Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Vari lesht Saliut dhe te tjereve po lexoni si behet hallva

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Sheqerpare
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gotë, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji. Për shërbetin duhen: 2 gota uji me sheqer, një gotë e gjysmë ujë.



Sheqerparen e hane shume femrat.


Kam ca kohe ne Shqiperi dhe embelsira me e preferuar eshte hallva te pakten e shef si behet te tjerat qe pelqej nga dyqani jane tollumat .Ja si behet hallva :

Merren 3 luge gjelle miell , 1 luge gjalpe , 1/2 kg sheqer qe t'dali e omel, arra me shumice , edhe uji shihet me sy
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate me luge gjelle ose me garuzhde per llupsat edhe lihet te ftohet,pastaj kapet me dore dhe hahet.


Sa per Sale Komunist Berishen ,Argiten dhe Shkelzen Berishen ju lumt palla, ju ka ardh dita dhe do bejne ligjin ,maliqin dhe pasuri sa t'ju doje qejfi,fundja a erdhen me voten e lire te popullit ,ishallah i fitojne dhe zgjedhjet e tjera qe te bej edhe une ca pare,tani qe jam ketu.Pastaj do vij Ed Rama qe te mbipasurohet edhe ai.Kjo pune eshte:
ne ato maja rripa-rripa
njehere ma hipe
njehere ta hipa.

Kujdes hallven dhe tollumat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2008 18:00
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Re: Vari lesht Saliut dhe te tjereve po lexoni si behet hallva

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz


Sheqerparen e hane shume femrat.


Kam ca kohe ne Shqiperi dhe embelsira me e preferuar eshte hallva te pakten e shef si behet te tjerat qe pelqej nga dyqani jane tollumat .Ja si behet hallva :

Merren 3 luge gjelle miell , 1 luge gjalpe , 1/2 kg sheqer qe t'dali e omel, arra me shumice , edhe uji shihet me sy
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate me luge gjelle ose me garuzhde per llupsat edhe lihet te ftohet,pastaj kapet me dore dhe hahet.


Sa per Sale Komunist Berishen ,Argiten dhe Shkelzen Berishen ju lumt palla, ju ka ardh dita dhe do bejne ligjin ,maliqin dhe pasuri sa t'ju doje qejfi,fundja a erdhen me voten e lire te popullit ,ishallah i fitojne dhe zgjedhjet e tjera qe te bej edhe une ca pare,tani qe jam ketu.Pastaj do vij Ed Rama qe te mbipasurohet edhe ai.Kjo pune eshte:
ne ato maja rripa-rripa
njehere ma hipe
njehere ta hipa.

Kujdes hallven dhe tollumat.



ahahahahaaha...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2008 14:46
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Sali Berisha miting me kallash Lushnje 1997




Votojeni prap vitin tjeter kete njeri!!!!!!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Nëntor 2008 18:03
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Sali Berisha genjen rendshem ne BBC Hardtalk




Ky eshte... FATKEQESIJA... e Shqiperise! Injoranti- Politik- Sali

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Nëntor 2008 18:06
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Eshte e bukur kjo intervista. Ate dite rastesisht qelloi qe e cova te BBC dhe e degjova... Dhe me ka kap nje e qeshur nja dy ore.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Nëntor 2008 23:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

A e dini ju se kush qesh me vehte ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Dhjetor 2008 01:29
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

A ka njeri ta beje zemren gur dhe te me thote cfare ka thene Berisha ne kete interviste? E kam te pamundur degjimin e intervistes nepermjet YouTube.

p.s. Ju shaheni vetem te tjeret nuk i lejoj ta shajne Berishen

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2009 11:21
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Korrupsioni, Berisha barazon Nanon

Si ka ndryshuar perceptimi i korrupsionit brenda pesë viteve të fundit


Raportet e Transparency International


2004 vendi i 108
2005 vendi i 126
2006 vendi i 111
2007 vendi i 105
2008 vendi i 85


Analiza / 2004-2008- Misioni i pamundur i qeverive për t'u ndarë nga paratë e pista. Nga kleptokracia e ish-kryeministrit socialist, te "duart e pastra" të kryeministrit demokrat, ku ndëshkohen vetëm faturistë të KESH-it dhe policë mjeranë. Dy qeverisje me të njëjtin model të ushtrimit të pushtetit: korrupsionit shtetëror, që nuk përballet me drejtësinë


Deri në qershor, janë muajt e fundit të qeverisjes së ardhur në pushtet, në shtator 2005. Deri më sot, janë plot 40 muaj nën udhëheqjen e parullës "me duar të pastra", të cilat, sipas shofrave, sot janë më të ndotura se kurrë dhe po aq të ndotura sa qeverisja e kaluar e së majtës, e cila ishte përdorur si etaloni i korrupsionit qeveritar.


Janë muaj të përfshirë nëpër raporte dhe statistika, që tregojnë se lufta kundër korrupsionit mbeti më shumë në letër sesa u zbatua në praktikë, se asnjë zyrtar i lartë, asnjë "peshkaqen" i bërjes së parave të pista nuk përfundoi para drejtësisë.


Ka një të vërtetë të pamohueshme: të pandehurit u shtuan, por ata ishin ose faturistë që vidhnin kilovatët e konsumtaorëve të KESH-it, ose policë gjobvënës në rrugët e vendit. Kishte dhe disa zyrtarë që ende janë në burg me dënime të lehta dhe disa dolën prej qelisë, dhe aty përfunduan jo pse bënë korrupsion, por sepse këtë e bënë pa "lejen" e qeverisë.


Pak a shumë e njëjta skemë si në qeverisjet e mëparshme dhe si atëherë, në gjyq nuk përfundoi asnjë hajdut i tatimeve apo doganave, dhe mbi të gjitha asnjë zyrtar i rangut të lartë. Dhe nuk kishte se si të përfundonte.


Prokurorë të akuzuar se kishin "njolla" diktatoriale, dhe gjyqtarë që janë në dorën e ministrit të Drejtësisë ende nuk po arrijnë të çojnë për gjykim disa prej dosjeve më të mëdha korruptive të viteve të fundit.


Ish-ministri i Punëve Publike dhe Transporteve akuzohet për mbi 250 milionë euro abuzime, për një rrugë që në sajtin on-line të firmës ndërtuese ende shënohet 535 milionë dollarë dhe në realitet e ka kaluar vlerën 1 miliard euro.


Ai është ministër i Jashtëm dhe më shumë jashtë se brenda, duke bërë diplomacinë e Shqipërisë. Ish-ministri i Mbrojtjes është ende pa ndonjë akuzë për katastrofën e paparë në Gërdec, ku zyrtarisht dëmi ekonomik është 20 milionë euro, por ku u vranë 26 shtetas, u plagosën mbi 300 të tjerë, e u bë trafik armësh dhe municionesh, dhe agjenci shtetërore në bashkëpunim me njëra-tjetër njollosën reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.


Për këtë krim shtetëror janë në burg pa afat tre shtetas, të cilët sipas hetimeve të deritanishme ishin vetëm zbatues të urdhërave, që nisnin nga VKM-të e qeverisë te ato të Ministrisë dhe të niveleve më të ulëta.


Por, edhe pa këto kampionë të korrupsionit shtetëror, Shqipëria është një vend ku korruptimi është mënyra e majmjes së pushtetarëve, si duke vijuar me sukses rrugën drejt korruptimit të mbarë shoqërisë dhe duke penguar kursin e reformave.


Në analizë janë përfshirë të dhëna të përgatitura vitet e fundit, me tabela krahasimore, që tregojnë se ndëshkimi i korrupsionit ka qenë thjesht demagogji dhe në shumë sektorë ka bërë hapa mbrapa.


Analiza është mbështetur në sondazhin e Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), e vitit 2008 dhe raportit të kryer nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, që të dyja të mbështetura nga programi i USAID-it për Shtetin Ligjor në Shqipëri si dhe në të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2007.


Sipas sondazhit të IDRA-s, korrupsioni i perceptuar në Shqipërinë e vitit 2008 ishte i lartë; 92 për qind e të intervistuarve thanë se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë ishte "shumë i përhapur", 47 për qind mendonin se korrupsioni ishte rritur, ndërsa në sondazhin 2006 kështu mendonin 13 për qind.


Si në 2006-n, njerëzit i shihnin shumicën e institucioneve përgjithësisht të korruptuara dhe besimi i qytetarëve tek institucionet mbetej i ulët. 92 për qind e të intervistuarve në sondazhin 2008 thonin se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë ishte "shumë i përhapur" dhe ai nuk ka ndryshuar që nga 2005-a, kur ishte 95,3 për qind dhe viti 2006, kur ishte 94 për qind.


Pothuajse gjysma e të intervistuarve mendonin se korrupsioni ishte rritur në shifrën 47,2 për qind, 13 për qind më e lartë se në sondazhin 2006. Se rritja e korrupsionit ndikon negativisht te jeta e gjithëseicilit e tregoi edhe vlerësimi për gjendjen ekonomike të vendit, e cila kishte një vlerësim prej 60,4 për qind, ose 13 për qind më shumë se në sondazhin 2006.


Raporti i kryer nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, bazohej në monitorimin e veprimtarisë së organeve të drejtësisë në rrethet Tiranë, Vlorë dhe Shkodër për çështjet penale që lidhen me korrupsionin dhe monitorimi përfshinte dy qeverisjet, atë të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe atë të kryeministrit aktual, Sali Berisha.


Për periudhën 2004-2006, Prokuroria e Tiranës nisi 217 procedime penale me 85 të pandehur për veprat penale në fushën e korrupsionit, duke i rritur ato. Prokuroria e Vlorës nuk kishte të njëjtën tendencë.


Në vitin 2006, procedimet penale të Prokurorisë së Tiranës u rritën dy herë në krahasim me vitin 2004, por jo për të gjitha procedimet penale të filluara, u morën të pandehur.


Përfaqësues të prokurorisë kishin ngritur shqetësimin se në shumë raste, kallëzimet penale nuk përmbanin elementët e një vepre penale, ose kallëzimet nuk ishin të shoqëruara me dokumente provuese ose, nuk përmbajnë të dhëna që të mund të provojnë ekzistencën e veprës penale.


Procedimet penale për veprime arbitrare, në shumicën e rasteve u pushuan. Në vitin 2006, në krahasim me periudhën 2004-2005, u rrit numri i pushimit të procedimeve penale dhe çështjeve të dërguara për gjykim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.


Pjesa më e madhe e të gjykuarve në Tiranë ishin punonjës policie dhe punonjës në KESH, ose ekonomistë. Gjatë kësaj periudhe, nuk u gjykua asnjë punonjës i zyrës së tatimeve dhe doganave, edhe pse nga sondazhet e matjes së perceptimit publik për korrupsionin, rezultonte që doganat dhe tatimet të jenë ndër sektorët e korruptuar në Shqipëri.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2009 10:24
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Prokuroria

Shifrat e organit të akuzës për zyrtarët që kanë abuzuar


Raporti për korrupsionin, 50 të pandehur në 2007


Në raportin e kriminalitetit për vitin 2007, të cilin prokurorja e Përgjithshme Ina Rama lexoi para deputetëve, pak kohë më parë, vihet re tendenca e qëndrimit vendnumëro të atyre që abuzojnë me fondet dhe postet shtetërore. Sipas raportit të publikuar në fund të vitit 2008, kishte vetëm 50 të pandehur për veprën penale të korrupsionit, ose aq sa në vitin 2006.


Sipas raportit, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe që lidhen me veprimtarinë e kundraligjshme të punonjësit shtetëror ose në shërbimin publik, gjatë vitit 2007 ishin ndjekur penalisht 663 procedime, me 385 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 5 për qind të procedimeve dhe 27 për qind të pandehurve të ndjekur. Për këto vepra penale janë dërguar për gjykim 172 të pandehur dhe janë gjykuar e dënuar 62 persona.


Për vepra penale të korrupsionit u ndoqën 57 procedime, me 50 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me shifra pothuaj të njëjta. Janë dërguar për gjykim 22 të pandehur, prej të cilëve janë gjykuar dhe dënuar 19 persona, si dhe ndodhen në gjykim 13 persona të tjerë.


Sipas llojit të veprave, procedimet penale të ndjekura janë: - 2 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, 4 procedime, për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione public, 4 procedime, për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, 39 procedime, për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, 1 procedim, për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë, 3 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë, 3 procedime për dhënie të shpërblimeve dhe premtimeve në çënim të sistemit demokratik të zgjedhjeve.


Për vepra penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe për shkelje të kontributeve të dhëna nga shteti, u ndpqën penalisht 19 procedime, me 17 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 46 për qind të personave të ndjekur penalisht për këto krime. Janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, të cilët janë në proces gjykimi.


Për vepra penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprime arbitrare, u ndoqën 587 procedime, me 318 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 5.5 për qind të procedimeve të ndjekura. U dërguan për gjykim 140 të pandehur, prej të cilëve 45 janë gjykuar dhe dënuar, si dhe janë në proces gjykimi 42 persona të tjerë.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2009 10:25
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Korrupsioni nga Nano te Berisha

--Në vitin 2006 kishte rënie të numrit të çështjeve dhe të personave të gjykuar, në krahasim me vitin 2004 dhe 2005.


--Megjithëse korrupsioni është i përhapur në shumë sektorë të ekonomisë, numri më i madh i të gjykuarve ishin punonjës policie dhe punonjës të KESH-it.


--Nuk kishte asnjë të gjykuar nga organet tatimore ose të doganave, për tre vite të monitoruara.


--Për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, kishte një numër shumë të vogël të gjykuarish.



Ngjashmëria


Nano 2004: Lamë prapa edhe Turqinë


Unë besoj te ligji, unë besoj te konkurrenca e ideve dhe e programeve, sepse unë vërtet besoj në morinë e fakteve se Shqipëria po ecën përpara dhe se falë këtij përkushtimi të të gjithëve që nuk mendojnë si Berisha, për vitin 2003, vendi ynë i dashur, në klasifikimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillimin njerëzor, u ngjit nga vendi i 95-të në të 65-tin, duke lënë pas vende si Rumania, Turqia, etj.
(Parlament, 19 korrik 2004)


Berisha 2008: Prapa nesh, 95 vende


Reformat për parandalimin e tij dhe ndëshkimi i rasteve të korrupsionit i bënë të mundur qeverisë, me gjithë uljen dramatike të taksave, që në tre vjet të mbledhë 3.2 miliardë dollarë më shumë sesa paraardhësit tanë, të kurseje në prokurimet publike më shumë se gjysmë miliard euro, të kursejë nga shpenzimet operative mbi 300 milionë euro dhe të marra së bashku, për aq sa korrupsioni ka të bëjë me paratë, janë mbi 4 miliardë dollarë të shpëtuara.


Së dyti, ka një 'ëatch dog' botëror dhe ky është Transparency International, raportet e të cilit faktojnë se në tre vjet, Shqipëria, nga grupi i 24 vendeve me korrupsionin më të lartë në botë, ka lënë mbrapa 95 vende të planetit dhe siç thotë raporti, qeveria ishte kampione në reformat e saj.
(Mbledhje qeveri 9 dhjetor 2008)



Nano-Berisha, kur akuzonin njëri-tjetrin për korrupsion


Prej fundvitit 2006 janë bërë "vëllezër për kokë", por më parë ishin armiq të betuar me njëri-tjetrin. Të paktën në sytë e publikut. Dhe aty hidhnin akuzat për të denigruar njëri-tjetrin dhe për të fituar peshë në elektorat.


Duke sulmuar në pikën më të dobët, implikimin në vjedhjet masive që u janë bërë shqiptarëve gjatë qeverisjeve pas vitit '90. Siç shihet, edhe nga akuzat e specifikuara nga çifti Nano-Berisha për njëri-tjetrin.



Berisha për Nanon

--100 milionë USD të vjedhura nga paratë e piramidave në BKT


--1.2 miliardë USD për të mashtruar shqiptarët në piramida


--100 milionë USD marrë shpërblim nga Gëzim Bleta për emërimin si drejtor dogane


--550 mijë USD marrë nga familja Hoxha për të bërë fushatën për të mundur Majkon në Kongresin e tretë të PSSH-së


--120 milionë USD nga piramidat, jashtë BKT-së


--Pronar i 3 vilave luksoze në Tiranë, Greqi dhe Francë, 1 hoteli në një ishull të Greqisë, 1 pallati shumëkatësh tek ish-Blloku në Tiranë.


--Përfitimet direkte në monedhën amerikane për vitet '98- '99 ishin 2 miliardë e 70 milionë USD, pa llogaritur vlerën e pasurisë së patundshme.


--Privatizon 100 ha pronë e VEFA-s


--120 mijë USD në vit për fëmijët


Nano për Berishën


--Përfitoi në 5 vjet privatizime abuzive kur kishte pushtetin


--Abuzoi me 1 miliard dollarë ndihma e kredi që morri nga vendet partnere, kur regjimi i tij qeveriste Shqipërinë, pasi trashëgim na la vetëm 5 km rrugë.


-- Përfitoi para të pista dhe të përgjakura nga kontrabanda e naftës dhe cigareve në favor të regjimit të Millosheviçit.


--Mori paratë nga bosët e piramidave që nuk i arrestoi dhe nuk u bllokonte pasuritë për një vlerë prej 1.2 miliardë dollarë që u kishin grabitur qytetarëve shqiptarë.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2009 10:27
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:04 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.