Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...
Gjithsej 25 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Skandal .......... jemi ne 2009 dhe akoma diskutojme te njejtat probleme qe kishim ne 1990 ....... listat e zgjedhesve .......... SKANDAL ........... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2009 13:25
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Skandal .......... jemi ne 2009 dhe akoma diskutojme te njejtat probleme qe kishim ne 1990 ....... listat e zgjedhesve .......... SKANDAL ........... .



cuditerisht nuk SKANDALIZOHEM ma me keto qe lexoj dhe degjoj ...shyqyr dhe 5 dite e do bime rehat se vdiqen pellet Salla ulerin Rama ...ej bela

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2009 18:35
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Articles de Artan Fuga.

.... Natën vonë, mbi ekranin e televizionit Klan, shfaqen militantë të Partisë Socialiste, të cilët kanë rrethuar një qendër votimesh.
«Fieri çohu, Fieri çohu!»
Brenda, anëtarë të komisionit të votimit. Nuk kuptoj asgjë se nga është e drejta, nga është e padrejta, por një gjë është e qartë. Nëse ka kundërshtime lidhur me mënyrat e numërimit të votave brenda kutive të mbetura, atëherë është e qartë që zgjidhja më e mirë do të ishte ajo ligjore. Jo me militantë. Kutitë e votimit duhej të shoqëroheshin menjëherë drejt Tiranës.
Folja «çohu!» në formën e vet urdhërore ose thërritëse, semantikisht ka shumë kuptime, shumë më tepër sesa dukej në fillim kur askush nuk kishte ngč dhe kohë për t’iu kushtuar vëmendje sloganeve.
Çohu nga gjumi?
Çohu në revoltë?
Çohu në kuptimin e ngritjes shpirtërore?
Çohu nga vendi se dikush tjetër do të vijë në vendin tënd?
Kuptime krejt të ndryshme. Sidoqoftë, të gjitha nuancat duken disi shqetësuese. A mund të zgjidhet duke bërë thirrje për të çuar militantët nga gjumi, a në aksion të drejtpërdrejtë një problem procedural? Nuk e besoj sa më përket mua. Është një praktikë e rrezikshme për themelet e shtetit. Pavarësisht se cili ka të drejtë. Kutia e votimit dhe njerëzit në shesh vështirë se i zgjidhin problemet e njëri-tjetrit. Po sikur pala politike tjetër të thërriste nga ana saj: «Fieri ngrihu?» Shoh mes turmës dhe profile kandidatësh për deputetë.
Në Tiranë disa dhjetëra makina me njerëz tundin në shesh flamuj të Partisë Demokratike, amerikanë dhe të tjerë. Ndjehem paksa i siguruar kur mendoj se sheshi i Fierit dhe i Tiranës ndodhen sidoqoftë disi larg njëri-tjetrit.
Vegime filmash dhe letërsie më qarkullojnë në imagjinatë. Nuk di se përse më asociohen skena filmi nga «Nusja dhe shtetrrethimi». Pastaj Diana Vorpsi e “Prillit të Thyer” qysh hyn tek të ngujuarit atje në kullën malësore duke i ikur si nëpër ëndërr bashkëshortit të saj.
Pajtoni «fuori strade» ka qëndruar mënjanë në pritje.
Fshirëset e xhamit të pasmë punojnë pa pushim.
Deputetja e ardhshme, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, çan një turmë që e përmbledh brenda një rrethi shumë të ngushtë. Synon për të shkuar tek të ngujuarit. Trimëri? Patjetër. Por, më duket jo fort i gjetur pasioni i saj. Mund të sillte konfrontime të pariparueshme mes forcave të policisë që u sulën ta mbronin dhe militantëve të inatosur. Një grupim i revoltuar mendon se ka gjithnjë të drejtë. Vetëm Sartri ka çarë përmes një sheshi të rrethuar pa u ngacmuar. Të tjerët… kanë nevojë për policë, për shumë policë. Sidoqoftë një femër ka vend për t’u respektuar, edhe kur akoma nuk ka imunitet. Nuk mund të rraset me forcë e të shtyhet si mos o Zot rrëzë një muri.
Me ndërgjegje qytetare Artur Zheji, i ndodhur në studion e Klan, me elokuencë të spikatur, me të drejtë shpreh shqetësimin se transmetimi i atyre pamjeve filmike nëpër ekranet e stacioneve të huaja mund të sjellë reminishenca iraniane. Kush do t’iu japë paskëtaj viza shqiptarëve, ndërkohë që shihet se shteti ligjor përmbytet nga valë tufani pasionesh politike të pakontrolluara? I drejtë shqetësimi. Po atëherë përse i transmetojnë ato skena? A duhet hedhur në ekran, në kohë reale, pa regji, pa vendosje në skenë, pa filtra, gjithçka që ndodh? Do të bëhet edhe televizioni si interneti, skipe, etj., ku amatorë shkëmbejnë imazhe pa përzgjedhje?
Do ta flakë tej media bashkëkohore gazetarin si të tillë duke bërë një lidhje të shkurtër midis një kamere automatike të vendosur diku dhe një ekrani përballë një divani? Do të ishte katastrofë, sepse ndër të tjera do të ndizte shpirtin e turmës pa strukturë, pa ndërmjetës midis ngjarjes dhe vetes së saj. Si dikur turma që lidhej direkt me liderin, fyhrerin, komandanten.
Do të kishim paradoksin e medies pa ndërmjetës.
Të demokracisë direkte në një shoqëri me parlament.
Kriteri i objektivitetit, sigurisht. Objektiviteti pa strategji është naivitet. Por, në çastin e dhënë ndofta mund të mendohet edhe për imazhin e vendit. Ose jo. Por, atëherë nuk ka vend shqetësimi se mos sekuencat e transmetuara mund të sjellin pasoja negative për vendin.
Blendi Fevziu duket se është i mësuar me situata të pazakonta. E mbledh veten dhe nga ekrani thërret ndërgjegjen e drejtuesve politikë për t’i hequr militantët nga rruga. Refleks i drejtë, shpëtimtar. Askush tjetër nuk ndërhyn. Opinionistët e lodhur kanë ikur nëpër shtëpitë e tyre. Sa e ndërlikuar është mjeshtëria e gazetarit!
Më kujtohet se reporterët e mediave vizive ditën e zgjedhjeve raportonin gjithandej për një qetësi olimpike nëpër qytete, edhe në Fier, që pothuajse, sikurse shpreheshin, i kishte lënë pa punë. Ka nevojë për një formim në psikologji sociale gazetari. Dita e zgjedhjeve është kurdoherë një gjendje tensioni psikologjik për kombin. Kush nuk e vë re rrezikon të bjerë viktima e tij. Rrugët bosh si asnjë ditë tjetër tregojnë sensibilitet psikologjik kolektiv të rritur dhe jo një shtriqje gjumësore. Zgjedhja shoqërohet me ankth dhe ndjenja vetëfajësimi që i hidhen tjetrit. Zgjedhjet janë një ditë zgjedhjesh, vendosjesh të lira për fatet e vetes. Kanë ankth shpesh të pashprehur. Gazetari që nuk e di këtë rrezikon që të mos ndodhet pranë lajmit kur ai feks papritur. As të mos e parashikojë atë.
Gazetari me përvojë e ndjen se duhet ta kapërcejë kufirin që përcakton mjeshtërinë e tij. Bën thirrje. Gazetari si rregull vetëm raporton. Nuk është pasiv, por gjithsesi moralin e lajmit a komentit që bën e transmeton indirekt. Çdo fjalë ka pasoja ilokutore, themi ne, pra nxit veprim. Por, nuk ka kohë si duket për mesazhe të tërthorta. Thirrja bëhet direkt. Duket sikur jep alarmin. Përfytyrimet e fshirëse të xhamit që lajmërojnë rrezikun e përmbytjes së veturës më fanepsen përsëri.
Sesi u transformua media shqiptare këtë radhë zgjedhjesh parlamentare. Lëvizi midis modelit të medias së vërtetë, fletë–rrufeve, kamerës së fshehtë, ekraneve të bursave financiare, por që në vend të eurove tregojnë kuota fletësh votimi, letrave anonime, aparateve të propagandës të partive, makina bastesh a hedhjesh fall për polle dhe sondazhe. Ndjehet një shkarje që do të dojë kohë të rikuperohet.
Dritan Prifti pasi ka marrë mandatin e tij për deputet, duke përballuar sikurse shprehet presionet e së majtës tjetër rivale, nuk përjashton mundësinë për të mbështetur koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike.
Shumëkush tkurret.
Nuk mund të kundërshtohet megjithatë se kemi të bëjmë me një refleks të shpejtë. Kur individë që thonë se janë të majtë, biles se rrjedhin nga familje të persekutuara e antikomuniste kandidojnë për Partinë Socialiste, përse kandidatë të majtë, në rrethana të caktuara, të mos i lejojnë vetes të mbështesnin të djathtën. Ky kod elektoral që nuk kam reshtur së kritikuari prej muajsh, duke e ironizuar si ligj elektoral jospanjoll, që nuk ka të bëjë fare me përvojën dhe realitetin ligjor në Spanjë, i përçudnuar tej mase, nuk të lejon të ndash se kujt iu dhanë votat. Partisë, kandidatit, kryetarit të partisë, grupit të kandidatëve në listë? Të kujt janë votat? Kaos legjitimiteti.
Kështu është ndërtuar në kontekste të caktuara qeverisja në vende të ndryshme. Presidenti Sarkozi merr në qeveri Kushnerin e majtë. Anxhela Merkel përfiton nga mbështetja luajale e socialdemokratëve gjermanë. Presidenti Obama lejon vend në ekzekutiv për republikanë… Çdo gjë ndodh.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha motivon ministrat se deri në shtator, kur të mblidhet Kuvendi i ri, qeveria do të funksionojë me ministra, jo me zëvendësministra. Ka të drejtë. Por, deri në shtator është shumë larg. Janë akoma edhe dy muaj. Kam ndrojë se administrata do të bjerë në depresion, sikurse thoshte Maks Ëeber. Sociologu i madh shprehej se në sistemet hierarkike, kur vartësi nuk e di se cili është shefi i vërtetë, rrezikon të bëjë deprimim. Bën sikur punon, por punon kot. Ndruaj se dy muaj pushime për parlamentarët e ardhshëm janë shumë. Ka nevojë të përcillet më shpejt mesazhi i elektoratit. Edhe hekuri rrihet sa është i nxehtë…

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datė 04/07/2009 ora 20:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Korrik 2009 20:47
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

PS, Rama dhe regjimi “alla Putin”

( Lubonja me ka zhgenjyer shume kohet e fundit me opinionin e tij per sa i perket figures se Skenderbeut, megjithate disa shkrime vazhdoj t'ja vleresoj.)

Në shkrimin me titull “A rrezikohemi nga një regjim ‘alla Putin’” i premtova lexuesit se në shkrimin pasardhës do ta shoh këtë rrezik edhe nga perspektiva e opozitës.

Para kësaj më duhet të sqaroj disi më mirë se çfarë kam patur parasysh me “regjim alla Putin”, pasi një pjesë lexuesish, në komentet që më kanë dërguar, i mshojnë një imazhi të Putinit sipas të cilit ai ka rivendosur autoritetin e shtetit në një Rusi që, në vitet e para të Jelcinit, sundohej nga oligarkët që po plaçkisnin vendin e zhytur në gjendje anarkie. E përsëris, nuk kam parasysh këtë imazh, le ta quajmë pozitiv, të Putinit. Ky imazh, sipas kritikëve të tij gjithnjë e më të shumtë, është i rremë ose, të paktën, gjysëm i rremë sepse, sëbashku me rivendosjen e një lloj autoriteti të shtetit, duke shfrytëzuar edhe strukturat e KGB edhe frymën e nacionalizmit rus e të “lavdisë” së BS së dikurshëm, (që ka çuar deri në një si riabilitim të Stalinit), Putini ka instaluar një regjim autoritar të klanit të tij, të oligarkëve të tij, që ushtron pushtet, të pasfidueshëm nga opozita, edhe mbi bazë korrutive. E kam, pra, fjalën për “gjysmën" e tij më të keqe.

Mendimi im, i shprehur mëse një herë, ka qenë se, cilido të fitonte, Berisha apo Rama, do të përbënte një hap drejt rrezikut të regjimit “alla Putin” pasi shumica e interesave kryesore që diktojnë politikën do të përmblidheshin rreth një dore të vetme. Në shkrimin paraardhës shtjellova argumentet se pse koalicioni Berisha - Meta, megjithë faktin që rezultati i zgjedhjeve nxorri një opozitë të fortë në numër deputetësh, rrezikon të jetë një hap drejt këtij regjimi. Gjithë duke i mshuar idesë se bëhet fjalë për një rrezik që duhet luftuar dhe jo për një fat të përcaktuar tashmë, le të shpreh ndonjë mendim se si e shoh të ardhmen e opozitës në këtë kontekst.

Sot po bëhet një debat i madh nëse duhet të ikë apo jo Rama i lidhur ky me çështjen nëse dështoi ai apo jo.
Shumica bashkohen në akuzën që i bëhet Ramës për paaftësinë e tij për të ndërtuar aleanca më të gjera, veçanërisht me LSI, dhe atë për të mbajtur pranë vetes figura me personalitet e, në këtë kontekst, dënohet hartimi i kodit zgjedhor i bërë enkas për fuqizimin e tij në kurriz të të tjerëve. Personalisht bashkohem me këto akuza, por ndërkaq, ve re se pakkush e ngre çështjen e ikjes apo jo të tij lidhur me atë se çfarë PS do të duhet të ndërtohet tash e mbrapa përtej këtyre dobësive që janë personale të Ramës.

Sipas mendimt tim kemi përpara perspektivën e dy formave të bërjes opozitë. E para është ajo çka është bërë deri më sot nga Edi Rama. Këtë do ta quaja një formë e luftës midis kafshëve të ngjashme që do të kishte si kryeprogram të PS atë që ishte edhe gjatë katër vjetëve më parë: si të ikë Berisha sa më parë. Tjetra lidhet me një reformim, do të thoja mjaft më radikal të PS, në mënyrë që të bëhet një opozitë tjetër prej një partie tjetër nga ajo që ka qenë në kohën e Edi Ramës.

Le t’i marrim në analizë të dy variantet. Lidhur me variantin e parë do të thoja se Edi Rama është një nga ndërtuesit e sistemit që sot e ka në dorë kryesisht Berisha dhe Meta. Duke qenë në pushtet (si njeri i PS) për tetë vjet (1998 – 2005) dhe duke vazhduar të ketë Bashkinë e Tiranës në vitet në vazhdim si opozitë e si kryetar i PS, Rama ka ditur, më shumë se kushdo, të mbledhë rrotull vetes grupe interesi, të blejë inteligjencën kritike, veçanërisht mediat, dhe të bëjë atë politikë populiste për të cilën sot akuzon Berishën dhe Metën. Madje do të thoja se PD-ja e Berishës erdhi gjithnjë e më shumë duke u bërë e ngjashme me PS, përsa i përket strukturimit të pushtetit të saj, duke kopjuar “modelin Rama”. Edhe PD krijoi oligarkët e vet (ose mori një pjesë nga ata që ishin me PS); edhe ajo u lidh me mediat e caktuara private duke u mbështetur gjithnjë e më fort në “bërjen politikë” nëpërmjet televizioneve; edhe ajo ka grupet e veta të interesit historik, nëse mund t’i quaj kështu, por që përbëjnë gjithnjë e më pak masën e votuesve (ish të persekutuarit dhe ish pronarët në rastin e saj); edhe ajo thithi të rinj me universitete jashtë për t’i përdorur si ndryshim imazhi, fatkeqësisht duke i kthyer shumë shpejt në militantë të verbër saqë edhe zëdhënëset që dalin shpesh në televizion duken sikur të jenë bunjake; edhe Berisha, ashtu si Rama, bëri rrugë me një politikë sipas parimit “vjedh po punon”. Kësisoj, Berisha tregoi se, duke patur pushtetin, fare mirë mund të konkurronte me një njeri që dukej i pakalueshëm në bërjen e kësaj lloj politike, Edi Ramën. Ndonëse ka treguar shumë më pak talent se Rama për të promovuar imazhin vetiak jashtë e për t’ua imponuar këtë shqiptarëve brenda, Berisha ka bërë një punë jo të vogël për të promovuar imazhin e qeverisjes së tij jashtë për t’ua imponuar shqiptarëve brenda.

Sipas gjykimit tim t’i bësh opozitë Berishës sot, ashtu siç i ka bërë Rama katër vjetët e parë të opozicionit të tij, dmth, si i ngjashëm, është punë e pasuksesëshme jo vetëm për PS, por edhe për vendin, që nënkupton edhe të ardhmen e PD. Dështimi kryesor i Edi Ramës nuk konsistoi në paaftësinë e tij për të bërë aleanca, si me LSI, por në mungesën e krijimit të një fryme opozitare që do të ngjallte besim se diçka do të ndryshonte realisht në vend përsa i përket sistemit të korrupsionit të instaluar. Është e vërtetë se Rama në fushatën e tij elektorale ka përsëritur herë pas here denoncimin e klasës së vjetër politike që ka parë interesat e veta dhe jo të njerëzve, por dështimi konsiston pikërisht në atë se ai nuk ka mundur të ngjallë besimin se e kishte përnjimend dhe në themel sfidimin e saj. Vërtet ai ka folur për Gërdecin e Berishës, por nuk ka arritur të krijojë besimin se e ka pasur përnjimend çrrënjosjen e “sistemit Delijorgji” që prodhoi Gërdecin. Vërtet Rama ka shprehur, gjatë fushatës elektorale, kundërshtimin e PS ndaj projekteve të fabrikave të çimentos, të teceve me qymyr e të çimentifikimit të vendit me parqe industriale, një formë tjetër kjo e shitjes së interesave të të gjithëve në emër të interesave të klasës politike, por përsëri ai nuk ka arritur të ngjallë besimin se e kishte përnjimend anullimin e tyre sikur të vinte në pushtet. Ky është, sipas mendimit tim, dështimi kryesor i Edi Ramës. Besoj se edhe zhgënjimi i njerëzve me Berishën e 2005-sës, që, për hir të së vërtetës, ishte shumë më frymëzues në fushatën e tij antikorrupsion të atij viti, ka ndikuar në këtë dështim. Madje, mosbashkimi aq i përfolur me LSI mund t’i kthehej edhe në favor PS, me në krye Ramën, sikur të kishte pasur kurajon ta denonconte edhe Metën si një nga krijuesit e sistemit të korrupsionit e të oligarkisë në pushtet, por ai nuk mund ta bënte dot këtë përnjimend pasi, mu me Metën, ai ka filluar ndërtimin e këtij sistemi. Edhe refuzimi i Nanos do të bëhej i besueshëm po lidhur me këtë denoncim dhe jo thjesht duke përdorur kundër tij Erjon Velinë apo termin e përgjithshëm “politika e vjetër”. Edhe vetë mosikja e Ramës, kur u bë kryetar i PS, nga Bashkia, për të udhëhequr fushatën opozitare me duar të pastra, ishte tregues i qartë se ai nuk kishte ndërmend të ndryshonte gjë në këtë sistem.

Nuk mohoet se etja e stërmadhe e Ramës për pushtet vetiak ose, me fjalë të tjera, paaftësia për t’u ulur në tryezë me personalitete që nuk kanë adhurim absolut për lidershipin e tij, ka ndikuar për mosarritjen e një fitoreje pragmatike, por, sipas mendimit tim, një fitore e tillë, në bashkëpunim me LSI, nuk do të ishte tjetër veçse fitorja e një partie simetrike me PD, pra nuk do të sillte ndryshim të vërtetë në vend. Madje edhe tre deputetë më shumë që mund t’i sillnin fitoren koalicionit të tij, nuk do të ngjallnin kurrsesi besimin tek një frymë ndryshimi, për të cilën njerëzit janë aq të etur.

Në kontekstin e rrezikut të regjimit “alla Putin”, parë nga perspektiva e opozitës, do të thoja se, nëse PS nuk do të reformohet, por do të bëjë opozitë ashtu siç u bë gjatë këtyre katër vjetëve, me Ramën apo pa Ramën, ajo rrezikon të dobësohet gjithnjë e më shumë sepse do të braktiset gjithnjë e më shumë nga grupet e interesit që e kanë mbështetur deri tani, ndër të cilët një pjesë do t’i falimentojë Berisha – Meta, kurse një pjesë do të kthehen në ortakë me ta. Edi Rama ndoshta ka disa avantazhe më shumë sesa të tjerët për të vazhduar luftën midis të ngjashmëve, sepse është ai që i ka vendosur dhe kontrollon shumicën e lidhjeve me oligarkët e PS, por, nga ana tjetër, ka edhe disavantazhe jo të vogla sepse sulmet ndaj Ramës me akuzën për korrupsion në Bashki do të bëhen shumë më të forta qoftë edhe thjesht me synimin për t’i shkatërruar këto lidhje dhe për ta mbajtur PS në surdinë. Dhe një PS që humbet nesër edhe Bashkinë e Tiranës edhe bashki të tjera të vendit do të ishte një hap më tej drejt regjimit “alla Putin” dmth. rrezik për demokracinë shqiptare. Kam frikë se Rama nuk është në gjendje t’i shohë këto rreziqe, që janë rreziqe të sistemit që ka krijuar vetë dhe që, për ironi të fatit, janë kthyer kundra tij bash në momentin kur ai mendonte se do të bëhej lideri i tij i vetëm.

Ajo për çka ka nevojë vendi është lindja e një opozite të majtë të vërtetë, më së pari, dhe demokratike brenda saj, më së dyti, e cila duhet të hedhë rrënjët në terren dhe pastaj të rritet, të lulëzojë e të japë fruta. Një opozitë pra që, në një farë mënyre, do të duhet të mohonte shumëçka nga sistemi i politikbërjes dhe i përfqësimit, që kanë ndërtuar liderët kryesorë të së majtës Nano, Meta, Rama e të bëhej udhëheqëse për krijimin e një politike vërtet të re në Shqipëri, që do t’i impononte ndryshime edhe PD-së. Por lindja e një partie të tillë duket shumë ideale. Ndërkaq, a ka mundësi që brenda kësaj PS-je, kështu siç është, të ndryshojë diçka që të mund të quhet një kompromis realist midis asaj që është dhe nevojës për këtë gjë të re? Një PS me Ramën që nuk ndahet dot nga vizioni i pushtetit personal absolut, sipas mendimit tim, nuk premton reformim të tillë. Ndërkaq nuk duket e lehtë të gjesh në krye të PS njerëz për ta sfiduar atë dhe pushtetin e tij në PS. Puna e suksesëshme në një institucion është ajo që, edhe kur ikën drejtuesi apo krijuesi i tij, institucioni mbetet i fortë. Rama në këtë aspekt është nga ata udhëheqës që lenë shkretëtirë pas tij dhe më duket se, paradoksalisht, kjo është forca e tij sot në PS. Dyshoj seriozisht se reformimin në drejtimin për të cilin po shkruaj mund ta bëjë një njeri si Ben Blushi, që flitet se do të jetë sfiduesi kryesor i Ramës dhe nuk besoj se këtë mund ta bëjnë të rinjtë e futur në parti nga Rama. Ardhja e Blushit në PS them se do të ishte më produktive përsa i përket faktit se, duke qenë një figurë jo autoritare si Rama, që e ka shumë më pak të theksuar frymën “o me mua o kundra meje”, mund të lehtësonte bashkëpunimin me LSI, në rast të ndonjë krize të kësaj me PD, apo edhe tërheqjen e atyre që përjashtoi Rama, për të mundësuar kthimin nesër në pushtet duke shfrytëzuar edhe gabimet e mëtejshme të Berishës. Por dyshoj se me Blushin në krye PS do të fillonte ndonjë katarsis brenda saj e do të mund të udhëhiqte një luftë kundër sistemit të korrupsionit. Ndoshta nga ana tjetër, me Blushin, PS do të mund të ishte më demokratike brenda saj dhe ndoshta do të mund të krijonte hapësira për lindjen e figurave të reja që do të mund të sillnin ndryshimin historik për të cilin ka nevojë vendi e që nesër do të nënkuptonte edhe ndryshime në PD e LSI të liderve “alla Putin” që kemi sot. Por, sipas meje, kjo PS do të donte kohë për t’u bërë e majta për të cilën ka nevojë dëshpërimisht vendi sepse kjo nënkupton një projekt më afatgjatë që politikanët shqiptarë të këtij të ashtuquajturi tranzicion nuk e kanë për kulturë e traditë. Përvoja ka treguar se ata e kanë më të lehtë të garojnë me njëri tjetrin në rrugët e mashtrimit e përfitimit vetiak kurse në rrugët e moralit e idealit e kanë shumë të vështirë të shkelin. Por kjo nuk është një arsye për të mos folur për to, përkundrazi. (Korrieri, 20 Korrik 2009)
Fatos Lubonja

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2009 15:22
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Asgje e re nga Bregdeti

Tirana “arratiset” drejt Dhërmiut, Jalës dhe Himarës, por këtë vit nuk ka as edhe një investim të ri që të përmirësojë kushtet përgjatë perlës së turizmit. Adoleshentët, imitojnë netëve në Dhërmi, atmosferën e ish-bllokut në Tiranë. Mungon uji e në disa raste energjia elektrike, ndërkohë që club-et shesin alkool për këdo adoleshent të cilët mund të rrezikojnë edhe jetën në raste ekstreme pasi mungojnë mjekët dhe shërbimet spitalore… MAPO sjell një vëzhgim të detajuar të mënyrës se si familjarë dhe të rinj, shqiptarë dhe të huaj tentojnë të argëtohen buzë detit jonian

Jalë, 20 korrik, 2009. Në pikun e sezonit turistik plazhistët enden nga një shtëpi në tjetrën për të kërkuar një dhomë, pavarësisht cmimit që mund të ketë. Ne kërkuam disa orë në pikun e vapës duke negocuar me vendasit, por si përfundim nuk mundëm të gjenim as edhe një dhomë të lirë. “Kam një cadër të mirë, dhe mund të përdorni ujin e pusit po të doni”, na ofron një alternative ndryshe njëri prej banorëve, pasi kupton se do ta kishim të pamundur të siguronim një dhomë cfarëdo atë ditë në Jalë.

I zoti i një prej dhomave të tjera që ofrohen me qëra në Jalë, shpjegon se aktualisht atje askush nuk mund të investojë pasi të gjithë banorët e këtij fshati nga më tërheqësit në gjithë bregdetin e Jonit, ndodhen në një proces gjyqësor me qeverinë shqiptare si edhe me dhëndrin e kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.

74 dhoma ofron aktualisht kjo pikë turistike, as edhe një më shumë, fiks aq dhoma dhe aq shtretër sa ofronte edhe vitin e kaluar.

“Këtë vit munda të rihap hotelin tim, të paktën ato dhoma që nuk u prekën nga fadromat e policisë, por pa përfunduar gjyqin nuk mund të bëj as edhe një rregullim, apo qoftë dhe të heq pjesët e shkatërruara të ndërtesës”, thotë Jorgo, një prej banorëve të Jalës, familja e të cilit duhet të ketë të paktën 200 vjet që jeton në atë fshat.

“Por të paktën ndihem i lehtësuar që me lekët e Bankës Botërore kam tani mundësinë të paguaj një prej avokatëve më të mirë dhe më të shtrenjtë në vend”, shton ai pa e fshehur kënaqësinë që pikërisht me lekët e Bankës Botërore ka mundur të pajtojë për kauzën e tij një ish ministër të Drejtësisë i cili ka drejtuar për disa vjet edhe Gjykatën Kushtetuese…

Hotelet e dikurshme dhe shtëpitë e banorëve që u shkatërruan nga policia për shkak të një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë të z. Malltezi, (sipas pretendimit të banorëve, pretendim që Gjykata do duhet t’i japë të drejtë ose jo) janë ende të dukshme.

Djathtas shikon detin të shtrirë në një gji të hapur, si një mrekulli e paprekur e natyrës, majtas, në breg shikon akoma rrënoja shtëpish dhe disa mjedise shërbimi të improvizuara me kashtë nga banorët, në mënyrë që të përballojnë me si dhe me sa të mundin fluksin e turistëve.

Të duket e mjerueshme se si ka mundësi që veprimtaria e njeriut mos harmonizohet në këtë vend të izoluar me natyrën, por të shfaqet atje si një njollë që zhduket pastaj netëve të freskëta, kur ke mundësi të shikosh vetëm hijen e errët të maleve e kodrave të zhveshura përreth, dhe yjet e panumurt në qiell.

Eshtë koha të heqim dorë nga kërkimi i një dhomë te lirë, pasi duket e pamundur. Do duhet të provojmë më vonë ndoshta në Dhërmi apo në Himarë, dy vendet më të afërta me Jalën.

Në bregun e detit, të paktën nuk ka dyndje të padurueshme njerëzish. Gjithcka duket e qetë, ndonëse po të besojmë banorët, popullsia e Jalës do të duhet të ishte atë ditë 9 herë më e lartë se në ditët normale.

Ushqimi është jo fort i keq, dhe realisht jo fort i shtrenjtë po ta krahasosh me tendencën e cmimeve në të gjitha pikat turistike përgjatë bregdetit të jugut. Produktet e bulmetit janë ndoshta më të shijshmet që mund të provosh, peshku është i freskët dhe mishi gatuhet mirë.

Në cep të gjirit, një banor ka përshtatur në mënyrë shumë praktike shtëpinë e tij, të cilën tashmë e ka shndërruar në një dyqan ku shet me shumicë dhe pakice produkte ushqimore, por edhe cadra, veshje plazhi, etj, ndërkohë që pjesën tjetër e ka bërë restorant, bar dhe pizeri, ku një i ri që ka punuar disa vjet në Greqi e bën brumin vetë dhe i pjek picat në një furrë me dru, njësoj si në piceritë më të mira të kryeqytetit.

Ky i fundit, teksa afrohet buzë tavolinës ku jemi ulur ne, nis të mbledhë borzilok në një vazo të madhe dhe na qetëson duke buzëqeshur se “nuk është hashash, ndonëse gjethet i ka të ngjashme me të”. Kaq i duhet që të na shfaqë pastaj mendimin se sa pak mundësi për argëtimin e të rinjve ka në Jalë. “Këtu edhe të duash nuk mund të mbjellësh asnjë rrënjë hashashi, por ju po të doni sot në darkë edhe mund të gjejmë ndonjë gj녔.

Eshtë mbrëmje dhe ende na duhet një dhomë për të fjetur. Vendosim të kërkojmë në Dhërmi e Himarë. Në Himarë situata duket edhe më tronditëse se në Jalë. Jo vetëm që nuk ka një dhomë të lirë, por cmimet janë marramendëse. Të duhen minimumi 50 euro për një dhomë pa tualet brenda!

Eshtë e pabesueshme të shikosh pastaj dyndjen e të rinjve në Dhërmi. Këtej thuhet se nëse kërkon në zonën e ish bllokut për ndonjë mik apo mike dhe nuk e gjen, shko në Dhërmi sepse do e kesh atje me siguri!

Në Dhërmi, të dyndur në alkool dhe të vëmendshëm ndaj cdo aksesori veshjesh, njësoj si ato që përdorin në Tiranë, të rinjtë dhe adoleshentët e kryeqytetit janë “turistët” e përhershëm. Shpenzojnë secili jo më pak se 150-200 mijë lek për një fundjavë të kaluar mes alkoolit, detit, hashashit dhe seksit.

Por ndonëse e frekuentojnë kaq shumë këtë pjesë të bregdetit, ata kanë jo pak ankesa për shërbimin që gjejnë atje.
“S’ka farmaci apo urgjencë në rast se të ndodh dicka, përvec një mjeku fshati që të shëron me shpirtin e shenjtë”, thotë me humor A.... Sh...... e cila atë fundjave kishte shkuar në Dhërmi bashkë me shoqërinë e saj. Tregon më pas rastin kur ishte pickuar nga një akrep dhe se si e kishin cuar me urgjencë në Himarë, pasi në Dhërmi nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi.
“Ashtu sic pinë njerëzit këtu”, vazhdon ajo, “duhet patjetër një shërbim spitalor, pasi jo pak herë ata përfundojnë shumë keq teksa zbardhin netët në clube me muzikë të fortë”.
Nuk e ndajnë alkoolin, në fakt, të gjithë të rinjtë ndonëse aktualisht është ende në fuqi një ligj që ndalon shitjen edhe të duhanit, edhe të alkoolit për adoleshentët. “E njoh këtë ligj dhe më duket i drejtë, por t’ju them të drejtën nuk do të isha komod nëse do të zbatohej”, tregon një i ri nga Tirana, i cili teksa bisedon për këtë cështje, thotë më tej se një mënyrë e mirë për të mos shitur alkool të rinjve do të ishte që mosha e tyre të verifikohej përmes kartave të identitetit.

Ditët e nxehta të verës 2009 e gjejnë turizmin shqiptar me as edhe një përmirësim në krahasim me një vit më parë. Nga Durrësi drejt pikave të bregdetit jugor, duket se nuk ka asnjë investim serioz të prekshëm që të ketë sjellë për këtë vit një shërbim më të mirë për turistët shqiptarë por edhe për ata të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Dhe kjo situatë është fiks e njëjta situatë që dhe institucione të huaja kishin vërejtur qysh në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës. Forumi Ekonomik Botëror e renditi Shqipërinë në vendin e parafundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe të 90-n, nga 133 vende të botës, për nga avantazhet që ofron në industrinë e turizmit. Raporti bëri një analizë të detajuar të sektorit të turizmit në Shqipëri, duke nxjerrë edhe pikat më problematike ose disavantazhet që ka vendi ynë në tregun botëror të turizmit. Forumi Ekonomik arriti në përfundimin se sektori i turizmit në Shqipëri nuk rezulton të jetë prioritet.

Në këtë tregues, i cili llogarit pjesën e fondeve që vendet akordojnë për turizmin, por edhe përpjekjet që ato bëjnë për promovimin e tij, Shqipëria renditet e 89-a në botë.
Sipas të dhënave të raportit, qeveria jep për turizmin rreth 3,8 për qind të fondeve të buxhetit, duke u renditur në vendin e 54-të për këtë tregues. Por disavantazhet më të mëdha turistike, sipas raportit, vendi ynë i ka në infrastrukturën e dobët dhe kostot e larta të transportit. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka aktualisht vetëm një aeroport ndërkombëtar, duke u renditur në vendin e 103-të në botë për nga numri i aeroporteve për milionë banorë, si dhe ka një infrastrukturë rrugore të dobët.

Por kësaj i shtohet dhe një disavantazh në kosto pasi, sipas Forumit Ekonomik, Shqipëria është vendi i 116-të në botë për nga çmimet e larta të biletave dhe tarifave aeroportuale, që paguajnë turistët. Edhe tarifat e transportit brenda vendit rezultojnë të larta, ku shkaku kryesor janë çmimet e larta të karburanteve, për të cilat Shqipëria renditet e 111-a në botë. I vetmi avantazh në kosto janë tarifat e hoteleve, për të cilat vendi ynë renditet i 48-i në botë. Sektori i turizmit mbetet një nga siguruesit më të mëdhenj të valutës në vend, me mbi 1 miliard euro të ardhura në vit, edhe pse vitet e fundit është venë re një rritje e fortë e shpenzimeve që shqiptarët bëjnë për udhëtime jashtë shtetit, çka bën që rezultati neto i përfitimeve të jetë rreth 10 herë më i vogël.

Eshtë koha të kthehemi në Jalë, pasi dështojmë edhe në Dhërmi për të gjetur një dhomë. Vendosim të akomodohemi në kampin veror të Jalës, ku Ened M... së bashku me Majlinda L...... kanë disa vjet që punojnë në cdo muaj të verës. Atë natë në kamp strehohen të paktën 200 të rinj të tjerë. Flenë në cadra, ndërkohë që në ambientet e kampit kanë mundësi edhe të bëjnë dush me ujë të ftohtë por të paktën jo të kripur.

Këtu nëse je me një shoqëri të mirë edhe mund të kalosh disa ditë të këndshme, por edhe këtu pasi ke provuar gjithë mënyrat e argëtimit (që në fakt pothuajse mungojnë), s’të mbetet gjë tjetër vec të shtrihesh buzë detit natën, e të numërosh yjet… Nëse as edhe kjo nuk të argëton, atëherë ndoshta do të ishte mirë të provojë t’u vije emra yjeve, emrat e njerëzve që ndryshe nga ti, këtë vit kanë bërë zgjedhjen më të mencur dhe po i kalojnë pushimet diku jashtë Shqipëris녅

K.... Pinderi

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datė 25/07/2009 ora 12:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 12:17
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Foto nga "Artful F.P."

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re foto.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 37 herė.

.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 12:21
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Ps : Se mos te kerkoj ndonje "Artful F.P."...
Eshte thjeshte nje miku im

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 13:20
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Xhungel me pak fjale ........... Mahhh ....... jam mesuar me rehatin dhe rregullin ketej ...... nuk mund t'a komentoj, me duket kanibalizem ........ .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 13:30
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Ps : Se mos te kerkoj ndonje "Artful F.P."...
Eshte thjeshte nje miku im



Agata foto e vertete qenka ???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 13:36
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Agata foto e vertete qenka ???



Sa e pazhvilluar qe eshte ........ e vure re Eria ? ..........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 13:40
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 25 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.