Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Durres, 250 mije euro per shkollen e mesme sportive
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Durres, 250 mije euro per shkollen e mesme sportive

Ne kuadrin e turit te ndertimit te shkollave ne te gjithe vendin, ministri i Arsimit dhe zv.kryeministri, njekohesisht deputeti i zones, Gazmend Oketa, inauguruan rikonstruksionin e shkolles se mjeshterise sportive “Bernardina Qeraxhia” ne qytetin e Durresit. Te pranishem te tjere ne kete ceremoni inaugurimi ishin edhe kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, pushtetare te tjere vendore si dhe zyrtare arsimore. Gjate ceremonise, ministri Pollo theksoi se shkolla “Bernardina Qeraxhia” bashke me shkollen e tjeter te Tiranes jane te vetmet te ketij lloji qe ka vendi yne. Dhe si te tilla, sipas ministrit, ato meritojne nje kujdes shume te vecante sepse pa nje shoqeri qe ushtron fizkulturen dhe sportin eshte veshtire qe te pretendohet per nje jete, jo vetem te shendetshme fizikisht, por edhe nga pikepamja sociale. “Ndoshta nje investim i vonuar prej dekadash, por i duhur ne kete moment, sepse kthen godinen e shkolles suaj ne nje godine me norma moderne, ju jep nje palester ku ju mund te ushtroheni dhe te arrini aftesite sportive me nivelin qe kerkon shekulli i 21”, tha Pollo. Rikonstruksioni eshte kryer me fondet e buxhetit te shtetit, me vlere 30 milione leke te reja (afro 250 mije euro). Shkolla “Bernardina Qeraxhia” gezon statusin e shkolles kombetare dhe punimet per rikonstruksionin e godines se saj nisen ne tetor 2007. Ajo numeron gjithsej 440 nxenes dhe 50 mesues, ne deget futboll, atletike, volejboll vajza, basketboll djem dhe peshengritje. Shkolla eshte e pajisur me 2 palestra, 2 fusha mini-futbolli, 2 fusha basketbolli dhe volejbolli, por edhe kabinet kompjuterash. E celur ne vitin 1972, shkolla ka marre kete emer ne nder te znj. Bernadina Qeraxhia, nje nga femrat e para sportiste ne Durres e Shqiperi, e cila u shqua ne disa disiplina sportive.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2008 03:06
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Durres, 250 mije euro per shkollen e mesme sportive

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.