Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


se more vesh Vizioneri u shemb tuneli para ca ditesh e me e bukra as nuk ndihen fare as nuk informojne popullin se ca ka ndodh e si i hodhen ne kosh te plerave ato pak para qe investuan per kete tunel(se pjesen me te madhe e futen ne xhep) ...

plera njerez!!!



..jo vetem para ca ditesh por, dhe para, e para , e para ca ditesh gjothashtu!!! Direkt mbas Inagurimeve te bera nga Doktor-Profesor-Karagjoz S. Berisha!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2009 17:19
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


se more vesh Vizioneri u shemb tuneli para ca ditesh e me e bukra as nuk ndihen fare as nuk informojne popullin se ca ka ndodh e si i hodhen ne kosh te plerave ato pak para qe investuan per kete tunel(se pjesen me te madhe e futen ne xhep) ...

plera njerez!!!



Ca ke Angel, pse nevrikosesh. Tuneli eshte yll bote, kush ka kaluar andej e di. Ti dmth se une s'kam kaluar akoma. Plus qe eshte shembur tuneli qe nuk ishte hapur, jo ai i udhetareve. Mos u nevrikos Ja do pastrojne shembjen dhe do vene ndonje shirit inagurimi zgjedhjet e ardhshme. Do dali dhe tarzani siper te rrahe gjoksin se e beri me duart e veta.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2009 21:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Harxhojme 1 miliarde euro per Durres-Kukes, pastaj kerkojme 200 milione borxh nga FMN qe te arrijme ne fund te vitit.

Mu kujtua ajo barcaleta. Italiani punon 1 vit, ben 10 mije euro dhe blen nje makine 5 mije euro.
Shqiptari punon 1 vit, ben 10 mije euro, merr dhe 5 mije borxh dhe blen nje makine 15 mije euro.
-------------------------------------

Nejse, muhabet kot, jo Shkelzeni, jo Argita, jo faks per Zenin te ministria, jo Mediu, jo Gerdeci, jo predha, jo kalamani te fabrika, cfare duan keta njerez xhanem.

Njerezit se di, por Tarzani do xhungel.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2009 22:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Tuneli aty eshte.
Fillon prej xhepit te familjes Berishovic dhe mbaron diku ne ndonje banke zvicerane.
Cfare ka ketu per tu habitur?
Ne zgjedhjet e ardhshme do investojem 1 miliard euro per ta rihapur.
Eksperti Basha do t“jua gjeje vendin dhe ketyre 1 miliard te tjerave.
Dhe Babi i Xenit dhe Argites, pak para zgjedhjeve, do marri gersheren e madhe dhe do presi shiritin e inagurimit te tunelit te ri.
Eh mjeret ne me, me keto mendje koke.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2009 22:47
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Qe baba duret, s'kam ankime ndaj tunelit. Tunelin e kam xhan. Mund te jete dhe ekzagjerim shembja brenda, fundja ishte tek galeria e pahapur. Ama te kishte shkuar pak me lire s'do ishte keq. Se jo per gje, por 1 miliarde euro vendosen tak fak te shkojne te tuneli. Pastaj diskutojne 2 muaj me rradhe si t'i kerkojne 200 milione leke xhepi FMN-se.

Ama Gerdeci te keqen... ahhh Gerdeci.

Gerdeci ka gjak brenda, ka pislleqe, ka pjesemarrjen direkte te kunatit te Berishes si drejtor, ka femije qe punojne, ka gjenerale qe i thane ministrit mos e ver afer Tiranes, ka nje mega-shperthim si bombe atomike, ka lekure te çjerre nga vala goditese me kilometra larg.

Ne kohe tjeter kush organizoi Gerdecin do pushkatohej. Tani, s'po thote njeri ta pashkatojne Mediun, por te jete akoma minister eshte per t'ia fut vetes.

Dhe sa per dijeni ishte me gjyq te hapur Mediu, po sesi levizen guret dhe doli nga rradha, u be minister dhe la bashkepunetoret e tjere ne gjyq. Ndoshta i ndihmon me mire duke qene minister. Se fundja i vetmi deshmitar i gjyqit vdiq ne Drilon nga nje aksident i çuditshem me makine.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2009 23:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Air- Force- One

Per cfare prokuroresh dhe cfare sistemi drejtesie po ben fjale.
Ne Berishistan, vetem madheria e tij vendos.
Ndonjehere me ndihmen e Xenit dhe ndonjehere me ndihmen e se bijes.
Njerezit u dogjen te gjalle Gerdec dhe fajtori kryesor eshte ben minister.
Ti po me permend prokurore

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2009 09:01
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ca ke Angel, pse nevrikosesh. Tuneli eshte yll bote, kush ka kaluar andej e di. Ti dmth se une s'kam kaluar akoma. Plus qe eshte shembur tuneli qe nuk ishte hapur, jo ai i udhetareve. Mos u nevrikos Ja do pastrojne shembjen dhe do vene ndonje shirit inagurimi zgjedhjet e ardhshme. Do dali dhe tarzani siper te rrahe gjoksin se e beri me duart e veta.



po te isha e nevrikosur do i kisha shajt me fjale te tjera

c rendesi ka kush tunel eshte shembur fakt eshte qe ai tunel funksionoj vetem per periudhen qershor-shtator 2009 dhe kaq pra 1 miliard euro sherbyen vetem per fushaten elektorale te PD. Interesante eshte fakti qe vete kosovaret ne momentin kur shfrytezonin rrugen e re thane qenka burre i mire doktori tani qe ju duhet me i ra prap nga Kina me ardh ne TR kane fillu me e shajt me rob shpie serish

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2009 09:22
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Mė 20 nėntor shembim murin e votės.

Kryetari i PS-së Edi Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës në 20 Nëntor në Tiranë, për të shembur atë që ai e ka quajtur muri i politikës së vjetër, që mban peng votën e lirë.

"Të mblidhemi në 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndërrat tuaja, për të ardhmen, të cilat janë të burgosura në kutitë e votimit"

Edi Rama: Berisha të mbajë larg duart nga kutitë. Rama ka theksuar se brenda kutive Berisha fsheh gjurmët e vjedhjes elektorale, ndaj dhe nuk do t'i hapë.

Pandeli Majko: PS nuk mund të heshtë për këtë heshtje të qeverisë që s'mund të vazhdojë më kështu.
Kutitë e mbyllura janë simbol i aferave të korrupsionit, simbol i keqqeverisjes së Shqipërisë.

"Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë, bashkë, që të ballafaqohemi me qeverinë. 20 Nëntori fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive"

Spartak Ngjela: Votën e shqiptarëve nuk mund ta mbajë të mbyllur një qeveri që nuk ka fituar zgjedhjet dhe e korruptuar.
"Ne nuk do te mbledhemi për t'u lutur, por kjo është një revoltë, sepse kjo është gjuha që qeveria ka dëshirë të dëgjojë" tha ai.

* * *

Vizioner: Popull i dashur Shqiptar, dilni ne rruge me 20 Nentor! Dilni dhe trgojuni ketyre Bandave dhe Kryebanditit Sali Forcen tuaj.

Eshte e kuptueshme qe Ju keni frike te dilni, frike qe jua ka imponuar Diktatori Sali, metode te cilen ai e mesoji ne SHKOLLEN e regjimit te kaluar dhe te cilen e praktikon tani!!!
Nje shembull, per te ilustruar friken qe ka rrenjos Sali Gerdeci tek njerzit ne Shqiperi: Kur isha ne Shqiperi, rastesisht, ne Kafenen e nje kusheri tim, duke pire Kafe ne nje Tavoline me kete te afermin tim dhe disa te tjere, vjen dhe nje shofere Furgoni (i njohur i tije) dhe nder te tjera, biseda hapet rreth Politikes. "Ne jemi akoma ne diktaure",-thote ky shoferi dhe vazhdon, "Lira e fjales eshte e ndaluar si ne vitet e monizmit".
Pse, - e pyes une?
Po udhetoja nje dite, si cdo dite, nga Tirana ne Elbasan. Rruges me pasagjeret filluam te diskutojme per Politike. Mua s'mu durua dhe fillova te "vjell" vrerin tim rreth ketyre Politikanve Mafioze duke i permendur dhe me emer. Mbas dy ditesh, me ndalon nje Polic( te cilin e njihja e me njihte mire) i qarkullimit rrugor ne rruge.
C'fare kam bere,- e pyes, pse me ndylon?
Tani s'ke bere gje por, une do te veje nje gjobe!
Pse?!
Sepse ti flet shume! C'te duhet ty Politika?! Kam urdher te te veje nje gjobe qe te zeshe mend!!!...

Shembull i thjeshte, por, fabula eshte e kuptueshme!
Kjo eshte Shqiperia e Demokratise. E fjales dhe e mendimit te lire!

Me 20 Nentor, asnje nuk del ne rruge per E. Ramen apo PS-ne, POR, Ju dilni per veten tuaj! Per Voten tuaj! Per lirine e mendimit tuaj! Per jeten tuaj, qe te mos kete me Gerdece, qe te mos vdesin dhe vetevriten njrezit-Baballare e Nena sepse nuk kane me c'fare te ushqejne femijet e tyre!
Qe te jetoni si njerez!

Me nderime

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2009 10:31
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Pakti, kryenegociatori takim SEKRET me shqiptarėt nė SHBA

Ferit Hoxha do të japë leksion të mbyllur me diasporën për marrëveshjen me Greqinë






Ish-kryenegociatori i ekipit shqiptar në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ferit Hoxha, ka kërkuar një takim të mbyllur me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në SHBA. Kërkesa e Hoxhës, aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB, është bërë me anë të e-meil-it, duke trajtuar axhendën, temën e leksionit dhe qëndrimin që duhet të mbajnë dëgjuesit e pranishëm në takimin e mbyllur.

Ftesa e Ambasadorit Hoxha, me temë përcaktimin e kufirit detar shqiptaro-grek është bërë me anë të postës elektronike në 8 Nëntor, duke sqaruar edhe detajet e takimit të 14 Nëntorit në një sallë të Universitetit të Nju Jorkut. Leksioni i parashikuar për 2 orë, do të mbahet në rrethana të "blinduara" pasi sipas organizatorëve, në sallë do të pranohen vetëm ata që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Sipas organizatorëve të leksionit të Ambasadorit Hoxha asgjë nuk do të bëhet publike, sepse tekstualisht: "Ajo që thuhet në leksion e në pyetje-përgjigje, mbetet në sallë e nuk mund të citohet pa lejen e personit". Sipas përmbjatjes së emeil-it, arsyeja e takimit janë paqartësitë dhe tensionet në shoqërinë shqiptare si dhe në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Sipas tyre, shume nga ekspertët e njohur të komunitetit shqiptar janë shprehur publikisht për marrëveshjen, ndërsa shtypi i bashkësisë shqiptaro-amerikane e ka trajtuar këtë temë gjerësisht dhe interesi në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me këtë temë është tejet i ndjeshëm.







Reagimi



Pjesëtarë të komunitetit shqiptar të njoftuar për leksionin e ambasadorit që do të mbahet këtë të shtunë e kanë mirëpritur organizimin e takimeve të tilla dhe kanë falenderuar organizatorët. Por në reagimet që ata përcollën përmes gazetës "Shekulli" ata nuk ngurruan të vënë në dukje disa aspekte të çuditshme të takimit. Një prej të ftuarve që komunikoi direkt me gazetën u shpreh i çuditur pse ambasadori e ka quajtur "leksion" takimin dhe me çfarë qëllimi bëhet: "Kush priten të edukohen, jo-shqiptarët apo shqiptarët, apo mos pritet të edukohen ato shqiptarë që u rrekën për të darkuar e dalë në pamje me Kryeministrin shqiptar kur ishte në Amerikë kohët e fundit?". Ata i shtrojnë disa pyetje paraprake ambasadorit Hoxha që kryesoi ekipin negociator shqiptar, si: "A mos nevojitet të "sqarohen" shqiptarët e Amerikës me qëllim që më pastaj të rreken duke festuar dhurimin e sipërfaqes shqiptare grekëve? Çfarë pritet të justifikojë "lektori", vetveten në gatimin e çorbës apo dhurimin Greqisë? Pse kjo këmbëngulje e qeverisë shqiptare? A e dinte "lektori" që qeveria e Kuvendi shqiptar para një viti e gjysëm pati shfuqizuar ligjet për kufinjtë detarë shqiptarë 12 milje larg nga bregu, me qëllim që t'i hapte muaj më vonë rrugë dhurimit që po i bëhet grekëve? Si mund të marrë të drejtën kushdo qoftë t'i heqë copa Shqipërisë dhe t'ia dhurojë me tabaka grekëve? Si mund të përcaktohet kufiri detar duke qenë atje larg e lart në OKB e Nju Jorkut? Cilat dokumenta kanë qenë ato që e kanë magjepsuar "lektorin" për këtë dhurim?

Z. Hoxha ishte pak ditë më parë në Tiranë, në krah të kundër admiralit Kristaq Gërveni, në një debat me studentë në një universitet privat. Aty ai tha se: "Kërkesa e palës greke për t'u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil" .



__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2009 18:50
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Dokumenti, si e mbronte diktatura kufirin qė po tenton t'i falė qeveria Greqisė

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re harta%20e%20detit%20shqiptar.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 45 herė.

Një dokument i 20 viteve më parë, tregon se Shqipëria kishte vendosur kufijtë e saj detarë në ujërat territoriale, duke i çuar ato edhe 15 milje detare. Dy dekada më parë, kur Shqipëria ishte pranë ndryshimeve të mëdha demokratike, dhe, SHBA me fuqitë e tjera perëndimore shikonin mundësinë e rilidhjes së marrëdhënieve me vendin e izoluar komunist, ambasada e SHBA-ve në Paris, me ndërmjetësinë e ambasadës Franceze, i çon një notë qeverisë shqiptare, kundër kufirit 15 milje detare të ujërave territoriale. Dokumenti diplomatik, që daton qershorin 1989, tregon se, Uashingtoni ishte i shqetësuar për kufirin e ujërave territoriale të Shqipërisë, të vënë në mënyrë të njëanshme nga qeveria komuniste që në vitet '70, duke kërkuar uljen e tyre në 12 milje detare, sa ç'e parashikonte Konventa e Detit e vitit 1982. Nota përmes ambasadës franceze iu dërgua Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Ministri i jashtëm i asaj kohe, Reis Malile, informon qeverinë për notën e dorëzuar nga qeveria e SHBA-ve, duke zbardhur edhe tekstin e plotë të notës amerikane.
Sipas Maliles, gjerësia prej 15 miljesh e ujërave territoriale shqiptare, pengonte kalimin paqësor të anijeve ushtarake në det, dhe se, Shqipëria duhet të respektonte të Konventën e Detit. Shqipëria e nënshkroi këtë konventë në vitin 2003, ndërsa SHBA nuk e ka ratifikuar ende, edhe sot pas dy dekadash.
Pala shqiptare që negocioi marrëveshjen detare me Greqinë, ka këmbëngulur vazhdimisht se Shqipëria nuk ka pasur kufi detar me vendet fqinje, ndërsa oponentët e marrëveshjes, thonë se kufijtë e Shqipërisë dihen botërisht dhe njiheshin edhe nga fqinjët.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2009 09:21
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.