robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Petro Zheji
Sot u nda nga jeta perkthyesi i njohur Petro Zheji. Kerkova ne kete portal te gjeja dicka mbi 'te, mirpo nuk doli as edhe nje gje mbi Petro Zhejin. Ndonse Petro, pervec si perkthyes, njihet vitet e fundit edhe si i perfshire ne studime mbi gjuhen shqipe; me se shumti me librin "Shqipja dhe sanskritishtja".
Si njeri Petro hyn tek ata me karakter, si i thone, qw nuk u perzie me sistemin e kaluar, biles shihej shtrember nga ata kumandaret. Edhe si perkthyes ka qene i merituar. Ndersa punimi i tij etimollogjik-historik mbi shqipen dhe sanskritishten me eshte dukur jo gjithnje i argumentuar thelle. Shume nga provat e sjella prej Petros mbeshteten vetem ne krahasimin siperfaqsor te fjaleve dhe jo ne historine e gjate te krijimit te tyre. Ne me lejohet, po hedh ketu dicka te vogel nga nje analize qe une i kam bere ketij libri te Petros. Shkronjat e mia bold dhe kursive humbasin ketu (!?).
Për ta parë më qartë gabimin që bën Petro në zbërthimin etimologjik të fjalëve, po marrim fjalën pasuese: bhrćmarin, që definon një epileptik. Nga Petro kemi zbërthimin:
bh + rćm + arin
bë ram arjun
ku arjun (ar + jan = jan ar = asht ar)
Në shqipen e malësive tona të Veriut do të thotë mashkull (shih për këtë: Gazulli, Fjalorth i ri fjalë të ralla të përdorura në Veri të Shqipnis, Tiranë 1941), ndërsa në shqipen e arbëreshëve të Italisë Ar = dhëndër; mashkull, burrë. E pra, duke qenë kështu, epileptiku karakterizohet në sanskritishte me atë që është më tipike, më specifike për këtë të sëmurë, me ramjen: ai është një njeri (arin, arjun) që bë(n) ram(jen).
Duket këto fjalë, ar dhe arjan do të kenë hyrë në veriun shqiptar në kohën e dy shoqërive kryesore të asaj kohe të vjetër, diellorve në lindje dhe hënorve në perëndim, ku europianët diellorë të dyzimit ishin në marrveshje me diellorët e Iranit, me Kirin dhe vasalët e tij diellorë, -flitet se Kiri ka qenë deri në Shkodër (apo pranë Shkodrës), ku pak kilometra më në veri-lindje i ka mbetur një lugine emri i këtij mbreti të madh, lugina e Kirit. Ndaj dhe kjo fjalë nuk duket shqipe, por vetëm e një përdorimi të ngushtë dhe lokal, ku mund të jenë vendosur në kohë të lashta kolonë diellorë nga Azia e Vogël.
Në Shqipëri, e sidomos në zonën e Shkodrës është përdorur dhe përdoret emri Arjan, si emër i përveçëm njeriu. Ndoshta kjo ka të bëjë pikërisht me këtë kohë të vjetër të hyrjes së diellorve nga Azia e Vogël në Europë, ku arjanë quheshin diellorët e Lindjes, iranianët e sotëm, më saktë një pjesë e tyre.
Edhe etimollogjikisht, ky emër do të ketë të bëjë me dy tone, tashmë të rrahur kaq herë në punimet tona, ai ra dhe je, ja, ku i pari tregonte diellin e rrombullakët qysh nga koha e Egjyptit të Lashtë, dhe toni i dytë tregonte ekzistencën e diçkaje. Kështu, kur thuhej a rë ja-n, kuptohej se diellorë janë ata për të cilët flitej. Të dy këto tone (rë, re, ra, ro + ja, je) ne i kemi parë në sa e sa fjalë deri tani, në kuptimet e rrombullaksisë + të ekzistencës.
Në rastin e gjithë këtyre kompozitave në mund ti quajmë kështu pjesët brenda fjalës bhramarin, ne shohim më parë të tjera kuptime. Vetë toni/fjala pasthirrmore mbi diçka që bie, bum, bam, brum, brahm, do na jepte më parë shpjegimin përse disa njerëz të lashtë diku quajtën kështu këtë sëmundje, apo edhe njeriun që e zinte kjo sëmundje.
Apo toni/fjala bra, bruh duket po ashtu pasthirrmore në rastin kur diçka thyhet, -kjo fjalë ka ngelur në shumë gjuhë mbi thyerjen, si në shqipe p.sh. brum (pasthirrmore në këtë rast), ashtu dhe në gjermanishte: bruh (thyerje; brodo). Dhe pjesa mbetëse e fjalës, marin mund të jetë një evolim e fjalës man, që në gjuhë të vjetra euro-aziatike ka treguar burrin, familjarin, njeriun, burrin e fortë.
Si përfundim do thoja se, zbërthimi i Petros në këtë rast, (ashtu dhe në disa raste të tjera), është mjaft subjektiv dhe dëshirativ.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|