informatikan
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 18/10/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 40
|
Ne pergjithesi, diskutimet e shqiptareve nuk marrin zjarr po nuk dolen pak (ose pak si shume) nga tema. Diskutimi i ngjan nje kazani me uje ku ziejne 2-3 kokra grosh (groshet jane argumentet, kurse uji llafet e kota jashte teme, besoj se e kuptoni paralelizmin).
Te kthehem te tema. E falenderoj trojanin per referencat qe ka dhene. Edhe une e kuptoj qe perkthimi i artikullit eshte paksa i gabuar. Ja edhe referenca e artikullit te sakte (anglisht):
Denmark to Teach Quran at Secondary Schools
Lidhur me ate qe feja nuk duhet te mesohet sepse Shqiperia eshte shtet laik, une do te thosha se kjo do te thote qe feja e nje personi nuk ka lidhje me shtetesine e tij dhe me mardheniet e tij me shtetin. Pra kjo nuk do te thote ne asnje menyre qe shteti eshte kunder fese. Bile ne te gjitha vendet e zhvilluara, besimi dhe liria e ndergjegjes jane te mbrojtura me kushtetute (edhe kushtetuta shqiptare e ka nje gje te tille edhe pse Shqiperia nuk eshte vend dhe aq i zhvilluar).
Disa thane qe s'kane gje kunder qe feja te mesohet privatisht, por jo edhe ne shkolle. Po pse mor zoteri, pse jo ne shkolle? A nuk eshte shkolla per te edukuar brezin e ri dhe per tu mesuar gjera te dobishme? Nese feja eshte e dobishme pse te mos mesohet ne shkolle, pse te lihet ne doren e njerezve te pashkolluar apo te injoranteve? Dikush mund te thote qe s'me pelqen matematika, apo historia, apo letersia, atere a duhen hequr ato nga programi i shkolles dhe te behet mesimi i tyre fakultativ, vetem neper shkolla private?
Une kam disa mbesa ne Itali, dhe ne shkollen ku ato mesojne behet lende mesimi edhe feja e krishtere. Kuptohet qe ato nuk marrin pjese ne kete ore mesimi, sepse nuk e pranojne qe te jene te krishtera (edhe ne mos qofshin muslimane), dhe asnjeri nuk u thote gje per kete, nuk kane asnje pasoje. Nuk besoj qe ajo te jete nje shkolle private. Po keshtu, nga informacione qe kam pare ne internet, me duket se edhe vende te tjera evropiane e kane mesimin e fese ne shkolle. Dhe jo vetem te fese se krishtere (qe eshte feja dominuese), por edhe te fese muslimane (qe mund te jete minoritet). Kjo per mendimin tim vjen per shkak te kultures se larte demokratike qe kane, per shkak te pranimit dhe respektimit te tjetrit edhe ne qofte i ndryshem, per shkak te bashkejeteses dhe mirekuptimit, etj.
Po ne si shtet shqiptar, mos kemi gje standarte 'laicizmi' pak me te larta se vendet evropiane? Edhe ato jane shtete laike. Po 'minoriteti' jon musliman, ka apo s'ka te drejta qe duhen respektuar? Pse per minoritetin grek duhet futur gjuha greke ne shkolle edhe atje ku ka 2-3 femije minoritare, kurse per minoritetin musliman nuk duhet futur mesimi i Kuranit atje ku ka femije muslimane? Pse nuk u thote shteti shqiptar minoritareve ta mesojne greqishten ne kurse private? A kane te bejne keto gjera me respektimin e te drejtave te njeriut? A nuk eshte respektimi i te drejtave te njeriut nje nga kushtet e Bashkimit Evropian per pranimin e antareve te rinj?
Nuk them qe keto gjera mund te behen qe neser, sepse shkollat shqiptare kane edhe shume probleme te tjera, p.sh. duhet futur edhe mesimi i kompjuterit, por te pakten te pranohet parimisht. Kurse sot ne Shqiperi shteti po mbyll edhe shkollat fetare apo institucionet fetare ku mund te mesohet feja privatisht. Preteksi eshte se jane te palicencuara, por shteti mund ta gjej kur te doje nje pretekst nese do te bej dicka. A eshte kjo e rregullt dhe ne perputhje me standartet evropiane?
Citim: Po citoj ato që tha ENISS
Une po ngre nje tjeter hipoteze dhe do te doja t'iu vija ne pozita te njejta. Atehere ngre nje hipoteze, qe deri diku mund te jete e tille.
Nese per BE eshte ca problem nese shoqeria e nje shteti eshte praktikante e fese muslymane me thuaj ke parim do te mbanit ju nese BE do te veshtiresonte futjen tone e do e vinte kriter Jo studimin e Kuranit ne shkolla dhe te na cilesonte nje shoqeri praktikante te muslymanizmit dhe te na veshtiresonte te bashkoheshim me ta ?
Falemnderit qe ju pergjigje argumentit me argument. Per te thene te verteten, kjo hipoteze mund te mos jete fort hipotetike. P.sh. a e dini se qe kur ka aplikuar Turqia per te hyre ne BE? Qe ne vitet 60. A e dini se Turqia ka qene shume e vendosur dhe e ka kerkuar me kembengulje hyrjen ne BE? Atere si mund te shpjegohet qe vende te evropes lindore, qe nga standartet mund te jene shume me poshte se Turqia, kane hyre ne BE, kurse Turqia akoma jo? Nuk deshiroj ti paragjykoj gjerat por faktet jane kokeforte, fshati qe duket nuk do kallauz.
Megjithate, pyetja ime u drejtohej atyre qe deshirojne hyrjen e Shqiperise ne BE. Kurse per nje musliman ka rendesi vetem e verteta, dhe jo BE-ja, SHBA-ja apo Konferenca Islamike. Keshtu qe nuk e di se kujt i drejtohet pyetja e mesiperme dhe nuk e di nese eshte nje pyetje e vlefshme per nje musliman.
Endrit:
Une mendoj se nuk ka rendesi numri i njerezve qe kane pranuar Islamin, per te vertetuar nese eshte fe e drejte ose jo. Nese e gjithe bota do te ishte kunder Islamit dhe ti do te ishe i vetmi besimtar, a do ta vije ne dyshim dhe do ta braktisje? Prandaj te lutem mos i harxho baterite kot, sepse shkrimet e tua me duken pak si imponuese. Nuk ka imponim ne fe, e verteta dallohet qarte nga e kota. Secili e kupton sipas menyres se tij.
(Me duket se prape dola nga tema)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|