zyrës Fiskale të Kosovës dhe drejtor i politikave këshillëdhënëse! Këshilltarja tjetër e kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli, ka dhënë jetëshkrimin më të gjatë, me 1678 fjalë, ku ka treguar në mënyrë të detajuar të gjithë anabasin e vet në OJF-të dhe zyrat e burokracisë ndërkombëtare, me projekte, trajnime, poste të mirëpaguara. Problemet reale të ekonomisë shqiptare për tipa të tillë nuk kanë asnjë rëndësi, për ta ka rëndësi vetëm si të jenë të pëlqyeshëm për ndërkombëtarët, të cilët bëjnë sikur nuk dinë asgjë kur gjërat shkojnë keq. Këshilltarja e kryeministrit për agroindustrinë, Valdete Vorpsi, e diplomuar në biologji, duket se është zgjedhur nga kryeministri vetëm për faktin se ajo në vitet 1994-2007 ka kryer katër kualifikime shkencore në Greqi, dhe bashkëpunon me Universitetin e Selanikut. Berisha i mban pranë njerëz të tillë jo për këshilla, se nuk po shohim të zhvillohet agroindustria në Shqipëri, por për dekoracion, për t’u bërë i pëlqyeshëm për grekët. Këshilltari i kryeministrit për pushtetin vendor, Ylli Asllani, është një njeri për të cilin e ke të qartë se me kë ke të vësh, kur lexon në jetëshkrimin e tij se ka aftësi kompjuterike, që konsistojnë në zotërimin e programeve Word dhe Excel. Sipas kësaj i bie se të gjithë këshilltarët e tjerë të kryeministrit, si dhe vetë ky, nuk e zotërojnë programin kompjuterik Word, meqë nuk e kanë vënë këtë në jetëshkrimin e tyre. Enkelejda Patozi është këshilltare e kryeministrit për çështjet e ujit. Si inxhiniere hidroteknike kjo është në fushën e vet, por problemi është se ka ardhur në këtë detyrë jo për merita, por se është gruaja e nënkryetarit të PD, Astrit Patozit. Edvin Kulluri është zyrtarisht ndihmës i kryeministrit. Edvini është në këtë post vetëm se është i afërm i Arben Imamit, shefit të kabinetit të kryeministrit. Edvini ka studiuar për filozofi dhe sikur të dinte diçka nga filozofia, do të mendohej se Berisha e mban pranë si filozof. Se për çfarë e ndihmon Edvini kryeministrin mbetet mister, por një gjë është e sigurt, Edvini e kalon kohën duke sharë Berishën kafeneve, pa u kujdesur shumë për t’ i filozofuar termat. Drejtori i Kabinetit të kryeministrit, Arben Imami, nuk parapëlqen të thotë se ku ka punuar që nga viti 1981, kur mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, deri në 1991 kur u bë deputet. Duket se e kupton se një regjisor në postin e drejtorit të kabinetit të një kryeministri, është një gjë që ve në dyshim seriozitetin e kryeministrit. Imami, me delirin e vet të madhështisë, krijon në jetëshkrimin e vet një ndarje të posaçme me titull “Fushat e kompetencës”, ku shkruan për veten, në vetën e tretë, se fushat e kompetencës së tij janë: “Reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma në drejtësi, reforma e pushtetit lokal. Hartimi i programeve e politikave strategjike, organizimi dhe drejtimi i ekipeve për zbatimin e tyre. Shkruarje e ligjeve. Organizimi i partive dhe organizimi i fushatave elektorale individuale e partiake, hartimi i programeve politike e elektorale”. Kur, këto i thotë një njeri që ka turp të thotë se cili është shkollimi i tij bazë dhe çfarë pune ka bërë para se të hyjë në politikë, atëherë me të vërtetë kemi të bëjmë me një rast klinik. Duket se ai druri që i dhanë njerëzit e Berishës në 28 maj 1996 ia hoqën Imamit edhe ato pak mend që kishte. E fundit mbetet zëdhënësja e kryeministrit Juela Meçani. Juela në jetëshkrimin e vet të shkruar në vetën e tretë për vetveten, thotë deri edhe se: “Në 1993 prezanton festivalin e këngës në RTSH”. E ç’të thuash më për zëdhënësen e kryeministrit!

Gazeta Sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2008 15:38
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Ne fakt jo se nuk e dija po dita dites me mbushet mendja me shume se vazhdoj te bej gabim e te stresoj veten time duke studiuar, pse nuk i therras mendjes te kthehem ne Shqiperi te marr nja 3-4 fakultete ku te me teket, te aktivizohem ne politike e te mbaroj nja 8-9 mastera me shpenzimet e shtetit ... dhe shume jam vonuar



qe Shqiperia drejtohet nga mesues, veterinere,drejtues festivalesh e ku e di une e dine te gjithe e ky s'eshte faji i Berishes. Dhe ata para atij keshtu kane bere ... po ai s'do respektonte traditen? Ne shqiptaret shquhemi per tradita apo jo ?!!!

Ne kemi arritur nje 1 shkalle te formalizmit arsimor qe eshte i grades " patologjike" , shkurt kemi njerez te arsimuar por qe se kane pare deren e shkolles se kane qene te zene me
fushata, kemi mastera me shumice por ato jane
te gjitha te specialitetit " servilizem, te rakomanduar e te paafte "

e ketu flas pa dallim moshe se mosha s'eshte garanci per asgje, se ai qe eshte i trashe, i paafte e mendje shkurter leri kohe sa te doje e coje ku te duash po ne vend numero do rrije ...

ne politike s'eshte e thene qe profesionet ti korrespondojne gjithmone postit ku je por kur kjo dukuri fillon e perhapet si nje virus ne te gjitha deget e nje administrate shteterore kemi te bejme me ate qe mua me pelqen ta quaj " shtet fantazme "

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2008 10:34
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Re: Pershendetje Miq

Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Dikur ne kete Forum kam mbrojtur Berishen kur shume prej atyre qe shkruajne sot e akuzonin se e kishte futur Shqiperine ne Konferencen Islamike. Ate kohe e mbroja me bindjen qe nje popull 70% e te cilin jane te fese muslimane eshte shume e drejte te perfaqesohet edhe ne bashkesi te ketij lloji.
Shume prej jush miq te dashur, nuk e pranonit kete realitet dhe kunderargumentonit me etiketime qe mund te beheshin nga perendimi ndaj Shqiperise etj.
Fakti qe 57 shtete islamike e johen ne Bllok Shtetin e Ri te Kosoves duke i dhene nje suport te padiskutueshem ne njohjen e saj ne Bote, nuk e di se si do ta kritikonin keto njerez Berishen per antaresimin qe permenda. Fakte te tilla ndodhin vetem nje here ne jeten e nje kombi dhe ne kemi pritur shume gjate. Nuk dua ta mbivleresoj Berishen per kete antaresim sepse por fakti tregon se ku gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem.
Me respekt
Ami-



E para punes popullsia ne Shqiperi nuk eshte 70 % e fese muslumane ,ka nja 40 vjet qe statistika te tilla bazohen ne ajer .Po te behet nji regjistrim se besoj qe do dalin me shume se 40 % muslumane.Ne Shqiperi i shef me kokrra femrat e mbuluara me perçe ,rakija eshte pija e pare qe i nxirret mikut e shoqeruar kjo dhe me nji berxolle te pjekur ,futi dhe nji koqe hudhur dhe ja ku doli darka.
Fakti qe Sali komunisti futi Shqiperine ne konferencen islamike ishte thjesht(gomarllik) per investimet gjoja te medha qe do benin keto shtete ne Shqiperi ,dhe plasen investimet ne xhamijat ,shkolla fetare ne dyqane perçesh dhe ne disa pallate qe po ti shohesh tani mbas 10 vitesh duket sikur i kane kafshuar qente.Idjotlliku radhes se Berishes se asaj kohe mundohet te paraqitet tani nga simpatizante dhe militante te ketij ish komunisti si veprim largpames dhe ketu luhet me patriotizmin ,dmth : e shifni ju qe shtetet islamike e njohen Kosoven ,ja pra qe Berisha kishte te drejte dhe ishte largpames.Gjeja e fundit qe i ka shkuar Berishes se asaj kohe ishte Kosova dhe jo se : gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem ,fraze gazetareske kjo apo ...!!!!!!!


Ketu tek ky linku me poshte jepen disa statistika mbi Kosoven ,dhe ndermjet te tjerave edhe shtetet qe e kane njohur Kosoven ato qe mendojne ta njohin,ato qe i preukupon kjo njohje dhe shtetet qe jane kundra.
Kosova

ps.nqs ka pasaktesira na jepni nji link tjeter ku tregohet edhe evulimi i njohjes se Kosoves nga shtete te ndryshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2008 08:28
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

MUSTAFA NANO
Liri Berisha ka mbajtur gjithë kohën një profil të ultë publik. Ka qënë e urtë, e qetë, e pazëshme, një hije lëvizëse krah bashkëshortit të vet, bash si shumica e grave shqiptare. Nuk është çudi që kjo sjellje publike të ketë qënë zgjedhja e saj, por nuk duhet përjashtuar dhe fakti që gjithçka të ketë të bëjë me pafuqinë e saj për të luajtur rolin e një protagonisteje. Kjo ka bërë që për shumë njerëz ajo të jetë një grua e mirë, një zonjë e vërtetë. Dhe kjo është e natyrshme. Në një botë të mbushur me (të dominuar nga) dokrraxhinj, heshtja ka charme-in e magjinë e vet. Me këtë shpjegohet - fjala vjen - edhe nami i mirë i Bamir Topit, sot President i Republikës, e dje "njeriu i mirë" që maskohej prapa heshtjes; më saktë, prapa pafuqisë për të thënë ndonjë gjë interesante, të guximshme e inteligjente.

Por le të qëndrojmë tek Liri Berisha, e cila më në fund u bë e gjallë. Kishte dhënë një intervistë të gjatë në numrin e djeshëm të "Panoramës", nëpërmjet së cilës rrekej t‘u mbushte mendjen shqiptarëve se bashkëshorti i saj, jo vetëm është dorëjashtë në ngjarjen tragjike të Gërdecit, por edhe ka vuajtur shumë prej kësaj tragjedie, tok me Lirinë. Ne të gjithë kemi pritur kryeministrin të dalë, të shpjegohet e të hedhë poshtë dyshimet që bjenë mbi të e vetëm mbi të, por Saliu këtë herë ka ndryshuar taktikë. Ka nxjerrë të urtën, të mirën: Lirinë.

E çfarë thotë Liria në këtë intervistë? Duhet theksuar, se për ata që janë të interesuar të marrin vesh diçka më shumë lidhur me atë që ndodhi në Gërdec, ajo nuk thotë asgjë. Thjesht bën çmos të na bindë, se burri i saj nuk e ka takuar asnjëherë baxhanakun e mbetur në rrënojat e katastrofës. Ajo vetë e ka ditur që burri i motrës punonte në Gërdec, e që atje "mbante ca arka municionesh", por këtë nuk ia ka thënë asnjëherë të shoqit. Për më tepër, kur e motra i paska thënë, se i shoqi punonte në Gërdec, se atje "mbante ca arka municionesh", e se atje "nuk ishte fare i kënaqur, por s‘kishte gjetur punë tjetër për të bërë", Liria hesht. Nuk e shtyn më tutje bisedën, nuk befasohet se si kunati i vet bën një punë tejet banale në kushtet kur i shoqi i saj nuk ka lënë militant e familjar pa punësuar në administratën publike, nuk i thotë se "kjo nuk ka kuptim", nuk i thotë se "ne mund të gjejmë një punë tjetër më të hijshme për të". Ka budalla që ta hajë këtë gjë?

"Saliu lexonte emrat atje, dhe unë thosha: e zeza, si nuk ia kemi thënë?" Ja, këtë na tregon Liria, e çuditërisht harron të na thotë, se si është e mundur që i vetmi emër viktime që u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Të gjithë e mbajnë mend, se kur erdhi radha të lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bëri një pauzë të pashpjegueshme, e pastaj tha : Mehmet. Në fakt, më pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet.

Ja, kjo është gjithçka që thotë Liri Berisha lidhur me Gërdecin në atë intervistë të gjatë. Pjesa tjetër është e mbushur me paranoja që kanë kuptim veç në gojën e grave të diktatorëve. "Kur i kam pyetur familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, që ishin strehuar në konvaleshencë, se çfarë nevoja kishin, ata më përgjigjeshin: jo, asgjë, të faleminderit shumë. Madje njëri syresh, më tha: të falenderoj, se po na ktheni atë që kemi patur, po na i ktheni shumë shpejt, dhe na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar. Është faji ynë që i kemi ndërtuar shtëpitë mbi krater, që i dërguam vetë fëmijët e vajzat tona, ndonëse e dinim rrezikun. Dhe në fund më thonë: hajde më shpesh". Të gjitha këto fjalë janë të Liri Berishës. Gati sa nuk na thotë: As që e çanin kokën që u kishin vdekur njerëzit e afërm; thjesht ishin të lumtur që më kishin mua e burrin tim pranë tyre. Lind pyetja: A i vjen zor kësaj gruaje vallë, që pikërisht në momentin e një tragjedie të këtyre përmasave, ajo gjen guxim e nge të na flasë për mirënjohjen e familjarëve të viktimave për familjen kryeministrore? A i vjen zor kësaj gruaje, që pikërisht në kohën kur shumë dëshmitarë okularë bëjnë be e rrufe se Muhamet Hoxha nuk ka mbajtur arka me municione në shpinë, por ka qënë supervisor a inspector, ajo na flet për familjarët e viktimave, të cilët s‘dinë ta fshehin lumturinë prej begenisjes që u ka bërë gruaja e ā€¦Atij?

A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për dramën e vet familjare për shkak të sulmeve politike e mediatike që i janë bërë burrit, djalit e vajzës së saj, në një kohë që i shoqi ka shkaktuar me qindra drama të tilla, duke sulmuar e përgojuar gratë, fëmijët, burrat, familjarët e kundërshtarëve politikë? A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për Valentinma Leskaj si për "një grua dinjitoze, të ekuilibruar, me vlera, që di të respektojë vetveten e që di t‘i bëjë të tjerët që ta respektojnë", në një kohë kur burri i saj nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Valentinës e djalit të saj? Me siguri, nuk i vjen zor. Ose i vjen, por s‘ka ç‘të bëjë. Burri e ka urdhëruar të dalë e të thotë gjëra të porositura. Dhe një gjë e porositur është edhe rrëfimi mbi momentet e anëtarësimit në NATO, të cilat kjo i paska përjetuar si një idealiste e madhe, që i digjet barku për Shqipërinë, e në të cilat ajo merr një telefonatë nga Saliu, e hap celularin, e dëgjon burrin t‘i thotë: Liri, gëzohu deri në fund, pasi hymë në NATO.

Kur dëgjon këto broçkulla, të vinë në mendje asosacjone të regjimit të shkuar; të vjen në mendje një skenë, ku diktatori del tok me gruan në ballkonin e vilës së vet, hedh vështrimin nga Tirana plot drita që lëndojnë terrin e mbrëmjes, dhe thotë: Shiko Nexhmije, njerëzit janë nëpër shtëpira, po gëzojnë, janë të lumtur. Dhe aty për aty diktatori dhe e shoqja përloten, duke u shtirur se po besonin një gjë, që nuk ishte tjetër, veçse një sendërgji e tyre haluçinante e duke harruar se shumë nga ata njerëz nuk kishin ç‘të hanin e shumë të tjerë e kishin mendjen tek të afërmit e tyre të burgosur e të egzekutuar.

Ja, kështu dhe Liria na qënka përlotur, duke harruar shumë shpejt se për shkak të paaftësisë apo zullumeve të të shoqit vetëm disa javë më parë kishin humbur jetën 25 shqiptarë të pafajshëm e ishin plagosur qindra të tjerë, duke i dalë nga mendja se në vitin 1997, vetëm e vetëm se i shoqi donte të mbronte një karrike të qelbur, humbën jetën tre mijë shqiptarë, duke i dalë nga mendja se vetëm pak ditë më parë u masakrua një mjek në krye të detyrës, dhe as ajo, as i shoqi ( i cili "është shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve që vuajnë") nuk thanë një fjalë ngushëlluese, duke i dalë nga mendja se e mira e këtij vendi nuk mund të identifikohet me të mirat që mund t‘i vinë një familjeje prej abuzimit me pushtetin.

Ǒsoj i shpifur njerëzish shtinjakë!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2008 16:26
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.