volter
shpirt artisti
Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Sharl Bodler
Sharl Bodler
1821: Më 9 Prill lind në Paris Sharl Bodler.
1831/1836: Sharl Bodler vjen të mësojë në Kolegjin local mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand.
1839/1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht I tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fortë dëshira për një jetë të çrregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbullkuese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit.
1845/1846: Debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme.
1847: Boton novelën Fanfarlo që përbën një lloj autoportreti ironic dhe përkthen poemën e famshme Korbi të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi saj i madh do ti jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon nje lidhje dashurie me artisten me sy të gjelbër Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të Luleve të së keqes
1848: Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idelaet revolucionare, që do ti braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851.
1857: Botimit të parë të paralajmëruar të Luleve të së keqes gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohëperëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre. Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin salon me poetin, e përhskruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë.
1864/1865: Gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në Le Figaro nën titullin Le spleen de Paris, ndjekur nga dy në La Vieparisienne, tre në LArtiste. Në Belgjikë, ku shkon për tu kuruar, një revistë I publikon poemën në prozë Qentë e mirë.
1866: Botohen 23 poezi të reja nën titullin Mbeturinat. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur.
1867: Pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Modifikuar nga volter datė 25/05/2005 ora 11:40
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|