robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
78% jo, 22% po
Ky është raporti i përqindjes së telefonuesve me SMS gjatë një emisioni televiziv, diku këtë vit (2011), ndaj pyetjes që moderatori Blendi Fevziu lëshoi qysh në fillim të emisionit të tij për çështjen kombëtare: A duhet të kemi frikë nga Shqipëria e Madhe?. Pra, 78% e shikuesve që njoftuan me SMS nuk kishin frikë nga termi Shqipëri e Madhe dhe as nga diskutimi i këtij problemi. Këta 78% teleshikuesish janë dakort për një Shqipëri të madhe etnike, panvarsisht nëse quhet etnike apo e madhe. Ndërsa 22 % e shikuesve që nisën SMS deklaruan JO, pra kishin frikë nga termi Shqipëri e Madhe, çfarë d.t.th. se këta mund të pajtohen ose jo me Shqipëri etnike, ose pajtohen pjesërisht, por jo me termin Shqipëri e Madhe, si teleshikues shqiptarë vetkuptohet se janë për panvarsinë e Kosovës, janë për të drejta më të mëdha të shqiptarve, por jo në atë kuadër që përmbledh termi Shqipëri e Madhe.
Po të kemi parasysh aneksimin e shumë tokave të banuara më së shumti me shqiptarë, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shek. XX nga fqinjët e shqiptarve, duket se përgjigjia e teleshikuesve ndaj pyetjes së bërë është mëse normale. Ky sontazh tregon në një farë mënyre padrejtësinë që shqiptarët ndjejnë tu jetë bërë nga fqinjët me ndihmën e fuqive të mëdha europiane. Rezultati i SMS-ve tregon atë që këta teleshikues konceptojnë mbi historinë.
Deri këtu në rregull. Mirpo, gjatë diskutimit të gjashtë të ftuarve ra shpejt në sy ajo që tashmë e di çdo nxënës shkolle, se ky term (Shqipëri e Madhe) ëshë përdorur më së shumti nga nacionalistët fqinjë të shqiptarve, për ti akuzuar këta sikur duan një Shqipëri të Madhe. Pra ky term, nuk është përdorur fare ose si të thuash i krijon alergji çdo shqiptari kur e dëgjonte. Ky mendim ishte jo vetëm i të ftuarve nga Shqipëria (Aurel Plasari, Artur Zheji, Paskal Milo, Valentina Duka) por dhe atyre nga trevat maqedonase dhe kosovare, (Mehndin Thaçi, Albin Kurti). Dhe në fakt, ky term është shpikur vërtet nga qarqet antishqiptare, për ti treguar botës se shqiptarët janë njerëz pa fuqi krijuese e zhvilluese, të cilët kësisoj mendojnë vetëm të grapshin tokat e të tjerëve, ngaqë shtohen me shumic. Këta shqiptarë mendojnë vetëm për një Shqipëri të Madhe, jo vetëm dominuese në Ballkan, siç ishte në perandorinë osmane, por edhe shtypëse të minoriteteve të tjera, që detyrimisht do përfshihen në të (!).
Dhe kjo tezë e tyre zuri pak apo shumë vend në qarqet perëndimore, derisa këta nuk luajtën fare gishtin kur fqinjët e Shqipërisë i futën në zotërim të tyre zona me shumicë banore shqipfolse. Natyrisht, arsye të tjera lujtën rol në grapshimin e tokave të banuara kryesisht me shqiptarë. Por loja e Shqipërisë së Madhe bëri punën e vet në këtë drejtim. Ndaj dhe shqiptarët kanë vërtet alergji ndaj këtij termi.
Por jo vetëm kjo (kaq), shqiptarët kanë qenë ata që gjatë historisë së tyre, ia kanë futur më shumë njëri-tjetrit. Dhe kjo i bën këta që të kenë vërtet frikë nga një Shqipëri e Madhe, me grupime të ndryshme krahinore, fetare, klasore, si dhe etnike, pasi në një Shqipëri të madhe do të hynë brenda edhe etni të tjera si malazezë, serbë, maqedonë, bullgarë, grekë, arumunë, roma, turq, etj.. Prania e etnive të tjera nuk e tremb shqiptarin, pasi ai ia kalon mirë me etnitë e tjera, por konfliktet që kanë grupime të ndryshme me etni të veçanta, si tropojanë me mala-zezë, kosovarë me serbë, shqiptarë të Maqedonisë me maqedo-nas sllavë, çamër me grekë, këto konflikte lokale do bëjnë që ai ti kundërvihet më shumë shqiptarëve konfliktues, pra shqip-tarët e pjesës së brendëshme të Shqipërisë, që nuk kanë fare konflikte nacionale, ti shikojnë shtrembër shqiptarët e zonave në kufi me fqinjët, siç i shikojnë edhe tani në fakt. Ndaj dhe kjo është një arsye tjetër që shqiptarët tremben nga Shqipëria e Madhe, pa llogaritur pastaj edhe atë konkurencë (po e quajmë) midis jugut dhe veriut, si në çdo vend, e që në territorin e Shqipërisë është zbutur mjaft, duket kjo edhe nga diktatura që lamë pas. E përveç kësaj, ata shikojnë se Europa ka dekada që po i lë pas ndarjet nacionale, kështu që koha për ide të mëdha kombëtare (nacionale) thuajse ka kaluar e po kalon. Ndaj ata, megjithse i njohin padrejtësitë që u janë bërë, tremben edhe sot nga ideja e Shqipërisë së Madhe. (Vazhdon)
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|