Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Tuneli U Kry
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

THJESHT u gezova me se fundi qe te pekten kjo rruge te mos mbetej vetem ne fjale e letra por ta shihnim realisht ne terren.Kembet e urave ngjajne madheshtore pergjate gjithe rruges dhe me teper te emocionon fakti qe per here te pare pas Italianeve po vhet dore ne nje rruge per veriun,e sidomos kur kjo rruge do lidhe me shpejt shqipetaret ne te dyja anet e kufirit.Me duhet te pergenjeshtroj ate 2orshin Kukes-Morine pasi kjo rruge ne pjesen me te madhe te saj ishte shtruar e asfaltuar me se miri --une per vete ndjehem mire e nuk me interesojne shume sidomos prapaskenat e ajo qe fshihet pas kesaj rruge thjesht i gezohem asaj kurdo qe te mbaroje-sigurisht sa me shpejt aq me mire.

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2009 11:07
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Lum Ba$ha me shoke...ata po qe dolen me te perfituarit nga tuneli...ehh Luli dikur i vocerr, tani te merr gjak ne vetull ! Kushedi me sa Zero do i kete vajtur llogaria ne Zvicer !

Nejse sdq duhet thene qe eshte nje hap vertet i rendesishem per tere shqiptaret e rajonit si edhe per dy shtetet shqiptare ballkanike

W W United States of Albania !!

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2009 23:30
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Kukes Tirane behej per 4 ore nga rruga e re

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2009 23:39
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kukes Tirane behej per 4 ore nga rruga e re


Sa KM ????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2009 23:48
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

200 km afersisht

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2009 23:53
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Tuneli u hap pak dite para zgjedhjeve, sado qe ishte ne kushte sigurie vertet skandaloze, vetem me qellime propagandisto-elektorale ! Faktikisht me vone u mbyll pasi kishte akoma shume per te punuar ! Ne ate gjendje, ne nje vend tjeter s'do lejohej kurre te hapej, rreziku per aksidente ka qene vertet shume i larte !
Per me shume po postoj nje artikull te nje korrespondenti te huaj i cili e ka pershkuar personalisht kete rruge,pak dite pas hapjes !

Nga Lawrence Marzouk, Balkan Insight


“Rruga patriotike”, e cila lidh Kosovën pa dalje në det me Shqipërinë, ka qenë biseda e ditës në Prishtinë prej muajsh.

Kurrë më parë nuk është folur me kaq qejf për një segment asfalti, kurrë më parë nuk ka qenë kaq tërheqës një tunel 5 km. Me njëfarë të drejte - për kosovarët kjo rrugë nuk është një kalim nga pika A në B, është një deklaratë vëllazërimi, dhe më e rëndësishmja, është një autostradë drejt pushimeve me diell.

Me dëshirën e zjarrtë për të braktisur shirat e Prishtinës, dhe me kureshtjen për të shijuar këtë mrekulli të botës moderne, u nisa me makinën time Renault Clio për në Shqipërinë e jugut një të premte pasdite, për një fundjavë eksplorimi dhe çlodhjeje.

Tri orë udhëtim Prishtinë-Durrës ishte një nga premtimet optimiste që bëhej para përurimit të rrugës, vetëm pak ditë para se shqiptarët të shkonin në votime.

Nuk shpresoja dhe aq shumë, ndërsa e dija se rruga ishte e pambaruar dhe vetëm një kalim ishte hapur, megjithatë, u shqetësova shumë nga ajo që zbulova.

Jo pse rruga Prishtinë-Durrës zgjati 6 orë - të tjerë që kishin kaluar andej një ditë më pas, më thanë se u ishin dashur 9 orë - por se disa segmente të rrugës ishin hapur me kurrfarë vëmendjeje për sigurinë.

Segmenti Rrëshen-Kalimash ishte perfekt, udhëtim i shtruar, ndërsa punëtorët punonin në kalimin tjetër për të përmbushur afatin e shtatorit. Tuneli ishte thuajse i përfunduar, dhe vargu i makinave për t’u futur në kalimin e hapur ishte i shkurtër.

Por ishte segmenti i parë i kësaj autostrade, Kosovë-Kalimash, ai që më bindi të bëj një paralajmërim para se rruga të përfundojë tërësisht.

Rruga është thjesht e pasigurt dhe do të habitesha, nëse nuk do të ketë aksidente serioze.

Në disa vende kishte sipërfaqe të tëra me asfalt pa asnjë sinjalistikë. Ajo që e bën më të rrezikshme, është fakti që katër kalimet që pritet të shenjohen nuk janë të gjitha të kalueshme, që do të thotë se herë-herë je i detyruar të kalosh në krahun tjetër të rrugës.

Në një pikë, rruga me katër kalime ngushtohet në një urë me dy kalime, pa paralajmërimin e mjaftueshëm. Në qoftë se nuk e keni mendjen në këtë detaj të rrugës, do të përfundoni në fund të humnerës.

Në një segment, rruga të çon drejt e në anën e kodrës, sepse ndërtuesit nuk e kanë çarë rrugën plotësisht. Nuk ka drita emergjence, tabela, dhe as punonjës me xhaketa fosforeshente për t’ju paralajmëruar.

Shoferët thjesht ktheheshin drejt një kamioni të pistë 500 metra mbrapa, me shpresën e verbër se kjo ishte rruga për në Durrës.

E vetmja ndihmë hyjnore ishte se unë e bëra këtë rrugë ditën. Nëse do të kishte qenë natë, udhëtimi do të kishte qenë tmerr. Në kthim për në Prishtinë, vendosa të kthehesha nga Maqedonia, pavarësisht se rruga ishte goxha më e gjatë.

Pra, pse është hapur për publikun kjo rrugë në shumicë e pambaruar, kur mund të përfundonte shumë më shpejt, nëse do të kishte qenë e mbyllur? E vetmja përgjigje racionale është se rruga shikohej si një aset elektoral për kryeministrin Berisha vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve kritike të Shqipërisë.

Balkan Insight zbuloi muajin e shkuar se qeveria Berisha u kishte bërë presion projektuesve që ta mbaronin tunelin në autostradë para zgjedhjeve të 28 qershorit, duke rritur shqetësimin për sigurinë.

Në e-mail-e të para nga BIRN, projektuesit e segmentit Rrëshen-Kalimash paralajmëruan se presioni i qeverisë për të mbaruan punën në kohë për zgjedhjet mund të rezultonte në “katastrofë”.

Megjithëse shkëmbimet e e-mail-eve përqendroheshin te tuneli dhe rruga Rrëshen-Kalimash, jo te segmenti shumë shqetësues pranë kufirit me Kosovën, kjo tregon se përurimi u përdor për fushatë elektorale. Dhe ia vlen të përmendet se tuneli u mbyll për katër ditë pasi kalova unë, për të vazhduar punimet.

Padyshim ky projekt prej miliarda eurosh do të jetë një burim i madh krenarie për shqiptarët në të ardhmen, do të rritë tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe një lehtësim i madh për turistët kosovarë.

Segmenti i përfunduar tashmë përfaqëson një vepër inxhinierike mbresëlënëse. Rruga gjithashtu lidh komunitete të izoluara në kufirin shqiptar me Kosovën.

Por hapja e rrugës për përfitime politike, sipas meje, ishte një gabim i madh, dhe shpresoj që të mos jetë një gabim që do të paguhet me jetë njerëzish.

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2009 00:20
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Fshati qe duket nuk do kallauz

Rruga deri tek tuneli NUK ka mbaruar sepse ka dy ura qe duhen ndertuar. Por qe te inagurohej tuneli duhej krijuar nje rruge... Per te krijuar nje rruge mbi kodra para se te ndertohen urat jane shpenzuar 5 milione euro. Eshte nje "asflatim" i perkohshem qe nuk sherben pasi te mbaroje rruga e vertete. Qellimi i vetem: inagurimi i tunelit.

Ja si mund te hidhen leket ne rruge per te arritur nje qellim propagandistik. Pese milione euro per nje rruge te perkohshme, kur njerezit vuajne per buke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2009 10:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Me gjithe mangesirat apo vjedhjet qe thuhen kjo rruge ka rendesine e vet sinqerisht.... e bej shpesh ate rruge per shkak te punes qe kam me perpara Tirane Morine e beja per 6 ore e gjys nga rruga e vjeter e mendo rruga gjithe gropa e kthesa sa me behej stomaku plage sa here udhetoja tani me ket rrugen e re 2 ore e gjys Morine Tirane rruga e mire pa kthesa stomaku nuk te trazohet dhe makines nuk i bien pjeset rruges me hahahaaaaa

ja vlen sinqerisht

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2009 11:15
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ja vlen 1 miliarde euro?

Shume mire, se vete do i paguash

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2009 11:49
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Wink

shif Faje ja kam cike haberin puneve inxhinierike di me bo vleresime mund te them qe 800 000 milion euro jane harxhu pa frike atje afersisht nja 200 - 300 milion mund te kene firuar ne xhepat e ndonjonit them une....

po thoja qe ja vlen rruga duhej te ishte bere me kohe (te thashe nuk hyra te vjedhjet thjesht permenda rendesine dhe cilesine e rruges)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2009 11:52
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Tuneli U Kry

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.