déją-vu
Veteran ne forum
Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940
|
Citim: Citoj rocker_italia
Ne duhet te ndihemi krenar qe nje bashkatdhetari yne apo moshatari yne dha jeten e tij, jo per te perfituar ndonje gje te madhe per tu quajtuar apo jo "Deshmor i kombit" sic diskutojne disa prej jush. Nuk mendoj se Ervini u fut ne radhet e ushtrise Amerikane per tu ber nje dite Deshmor i kombit.
Ne radhe te pare ai mendonte te realizonte endrren e tij per tu ber nje dite Agjent i FBI. Dhe ashtu si fitoi lirine dhe doli nga zgjedha Komuniste ose Diktatoriale e me te poshtrit DIKTATOR Enver Hoxha populli shqiptar, edhe Ervini ishte KRENAR qe edhe ai me aq pak sa kishte mundesi te ndihmonte popullin Irakian te fitonte lirine e tij, mos te jetonte siç kemi jetuar ne per 50 vjet, dhe ju bukurosha qe nuk dihet nga çfare vendi apo shtrati te reahtshem shkruani keto budallalleqe. Edhe ai ishte Emigrant si ne, pavaresisht se cfare pune bejme, se per Ervinin ai ishte pasioni i tij, Bota e ushtrise.
Mua me vjen turp, te jem Bashkatdhetar i disa IDIOTEVE qe nuk dijn cfare shkruajne.Por kjo kuptohet qe e keni nga Shkolla dhe Kultura e tepert.
Good bless him !!
Besoj ashtu si edhe shume prej jush,edhe une kam pare filmin ''Rambo'' dhe kam ngelur i mahnitur deri diku nga aftesia e mesazhit qe ai percillte ne masat qe binin ne perplasje vizive me te.
Prototipi i sistemit amerikan,ka ''edukuar'' shume breza duke i mbrujtur me dashurine per te vene drejtesi ndaj keqberesve,te ndeshkonin te keqinjte sepse ndiheshe gjithnje nga ''te miret''....
Por ne fakt realiteti eshte shume here me ndryshe se ç'na serviret.....
Ju rocker_italia aty jeni gabim ne disa pika.
E para :ketu nuk po diskutohet Ervini si njeri....ketu diskutohet ''Ervini si preçedent''.Siç kam thene edhe me siper,jam kurioz vertet te dije nese qeveria jone do kete memorie te forte me kalimin e kohes ndaj personit te tij.
E dyta: nese do te diskutohej Ervini si njeri,pergjigja ime do te ishte me shume se''Deshmor i Popullit'' per mendimin tim eshte nje njeri qe thjeshte u tregua oportunist,shfrytezoi mundesine qe ju dha....dhe mercenar(paguhej per ate qe bente).
E treta:jam nje nga ata qe ne keto momente eshte duke shtypyr tastat nga krevati i shtepise se tij....por qe te arrija ketu mu deshen 6 vjete pune,sakrifica dhe shpesh here duke kerkuar te ve nen vete te gjitha paragjykimet e shoqerise ''liri-eksportuese''!!
E katerta: ne cilesine e moderatorit te ketij nen-forumi ,ne ndryshim nga ç'mendova ne fillim nuk do ta fshi frazen e fundit ku quan ''IDIOTE''(dmth ofendon ) pjesemarresit e tjere ne kete diskutim.Kete e bej me qellimin e vetem qe ju te kuptoni qe edhe duke patur mundesi te ''ushtroj force'',zgjodha rrugen me paqesore....ate ku vlereson debatin korrekt,edhe pse i tille nuk eshte .
__________________
Voglio, avrņ se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|