Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Rrėfimi i tė penduarit tė Bandės sė Durrėsit: vrasje, trafiqe e tradhėti
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Rrėfimi i tė penduarit tė Bandės sė Durrėsit: vrasje, trafiqe e tradhėti

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re adriatik coli.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 33 herė.

Kush tha se kinematografia shqiptare nuk ka skenare te mire per te kryer nje film... Me syte e nje pjesetari te bandes se Lul Berishes kuptohet sesi krimi leviz brenda dhe jashte Shqiperise, me vrasje, droge dhe prostituta. Gjithshka eshte e vertete.
 
-----------------------------------------

Rrefen Adriatik Coli (ne foto), "i penduari" kyç ne gjyqin e ketyre diteve.
 
Në korrik të vitit 1999, unë shkova në shtëpinë e Lulit. Aty ishte edhe Plarenti. Luli na tha të merrnim dy armët "Skorpions" dhe një kallash që e kisha mbrapa në bagazh dhe një paruke të kuqe dhe ti çoja tek shtëpia ime, pasi do t'i binim Ed Ongarit. Unë ashtu bëra dhe po prisja gati në shtëpi. Mora edhe një Benz 240, që ma dha Luli për ta përdorur për vrasjen. Këtë makinë, ai nuk e ka përdorur më parë. E kam parë vetëm atë ditë që e mora unë. Pas një ose dy ditësh, Plarenti, Luli, Klodi dhe Indriti ishin tek shtëpia e një të afërmes së Lulit. Ai më mori në telefon dhe më tha që të marr makinën, skorpionsin dhe kallashin dhe të shkoja tek " 5 katëshi", në hyrje të lagjes. Shkova aty dhe gjeta Klodin, Indritin dhe Lulin. Hipëm të katërt tek Benzi jeshil. Luli hipi në timon, Klodi në vend të parë ndërsa unë me Indritin u ulëm mbrapa. Në atë moment, Luli vuri parukën e kuqe, ndërsa Klodi vendosi kapelën dhe u nisëm. Armën Skorpions e mori Klodi, ndërsa Kallashnikovin e kishim ne mbrapa, unë me Indritin. U nisëm me makinë dhe kur u afruam afër lokalit, Luli më tha që të zbrisja dhe të shikoja sa vetë ishin në lokal dhe t'ia bëja me shenjë. Kur zbrita dhe ju afrova lokalit, pashë që jashtë në karrige ishin ulur Edi me dy veta të tjerë. Në atë moment i bëra me shenjë Lulit duke i treguar me gisht që janë tre veta. Menjëherë zbriti Luli me parukën e kuqe në kokë dhe me kallash në dorë, ndërsa Klodi kishte vënë kapelën e zezë me strehë të gjatë para dhe me automatikun Skorpions në dorë. Edi ra përmbys në tavolinë, ndërsa Luli me Klodin hipën në makinë dhe u larguan. Unë ika në këmbë deri në shtëpi. Ata e lanë makinën afër rajonit të policisë në një rrugicë që të nxjerr te tregu industrial dhe më vonë erdhën në këmbë te shtëpia e ime. Në shtëpinë time s'kishte njeri dhe i pyeta gjatë muhabetit për makinën. Më treguan se ku e kishin lënë, bashkë me të gjitha armët dhe paruken. Pas disa minutash, një makinë erdhi para shtëpisë, që nuk e mbaj mend se çfarë dhe kush ishte dhe nga shtëpia ime ikën Indriti dhe Klodi, ndërsa Luli iku në këmbë. Pas disa minutash shkova për të marrë makinën, pa më thënë njeri dhe e solla afër Muzeumit mbrapa shtëpisë sime, ndërsa armët dhe parukën i mora dhe i fsheha në një ferrë aty afër. Makinën e mbylla.



Ekzekutimi i Marsel Sotirit


Një javë pas kësaj ngjarjeje, në korrik të vitit 1998 erdhi një djalë që nuk mbaj mend kush ishte dhe më mori te shtëpia, duke më thënë se të kërkon Luli. Shkova me të dhe më dërgoi tek një shtëpi një katëshe të vjetër, që ndodhej tek unaza e plazhit. Aty ishin Plarenti, Luli, Klodi dhe Indrit Taullai dhe një tjetër që tani është në Amerikë. Sa hyra brenda, më thanë: "Sot do palosim Marselin". Unë i thashë "ishalla" dhe po vij po gjuaj edhe unë, se më la gjysmë njeriu. Kur u bënë planet, Luli tha të merrnim Benzin jeshil që përdorëm tek vrasja e Ed Ongarit dhe t'i çonim tek shinat e trenit, që del tek plazhi "Iliria". "Vetë do të rrish sipër te kodra dhe kur të dëgjosh krisma, do vish menjëherë aty ku na le dhe do të bllokosh rrugën nga krahu i "Plepave" që të kemi të lirë kalimin për në Durrës pas vrasjes",-më tha. Me t'u errësuar koha, unë mora Benzin dhe u nisëm bashkë me Lulin, Plarentin, Indrit Taullain e Klodin. Me vete morëm një mitraloz të rëndë "Kolinov", një mitraloz të lehtë me rrotacile, ku futëm fishekët, një kundra tank dhe katër automatikë kallashnikov, ku njërin e mora unë. Shkova dhe i lash çunat të ura dhe vetë u ktheva mbrapsht dhe qëndrova buzë rrugës, në faqe të kodrës. Pas 30 minutash pritje, dëgjova krisma të shumta armësh dhe menjëherë shkova te makina te ura, ku më thanë ata. Mora kallashin, dola nga makina dhe e bllokova qarkullimin e rrugës nga drejtimi i rrugës së Plepa - Durrës, që të kishim rrugën e lirë për të ikur. Pas rreth 10 minutash, aty erdhi në këmbë Luli me Plarentin. Luli kishte në dorë kallashnikovin, kurse Plarenti nuk kishte gjë. Kur po vinin, unë i pyeta ku është Klodi. Luli thirri dy herë "o Klodo, o Klodo". Pastaj hipëm në makinë dhe u larguam, shofer isha unë, ku me të mbërritur tek shinat e trenit tek unaza që merr për në Durrës, ata zbritën. Luli mori kallashin tim dhe më tha kthehu: merr Klodin. Ata vetë ikën mes shinave ndërsa unë nuk u ktheva, se kisha frikën e policisë, por vazhdova drejt. Kalova Nish-Gomën e re dhe vazhdova nga këneta, ku lashë makinën dhe u ktheva në këmbë.

Çarja e parë Saliu-Berisha

Të nesërmen, kur dola nga shtëpia pashë në afishe se kishte vdekur Marsel Sotiri dhe shkova e mora makinën. Pas dy ditësh u mblodhëm bashkë unë, Luli, Klodi e Indrit Taullai dhe biseduam për ngjarjen. Në muhabet e sipër, Klodi i tha Lulit: "po ti si ike dhe më le vetëm?. Luli i tha që unë të thirra dy herë, por ti nuk u përgjigje dhe e dija se ke ikur. Klodi kishte ikur me Indritin nga kodra dhe kishin shkuar në Spitallë. Pas disa ditësh, kur isha te shtëpia e Klodit, ky më pyeti se si ndodhi muhabeti që ikët me Lulin atë ditë. Unë i tregova që erdhi Luli dhe unë i thashë: ku është Klodi? Ai thirri dy herë dhe më tha hip në makinë dhe ec. Klodi nuk foli. Më vonë e mora vesh nga çunat se Marseli atë ditë që u vra kishte një makinë BMË të blinduar. Pastaj çunat filluan të lëviznin, se vdiq Marseli


Përfshirja në trafiqe

Luli mori një anije me qira 500 tonëshe nga një fierak, që nuk më kujtohet emri dhe ia dha A.Sh. për të punuar. Ai çonte klandestinë dhe drogë në Itali. Këtë gjë unë e di, sepse e shihja atë që vinte tek shtëpia e Lulit dhe jepte çdo muaj lekët e punës. Ndërkohë, Plarenti kishte ndërtuar një shtëpi trekatëshe përballë shtëpisë së tij të vjetër në pallat dhe ne atje mblidheshim. Unë aty dëgjova për herë të parë emrin e një femre, që nuk e njihja se kush ishte. Më vonë e mora vesh nga Klodi emrin e plotë. Ajo kishte qenë e dashura e Klodit që ky e kishte përdor si karrem për ta tërhequr në pritë Marsel Sotirin. Vajza u bë e dashura e Marselit dhe njoftonte Klodin për lëvizjet e tij. Ditën e atentatit, ajo kishte qenë me Marselin dhe njoftoi Klodin kur po ktheheshin për në shtëpinë e saj që ndodhej afër vendit ku u vra Marseli. Më pas u nisën për në Itali, Luli me Klodin me anije. Pas rreth dy javësh, me të njëjtën anije ikën në Itali Plarenti, Indrit Taullaj dhe ish-e dashura e Klodit. Gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, kur iku Klodi, Indrit Taullai e zuri dashnore. Për këtë, Klodit i ngeli qejfi pak, por nuk tha gjë. Pas një muaj kur ikën çunat, edhe unë ika për në Itali. Shkova tek vëllai ku kam qëndruar tre muaj dhe kam punuar si ndihmës murator. Pastaj u ktheva përsëri në Shqipëri dhe mësova që Klodi, Luli, Plarenti dhe Indrit Taullai kishin jetuar në Ravena të Italisë. Luli kishte nxjerrë në punë si prostitutë vajzën nga veriu. Po ashtu, mësova se Klodi kishte gjetur disa lidhje për t'u marrë me drogë. Rreth muajit maj e qershor 2000, u kthye në Shqipëri Klodi. Më pas erdhi edhe Plarenti e Indrit Taullai. Dy ditë pas ardhjes së tyre në Shqipëri, Lulin e arrestoi policia italiane, për një punë droge dhe e mbajtën në burg më shumë se një vit. Gjatë kësaj kohe, unë e forcova shoqërinë me Klodin dhe në atë kohë u fut në shoqëri edhe Indrit Dokle, i cili ishte si çerr i shkathët, i vogël. Por gjatë kësaj kohe, edhe Plarenti rrinte shumë me Klodin.


Vrasja e Tan Dishës

Rreth fillimit të muajt korrik 2000, E. L. vrau Mehmet Saliun, këtë muhabet e mora vesh nga çunat. Ne shkuam në varrimin e Mehmetit dhe aty u bisedua që Metin e kishte vrarë një çerr i vogël, që na vajti mendja se ishte E. L. Dua të them se Lul Berisha e kishte fis të largët Mehmet Saliun. E. L. gjatë kësaj kohe shoqërohej me Tan Dishën, i cili kishte lidhje me Marsel Sotirin. Vendosëm ta vrisnim Tan Dishën, meqë shoqërohej me ata që thashë më lart dhe këtë detyrë ma ngarkuan mua dhe Indrit Dokles. Klodi më thirri një javë pas vrasjes së Mehmet Saliut, ku aty ishte Indrit Taullai që e thërrisnim Indriti i madh dhe Indrit Doklen e thërrisnim Indriti i vogël, Plarenti, Klodi. Klodi i tha një personi që kishte një furgon , që do na merrte ne dhe të na dërgonte deri në Shënavlash. Ai pranoi. Unë bashkë me Indritin e vogël morëm nga një kallash tek shtëpia e Klodit dhe u nisëm. Shkuam në Shënavlash tek shtëpia e Mehmet Saliut, ku pritëm sa u errësua pak. Kishim lënë një djalë, që nuk e di se kush ishte, për ta ruajtur tek lagja Tan Dishën se kur do të dilte Tani për në Durrës. Dolëm me makinë dhe zbritëm poshtë. Shoferi iku. Unë me Indrit Doklen dolëm dhe zumë pritë rreth 300 - 400 metra larg shtëpisë së Tan Dishës, kurse Indrit Taullai shkoi 500 metra para nesh që kur të kalonte Tani, të na lajmërojnë me një të shtënë pistolete. Ne e kishim planifikuar që kur të vinte Tani Disha të sinjalizoheshim nga dy shokët dhe të dilnim në rrugë e ta qëllonim. Pasi kemi ndenjur rreth 30 minuta aty, në të dy anët e rrugës afër një gardhi, ku kishte parkim makinash në krahun e kënetes, dëgjuam të shtënën e pistoletës që na sinjalizonte për ardhjen e Tan Dishës.

Indrit Dokle doli në rrugë, ndërsa unë isha pak para tij, në anën tjetër të rrugës. Sa pashë dritat e makinës që po afrohej, e lashë të afrohet rreth 20 metra dhe fillova të qëlloj me automatik në drejtim të makinës deri sa mbarova karikatorin e kallashit. Makina doli nga rruga dhe ra në kanal. Unë iu afrova me karikatorinrreth 1 - 2 metra dhe e qëllova përsëri Tanin me breshëri. Pastaj ne u larguam në këmbë nga këneta dhe armët i hodhëm në kanalin e madh, që kalon aty afër. Pastaj, shkuam në Spitallë, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata më pyetën: "vdiq?, Unë i thash: po, po. U shpërndamë në shtëpitë tona. Në atë kohë, Luli ishte në burg në Itali.


Trafiku i drogës

Pas vrasjes së Tan Dishës, ra qetësia dhe secili shikonte punën e tij. Ne vazhduam të qëndronim në Spitallë me Klodin. Dua të them se kur kishin qenë në Itali, Klodi kishte punuar fort me drogë me Lulin, Plarentin dhe Indritin e madh. Lekët, rreth 600 milionë lireta i mbanin bashkë. Pas vrasjes së Tan Dishës, Plarenti erdhi për të ndarë paratë e drogës me Klodin dhe Indritin. Unë isha tek Klodi, kur erdhi Plarenti për të kërkuar pjesën e parave. Klodi i dha rreth 5.5 kg e gjysmë heroinë dhe i tha ta shiste. Plarentit i ngeli qejfi, por e mori drogën dhe nuk tha gjë. E nisi për në Itali. Klodi i tha kur të vijë Luli, i bëjmë llogaritë përfundimtare. Klodi për pjesën e tij ishte ortak me Indrit Taullain. Pas disa ditësh, unë isha tek Klodi dhe ai në muhabet e sipër më tha: "Plarenti me Lulin fut dorën e merr. Kanë marrë lekë pa hesap te shuma që ishte bashkë, se ku shkuan për ndryshe 300 milionë lireta". Më pas u ftohën muhabetet me Plarentin dhe ai rrallë vinte në Spitallë, tek Klodi. Pas nja një muaji e gjysmë pas vrasjes së Tan Dishës, në shtator të vitit 2000 është arrestuar Klodian Saliu. Arrestimi i tij erdhi fillimisht për çështjen e një vrasje me thikë shumë kohë më parë, rreth viteve 1992 ose 1993, por më pas u akuza edhe për vrasjen e Arjan Pajës dhe Viron Currit si dhe plagosjen e Marsel Sotirit, pasi i dolën gjurmët e gishtave në makinën "Golf" që ishte përdorur për këtë vrasje. Klodi ndenji mbi një vit në burg. Gjatë kësaj kohe, Klodin shkonim e takonin në burg unë, Indrit Taullai, vëllai i tij dhe Indrit Dokle. Indrit Dokle gjatë gjithë kësaj kohe rrinte te shtëpia e Klodit, si vëlla me Klodin.


Vrasja e Erion Lames

Disa muaj para se Klodi të dilte nga burgu, mbaj mend se ka qenë dimër dhe vija re se ErionLame ishte fuqizuar shumë. Ai kishte bërë shumë lekë dhe kishte blerë Benz katër fenerësh. Unë kur shkëmbehesha me Erionin më shikonte shtrembër. Një ditë, Indrit Dokle më tha që e kishte marrë në telefon Erion Lame dhe i kishte thënë që kur do pijmë kafe për t'u sqaruar. Indrit Dokle i kishte thënë që nuk pi kafe me njeri. Erioni ishte përgjigjur që: "po mirë, kush t'i këpusë kokën njëri-tjetrit pra". Pas kësaj, unë i thashë shkojmë e i këpusim kokën. E ruajtëm të dy Erionin për tre muaj rresht, po nuk po na dilte në shteg. Pastaj një ditë, na lajmëruan vendin ku ndodhej ai. Menjëherë pas kësaj telefonate, Indriti erdhi tek shtëpia ime, ku unë e mora pistoletën dhe ai automatiku të tipit Skorpions dhe u nisëm për t'i bërë pritë poshtë rrugës së Bashkisë. Ai nuk kishte nga të kalonte dhe ishte i detyruar të kalonte andej ku ne po prisnim. Ndenjëm rreth gjysmë ore, derisa Indriti pa makinën e Erion Lames, pasi unë nuk e njihja makinën e tij. Pak metra para se te vinte tek ne, ai ndaloi makinën dhe takoi një mik të tij. Ata biseduan rreth 5 minuta dhe makina erdhi në drejtimin tonë. Kur ishte rreth tre metra larg nga ne, e qëlluam me Skorpions. Makina doli anash rrugës dhe goditi shtyllën elektrike. Unë u mundova të hapja derën e pasagjerit, pasi pashë se Erioni ishte shtrirë. Nuk e hapa dot derën se ishte me siguresë dhe dola nga ana e Erionit. Në atë kohë ai po lëvizte dhe donte të hapte derën e tij. Unë në atë çast e qëllova me pistoletë dy herë, njëherë në bark dhe njëherë në gjoks, ku ai hapi derën dhe ra. Pasi u siguruam se e vramë, ikëm me vrap në drejtim të magazinës së birrës dhe armët i hodhëm përballë ambulancës, ku po ndërtohet një pallat i madh në atë kohë dhe u ndamë secili në shtëpinë e tij. Në darkë erdhi dhe më shoqëroi policia, ku më pyetën për vrasjes së Erionit po nuk tregova, duke thënë se nuk di gjë. Aty e mësova se ai kishte vdekur. Mësova gjithashtu se të nesërmen, edhe Indritin e shoqëroi policia dhe e kishte pyetur për të njëjtën ngjarje.


Ndarja e bandës

Gjatë kohës që Klodi ishte në burg, unë e Indrit Dokle gradualisht u ftohëm me Indrit Taullain, pasi ky i fundit bënte pisllëqe të vogla. Në atë kohë unë shoqërohesha vetëm me Indrit Doklen, ndërsa nga ana tjetër Plarenti rrinte me Indrit Taullain dhe J. M. Dy muaj pas vrasjes së Erion Lames doli nga burgu Luli. Unë me Indrit Doklen shkuam për vizitë tek shtëpia e tij të re që e kishte ndërtuar në Spitallë. Nuk ndenjëm shumë dhe u larguam, aty ishin edhe njerëz të njohur të tij. Rreth 20 ditë pas ardhjes së Lulit nga burgu italian, doli nga burgu në Shqipëri edhe Klodi. Atë ditë, kur doli e takova pak pasi kishte shumë njerëz për vizitë. Të nesërmen po bëja xhiro me një fuoristradë të një mikut dhe pashë se Luli bashkë me Plarentin po shkonin në Spitallë, tek shtëpia e Klodit për vizitë. Pas dy ditësh më thirri Klodi dhe unë shkova në Spitallë. Ai më tha: njerëz më të afërt të kam ty dhe Indrit Doklen. Me Lulin nuk kam më punë, meqë kur isha në ditë të zeza, nuk më pa njeri. Pas tre- katër ditësh, Klodi shkoi për vizitë tek Luli, për t'i kthyer vizitën. Unë e pashë vetë këtë, pasi në atë kohë isha te shtëpia e Klodit. Unë me Indritin e pritëm rreth 30 minuta Klodin jashtë shtëpisë së Lulit, me dy makina. Që nga ajo ditë, Klodi nuk është takuar më me Lulin. Mbas takimit, Klodi u shpreh: "Kishim ç'kishim me Lulin, i pashë pisllëqet e tij dhe nuk më ka ndihmuar. Tani ai në punën e tij, unë në punën time. Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm ç'kishim për të ruajt. Tani nuk jemi armiq, por të shikojë çdonjëri punën e vet". Pas ndarjes me Lulin, Klodi kishte si shok të ngushtë Indrit Doklen dhe pastaj mua. Në atë kohë filloi të afrohej edhe një çun lagjeje. Ai i rrinte në shërbim me makinë vëllait të Klodit, kur bridhte për punën e Klodit, kur ishte në burg. Pas një muaji, aty nga mesi i vitit 2002, Klodi shiti një tokë që kishte tek Plepat në Durrës dhe mori nga ai 70 mijë dollarë që i futi në punë. Klodi na tha: "çuna, ju m'u gjendet në ditë të zeza dhe ju, me kismet të na ecë puna do t'u ndihmoj dhe do të rregullohemi të gjithë". Klodi filloi të blinte drogë, heroinë të pastër. Unë nuk e di se ku e blinte, pasi Klodi ishte shumë i zgjuar dhe nuk na tregonte se ku e merrte drogën. Ai zakonisht merrte 6 kg heroinë, ndonjëherë 12 kg dhe e sillte te shtëpia e vjetër dhe për këtë nuk dinte gjë njeri. Këtë muhabet e dinim vetëm unë dhe Indrit Dokle. Klodi na mësoi se si bëhej përzierja. Përzierja bëhej me frutatriçe. Aparatin elektrik e fusnim në prizë dhe e përziente vetë. Ne hidhnim në aparatin përzierës 150 gram heroinë të pastër dhe e përzinim me 350 gram që është pluhur apostafat dhe bëhej gjysmë kile, të cilën e paketonim dhe e stamponim. Ne e paketonim me skoç kafe, i cili është ngjitës rulo dhe e stamponim me një kallëp hekuri. Klodi pasi e bënim gati, e niste për në Itali. Dua të them se Klodi ishte shumë i kujdesëm edhe me transportimin e drogës, ku nuk ngatërronte asnjë nga ne, pasi ne vetëm e paketonim dhe e lajmëronim që ishte gati dhe iknim. Klodi niste zakonisht një dërgesë prej 20 kg drogë në muaj. Pasi merrte paratë e ngarkesës së parë, ai niste tjetrën. Paratë i merrte gjithmonë në dorë. Pasi merrte paratë e dërgesës së parë, merrte drogën e pastër që e përzienim ne. Për rreth një vit, puna eci normalisht dhe ne dërgonim nga një ngarkesë në muaj. Pas një viti që filluam këtë punë, Klodi na tha që na u kap një ngarkesë rreth 20 kg heroinë në Kroaci dhe që atëherë, puna ra pak, pasi ishte e vështirë për të gjetur transportues si dhe kishim frikë mos kapnin ngarkesën. Që atëherë dërgonim më rrallë, rreth 1 herë në dy muaj, deri pas kapjes së ngarkesës tjetër prej 15 kg drogë të llojit heroinë, e cila u kap në qytetin e Modenës në Itali. Shoferi më duket se ka qenë ose slloven ose kroat, por nuk mund të them me siguri këtë. Pasi u kap kjo ngarkesë u bënë dhe dy ose tre rrugë me heroinë dhe u la puna. Klodi më ka thënë se fitimi ishte rreth 40 mijë euro për ngarkesë.

nga http://www.shekulli.com.al/2009/09/...e-durresit.html

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 30/09/2009 ora 15:41

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2009 15:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

shkrimi i marr nga Gazeta Shqiptare

BANDA E DURRESIT, Rrëfimi i Adriatik Colit: 9 vrasjet dhe lidhjet krim-biznes

Krimet e famshme të bandës së Durrësit vijnë "të gjalla" në deponimin para prokurorëve të Adriatik Colit, i penduari i drejtësisë që ka rrëfyer hap pas hap veprimtarinë e tij dhe të miqve të tij. "Gazeta Shqiptare" vendos të publikojë të plotë dëshminë e Colit, i cili rrëfen dhjëtëra krimet, zanafillën dhe zbatimin e tyre. Publikimi vjen pasi një pjesë e medias e ka "dekonspiruar" atë që presupozohej të ishte një hetim sekret për shkak të rëndësisë së procesit.
FILLESA E AKTIVITETIT
Unë kam ikur në Itali dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005, në vendin e quajtur "Disko e shtetasit A.Zeneli", e cila ndodhet tek "Sheratoni". Unë kam qenë bashkautor në këtë vrasje dhe u largova në Itali për t'iu shmangur kapjes nga policia. Shkova në Itali dhe qëndrova 4 muaj. Aty mora vesh që kishin ardhur persona për të më eliminuar. Po kështu, mora vesh që të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e Ilir Koldashit ma kishin hedhur mua. Në Itali kam mësuar se kishin dërguar njerëz për të më eliminuar shtetasit Indrit Dokle, Lulzim Berisha si dhe të afërmit e viktimës. I gjendur në këto kushte, vendosa që me vullnetin tim të lirë të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të Drejtësisë për të deklaruar gjithçka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe të gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë kam qenë pjesëmarrës. U nisa nga Italia dhe shkova në Austri me makinë. Në kufirin midis Austrisë dhe Sllovenisë më kapi policia sllovene dhe nuk më la të kaloj për në Slloveni. Pastaj, policia austriake më kthehu në Kosovë, pasi unë u prezantova me emrin Arben Krasniqi si shtetas i Kosovës. Nga Kosova erdha me avion në Shqipëri, ku zbrita në Rinas. Pas kësaj erdha drejt e në polici, me qëllim dhe me dëshirë për të treguar të gjithë aktivitetin tim si dhe lidhjet e mia shoqërore që kam pasur më parë. Dua të shpjegoj se unë kam banuar në lagjen nr.9 në qytetin e Durrësit, në shtëpi private, lindur dhe rritur aty. Arsimi im është tetëvjeçar, të cilin e kam mbaruar në shkollën 8-vjeçare të lagjes. Pas mbarimit të shkollës kam punuar marangoz, tek zdrukthëtaria në Spitallë. Në vitin 1991 kam shkuar në Itali dhe kam jetuar përkohësisht deri në vitin 1995. Në vitin 1995 unë u nisa nga Italia për në Gjermani, për të transportuar 1 kg heroinë, të cilën ma kishte dhënë një qytetar kosovar që jetonte në Itali. Emri i tij nuk më kujtohet, pasi kanë kaluar vite. Në Gjermani, në qytetin Singen mua më kapi policia gjermane me 1 kg drogë me vete. U dënova 4 vjet burg, nga të cilat bëra vetëm 2 vite, pasi dy të tjera më liruan me kusht për të mos u kthyer më në Gjermani. Në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, vura re se përballë banesës time kishte ardhur për të jetuar një familje e re. Pjesëtari i kësaj familje ishte shtetasi Lulzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua pasi Lulin e qëlloi me pistoletë Festim Qoli, të cilin e thërrisnin "Feste", ngjarje ku Luli u plagos. Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali i "Xhorxhit të Nores", që ndodhet në afërsi të Nish Gomës së vjetër, në Durrës. Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me 'Festen', atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K. Plaku. Të dy këta shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar ata me pistoletë, por nuk i ka goditur. Unë jam informuar për ngjarjen në orën 17:00 të pasdites dhe shkova në spital tek Luli, ku gjeta edhe disa djem të tjerë që kishin qenë te lokali, që nuk më kujtohen emrat. Që atë natë, Luli erdhi në shtëpinë e tij dhe unë e vizitoja dhe e ruaja përnatë, prandaj edhe miqësia jonë u forcua. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis 'Festes' dhe Lulit ishte një shkak banal.
MIQESIA ME LUL BERISHEN
Nga mesi i verës të vitit 1998, Luli filloi ndërtimin e një shtëpie në një truall të cilin e zuri pa leje, afër shtëpisë së kunatit të tij, Plarent Dervishi. Në atë kohë, me Lulin shoqëroheshin edhe shtetasit Plarent Dervishi, Redi, vëllai i Plarentit dhe Julian Meçaj. Unë e ndihmoja Lulin për ndërtimin e shtëpisë, duke porositur në emër të Lulit materiale për ndërtimin e shtëpisë. Në atë kohë, Lulzim Berisha kishte para të shumta në dorë, pasi këtë e shikoja nga mënyra se si blinte materialet e ndërtimit për shtëpinë e tij. Në vitin 1994, Luli ka qenë në Rimini dhe erdhi në Monza me një femër që punonte si prostitutë dhe quhej Diana, e cila ishte nga Fushë-Arrëzi.
Përveç parave që Luli kishte nxjerrë nga Diana në kohën që po ndërtonte shtëpinë, unë mësova që ai merrej me transportimin e drogës në drejtim të Italisë. Në vitin 1998 qëllojnë me kallashnikov tek shtëpia e tyre, tek dritarja e kuzhinës, Redi dhe Plarent Dervishit, por nuk u godit asnjë nga ata. Më pas doli që atë natë kishin qëlluar shtetasit Tan Sallaku dhe një shtetas tjetër që e thërrisnin "Torra", emri i vërtetë është Ilir Nela me banim në Shkozet. Të nesërmen, Luli më mori në telefonin e shtëpisë dhe më tha të shkoja në Spitallë. Shkova në Spitallë dhe u takova me Lulin tek klubi i Latës. Në atë kohë, jashtë lokalit ishin Lulëzim Berisha, Plarent Dervishi, Ilir Xhunga dhe Klodian Saliu. Ata po bisedonin me njëri- tjetrin. Sa shkova unë, Luli më tha që do shkosh në Tiranë, tek lokali i quajtur "B..." dhe do të takosh një shtetas me emrin Geri, mbiemrin nuk ia di. Geri ishte shok i ngushtë me shtetasit Denis Xhilaga dhe Rimi, mbiemrin nuk ja di, i cili është pronar i "B..." Luli më tha që do takosh Gerin dhe do t'i marrësh makinën, dhe do ta sjellësh në Spitallë. Unë ashtu bëra. Shkova takova Gerin, të cilin e kisha takuar edhe 2-3 herë tek shtëpia e Plarentit. Geri ishte rreth 171 cm, me moshë rreth 23 vjeç në atë kohë, flokët kaçurrel të zeza, të shkurtra, me fytyrë të rrumbullakët. I thashë Gerit që Luli më kishte thënë për t'i marrë makinën dhe ai më dha një makinë tip 'BMË 325' me ngjyrë gri e zezë me targa TR, numrat nuk më kujtohen. Mora makinën dhe shkova në Spitallë, ku më priste Luli. Lashë makinën dhe ika në shtëpinë time. Në darkë, rreth orës 18:00 shkova përsëri në Spitallë, ku takova Klodin, Plarentin, Ilirin dhe Lulin. Këta ishin jashtë lokalit të Latës dhe po bisedonin me njëri-tjetrin dhe po bënin plani si t'i qëllonin Tan Sallakut. Ata e dinin që Tani rrinte në një lokal afër shkollës "7 Nëntori" dhe çuan një person që ta ruante dhe t'i lajmëronte kur Tani të shkonte atje. Unë nuk e dija se kush do t'i lajmëronte, por do të flisnin me telefon celular, pasi në atë kohë kishin dalë numra celularë. Luli dhe Klodi kishin celular me "20", po unë nuk ja mbaj mend numrat, se është kohë e gjatë. Rreth orës 19:30-20:00 të darkës, ata u lajmëruan se Tani kishte ardhur tek lokali. Ata hipën në makinën "BMË" që solla unë nga Tirana. Luli ishte shofer, në vend të parë hipi Klodi, ndërsa mbrapa hipën Plarenti dhe Ilir Xhungën. Plarenti kishte një armë "Skorpions", Klodi kishte pistoletë dhe Ilir Xhunga kishte pistoletë. Unë qëndrova tek lokali. Pas 10 minutash, ata u kthyen me shpejtësi dhe Luli ma bëri me dorë nga makina që të ikja. Unë ika në shtëpi, dhe kur shkova atje mora vesh se ishte vrarë Dritan Sallaku dhe ishte plagosur 'Torra' dhe Gim Rexhepi. Luli mori vesh nga policia që ishte zbuluar fotografia e Gerit ose e Denisit tek makina "BMË" dhe filloi të ruhej dhe të rrinte mbyllur tek shtëpia e Plarentit, që ndodhej te Stacioni i ri i Trenit, tek shtypshkronja "10 Korriku". Ndërsa Klodi rrinte tek shtëpia e tij në Spitallë dhe nuk dilte. Gjatë kësaj kohe, unë lëvizja lirshëm duke shkuar edhe në shtëpinë time si dhe tek Plarenti. Pas një jave, Dash Sallaku dhe Marsel Sotiri, i cili ishte shoku i ngushtë i Dashit si dhe Arjan Paja, i cili kishte ardhur nga Italia, pasi e kishte thirrur Marseli për këtë rast, filluan të lëviznin nëpër Durrës për të qëlluar Lulin. Ata po i ruanin dhe ishin vendosur rreth shtëpisë së Plarentit. Një nga këto ditë doli Redi, vëllai i Plarentit nga shtëpia rreth mesditës, ndërkohë unë isha te shtëpia me Plarentin, Lulin dhe familjarët e tyre. Redi shkoi te shtëpia në ndërtim e Lulit, e cila është afër me shtëpinë e Plarentit, për të kontrolluar punimet dhe në momentin që po kthehej në shtëpi, afër hyrjes së pallatit i afrohet duke e gjuajtur me pistoletë Arjan Paja. Emrin e personit që qëlloi mbi Redin, Lulit ia tregoi shtetasi N.K, i cili erdhi pas dy ditësh dhe bisedoi me Lulin. Në këtë moment, Redi ishte afër hyrjes dhe vrapon i përkulur dhe futet brenda shtëpisë e shpëton pa u goditur. Sa u fut në shtëpi, në dritaren e shtëpisë që shihte nga rruga u qëllua me kallash. Nga plumbat nuk u plagos asnjë. Ne nuk dolëm nga shtëpia dhe pak më vonë erdhi policia, bëri veprimet dhe na pyeti kush qëlloi, por ne nuk treguam gjë dhe policia u largua. Unë pas gjysmë ore u largova për në shtëpinë time. Të nesërmen, Luli dhe Plarenti shkuan në Spitallë dhe u takuan me Klodin, ku i treguan ngjarjen dhe pas dy ditësh shkuan dhe u vendosën tek shtëpia e dajës së Lulit në Shkozet. Mbas disa ditësh mua më thirri Luli për të çuar qenin Pitbull të tij, të cilin pasi e mora të shtëpia që kushte Luli me qira e çova në Shkozet. Aty kur shkova gjeta Lulin, Plarentin, Ilir Xhungën, Klod Saliun dhe dy djem nga Elbasani që nuk i kam njohur në atë kohë pasi kam ndenjur jo më shumë se 5 minuta. Aty, ata ndenjën rreth 3 ose 4 ditë dhe mora vesh që kishin në plan për të vrarë Marsel Sotirin, pasi ky ishte më i fuqishëm se Dritan Sallaku dhe kishte rrjet më të madh shoqëror dhe ia kishin frikën atij. Gjatë kësaj kohe nuk e realizuan dot goditjen e Marselit dhe shkuan për të qëndruar te shtëpia e gjyshit të Lulit, në kodrën e Rrashbullit. Kjo ishte një shtëpi njëkatëshe me oborr, në të cilin kishte pemë të mbjella dhe më duket se kishte dy dhoma dhe një kuzhinë.
TENTATIVA PER
VRASJEN E MARSEL SOTIRIT
Pas dy ose tri ditësh, te shtëpia në Rrashbull filloi të mblidhej gjithë shoqëria e Lulit. Atje erdhën Plarenti, Ilir Xhunga, Klodian Saliu dhe Ermir Dervishi, si dhe unë. Ndonjëherë unë shkoja vetë dhe ndonjëherë më thërrisnin ata. Aty flitej sesi do të organizonin vrasjen e Marselit. Dua të sqaroj se Marseli punonte në doganën e Tiranës dhe për lëvizjen e tij na jepte informacion kunati i R.Dervishti, me emri Gazi. Redi i kishte marrë motrën atij për grua. Gjithashtu, për të kontrolluar lëvizjet e Marselit kur vinte në drejtim të Durrësit kishim lënë Julian Meçen në Maminas, i cili do të lajmëronte në telefon celular për mbërritjen e Marselit. Vëzhgimi për lëvizjet e Marselit vazhdoi rreth dy-tri ditë. Ditën e ngjarjes në mëngjes, më thërret Luli në telefon dhe unë shkova me furgon tek shtëpia e gjyshit të Lulit dhe atje gjeta Lulin, Klodin, Plarentin dhe Ilir Xhungën, dhe aty qëndruam deri në mesditë. Aty unë mora vesh se Juli kishte dalë për të vëzhguar Marselin në Maminas, i cili lëvizte me makinë të doganës. Ajo ishte një makinë fuoristradë me ngjyrë ulliri me fenelinë. Rreth mesditës mori në telefon Juli dhe foli me Lulin, ku i tregoi se po vinte Marseli. Atëherë Luli na tha, 'hajdeni shpejt se po vjen'. Lulzim Berisha, Klodian Saliu, Plarent Dervishi dhe Ilir Xhunga hipën në makinën tip "Golf" duke marrë secili nga një automatik kallashnikov në dorë. Në timon hipi Luli, në vendin e parë të pasagjerit hipi Klodiani dhe dy të tjerët hipën mbrapa. Mua më lanë si detyrë që të merrja makinën "Lancia" dhe të shkoja t'i prisja tek shinat e trenit, tek unaza. Në makinën që hipi Luli ishin një paruke, më duket me ngjyrë të zezë dhe tre kapele sportive me strehë të gjata para. Ata u nisën para meje dhe u shkëputen nga unë, ndërsa unë mora "Lancian" dhe rrugës për tek Unaza rashë në një gropë me ujë, e cila ndodhej poshtë shinave të trenit. Unë kërkova ndihmë në një shtëpi aty pranë, ku ngeci makina, në krahun e djathtë të rrugës për në plazh. Shtëpia ishte larg shinave rreth 20 metra. Aty doli një burrë i moshës 40 vjeç, nxori makinën e tij veturë 'Benz' dhe me atë tërhoqi derisa nxori "Lancian" nga gropa. Unë i thashë që 'a mundet ta lë makinën tek oborri juaj dhe të vij ta marr nesër', dhe ai pranoi. Dua të theksoj se unë para se të ikja pashë pozicionin ku kishte ndaluar "Golfi". Ai ishte afër një ferre të madhe, ku zunë pozicionin Luli, Plarenti, Klodiani, Iliri. Në atë pozicion kryqëzohej rruga e trenit me rrugën automobilistike Tiranë-Durrës dhe makinat që kalonin aty ishin të detyruara të ulnin shpejtësinë. Si rrjedhojë, ishte pozicion shumë i përshtatshëm për t'u bërë prita. Pasi pashë këtë vendosje, unë ika atje ku shpjegova më sipër. Pasi lashë makinën e prishur tek oborri i shtëpisë së personit që me ndihmoi, unë prita Lulin me gjithë shokët e tjerë. Pas rreth 10 minutash, Luli bashkë me tre shokët e tjerë erdhën në këmbë drejt meje. Ata panë makinën që ishte prishur, Luli më bëri shenjë me dorë që të largohesha. Ata u nisën në drejtim tjetër dhe unë në drejtim tjetër. Unë shkova në shtëpi dhe atë ditë nuk u takuam me njëri-tjetrin. Po atë ditë unë mora vesh se ishin vrarë Viron Curri dhe Arjan Paja, ndërsa Marseli ishte plagosur dhe e kishin çuar në spital në Tiranë. Atë e kishte kapur një plumb në qafë dhe një në këmbë. Të nesërmen u takuam tek shtëpia e Plarentit, ku ishte edhe Luli, dhe aty Luli më tha 'sesi e humbe fare duke futur makinën në ujë, po s'ka gjë se e ke për herë të parë'. Pas dy ditësh jemi takuar përsëri tek shtëpia e Plarentit, ku kemi qenë unë, Plarenti, Luli, Iliri dhe Klodi. Aty filluam të diskutonim rreth ngjarjes. Unë mësova se ata kishin qëlluar të katërt dhe Iliri tha në bisedë tha se, 'desha të kthehem t'i gjuaj përsëri Marselit, por vura re se dera e makinës ishte e hapur dhe Marseli ishte në pozicion të shtrirë dhe kujtova se ai kishte vdekur'. Aty u diskutua se në makinën e Marselit kishte qenë edhe një kile kokainë e vendosur në kroskotin e makinës si dhe 80 mijë marka. Po ashtu, aty u diskutua sesi nuk arritën të vrisnin dot Marselin si dhe ku i hodhën armët pas vrasjes. Ata treguan se armët i kishin hedhur në një kanal me ujë, i cili ishte afër makinës "Golf". Gjatë bisedës njëri thoshte se arma ime u zhyt e tëra brenda kanalit, ndërsa një tjetër tha që arma ime nuk u zhyt e tëra. Nuk e di me saktësi nëse ata i hodhën të gjitha armët në kanal apo mbajtën ndonjë me vete për t'u mbrojtur nga frika e ndonjë përplasjeje që mund të ndodhte gjatë rrugës në kthimit. Pas kësaj prite morëm vesh se Marseli u shpërngul dhe shkoi të jetonte në një shtëpi në plazh, kurse Luli, Plarenti, Iliri dhe Klodi rrinin gjithnjë bashkë. Ata jetonin në dy shtëpi, te shtëpia e Plarentit dhe te shtëpia e Klodit në Spitallë dhe nuk para dilnin në qytet, se ruheshin. Kurse, unë dilja vazhdimisht.
Unë në atë kohë përdorja "Lancen Tema" dhe i kisha vënë targat e fuoristrës së Lulit. Unë merresha me ndërtimin e shtëpisë së Lulit. Gjithashtu, unë mbaroja çdo punë që më thoshte Luli, p.sh, shoqëroja motrën e Lulit për pazar dhe për punë të ndryshme.
SI ME PLAGOSEN ME
TE FEJUAREN
Një ditë nga fillimi ose mesi i nëntorit të vitit 1998, nuk më kujtohet data e saktë, unë dola me të fejuarën time, R.Tango. Ne dolëm për darkë dhe shkuam tek restorant "Gjeli V..". Pasi mbaruam së ngrëni rreth orës 21.30, u nisa për të çuar të fejuarën tek shtëpia e saj, në një pallat në kat të parë tek fusha e druve. Unë ndalova makinën "Lancia" në kryqëzimin tek fusha e druve me drejtim për nga furri i bukës. Kisha rreth 5 minuta që po bisedoja me R. brenda në makinë dhe makinën e kisha të ndezur. Në këtë moment unë vura re se përballë me makinën time kishte ndaluar një makinë tip 'Benz' i bardhë 240, e cila më lëshoi dritat e gjata dhe ishte rreth 10 metra larg meje. Unë nuk i kushtova vëmendje. Në momentin që 'Benzi' lëshoi dritat e gjata, u nis në drejtimin tim dhe kur ishte 2 apo 3 m afër meje, nga ana ime vura re se shoferi ishte me kapuç, por nuk e kishte fytyrën të mbuluar. Unë e pashë si siluetë dhe ai ishte i dobët, i imët. Në këtë unë pashë tek xhami i pasmë nga prapa shoferit një grykë arme që nxirrte flakë dhe më qëlluan. Unë menjëherë u shtriva në sedilje nga ana e R. dhe disa plumba më kapën te gishtat e dorës së majtë, në krahun e majtë, tek këmba e majtë dhe tek vithet. Një plumb më kapi tek zorra e trashë. 'Benzi' i bardhë nuk ndaloi fare. Ai kur më qëlloi mua ngadalësoi shpejtësinë dhe pasi u qëllova, iku në drejtim të shtëpisë së shtetasit Erjon Lame. Unë vura re se R. ishte plagosur në krahun e djathtë. Erdhi policia dhe na çoi në spital. Dua të sqaroj se atë natë "Lancia" kishte targat e fuoristradës së Lulit, të cilat ishin DR, numrat nuk më kujtohen. Këto targa m'i ka dhënë Luli dhe më ka thënë se janë të fuoristradës time që kam pasur më parë.
Në spital kam qëndruar rreth 20 ditë në Durrës, tek kirurgjia e vjetër. Në kohën që isha në spital, mua më erdhi dhe më takoi nusja e Lulit dhe motra e tij, L. Kur dola nga spitali, shkova në shtëpinë time. Aty erdhi e më takoi Luli, Klodi, Iliri dhe Plarenti. Deri në atë moment, unë nuk e dija se kush më kishte qëlluar me saktësi, vetëm dyshoja tek grupi i Marselit. Iliri më tha që, "a e ke dorën e djathtë në rregull? Si ta kesh në rregull, mos e vrit trurin".
Pas njëfarë kohe, unë u shërova dhe dola nga shtëpia. Sa dola shkova në polici dhe mora makinën tip "Lancia", sepse makinën ma kishte marrë policia kur më goditën. Makinën ma dorëzoi C.Selmani, që ishte hetuesi i dosjes sime. Mora makinën dhe e çova në një servis që ndodhet sa hyn tek dera e Porto-Romanos. Aty është një llamarinist, që me duket se e quajnë Luti. Pasi makina u rregullua, nuk e mora unë më. Atë e mori Julian Meçe dhe e përdorte ai. Më pas, unë shkoja ndonjëherë tek shtëpia e Plarentit ose e Klodit, ku takoja çunat. Pas rreth një muaji unë bisedova me Lulin, Plarentin, Klodin dhe Ilirin dhe ata më thanë që ty të ka qëlluar Erjon Lame dhe një person që e thërrasin "Bance", por e quajnë A.Selishta. Kur shkova në Spitallë pas plagosjes time, aty pashë që Arben Paja, i cili është nga Spitalla, shoqërohej me Klodin dhe çunat e tjerë. Unë u takova me Arben Pajën kur hëngrëm një drekë në Spitallë. Dua të them se Arbeni ishte shumë shok edhe me Ilir Xhungën. Një ditë gjatë, verës së vitit 1999, nuk e mbaj mend me saktësi, unë po bëja stërvitje me një shokun tim që e quajnë Y.Shaba, tek shtëpia e tij, e cila ndodhet në lagjen "Stani", sipër muzeumit. Ka qenë ora rreth 17.00, kur ne dëgjuam krisma që zgjatën rreth 5 minuta pa ndërprerje. Zbritëm menjëherë poshtë tek muzeumi dhe morëm një taksi dhe shkuam tek shtëpia e re e Lulit, e cila ishte afër me shtëpinë e Plarentit. Sa shkuam aty, ne pamë Klodin që po qante. E pyeta se ç'kishte ndodhur, dhe ai më tha që kishin vrarë Ilir Xhungën dhe Arben Pajën, rreth 50 metra pa hyrë në Spitallë, nga Dyli. Aty unë mora vesh që çunat ishin qëlluar nga Gaxhai dhe Viktor Ymeri, të shoqëruar nga Marsel Sotiri e disa të tjerë që banonin në Durrës. Të gjithë këta persona kishin qenë të strehuar tek shtëpia e Eduart Ongarit. Klodi na tha të marrim armët dhe të shkojmë të qëllojmë Gaxhain, ku të jetë, por nuk e la Luli. Dy ditë më pas, unë isha tek shtëpia e Klodit, dhe aty ka qenë Klodi, Plarenti, Lulin. Aty u bisedua se si kishte ndodhur ngjarja. Pas kësaj ngjarjeje u arrestua Gaxhai dhe ujërat u qetësuan. Në të njëjtën kohë u kthye nga Italia Indrit Taullau, i cili e kishte shtëpinë në Spitallë. Unë rrija tek shtëpia e Lulit, që e kishte marrë me qira Plarenti, afër shtëpisë së tij, kurse Klodi e afroi në shoqëri Indrit Taullain. Gjatë takimeve tona ne po bisedonim se kë do të vrisnim më pas. Muhabetet i drejtonte Klodi dhe Luli. Edhe ne merrnim pjesë në këto biseda. Në këtë kohë çunat vendosën që të vrisnim Ed Ongarin, pasi ishte ai që kishte strehuar vrasësit e Ilir Xhungës e Arben Pajës në shtëpinë e tij.
EKZEKUTIMI I ED ONGARIT
Ka qenë korrik i vitit 1999, unë shkova në shtëpinë e Lulit dhe gjeta Jul Meçen. Aty ishte dhe Plarenti. Luli na tha të merrnim dy armët "Skorpions" dhe një kallash që e kisha mbrapa në bagazh si dhe një paruke të kuqe dhe t'i çonim tek shtëpia ime se do t'i binim Edit bashkë me Jul Meçen. Unë ashtu bëra dhe po prisja gati në shtëpi. Mora edhe një 'Benz 240', që ma dha Luli për ta përdorur për vrasjen. Këtë makinë ai nuk e ka përdorur më parë. E kam parë vetëm atë ditë që e mora unë. Pas një ose dy ditësh, Plarenti, Luli, Indriti dhe Klodi ishin tek shtëpia e motrës së Lulit, e cila ndodhet në kryqëzim tek muzeumi në një pallat në katin e pestë. Më mori Luli në telefon dhe më tha që, 'merr makinën dhe një 'Skorpions' dhe kallashin dhe hajde tek 'pesëkatëshi', në hyrje të lagjes'. Shkova aty dhe gjeta Lulin, Klodin dhe Indritin. Hipëm të katërt tek 'Benzi' jeshil. Në atë moment më mori gruaja në telefon, gruaja e Lulit të cilën e kishte lajmëruar Edmond Koci, të cilit ne i themi Monc Çekiçi, i cili ka lidhje krushqie me Lulin. Mondi e kishte parë në një lokal afër shtëpisë së tij që në mëngjes rreth orës dhjetë, që ndodhet afër bar bufe 'Stadiumit'.
Luli hipi në timon, Klodi në vend të parë, kurse unë me Indritin u ulëm mbrapa. Në atë moment, Luli vuri parukën e kuqe, ndërsa Klodi vendosi kapelën dhe u nisëm. 'Skorpionsin' e mori Klodi, ndërsa Kallashin e kishim ne mbrapa, unë dhe Indrit Taullai në sediljen e pasme. U nisëm dhe kur u afruam te lokali, Luli më tha që të zbrisja dhe të shikoja sa vetë ishin dhe t'ia bëja më shenjë. Unë zbrita nga makina dhe u afrova, dhe pashë që jashtë lokalit ishin ulur të karriget Edi me dy veta të tjerë. Unë i bëra shenjë Lulit me gishta dhe i thashë që janë tre veta, Edi me dy të tjerë duke pirë kafe. Në atë moment zbriti Luli me paruke të kuqe në kokë dhe me kallash në dorë, ndërsa Klodiani kishte vënë kapelën e zezë prej meshini me strehë para dhe 'Skorpions' në dorë. Ata u afruan anës së murit që të mos i shihnin dhe dolën përballë me tavolinën, dhe Klodi e qëlloi nga afër Edin me breshëri. Edi ra përmbys sipër tavolinës. Ata hipën në makinë dhe u larguan, ndërsa unë ika në këmbë në shtëpi. Ata e lanë makinën afër rajonit të policisë, në një rrugicë që del te ish-tregu industrial, afër shtëpisë së Mir Hotit, që është doktor. Më vonë ata vijnë në këmbë te shtëpia e ime, Indriti, Luli dhe Klodi. Në shtëpi s'kisha njeri. I pyeta unë, 'po makinën ku e keni lënë', dhe ata me treguan vendin. Ata thanë që i kishin lënë të gjitha gjërat brenda. Pas ca minutash të rrugica para shtëpisë erdhi një makinë që nuk e mbaj mend sesi ishte dhe mori Klodin e Indritin dhe iku.
Luli u largua në këmbë. Pas një orë unë shkova vetë, pa më thënë njeri dhe mora makinën që i kishte çelësat në kroskot dhe ishte të shtëpia e Mir Hotit dhe e çova pas muzeumit, afër shtëpisë sime. Mora armët dhe paruken dhe e fsheha në një ferrë afër. Makinën e mbylla aty. Rreth një javë më vonë, ka qenë muaji korrik 1999, unë isha në shtëpi kur më erdhi një djalë që nuk me kujtohet dhe më tha, hajde se të do Luli. Unë hipa në makinë me atë dhe ai me çoi tek një shtëpi e vjetër njëkatëshe, që ndodhet tek unaza e plazhit. Aty gjeta Lulin, Plarentin, Klodin dhe Indrit Taullain si dhe burrin e motrës së Isuf Morinës që e thërrasin Tiku. Aktualisht, Tiku është në Amerikën, sa hyra brenda Plarenti më tha që, "sot do palosim Marselin". Unë i thashë "ishalla. Po vij dhe unë të gjuaj se ai më la gjysmë njeriu". Kur u bënë planet, Luli tha, "ti Tiku do jesh shofer dhe do marrësh 'Benzin' jeshil që përdorëm tek vrasja e Ed Ongarit dhe do na çosh ne tek ura, që ndodhet tek shinat e Trenit që del të plazhi 'Iliria'. Vetë do rrish sipër te kodra. Kur të dëgjosh krisma, do vish menjëherë aty ku na le dhe do të bllokosh rrugën nga krahu i "Plepave", që të kemi të lirë kalimin për në Durrës. Sa ishte errësuar, unë mora 'Benzin' jeshil dhe hipa bashkë me Lulin, Plarentin Indrit Taullain dhe Klodin. Ne morën me vete një mitraloz të rëndë "Kolinov", një mitraloz të lehtë me rrotacile, ku futëm fishekët, një kundra tank, tre automatikë kallashnikov, një e kisha unë, katër. Shkova dhe i lashë çunat me armët te ura. Në makina mbajta vetëm kallashin tim. Kthehem mbrapa dhe qëndrova në buzë të rrugës kryesore, në faqe të kodrës. Pas rreth gjysmë ore unë dëgjova krisma të shumta armësh dhe menjëherë shkova me makinë te ura, ku më thanë ata. Mora kallashin, dola nga makina dhe bllokova qarkullimin e rrugës nga drejtimi i rrugës së Plazh - Durrës, që të kishim rrugën e lirë për t'u larguar. Pas rreth 10 minutash aty erdhi në këmbë Luli me Plarentin. Luli kishte në dorë një kallashnikov, kurse Plarenti nuk kishte gjë. Kur po vinin, unë pyeta ku është Klodi. Luli thirri dy herë: "o Klodo, o Klodo". Pastaj hipën menjëherë në makinë dhe unë hipa në timon. Shkuam deri tek shinat e trenit, tek unaza që merr për në Durrës dhe aty zbriti Luli me Plarentin. Luli mori dhe kallashin tim dhe më tha që kthehu merr Klodin. Ata vetë ikën anës shinave. Unë nuk u ktheva se...(vijon ne faqet 12-13)



“Klodi më tha: Nar Koka do që të vrasim Lul Berishën”
» Dërguar më: 01/10/2009 - 13:25





(vijon nga faqja 11)
...kisha frikën e policisë, por vazhdova drejt. Kalova Nish-Gomën e re dhe vazhdova për nga këneta. Kur arrita aty lashë makinën dhe u ktheva në këmbë për në shtëpinë time. Të nesërmen, kur dola pashë në afishe se kishte vdekur Marsel Sotiri. Unë shkova, mora makinën dhe e çova tek shtëpia e Plarentit. Lashë makinën dhe ika.
ÇARJET E PARA MES BANDES
Pas dy ditësh u mblodhëm bashkë tek shtëpia e Plarentit dhe biseduam për ngjarjen. Atë ditë në shtëpi ishte Luli, Plarenti, Klodi dhe Indrit Taullai. Klodi i tha Lulit, 'po ti si ike'? Luli i tha që unë të thirra dy herë, po ti nuk u përgjigje dhe e dija se kishe ikur. Klodi kishte ikur me Indritin nga kodra dhe kishin shkuar në Spitallë. Pas disa ditësh unë shkova të shtëpia e Klodit dhe ai më pyeti, 'si ndodhi muhabeti që ikët'. Unë i tregova që kur erdhi Luli unë i thashë që ku është Klodi. Ai thirri dy herë dhe më tha hip sipër në makinë dhe ec, ec, ec. Klodi nuk foli. Më vona mora vesh nga çunat që Marseli atë ditë që ishte vrarë, kishte pasur një makinë tip 'BMV' të blinduar. Pastaj çunat filluan të lëviznin se vdiq Marseli. Luli i mori një anije me qira 500-tonëshe një fieraku, që nuk më kujtohet emri dhe ja dha Fred Shoshit për të punuar. Ai çonte klandestinë dhe drogë në Itali. Këtë gjë e di unë, sepse shihja Fredin që vinte tek shtëpia e Lulit dhe i jepte çdo muaj lekët e punës. Ndërkohë, Plarenti kishte ndërtuar një shtëpi trekatëshe përballë me shtëpinë e tij të vjetër në pallat dhe ne atje mblidheshim. Unë aty dëgjova për herë të parë emrin e një femre që e thërrisnin Bona, por që nuk e njihja kush ishte. Ajo jetonte tek shtëpia me qira që kishte marrë Plarenti, por unë nuk e kisha takuar asnjëherë. Më vonë kam marrë vesh nga Klodi se ajo quhej Bona J. dhe kishte qenë e dashura e Klodit, dhe ishte përdorur si karrem për të tërhequr në pritë Marsel Sotirin. Bona u bë e dashura e Marselit dhe njoftonte Klodin për lëvizjet e tij. Ditën e ngjarjes ajo kishte dalë me Marselin dhe lajmëroi Klodin kur po ktheheshin te shtëpia e saj, që ndodhej afër vendit ku u vra Marseli.
Më pas u nisën për në Itali, Luli me Klodin me anijen e Nar Kokës, më duket anija "Arbi". Dua të them se kur vdiq Marseli, Nari vinte takohej shpesh me çunat. Pas rreth dy javësh me të njëjtën anija ikën në Itali, Plarenti, Indrit Taullai dhe Bona. Gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, kur iku Klodi, Indriti rrinte me Bonën tek shtëpia me qira dhe e zuri dashnore. Ajo në fakt me parë kishte qenë dashnorja e Klodit. Klodit i ngeli pak qejfi, por nuk tha gjë. Unë ndenja në Shqipëri. Pas rreth një muaji nga ikja e çunave unë ika në Itali me anijen e Tit Qolit, i cili më mori me vete pa lekë. Unë shkova në Teramo tek vëllai im, Iliri. Kam qëndruar rreth 3 muaj dhe kam punuar si ndihmës murator. Pastaj u ktheva përsëri në Shqipëri. Unë mësova që Luli, Plarenti, Indrit Taullai dhe Klodi kishin jetuar në Ravena. Luli kishte nxjerrë në punë prostitutë përsëri Dianën nga Fushë-Arrëzi, të cilën ia mori një durrsaku. Indriti nxori në punë si prostitutë Bonën. Rreth majit, qershorit 2000, u kthye në Shqipëri Klodi. Më pas erdhi Plarenti me Indrit Taullain. Pas dy ditësh nga ardhja e tyre, Lulin e kapi policia italiane për një punë droge dhe e mbajti në burg më shumë se një vit. Ndërkohë, unë e forcova shoqërinë me Klodin. Në atë kohë, kur Klodi u kthye nga Itali u fut në shoqëri dhe Indrit Dokle, i cili ishte si çerr, i shkathët, i vogël. Edhe Plarenti rrinte shumë me Klodin. Rreth fillimit të muajt korrik 2000, Erjon Lame vrau Mehmet Saliun. Këtë muhabet e mora vesh nga çunat. Ne shkuam në varrimin e Mehmetit, dhe aty u bisedua që Metin e kishte vrarë një çun i vogël. Ne na vajti mendja se ishte Erjon Lame. Dua të them se Lulzim Berisha e kishte fis të largët Mehmet Saliun. Erjon Lame gjatë kësaj kohe shoqërohej me Tan Dishën dhe Artur Vaqon (Tur Labi). Bujar Gashi, që ishte kushëri i parë me Metin, i tha Klodit, Lentit dhe Indriti, që me Erjon Lamen shoqërohet Tan Disha dhe të dy shoqërohen me Hasanët, që kanë Hotel "Florida" dhe pistën "Iliria". Hasanët kishin lidhje me Marsel Sotirin. Ata zakonisht takoheshin lokal "Kashta", që është pronë e Gëzim Salillarit, që e thërrasin dhe Gëzimi i Kashtës. Klodi, Plarenti dhe Indrit Taullai vendosën ta vrisnin Tan Dishën, meqë shoqërohej me ata që thashë më lart. Klodi me Plarentin vendosën që Tan Dishën ta vrisja unë me Indrit Doklen. Ai më thirri tek shtëpia e tij rreth një javë pas vrasjes së Mehmet Saliut. Aty ishte Indrit Taullai që i thoshim Indriti i madh, Indrit Dokle, që i thoshim Indriti i vogël, Plarenti, Klodi dhe Bujar Gashi. Klodi na tha që Tan Dishën do ta vrasësh ti me Indritin e vogël.
VRASJA E TAN DISHES
Ai i tha që personi që e thërrisnin "Cupe", i cili kishte një furgon ngjyrë të bardhë me targa Durrësi, që punonte si taksi në linjën Spitallë-Durrës. Klodi i tha Cupes që do marrësh këta çunat dhe do t'i dërgosh deri në Shënavlash. Ai pranoi. Unë me Indritin e vogël morëm secili nga një kallash tek shtëpia e Klodit, i pastruam dhe i morëm me vete në furgon. U nisëm me furgon unë, dy Indritët, Bujar Gashi dhe si shofer Cupja, që i pa armët. Të armatosur ishim unë me Indritin e Vogël me kallash dhe Indriti i Madh me pistoletë. Shkuam në Shënavlash tek shtëpia vëllait të Mehmetit. Aty pritëm sa u errësua pak. Aty priti dhe Cupja. Pasi u errësua, Bujari kishte lënë një djalë për ta ruajtur tek lagja e Tan Dishës se kur do të dilte Tani për në Durrës. Unë nuk e dija se ku ishte ky djali. Dolëm me makinën e Cupes dhe zbritëm poshtë. Cupja iku. Unë me Indrit Doklen dolëm dhe zumë pritë rreth 300 - 400 metra larg shtëpisë së Tan Dishës, kurse Indrit Taullai me Bujar Gashin shkuan 500 metra para nesh në drejtim të rrugës që vinte nga Durrësi, që të na lajmëronin ne që Tani po vinte. Në zumë pritë dhe kishin bërë plan që ta qëllonin kur të kthehej nga Durrësi për në shtëpi. Dua të them se Bujari e njihte edhe Tanin dhe makinën që ai lëvizte. Me sa më kujtohet, makina e Tanit ishte tip BMV ngjyrë jeshile. Kemi ndenjur gjysmë ore në pritë në të dy anët e rrugës. Afër një gardhi ky kishte parkexh makinash, në krahun e kënetës ne dëgjuam një të shtënë pistolete që ishte sinjali që kishim lënë me Indritin për ardhjen e Tanit. Indrit Dokle doli në rrugë, ndërsa unë isha pak para tij në anë të rrugës. Sa pashë dritat e makinës që po afrohej, e lashë të afrohet rreth 20 metra dhe e qëllova me automatik derisa mbarova një krehër. Pasi mbarova krehrin, qëlloi Indriti. Në atë moment makina doli nga rruga dhe ra në kanal. Unë ndërrova karikatorin, u afrova rreth 1-2 metra dhe e qëllova Tanin edhe njëherë me breshëri. Pastaj ne u larguam në këmbë nga këneta dhe armët i hodhëm në kanalin e madh që kalon afër kënetës. Vendin po ta shoh nga afër mund ta gjej se ku i hodhëm armët. Pastaj, shkuam në Spitallë, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata më pyetën: "Vdiq? Unë u thashë: "Po, po". Pastaj u shpërndamë në shtëpitë tona. Në atë kohë Luli ishte në burg në Itali. Pas vrasjes së Tan Dishës ra qetësia dhe secili shikonte punët e tij. Unë me Bujar Gashin filluam të qëndronim nga Spitalla me Klodin. Dua të them se kur kishin qenë në Itali, Klodi kishte punuar fort me drogë me Lulin, Indritin e Madh dhe Plarentin. Lekët, rreth 600 milionë lireta i mbanin bashkë. Pas vrasjes së Tanit, Plarenti erdhi për të ndarë paratë e drogës me Klodin dhe Indritin. Unë isha tek shtëpia e Klodit kur erdhi Plarenti. Ai kërkoi pjesën e parave. Klodi i dha rreth 5.5 kg e gjysmë heroinë dhe i tha ta shiste. Plarentit i ngeli qejfi, por e mori drogën dhe nuk tha gjë dhe e nisi për në Itali. Klodi i tha, kur të vijë Luli bëjmë llogarinë përfundimtare. Klodi për pjesën e tij ishte ortak me Indrit Taullain. Pas ca disa ditësh unë isha tek Klodi dhe ai në muhabet e sipër më tha që "Plarenti me Lulin futën dorë dhe kanë marrë lekë pa hesap te shuma që ishte bashkë, se ku shkuan 300 milionë lireta...". Më pas u ftohën muhabetet me Plarentin dhe vinte më rrallë në Spitallë tek Klodi. Pas nja një muaji e gjysmë pas vrasjes së Tan Dishës, rreth muajit shtator të vitit 2000 është arrestuar Klodian Saliu. Klodi u arrestua fillimisht për çështjen e një vrasjeje me thikë shumë kohë më parë rreth vitet 1992 ose 1993, por më pas doli puna se e akuzonin se dolën gjurmët e gishtave te makina "Golf" me të cilën ishte kryer vrasja e Arjan Pajës e Viron Currit, si dhe e plagosjes së Marselit. Klodi ndenji rreth një vit e ca në burg. Gjatë kësaj kohe, Klodin e shkonim dhe takonim në burg unë, Indrit Taullai, vëllai i tij Shkëlqimi (tashmë i vrarë) dhe Indrit Dokle si dhe Rudin Taullai, i cili është kushëri i Indrit Taullait. Indriti i Vogël gjatë kësaj kohe rrinte te shtëpia e Klodit, si vëlla me Klodin.
PERPLASJA ME ERION LAMEN
Disa muaj para se të dilte Klodi nga burgu, mbaj mend se ka qenë dimër, vija re se Erion Lame ishte fuqizuar shumë. Ai kishte bërë shumë lekë dhe kishte blerë Benz katërfenerësh. Erjon Lame në atë kohë punonte me Ben Shabanin, Festen dh Artur Labin, të cilët merreshin me drogë. Tur Labi kishte një anije 2500-tonëshe. Di që Ben Shabanin e kanë arrestuar pasi policia gjeti një laborator droge tek shtëpia e tij në Shkozet. Unë kur shkëmbehesha me Erion Lamen, më shikonte shtrembër. Një ditë, Indrit Dokle më tha që e kishte marrë në telefon Erion Lame dhe i kishte thënë që kur do pimë një kafe, se me Indrit Taullain kam pirë një kafe dhe jam sqaruar. Indrit Dokle i kishte thënë që nuk pi kafe me njeri. Erioni i ishte përgjigjur që "po mirë, kush t'i këpusë kokën njëri-tjetrit". Pas kësaj, unë i thashë shkojmë e i këpusim kokën. E ruajtëm të dy Erion Lamen për rreth tre muaj rresht, por nuk po na dilte në shteg. Pastaj një ditë, Indritin e mori në telefon një shoku i tij dhe i tha se 'Erjonin e ke te klubi i Nard Muratit', që është afër me Bashkinë. Indriti erdhi te shtëpia ime. Unë mora pistoletë, kurse Indriti mori "Scorpions"-in, të cilin e kishte në shtëpinë e tij. U nisëm dhe zumë pritë tek rruga poshtë Bashkisë dhe po prisnim Erjonin. Ai ishte i detyruar të vinte tek rruga ku ishim ne, pasi rrugë tjetër nuk kishte. Ndenjëm rreth gjysmë ore, derisa Indriti pa makinën e Erion Lames. Unë nuk e njihja makinën e tij. Pak metra para se të vinte tek ne, ai ndaloi makinën dhe po bisedonte me Agim Hasanin. Ata biseduan rreth 5 minuta dhe pastaj Erjoni erdhi në drejtimin tonë. Kur ishte rreth tre metra larg nga ne, Indriti e qëlloi me "Scorpions". Makina doli anës rrugës dhe goditi shtyllën elektrike. Unë u mundova të hapja derën e pasagjerit, pasi pashë se Erjoni ishte shtrirë. Nuk e hapa dot derën se ishte në siguresë. Kapërceva makinën dhe dola nga ana e Erjonit. Ai në këtë kohë lëvizi dhe donte të hapte derën e tij. Unë në çast e qëllova me pistoletë dy herë. Një herë në gjoks dhe njëherë në bark. Pastaj ai hapi derën dhe ra. Ne u larguam me këmbë me vrap në drejtim të magazinave të birrës dhe armët i hodhëm përballë ambulancës ku po ndërtohej një pallat i madh në atë kohë. Pastaj u ndamë dhe secili shkoi tek shtëpia e tij. Në darkë erdhi dhe më shoqëroi policia dhe më pyeti rreth vrasjes së Erjonit, por unë nuk tregova. Mësova se edhe Indritin e shoqëroi policia dhe e pyeti për këtë problem. Në polici mësova se Erjon Lame kishte vdekur tashmë nga goditjet që i kishim bërë ne. Kam dëgjuar nga shokët e mi që makina me të cilën u vra Erioni, është lëvizur nga ai vend ku u vra dhe është dërguar te "Hotel Florida", pronë e Hasanëve në Durrës. Gjatë kohës që ka qenë Klodi në burg, unë me Indrit Doklen gradualisht u ftohëm me Indrit Taullain, pasi ky i fundit filloi të bënte pisllëqe të vogla, si p.sh., fuste të tjerë me vjedhje etj, gjë që ne s'e pëlqenim. Unë po filloja të rrija me Indrit Doklen.
"DIVORCI" LUL BERISHA-KLOD SALIU
Në këtë kohë kisha parë se Indrit Taullai rrinte me Plarentin dhe Julian Meçen. Nja dy muaj pas vrasjes së Erjon Lames doli nga burgu Luli. Unë me Indrit Doklen shkuam për vizitë në shtëpinë e re që ndërtoi përballë Plarenti. Te shtëpia ishte Luli dhe Mond Çekiçi. Vizita ishte thjesht dhe ne u larguam. Pas rreth 20 ditësh nga ardhja e Lulit doli Klodi nga burg. Atë ditë që doli nga burgu, unë e takova Klodin për pak kohë se kishte shumë njerëz për vizitë. Të nesërmen po bëja xhiro me një fuoristradë të Verit, që nuk më kujtohet si e ka emrin gjatë. Gjatë xhiros pashë Lulin që po shkonte me Plarentin tek shtëpia e Klodit në Spitallë. Pas dy ditësh më thirri Klodi dhe unë shkova në Spitallë. Ai më tha që njerëz më të afërt kam ty dhe Indritin. Me Lulin nuk kam më punë, meqë kur isha në ditë të zeza, nuk më pa njeri. Pas tre-katër ditësh, Klodi me Shkëlqimin, të vëllain shkoi te shtëpia e Lulit për t'i kthyer vizitën. Unë e pashë vetë këtë, pasi në atë kohë isha te shtëpia e Klodit. Unë mesa me kujtohet pritëm me gjithë Indritin jashtë shtëpisë së Lulit me dy makina dhe i pritëm derisa u kthyen pas gjysmë ore, që nga ajo ditë Klodi nuk është takuar asnjëherë me Lulin. Mbas takimit Klodi u shpreh: "Kishim ça kishim me Lulin, i pashë pisllëqet e tij dhe nuk më ka ndihmuar, tani ai në punën e tij, unë në punën time. Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm ça kishim për të ruajtur, tani nuk jemi armiq dhe të shikojë çdonjëri punën e vet". Pas ndarjes me Lulin, Klodi kishte si shok të ngushtë Indrit Doklen dhe pastaj mua. Në atë kohë filloi të afrohej dhe Altin Begu që ishte çun i lagjes. Altini i rrinte në shërbim me makinë Shkëlqimit, vëllait të Klodit, kur bridhte për punën e Klodit kur ishte në burg. Pas një muaji, rreth nga mesi i vitit 2002, Klodi i shiti një tokë që kishte tek Plepat në Durrës një tiranasi dhe mori nja 70 mijë dollarë që i futi në punë. Klodi na tha: "Çuna, ju m'u gjendet në ditë të zeza dhe ju me kismet të na eci puna do t'u ndihmoj dhe do të rregullohemi të gjithë". Klodi filloi të blinte drogë, heroinë të pastër. Unë nuk e di se ku e blinte, pasi Klodi ishte shumë i zgjuar dhe nuk na tregonte se ku e merrte drogën. Ai zakonisht merrte 6 kg heroinë, ndonjëherë 12 kg dhe e sillte te shtëpia e vjetër dhe për këtë nuk dinte gjë njeri. Këtë muhabet e dinim vetëm unë, Altini dhe Indriti. Klodi na mësoi se si bëhej përzierja. Përzierja bëhej me frutatriçe, që është një aparat elektrik që ne e fusnim në prizë dhe e përziente vetë. Ne hidhnim në aparatin përzierës 150 gram heroinë të pastër dhe e përzinim me 350 gram që është pluhur apostafat dhe bëhej gjysmë kile, të cilën e paketonim dhe e stamponim. Ne e paketonim me skoç kafe, i cili është ngjitës rulo dhe e stamponim me një kallëp hekuri. Klodi pasi e bënim gati, e niste në Itali. Dua të them se Klodi ishte shumë i kujdesëm edhe me transportimin e drogës nuk ngatërronte asnjë nga ne, pasi ne vetëm e paketonim dhe e lajmëronim që ishte gati dhe iknim. Klodi niste zakonisht një dërgesë prej 20 kg drogë në muaj. Pasi merrte paratë e ngarkesës së parë, ai niste tjetrën. Paratë i merrte gjithmonë në dorë. Pasi merrte paratë e dërgesës së parë, merrte drogën e pastër që e përzienim ne. Për rreth një vit puna eci normal dhe ne dërgonim nga një ngarkesë në muaj. Pas një viti që filluam këtë punë, Klodi na tha që na u kap një ngarkesë rreth 20 kg heroinë në Kroaci dhe që atëherë puna ra pak, pasi ishte e vështirë për të gjetur transportues si dhe kishim frikë mos kapnin ngarkesën. Që atëherë dërgonim më rrallë, rreth 1 herë në dy muaj. Tre ose katër muaj pas kapjes së ngarkesës së parë na u kap dhe një ngarkesë tjetër prej 15 kg drogë të llojit heroinë, e cila u kap në qytetin e Modenës në Itali. Shoferi më duket se ka qenë ose slloven, ose kroat, por nuk mund të them me siguri këtë. Pasi u kap kjo ngarkesë, u bënë dhe dy ose tri rrugë me heroinë dhe u la puna. Klodi më ka thënë se fitimi ishte rreth 40 mijë euro për ngarkesë.
FUQIZIMI I INDRIT DOKLES
Pas gjashtë muajsh kur Klodi doli nga burgu dhe ne kishim filluar punë në drogë, Indritit të vogël filloi t'i pëlqeje vetja dhe kur shkëmbehej me Lulin, e shante nëpër dhëmbë dhe e shihte shtrembër. Një ditë te muzeumi shkëmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altin Begun. Indriti e shau nëpër dhëmbë dhe Luli e pa dhe ktheu makinën. Kur e arriti, hapi xhaminë e makinës dhe i tha: "Nuk është mirë të bëjmë fjalë me njeri-tjetrin se je i vogël ti. Indriti i kishte thënë se nuk të shava. Atë ditë u takuam në një lokal me Indritin e vogël, Klodi dhe Altini. Indriti i tregoi muhabetin dhe Klodi i tha se nuk është mirë të bëjmë fjalë me njëri-tjetrin se kemi ngrënë bukë bashkë dhe do qeshë dynjaja. Pas 10 minutash ai tha, "çfarë ka ai byth..., hajde shkojmë në shtëpi të marrim armët". Shkuam morëm pistoletat dhe filluam të kërkonim Lulin. Gjithashtu, me vete morën edhe Shkëlqimin. Në një makinë hipi Çimi, Klodi dhe Indriti, dhe në makinën tjetër unë me Altinin për të gjetur Lulin nëpër Durrës. Duke zbritur për tek "Vollga", pamë makinën e Lulit, një 'Benz' i blinduar ngjyrë gri. Klodi e parakaloi dhe i tha që të ndalojë dhe ata ndaluan përballë shkallëve të lokal "Arvit". Aty zbritëm të gjithë nga makina. Luli ishte me Indrit Taullain dhe Julian Meçen, ndërsa ne ishim të armatosur të gjithë me pistoleta, përveç Shkëlqimit. Klodi doli jashtë dhe nuk foli fare dhe dërgoi Çimin të flasë me Lulin, si vëllai më i madh. Çimi del dhe i thotë si është puna që ke kap Indritin. Luli u thotë, 'thuaju atyre kalamajve të tu mos të ngacmojnë këta të mitë'. Shkëlqimi i thotë, 'kalamaj ata nuk janë, por janë çuna që kanë lyer duart me gjak dhe po mora vesh ndonjë ngacmim tjetër, nuk ndahemi mirë me njëri-tjetrin'. Klodi të nesërmen pa Indrit Taullain tek lokali i Lulit "Çera una Volta", i cili ishte vetëm në trotuar. Klodi zbriti në këmbë dhe shkoi dhe e kapi tek qafa Indritin dhe duke e shtrënguar i thotë, "veç se kena hëngër bukë bashkë, se e di se ça të bëj". Indrit Taullai i thotë të hiqte dorën, dhe u ndanë. Atë ditë, Klodi ka qenë me Altinin në makinë. Këtë muhabet unë e mora vesh nga Klodi. Pas 4 -5 muajsh vjen Plarent Dervishi nga Amerika dhe këta sikur forcohen. Fillojnë përsëri të shikoheshin me inat, zakonisht Plarenti ishte ngacmues. Ne talleshim dhe qeshnim, duke i lënë të kuptohet se nuk kishte çfarë të na bënte neve. Një muaj para se të vritej, Klodi takohet me Nar Kokën te "Zeusi". Atje Klodin e çova unë me makinë. Nari e kishte ftuar Klodin për kafe. Unë pashë që nga jashtë që Nari ishte ulur të tavolina e fundit dhe dukej nga xhami. Ata ndenjën dhe rreth një orë e gjysmë muhabet. Mua me mori Klodi në telefon pasi kisha një nr. me kontratë dhe e kisha marrë në emër të nënës sime, Nurije Maku.
ROLI I NAR KOKES
Kur shkova brenda takoj Klodin, i cili thotë merre këtë pistoletë se me dhuroi Nari dhe me prit jashtë. Pistoleta ishte e prodhimit izraelit. Kur Klodi doli nga lokali ku ishte me Nar Kokën, ne shkuam me makinë te hotel "Kontinentali" dhe aty erdhi Indrit Dokle të cilin e morën ne telefon. Kur u ulëm në lokal, Klodi tha që bisedova me Narin dhe ai më tha që të vrasim Lulin. Unë i thashë po. Klodi na pyeti se çfarë të bëjmë, dhe ne i thamë që jemi gati. Klodi nuk na tha arsyen se pse Nari i kishte kërkuar që ne të qëllonin Lulin. Klodi tha që Nari me dhuroi një pistoletë dhe më pyeti se ku e kisha. Unë i thashë qe e kam të makina. Indriti, kur dolëm nga lokali, erdhi dhe më pa pistoletën dhe na tha që t'ia jepnim atij. Klodi i tha, merre dhe ja dha. Në lidhje me këtë pistoletë dua të them se Indrit Dokle ja ka dhënë Altin Ollinit, i cili ishte shok me Altin Lamaj, pasi pas vrasjes se Klodit rrinim në Tiranë dhe takoheshin te lokal "01" e rrinim me ta. Lokali "01" ndodhej afër stadiumit "Dinamo", te rruga "Komuna e Parisit". Në darkë unë shkova në shtëpi, gjithashtu edhe Klodi shkoi në shtëpi dhe bisedoi këtë punë me vëllanë e tij, Shkëlqimin. Shkëlqimi i thotë Klodit që nuk duhet ta bësh këtë pune, pasi Nar Koka është intrigë e gjallë. Në mëngjes u takuam në kafe me Klodin, i cili na tha se nuk bëhet gjë për vrasjen e Lul Berishës dhe na tregoi bisedën e bërë me vëllanë e tij, Shkëlqimin. Një javë përpara se të vritej Klodi, erdhi nga Italia një djalë nga lagjja e Klodit, Osman Truma. Klodi njihej me Osmanin, sepse ishin çuna lagjeje. Nga bisedat mes tyre ishte rënë dakord që të hapin së bashku një sallë lojërash për fëmijë "Xhoko". Gjatë këtyre ditëve, Osmani rrinte me ne. Ditën që është vrarë Klodi, ai ka përcjellë në Rinas rreth orës 13:00 një shtetas italian, që kishte ortak në fabrikën e prodhimit të çantave që gjendet në "EUM", në Durrës. Rreth orës 14:00, Klodi më telefonoi me telefonin e tej me kontratë që e kishte marrë në emrin tim, dhe më thotë se i ishte prishur makina në rrugën e Rinasit duke ardhur për në Durrës, dhe më tha të shkoja ta merrja. Unë, së bashku me kushëririn e Altinit që quhet Moisi, nga Durrësi jemi nisur me makinën time tip "Benz" 2500 me targa DR 1635 me germë C ose D. Klodin e kemi takuar pak më larg se fabrika e tullave, në Vorë. Klodi ka hipur në makinën time, ndërsa Moisi ka hipur në makinën e Klodit dhe duke e rimorkiuar, jemi kthyer në Durrës te fabrika e çantave 'UEM'. Pasi lamë Klodin te fabrika, shkuam për ta rregulluar makinën në Shënavlash, sa kalon mbikalimin e autostradës, në krahun e djathtë të një servisi ku pronari quhet Besnik. Pasi blemë pjesët e këmbimit në Xhazotaj, ne shkuam te mekaniku dhe rregulluam makinën dhe ja dërguar Klodit te fabrika ku po rrinte, rreth orës 19.00.
Pasi takuam Klodin, unë i kujtova orarin e ndeshjes së futbollit në kalçeto në orën 20:00. Klodi më tha të shkonim të bëheshim gati dhe shihemi në kalçeto. Në orën 20.00, në kalçeton që ndodhet te "Eurodrini", në afërsi të Urës së Dajlanit, erdhi Klodi dhe kemi luajtur së bashku rreth një orë. Ne luanim 5 me 5, ku në ekipin tim ishte Klodi, Gent Rexhepi nga Durrësi dhe dy persona të tjerë që nuk i kujtoj. Kundër nesh luajtën Tepshet, që në afërsi të "Galaktikut" kanë një servis makinash. Pas ndeshjes unë pyeta Klodin nëse ishte për kafe, dhe ai u përgjigj se ishte i lodhur dhe u nis për në shtëpinë e tij, ndërsa unë shkova në shtëpinë time rreth orës 21:10, me makinën time. Klodi nga kalçeto u largua së bashku me Osmanin, me makinën e tij që e rregulluam atë ditë. Rreth orës 22:00, kur unë isha në shtëpi duke parë televizor, më ka telefonuar Indrit Dokle dhe më ka thënë se ka bërë karambol Klodi me makinë dhe ka thënë të shkoja te kirurgjia për t'u interesuar se ishte duke ardhur. Menjëherë unë u vesha dhe me makinë shkova te spitali në Durrës, në kirurgji, sipas fjalëve të Indritit. Aty mora vesh se në kirurgji ndodhej vetëm Osmani i plagosur, ndërsa Klodin e kishin dërguar në Spitalin Ushtarak. Këto informacione i mora nga policia që gjendej aty. Menjëherë u nisa për në Spitalin Ushtarak, ku më thanë se ishte Klodi, rrugës më mori Indriti dhe më pyeti nëse Klodi ishte në spitalin e Durrësit apo jo. Unë iu përgjigja Indritit se Klodi ndodhej në Spitalin Ushtarak dhe se unë po shkoja në drejtim të tij. Indriti pas ndeshjes ishte nisur për në drejtim të Tiranës, ku ka edhe shtëpinë dhe këto telefonata po mi bënte rrugës në kthim për në Durrës. Indriti për Klodin kishte informuar dhe një person me emrin "Zaçe", ku i kishte thënë se Klodi kishte bërë aksident. Kur vajta në Spitalin Ushtarak, aty gjeta Indritin, i cili më tha se Klodi kishte vdekur jo nga aksidenti, por e kishin vrarë me armë. Pas 10 minutash aty erdhi Leonard Koka, të cilin e kishte njoftuar Indrit Dokle në lidhje me vrasjen. Nardi erdhi me makinën e tij tip 'Benz', i pashoqëruar me njeri. Pasi erdhi Nardi aty, ai thirri Indritin te makina e tij, por me Indritin shkova dhe unë. Indriti e pyeti Nardin: "o Nar, kush e ka vrarë"? Dhe, Leonardi u përgjigj: "Lul Berisha e ka vrarë". Te Spitali Ushtarak erdhi Altini, të cilin e lamë aty. Ndërsa unë dhe Indriti shkuam tek lokali "Trieste", në plazhin Durrësit për t'u qetësuar për ngjarjen. Gjatë rrugës po bisedonim për vrasjen e Klodit, dhe Nari na tha se me 100 firma e jap unë që ai Luli e ka vrarë. Kur shkuam te lokali gjetëm Ard Abazin, që është shofer i Lefter Kokës dhe Mondin, nipin e Narit. Më pas shkova në shtëpinë time dhe i lajmërova për vrasjen e Klodit, pastaj u ktheva tek lokali. Më vonë unë dhe Indrit Dokle shkuam te shtëpia e Klodit, ndërsa Nari nuk erdhi. Aty lajmëruam prindërit e Klodit dhe pasi sollëm trupin e Klodit nga Tirana, e bëmë gati. Të nesërmen në varrim nuk erdhi asnjë nga kundërshtarët e tij, as Luli, e as shokët e tij. Mbaj mend që erdhi babai i Indrit Taullait.
ATENTATI I DESHTUAR
NDAJ LUL BERISHES
Pas vrasjes së Klodit, unë me Indritin u angazhuam për të marrë hak. Luli, 4-5 ditë para vrasjes së Klodit kishte shkuar në Turqi dhe erdhi të nesërmen e varrimit të Klodit. Me Indritin, blemë një makinë "Volsvagen Passat", të cilën do ta përdornim për vrasjen e Lul Berishës. Kjo makinë ishte pa targa dhe ishte e vjedhur jashtë shtetit. Makina kishte ngjyrë ulliri të hapur. Indriti, nëpërmjet shoqërisë së vet thirri për të kryer vrasjen e Lul Berishën dy persona nga Burreli, njëri me emrin Ervin dhe tjetri Alban. Dy personat nga Burreli, Indritit ia gjeti Altin Olloni, që banon në 'Komunën e Parisit', Tiranë. Në fillim erdhi Altini në Durrës, që takoi Indritin dhe ne u takuam te shtëpia e Altinit. Te shtëpia e Altinit, i thamë të na gjejë dy persona dhe do t'u jepnim nga 100 mijë euro për vrasjen e Lulit. Dua të them se Indriti ka qenë shok që shumë kohë më parë me Altin Ollonin. Altini i tha se do i gjente ai. Unë mora një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, tek Muzeumi i Dëshmorëve, nëpërmjet agjencive që merren me dhënien e shtëpive me qira. Kjo shtëpi është në katin e tretë të një pallati 5-katësh, përballë ish-punishteje dhe lekët i kam paguar me faturë për 6 muaj. Këtë shtëpi do ta përdornin Ervinin dhe Albanin. Këto të dy kanë ardhur 2-3 ditë para të 40-tave të Klod Saliut dhe i solli Indriti tek shtëpia që e zumë me qira. Kur erdhëm tek shtëpia me qira, shkuam unë me Indritin dhe këta të dy. Indriti u tregoi të gjitha fotografitë e Lulit që kishim dalë në kohën kur ishim bashkë. Atë natë bëmë plane se si do të qëllojmë Lulin. Armët i morëm te shtëpia e Klodit dhe u dhamë dy automatikë "Skorpions" me numra të fshirë, një pistoletë dhe një pistoletë të vogël, të gjitha me silenciator. Ne bëmë plane që të vrisnim Lulin tek lokali i tij "Ç'era una Volta". Unë i mora dy çunat dhe i dërgova nëpër rrugica deri te lokali i Lulit natën, dhe u tregova vendin kur lokali ishte i mbyllur. Ata e kontrolluan vendin dhe e shëtitën në këmbë për ta njohur më mirë. Ata nuk kishin qenë asnjëherë në Durrës. Ata kërkuan dhe shofer për të drejtuar makinën, pasi nuk njihnin qytetin. Indriti u interesua për shofer dhe Gaz Qorri, që është nga Spitalla, një shok i Indritit na dërgoi kunatin e tij nga Ferma e Sukthit, të cilit i kishte marrë motrën për grua. Gazi ishte çuni i xhajës së Altinit. Ne i thamë Gazit se na duhet për të drejtuar makinën që do përdorim për vrasjen e Lulit dhe do i japim 20 mijë euro. Shoferi erdhi pasi kishte bërë muhabetin me Gazin dhe ishte dakord. Ditën ku u mbushën të 40-at nga vrasja e Klodit, Ervini, Albani dhe shoferi u nisën për të vrarë Lulin. Shkojnë me makinën që e blemë dhe me targa gjermane false, që ja ka vënë Ridi Xhunga, vëllai i Ilir Xhungës, me një djalë që e ka emrin Besnik të cilin e arrestoi policia për këtë ngjarje. Indritin, një ditë para të dyzetave të Klodit thirri në telefon Ridin dhe i dha çelësat e makinës 'Pasat' që ndodhej të shtëpia me qira te Muzeumi dhe i tha të shkonte ta lante. I dhamë targat gjermane dhe i thamë t'ia vinte. Atyre s'u treguam asgjë për punën, që do të qëllonim Lulin. Albani dhe Ervini, pasi shkuan tek lokali zbritën dhe po shihnin për Lulin. Në atë moment Luli ishte futur tek bashkia. Në ato momente, ata për të mos rënë në sy që po prisnin Lulin, hynë në makinë dhe filluan të bëjnë xhiro për rreth bashkisë. Aty i kapi një polici i qarkullimit që quhet Tarja. Ai u sheh armët dhe u thotë të ndalojnë. Ata i thanë që na lër të ikim dhe të japim ndonjë lekë. Por, Tarja nuk pranoi dhe lajmëroi me radio policinë. Në këtë moment këta lanë armët dhe ia mbathën. Kjo punë dështoi. Në këtë moment ne kemi qenë për të dyzetat e Klodit te lokali i Lumnës, në Spitallë. Këta çunat morën ne telefon Indritin dhe i treguan për këtë punë. Dua të theksoj se armët që i lanë në makinë çunat ishin të pastra, pra nuk ishin të përdorura më parë në ndonjë rast tjetër, pasi ne nuk mbanin armë të pista në shtëpi, që mos të kishim probleme.
Pas të dyzetave, Indriti fjeti te shtëpia ime dhe të nesërmen nisemi për në Tiranë. Atje takuam Altin Ollonin, te lokali "01", te 'Komuna e Parisit' dhe i themi këtu-këtu puna. Më pas, që nga ajo ditë kemi ndenjur 20 ditë te shtëpia e Indritit. Gjatë këtyre ditëve, ne rrinim me Altin Ollonin. Atje unë mora një shtëpi me qira dhe Indriti zuri një dashnore, D.K rreth 30 vjeç dhe rrinte te shtëpia e Denisës me qira. Indriti pagoi lekët për 6 muaj. Shtëpia e Denisës ishte te 'Komuna e Parisit'. Te shtëpia që mora unë linim armët, ndërsa flinim tek shtëpia e Denisës. Gjatë kësaj periudhë nuk shkonim fare në Durrës, me qëllim që Luli të dilte lirshëm. Gjatë kësaj kohe që takoheshim me Altinin, jemi takuar dhe me Albanin e Ervinin nga Burreli. Ne po bisedonim që në duhej një djalë tjetër për të vrarë Lulin. Ata thanë që e gjejmë ne personi. Ky person erdhi te shtëpia me qira që i morëm Denisës. Ky djalë quhet Sela, të cilin po ta shikoj, e njoh. Tek shtëpia isha unë me Indritin, Albanin, Ervinin, Altin Ollonin dhe Selën, që ramë dakord që të bëhej vrasja për shumën prej 150 mijë eurosh. Dua të them se këto lekët i kishim futur në punë për të vrarë Lulin dhe i fituam pasi nisëm një dërgesë prej 20 kg heroinë nga Kosova për në Itali. Këtë dërgesë e kishim nisur pa mbushur dyzet ditët e vdekjes së Klod Saliut. Transportuesin e drogës e gjeti Indriti dhe ai ishte një kosovar. Drogën në Itali e priste Ervin Cuko, nga Spitalla dhe ai na...(vijon ne faqet 14-15)



Kundërtank për atentatin, vrasja në disko e Koldashit
» Dërguar më: 01/10/2009 - 13:27





(vijon nga faqja 13)
...dërgoi rreth 180 mijë euro. Këto para, 100 mijë shkuam e i morëm tek shtëpia e Ervinit dhe 80 mijë eurot e tjera i morëm më vonë. Dua të them se Ervin Cuko erdhi vetë tek ne, pas vrasjes së Klodit dhe na kërkoi të punonte me ne. Drogën ai e priste në qytetin e Peskarës, në Itali. Ndërkohë, në kohën që qëndronim në Tiranë, së bashku me Indritin kemi bërë edhe dy a tre rrugë tjera me drogë. Droga ishte e pastër dhe ne pasi e blinim, e shtonim duke përzier. Nga kjo punë që është bërë kemi fituar 600 mijë euro të thata, para të cilat i mbante Indrit Dokle në shtëpinë e tij.
RRENGU QE I PUNUAM LUL BERISHES
T'i kthehemi edhe njëherë përpjekjeve që kemi bërë për vrasjen e Lul Berishës. Një javë rresht, Sela së bashku me Ervinin dhe Albanin kanë ruajtur Lulin për ta vrarë tek lokali i tij "Ç'era una Volta", te fermentimi. Pamë se ata nuk po arrinin ta qëllonin Lulin. Ne menduam që t'i bëjmë një intrigë Lulit. Për këtë qëllim, shkuam me taksi së bashku me Indritin tek pallatet e reja, tek "Vollga" dhe takuam Nar Kokën. Pasi bëmë muhabet me te dhe i thashë që neve nuk kemi gjë me Lulin, i thamë Narit që po deshi ai të vijë të pijë kafe me ne. Pasi bëmë këtë muhabet, unë me Indritin u nisëm për në Tiranë dhe shkuam tek shtëpia e Indritit. Atje Nari mori në telefon Indritin, po atë natë që të vinte me Indrit Taullajn që të na takonte. Ne i thamë që të vinte dhe të na takonte në Tiranë dhe lamë takim tek "21 Dhjetori", tek shtëpia e Indritit, në një lokal poshtë shtëpisë, tek Drejtoria e Taksave. Vonë në darkë, Nari erdhi me Indrit Taullain dhe një djalë që e thërrasin Klod Cerri, i cili aktualisht përdor makinën e Narit, një fuoristradë të zezë tip 'Benz'. Pasi u ulëm tek lokali filluam bisedën, dhe Indrit Dokle i tha Indrit Taullajt se çfarë kishte me neve. "Po ta dimë se jemi hasmë, na thuaj që jemi hasmë, në qoftë se nuk kemi gjë, në rregull. Ne s'jemi komandantë, se komandantët vdesin shpejt". Indrit Taullai i tha që, 'nuk kemi gjë, dhe as mos e vrit trurin'. Mbasi ndenjëm një copë herë me njëri-tjetrin dhe bëmë shaka, u ndamë dhe unë me Indrit Doklen shkuam tek shtëpia e Denisës, ku na priste Sela me Ervinin. Të nesërmen niset Sela me Ervinin për në Durrës për të vrarë Berishën. Ata morën nga një pistoletë, ku Sela kishte një pistoletë tip 'Klock', ndërsa Ervinit nuk ia mbaj mend llojin. Të dy ata shkuan në Durrës me furgon. Aty rreth orës 10:00, Luli del nga shtëpia dhe Ervini që po e ruante tek polici që rri në kryqëzim, i lajmëron Selës që po e priste tek stacioni i trenit se 'Benzi' i Lulit është duke ardhur. Luli afrohet para lokalit të tij, zbret nga makina dhe po bënte shaka me Isuf Morinën dhe me një tjetër me mbiemrin Haxhiaj. Sela ishte në trotuarin përballë lokalit dhe afrohet avash-avash pranë Lulit. Kur i afrohet, rreth dy metra pranë tij e nxjerr pistoletën, e mbush ia drejton Lulit për ta qëlluar. Në fillim qëllon Isuf Morinën. Në atë moment fut dorën në brez ai që e kishte mbiemrin Haxhiaj dhe Sela e qëllon edhe atë dhe vazhdon duke qëlluar në drejtim të Lulit. Luli rrëzohet në tokë dhe në këtë moment, pistoleta e Seles ngeci dhe nuk mund të qëllonte më. Pastaj Sela iku me vrap dhe Luli thërret me të madhe, "oj none, oj none". Sela pas kësaj ikën dhe vjen në Tiranë dhe u takuam me të tek shtëpia e Denisës. Ne e pyetëm se si ndodhi ngjarja dhe ai na tregoi gjithë ngjarjen, siç e thashë më sipër. I thamë nëse e kishte vrarë, por ai na tha se nuk e kishte vrarë dot. Atëherë ne i dhamë atij 25 mijë euro dhe Selën e nisëm për në Burrel. Në darkë shkuam tek shtëpia e Indritit dhe na merr Nari në telefon. Telefonin e hapi Indriti dhe Nari i tha: "O Indrit, çfarë na bëre". Indriti i thotë në telefon që unë, 's'kam bërë gjë dhe nëse t'i mendon se unë kam bërë gjë, thuaji Lulit që të vijmë dhe ta takojmë tek shtëpia e tij në Durrës'. Nari në moment mori Lulin në telefon dhe i tha për bisedën që po bënte me Indritin, dhe i tha se Luli i kishte thënë që të vijnë.
BALLAFAQIMI NE
SHTEPINE E LUL BERISHES
Kur Nari po fliste në telefon me Indritin, herën e parë me Narin foli dhe babai i Indritit, Mensuri, por bënë biseda pa interes. Nari njihet me Mensurin, pasi ky i fundit ka qenë drejtor i rezervave në Durrës pas vitit 1997. Këtë Indriti e përdori për t'i treguar Narit se babai i tij ishte në dijeni që do të shkonim tek Luli, në mënyrë që Luli mos të bënte ndonjë pisllëk. Atë natë, në përfundim të bisedës, pasi mori miratimin e Lulit, ne i kërkuam Narit që të vinte të na merrte me makinë. Pas rreth gjysmë ore erdhi tek shtëpia e Indritit shoferi i tij, i quajtur Tit Cenka, me një "Benz Rexhina". Titi mori në telefon Narin dhe i tha se ne kishim arritur. U futëm të shtëpia e Lulit, ku aty gjetën Nar Kokën, Indrit Taullatin, Lulin dhe Plarentin. U hap biseda për gjuajtjen e Lulit dhe neve i thamë se nuk kishim gjuajtur. Luli na tha se ju keni shtirë njerëz për të më gjuajtur mua. Ne i thamë, jo, dhe i thamë të shikonte se mos i kishte gjuajtur çuni i dajës së Klodit, që është në Itali, se mos ta ka bërë Çimi, vëllai i Klodit. Luli tha që, 'nga Çimi unë rroj 10 vjet, këtë Indrit ma ke bërë ti'. Ne i thamë Lulit që nuk kemi bërë gjë. "Po të kemi bërë gjë, ja ku na ke, na vrit". Ai na tha se përderisa ju kam ftuar në shtëpi, as qimja e flokut nuk na lëviz. Unë e pyeta se si e kishte dorën dhe ai më tha, mirë e kam. Pasi bëmë shaka pak me njëri-tjetrin, dolëm nga shtëpia e Lulit. Luli qëndroi tek dera kryesore e shtëpisë, Lenti tek porta e jashtme. U larguam unë me Indrit Doklen, Indrit Taullain dhe Nari. Ikëm bashkë me makinën e Narit. Kur shkuam tek kryqëzimi për tek polici, unë thashë të ikim të pimë ndonjë gotë dhe i thashë të pinim në Tiranë, por Nari nuk pranoi dhe shkuam tek lokal 'Trieste'. Nari rrugës u dërgoi sms pronarëve të lokalit, duke u thënë: mbylleni lokalin dhe kur shkuam, e kishin mbyllur. Atëherë, ne u kthyem për në shtëpi, në fillim çuam Indrit Taullain tek shtëpia e tij. Pastaj më dërguan mua tek shtëpia ime së bashku me Indritin. Të nesërmen, së bashku me Indrit Doklen kemi shkuar në Tiranë. Mbas dy ditësh Indrit Dokle i telefonoi Indrit Taullait, pasi kishim shkëmbyer numrat me njëri-tjetrin gjatë kohës që ishim në makinë. Indrit Dokle i thotë Taullait, 'kur të vijmë të pimë ndonjë kafe?' Indrit Taullai i thotë, hajde kur të duash. E lamë një ditë të caktuar që të takoheshim me Indritin, tek shtëpia ime në Durrës. Atë ditë që e kishim lënë për t'u takuar, vjen Indriti me makinën e blinduar të Lulit tip "Benz sel", ngjyrë miu. Pasi hipëm në makinë, dolëm xhiro nga plazhi duke bërë muhabet. 'Benzin' e drejtonte Indrit Taullai, unë kisha hipur mbrapa, ndërsa Indrit Dokle ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit. Mbasi bëmë muhabet dhe një xhiro me makinë me Indrit Taullain, ai na la tek shtëpia ime dhe e lamë që të takoheshim edhe njëherë tjetër.
SI I QELLUAM TAULLAIT
ME FISHEKE MESIMORE
Mbas tre-katër ditësh ishim tek shtëpia e Indrit Dokles, në Tiranë dhe po bënim muhabet të dy për të eliminuar Indrit Taullain. Ne vendosëm që ta vrisnim Indritin tek 'Benzi' i Lulit, por pasi ta bënin këtë, vrasja do t'i ngelej Lul Berishës. Kështu që e vendosëm për ta eliminuar. E morëm në telefon Indrit Taullain dhe i thamë që të pinim një kafe. Indriti pranoi dhe ne i thamë që të takoheshim te shtëpia ime në Durrës. Në të errësuar u nisëm për në Durrës dhe kur shkuam tek shtëpia ime, e lashë me Indrit Doklen që Indriti të hipte përpara makinës, ndërsa unë mbrapa. Indrit Dokle mori një pistoletë franceze me silenciator, ndërsa unë mora pistoletën 'Bereta'. Kur Indrit Taullai iu afrua shtëpisë sime, mori në telefon duke na thënë se kishte ardhur. Ne dolëm nga shtëpia me pistoleta në brez. Kur shkuam të hipnim tek makina, Indriti hapi derën e pasme dhe hipi mbrapa, ndërsa unë u ula në vendin e parë të pasagjerit. Indrit Taullai dyshoi dhe më tha: "o Tiku, do na falësh se kam një muhabet me Indritin". Pasi bënë muhabet rreth pesë minuta, më thërrasin mua dhe unë futem brenda makinës në vendin e parë. Shkuam deri tek Ura e Dajlanit dhe aty Indrit Taullai na thotë se ku do të shkojmë. Unë i thashë të shkojmë nga Plazhi dhe u nisëm rrugës së plazhit. Sapo hymë tek rruga e plazhit, unë i them Indritit, "si i gjuajtët Klodit, Klodi donte të të afronte". Indriti më tha, "sa më dhemb shpirti mua për atë, nuk ju dhemb ju të dyve". Pastaj vazhdoi të thoshte se kishte qenë ai që e kishte penguar, se ata kanë dashur ta vrisnin më përpara (e kishte fjalën për Lulin dhe Lentin). "Isha unë ai që vendosa të mbarohej kjo punë, çfarë u bë u bë". Pas kësaj, Indrit Taullai e ndryshoi muhabetin dhe po na thoshte se do të vinin 50 kg kokainë nga Bolivia me 10 mijë dollarë kilogrami. Shkuam deri në fund, te Plepat dhe aty Indrit Taullai na thotë të ktheheshim, por unë i thashë t'i binim nga unaza dhe të bëjmë atë rrugë që bëmë herën tjetër. Dhe, ashtu bëmë, i ramë nga Unaza. Sapo futemi tek hyrja e Unazës, Indrit Dokle nxjerr pistoletën dhe qëllon Indrit Taullain. Taullai thërret me të madhe dhe hap derën. Qëllohet edhe dy herë të tjera. Në atë kohë, makina ngel pa shofer dhe unë kapa timonin dhe i bie anash rrugës. Pasi ndaluam makinën kemi hedhur pistoletat në kanal, tek shinat e trenit dhe kemi ikur me mendjen se e kemi vrarë Indritin. Lajmëruam Rid Xhungën dhe pasi ai erdhi me makinën, kemi shkuar ne Tiranë, tek shtëpia e Indrit Dokles. Për vendin ku kemi hedhur armët, jam në gjendje që t'u dërgoj atje dhe t'i gjej konkretisht ku i kemi hedhur. Ditën tjetër morëm vesh se Indrit Taullai ishte akoma gjallë dhe ne u habitëm se si kishte mundësi, sepse gëzhojat dolën nga arma dhe ato i kishte gjetur Lul Berisha tek makina e tij. Këtë gjë e mësuam më vonë dhe na e tha Nar Koka disa ditë pas ngjarjes. Nari pas kësaj ngjarje erdhi në Tiranë dhe na takoi tek shtëpia e Indritit, dhe na tha se ndodhi që nuk e vratë. Por, ne i thamë që kemi gjuajtur me fishekë mësimorë. Në fakt, e vërteta ishte se ne i gjuajtëm për ta vrarë atë. Por siç duket, fishekët e pistoletës së Indrit Dokles duhej të kishin qenë fishekë mësimorë. Këtë pistoletë që përdori Indrit Dokle në këtë rast na e kishte shitur Altin Olloni për 1 mijë euro. Kjo pistoletë kishte fishekë kalibër 7.65 mm, por ne nuk e provuam asnjëherë para se t'i gjuanim Indrit Taullait.
TREGTIA E DROGES
Ne morëm vesh nga Nari më vonë se kur e kishim qëlluar Indrit Taullain, ai kishte shkuar me vrap tek lokal "Trieste" dhe atje e kishte marrë në telefon Lul Berishën dhe i kishte thënë se më kanë qëlluar. Luli nuk kishte shkuar vetë, por i kishte telefonuar Narit dhe i kishte thënë që të merrte Indrit Taullain. Edhe ai kishte çuar një njeri tjetër. Nari na tregoi se kur kishte takuar Indrit Taullain ishte shumë i trembur dhe nuk ishte normal. Luli nuk e besonte historinë që i kishte ndodhur Indrit Taullait, pasi i thoshte se si ka mundësi që nuk të kanë vrarë, sepse këtu qenkan gëzhojat dhe ti ke shpëtuar dhe je hedhur nga makina 50 km në orë. Nari na tha se Luli kishte filluar të dyshonte tek Indriti dhe biles kishte bërë prova me makinë, duke ecur me 50 km në orë me makinën e tij dhe i thoshte Indritit që të hidhej, por Indriti nuk hidhej. Në takimet që Nari ka bërë me ne, si moment nuk më kujtohet mirë, por pas vrasjes së Klodit na tregoi se Plarenti me Indrit Taullain ziheshin të dy, duke thënë se nuk e vrave ti, por e vrava unë. Indriti i thoshte, "po ku qëllon Lenti, e di ti se si qëllon Lenti". Pas ngjarjes së ndodhur me Indrit Taullain, ramë në qetësi. Unë i thashë Indrit Dokles se do të ikja. Kjo, për arsye sepse kishin filluar dyshimet mes nesh, pasi Indriti më thoshte pse nuk po del Luli, mos e lajmëron njeri atë, etj. Kështu që unë u largova për në Itali në muajin korrik të vitit 2005. Në Itali kam qëndruar deri në mes të muajit gusht 2005. Gjatë kësaj kohe komunikoja rregullisht me Indriti. Kur erdha nga Italia, kisha mbledhur 100 mijë euro nga tregtia e drogës. Kur erdha unë në Tiranë, jam vendosur te shtëpia që Indriti kishte marrë me qira nga Denisa. Aty gjeta Ervinin, Selën, Kujtim Bunën, vëllai i burrit të motrës së Indrit Dokles, një djalë me emrin Spartak nga Burreli dhe Sardian Sulejmanin, nga Durrësi. Te nesërmen me Indrit Dokle, Altin Ollonin dhe Ervinin nga Burreli shkuam me avion në Prishtinë, që nga Tirana për t'u interesuar për trafikun e drogës. Pasi bëmë muhabete rreth trafikut të drogës, u kthyem në Tiranë të nesërmen. Mora vesh se Indrit Dokle, këta burrelasit i dërgonte vazhdimisht në Durrës që ta ruanin Lulin dhe ta vrisnin. Pasi unë u ktheva nga Italia, Sela shkoi dhe nja tre a katër herë të tjera në Durrës, së bashku me Sardianin dhe Spartakun për ta vrarë Lulin, por nuk u bë gjë. Kujtim Buna, një natë bëri fjalë me Selën në prani të të gjithëve dhe po i thoshte, 'përderisa do marrësh lekët, përse nuk shkon me e vra, apo po shkon për t'u tallur'. Ngrihet Ervini dhe thotë se këtij nuk i kanë vrarë as nënë e as babë. Aty ndërhyn Indriti, duke thënë, 'ty nuk të takon me fol shumë, se në qoftë se nuk e vrisni ju, do të vrasim vetë'. Kështu që prishet muhabeti dhe vendosem të ndërronim shtëpi dhe u ndamë me ta. Nga ai moment iku Sela me Spartakun, dhe pas dy ditësh iku edhe Vini. Pastaj ne vendosëm me njëri-tjetrin që të largoheshim prej aty.
KUNDERTANKE DHE
KOSOVARE PER LUL BERISHEN
Në atë kohë, unë rrija me Indritin, Sardjan Sulejmanin dhe Kujtim Bunën, pasi me Altin Ollonin ishim prishur. Gjatë kësaj kohe po bënim plane për të vrarë Lulin me kundërtank, për këtë gjë u interesua Kujtim Buna, i cili i telefonoi një personi nga Kosova për të blerë dy kundërtanke njëpërdorimësh. Këto dy kundërtanke i sollën dy shtetas kosovarë, të moshës rreth 40 vjeç. Njëri prej tyre ishte i gjatë dhe rreth 1.80 m dhe i shëndetshëm, kishte flokë biondë, ndërsa tjetri ishte më i shkurtër, rreth 1.65 m me trup të dobët dhe me flokë të rëna. Bisedat paraprakisht me këta i kishte bërë Kujtimi, dhe me këta Kujtimi kishte shoqëri, këtë e kuptuam me pas. Tre apo katër ditë pas porosisë së Kujtimit, dy kosovarët për të cilët fola sollën në Tiranë dy kundërtanket e fshehur në një kamion të mbushur me patate. Kamionin me patate e kanë sjellë deri në afërsi të rrugës "Komuna e Parisit".
Në këtë vend ndaluan makinën pak larg, i morën kundërtanket në një thes dhe na i sollën në shtëpi. Kur erdhën në shtëpi po na mësonin se si t'i përdornim. Nga udhëzimet e tyre mësuam se këto ishin njëpërdorimshe dhe pasi bëhej shpërthimi i parë që çanin blindën, shpërthenin përsëri brenda dhe kishin një temperaturë 4000 gradë. Në këtë kohë, Kujtimi bisedoi me kosovarin e shkurtër dhe i kërkoi t'i gjente nja dy vetë, kosovarë, të cilët duhej të qëllonin për të vrarë Lul Berishën. Erdhën dy kosovarët që i solli baca i vogël, me këtë emër e thërrisnim kosovarin e shkurtër që solli kundërtanket. Me këta e bëmë pazarin për 80 mijë euro për të vrarë Lul Berishën. Ne u kërkuam që të qëllonin me kundërtank, por ata nuk pranuan dhe thanë se është më lehtë ta vrisnim me pistoleta, pasi t'i afrohemi afër. Ne këtyre u dhamë dy pistoleta si dhe fotografinë e Lul Berishës, fotografi kjo e prerë nga fotot e tjera ku Lulit i kishte dalë vetëm koka dhe një varëse me zinxhir. Njëri nga kosovarët ishte më i shkurtër dhe e quanin "kinezi", ndërsa tjetrit nuk ia mbaj mend emrin. Dy kosovarët i dërgoi në Durrës Sardian Sulejmani dhe u tregonte vendin dhe lokalin ku do t'i gjuanin Lulit. Kosovarët i strehuam në plazh, tek një hotel të cilin nuk e di mirë. Ditën që ka ndodhur ngjarja, dy kosovarët po qëndronin në zonën afër lokalit të Lulit, por të shkëputur me nga 50 metra nga njëri-tjetri. Në kohën kur po prisnin daljen e Lulit, njëri prej kosovarëve ishte sulmuar prej tre personave të cilët i ishin qepur për ta rrahur. Ky kishte futur dorën tek pistoleta dhe ishte vetëplagosur po dashje. Siç na tregoi Sardiani më vonë, ai i kishte rënë telefonit të këtij kosovarit, por ai nuk përgjigjej. Më vonë ai është përgjigjur me gjysmë zëri. Atëherë është afruar Sardiani me kinezin dhe e kanë gjetur kosovarin të shtrirë në tokë. Ai i ka kërkuar Sardjanit ndihmë. Por, Sardiani ia ka marrë armën atij dhe kinezit dhe ka ikur. Kinezi, ndërkohë ka lajmëruar policinë dhe ka shkuar bashkë me shokun e tij në spital. Kur policia më pas ka shkuar në spital, kinezi i është dorëzuar policisë dhe kjo tentativë për të vrarë Lul Berishës dështoi.
SI IA MBLODHA AVNI GASHIT
COPAT E KOKES NE QESE
Indrit Dokles i ishte bërë fiksim se Avni Gashi kishte spiunuar kur ishte vrarë Klodi. Kjo përshtypje i ishte krijuar, pasi natën e vrasjes së Klodit, Avniu kishte qenë duke shkuar për në Tiranë dhe kishte ndaluar në autostradë, ku kishte parë makinën e Klodit të përmbysur. Këtë muhabet, Avniu na e kishte treguar mua dhe Indritit. Atë ditë do të luhej ndeshja Shqipëri-Turqi në Tiranë. Para se të fillonte ndeshja, unë me Indritin, Sardianin dhe Kujtim Bunën ishim tek shtëpia me qira, tek "21 Dhjetori". Indriti e mori në telefon Avniun dhe i tha, "hajde e flasim për punë pune, por mos i trego njeriu që ke ardhur këtu". Indriti la takim me Avniun tek hotel 'Mondial', te "21 Dhjetori", në Tiranë dhe e porositi që të vinte me furgon që të mos ta shikonte njeri. Dhjetë minuta para ndeshjes, Avniu i bëri telefon Indritit e i tha se kishte ardhur tek 'Mondiali'. Indriti i tha se po vij aty. Në këtë moment ne ishim te garazhi poshtë shtëpisë sime dhe po prisnim ardhjen e Avniut. Pas telefonatës që i bëri Indritit, ky i fundit dërgoi Sardianin në këmbë për ta marrë Avniun, pasi shtëpia ishte rreth 300 metra larg hotel 'Mondial'. Pas rreth 5 minutash, Sardiani erdhi së bashku me Avniun pa asnjë merak, pasi njiheshin me njëri-tjetrin. Sapo Avniu erdhi, ai u takua me mua, Kujtimin dhe Indritin dhe u ulëm tek karriget. Unë në atë kohë isha duke luajtur në kalçeto dore me topa ping-pongu së bashku me Kujtimin. Përpara se të vinte Avniu, ne e kishim planifikuar se ai do të vritej. Sapo Avniu u ul në një karrige, Indriti e pyeti atë për ngjarjen e vrasjes së Klodit dhe ai i tregoi momentin që na kishte treguar më parë. Pas pesë minutash ata afrohen afër meje dhe Kujtimit. Sardiani ishte në krah të djathtë të Avniut. Kur Avniu afrohet afër kalçetos, Sardian Sulejmani nxjerr pistoletën tip 'Zastava' me silenciator nga xhepi i brendshëm i xhaketës në krahun e majtë dhe e qëllon Avniun dy herë në krahun e djathtë të kokës. Avniu bie menjëherë në tokë. Unë mora një qese të zezë, vesha një palë doreza dhe me qese e mblodha kokën e Avniut dhe qesen e shtrëngova me skoç rreth qafës, në mënyrë që mos të dilte gjaku. Kujtimi më ndihmoi duke e ngritur kokën e Avniut që unë ta fusja në qese dhe ta shtrëngoja me skoç. Pastaj i hoqa jelekun Avniut, pasi ishte bërë me gjak dhe e tërhoqa nga pellgu i gjakut. Hapa bagazhin e "Jaguarit" dhe shtrova qese të zeza dhe pastaj morëm kufomën dhe e futëm brenda të katërt. Jelekun e futëm me një qese dhe e hodhëm në një kazan plehrash në lagje. Pasi e futëm trupin e Avniut në bagazh, filluam të pastronim pellgun e gjakut, të cilin e kemi pastruar me shtupa dhe detergjente. Shtupat, fshesat dhe celularin e Avniut, pasi i thyem, i hodhëm të kazani i plehrave në lagje. Kur i mbaruam këto punë, Indriti na tha që ai do të ikte para me Kujtimin, ndërsa unë me Sardianin do ta ndiqnim mbrapa me "Jaguar".
Indriti me Kujtimin morën një taksi dhe kur taksia erdhi, ne e ndoqëm nga mbrapa. Makinës "Jaguar" i jepja unë, ndërsa Sardiani ishte në vend të parë. Vazhduam rrugën për në autostradë dhe në Sukth morëm Indritin dhe Kujtimin, të cilët kishin zbritur nga taksia. Pastaj kaluam mbikalimin dhe morëm rrugën Plepa-Tiranë. Aty qëndruam në një lokal dhe hëngrëm bukë. Në atë kohë, ishte pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Turqi. Ne pritëm sapo u errësua pak dhe me pas hipëm makinës dhe morëm drejtimin për në Tiranë. Pasi kishim bërë rreth 100 metra rrugë, pamë një lavazh makinash dhe na u duk vendi i përshtatshëm për të hedhur kufomën e Avniut. Kthyem makinën me prapakolp, unë me Kujtimin veshëm doreza nga ato që përdoren për pastrim shtëpie, dolëm nga makina, hapëm bagazhin dhe pasi morëm kufomën e Avniut, e ulëm në tokë. Pastaj unë i hoqa qesen që kishte në qafë dhe këtë qese e futa në një qese tjetër të pastër dhe Avniun e vrarë e hodhëm tek disa ferra poshtë lavazhit. Mbasi e hodhëm trupin, i hoqëm dorezat dhe i futëm tek qesja me gjak. Këtë qese e futëm përsëri në bagazhin e makinës dhe pasi u futëm në makinë u nisëm dhe morëm rrugën nga kishim ardhur. Kur dolëm te 'Katër Rrugët e Shijakut', ndoqëm rrugën për në Tiranë. Kur kaluam Maminasin, ndaluam makinën dhe dogjëm qeset me çakmak dhe nga ato nuk ngeli asgjë. Pastaj vazhduam rrugën për në Tiranë, ku shkuam te garazhi i shtëpisë sime. Ata ikën të tre tek shtëpia e re që kishim marrë me qira, ndërsa unë qëndrova. Më pas mora vesh nga Indriti se armën me të cilën Sardiani qëlloi Avniun ai e kishte bërë copa-copa dhe e kishte hedhur nëpër puseta të lagjes. Të nesërmen te garazhi i shtëpisë sime ka ardhur Kujtim Buna, dhe unë me Kujtimin pastruam edhe njëherë vendin ku u vra Avniu. Mbasi e pastruam mirë dhe na u mbush mendja se nuk kemi lënë asnjë shenjë, filluam të mbyllnim dy vrimat që kishte lënë pistoleta në momentin që u qëllua Avniu. Vrimat i mbushëm me llaç dhe i lyem me gëlqere. Vrimat ishin në faqen e majtë të murit, në pozicion sipër njëra tjetrës kur futesh te garazhi majtas. Pasi i bëmë këto punë, Kujtimi iku, ndërsa unë qëndrova. Disa ditë më pas, Indritin e morën në telefon nga shtëpia e tij dhe i thanë se ka ardhur një fletë-thirrje nga Prokuroria e Durrësit. E kishin sjellë dy oficerë krimesh. Indriti konsultohet me babanë e tij dhe i thotë që nuk kam pse të shkoj. Indriti i tha babait të tij të takonte avokatin, në mënyrë që të pyeste nga prokuroria se për çfarë e kishin thirrur. Avokati nuk kishte kthyer përgjigje dhe pas dy ditësh, Indritit i vjen fletë-thirrja e dytë nga Prokuroria e Durrësit, të cilën ia kishte çuar tek shtëpia një mikrobus policie. Indritin e morën përsëri nga shtëpia e tij dhe e lajmëruan se kishte shkuar mikrobusi i policisë së Durrësit dhe i kishte çuar fletë-thirrjen. Indriti vendosi që të paraqitej në Prokurori.
VRASJA NE DISKO E ILIR KOLDASHIT
Një ditë para se të shkonte në Prokurori, ai ishte së bashku me mua tek shtëpia e tij me qira. Atë natë, tek shtëpia e Indritit ishte Kujtim Buna, Sardian Sulejmani dhe unë. Kujtimi doli nga shtëpia rreth orës 18:00-19:00 dhe na tha se do të shkonte të takonte disa shokë. Vjen në shtëpi aty nga ora 22:30, ishte i prerë dhe filloi të shante me fjalë të ndyra. Unë dhe Indriti e pyetëm se çfarë kishte që shante, por ai vazhdonte duke rrahur duart dhe duke sharë. Indriti e pyeti se çfarë kishte. Ai u përgjigj që truproja i diskos ia kishte bërë për kunj. Ne e pyetëm si është puna, dhe ai tha se kishte hyrë në disko me një shef policie të Lezhës, dhe atë nuk e kishte kontrolluar bodigardi, kurse Kujtimin e kishte kontrolluar. Kujtimi nga mërzia dhe nga inati kishte filluar të pinte në disko dhe kur erdhi në shtëpi, rreth orës 22:30, ishte bërë tapë. Indriti, pasi dëgjoi këtë i tha Kujtimit të shkonte të e zihej. Në këtë moment, Kujtimi stepet pak dhe unë e Indriti i thamë ta linte këtë muhabet për ta zgjidhur nesër. Kujtimi më përgjigjet mua, duke më thënë: "unë të kam ngrënë bukën në shtëpi ty, ndërsa ti akoma s'ma ke ngrënë bukën mua". Indriti i thotë Kujtimit që ai është më i madh se ty, prandaj duhet t'ia dëgjosh fjalën. Kujtimi, pas këtyre fjalëve merr në telefon një shok të tij që është punonjës policie me origjinë nga Kukësi. Kujtimi i tha atij që të shkonte tek shoku i vet, që ishte një mundës me origjinë nga Kukësi, me banim në Laprakë dhe të merrte dy pistoletat. Po ashtu, Kujtimi mori në telefon edhe mundësin që e thirri në emër, po mua nuk më kujtohet, dhe i tha që do të vijë shoku ynë t'i marrë pistoletat dhe t'ia japësh. Ai punonjësi i policisë shkoi i mori armët dhe ia solli po atë natë tek shtëpia, me qese. Ne kishim zbritur nga shtëpia dhe dolëm para restorantit turk, që ndodhet në rrugën e Kavajës dhe e pritëm atë policin që erdhi me makinën e tij. Hipën që të katërt, unë, Kujtimi, Indriti dhe Sardiani. Në makinë morëm pistoletat që ishin dy, unë të tipit 'CZ" dhe "Beretën" e mori Kujtimi. Të gjithë bashkë shkuam te disko që ndodhej tek "Hotel Sheratoni". Aty zbritëm nga makina dhe hymë në disko, unë, Indriti dhe Sardiani, ndërsa Kujtimi dhe polici qëndruan tek dera e diskos. Indriti takoi përgjegjësin e sigurisë së diskos dhe dolën që të dy jashtë duke biseduar, ndërsa unë me Sardianin i shoqëruam nga pas. Kur dalim jashtë, duke kaluar derën e diskos, Indriti i thotë përgjegjësit se cili është badigardi që e ka kontrolluar Kujtimin. Pas këtij momenti, Kujtimi shkon tek cepi i hyrjes së diskos që futesh për nga hoteli. Nga ajo si tip porte që ndodhej në këtë krah nga shkoi Kujtimi, del një person që e tërheq Kujtimin si leckë. Unë ndërkohë i them se kush je ti, se ne jemi katër vëllezër. Në këtë moment pas meje ishte Indriti, i cili me zë të lartë i thotë personit që po tërhiqte Kujtimin: "kush je ti"?
Ky person i thotë se jam Ilir Koldashi, po ti kush je. Indriti i përgjigjet: "unë jam Indrit Dokle". Ai i thotë: "ti je ai krimineli? Indriti i përgjigjet se jam nga Hasi, ndërsa atij i tha emrin e fshatit të tij. Personi nuk iu përgjigj dhe ne morëm rrugën për të ikur. Indriti del tek dera e portës së diskos. Personi ishte afër me Kujtimin dhe Sardianin. Në krahun tim ka qenë përgjegjësi i diskos. Indriti, para se të dalë tek dera shan duke thënë: "mbajeni mend se do t'u bëj motrën të gjithëve". Personi i thotë: "mua më shan nga motra, more kllëf", dhe i turret Indritit. Indriti i tha që unë nuk të shava ty. Kujtimi i del përpara këtij personi që u prezantua si Ilir Koldashi dhe e qëllon me të dy duart në fytyrë. Iliri i gjuan Kujtimit me grusht dhe ata lidhen me njëri-tjetrin duke u munduar t'i qëllonin njëri-tjetrit me grusht. Në atë kohë, Ilirin e kisha me kurriz dhe nxora pistoletën dhe e qëllova dy herë dhe pastaj ika me vrap. Vrapova në drejtim të pastiçerisë "Venecia" dhe mbas meje vjen Kujtimi dhe Sardiani me vrap. Indriti ikën avash-avash, ndërsa ne morëm drejtimin për në rrugën që të çon te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Kur shkova në buzë të rrugës së Elbasanit, afër një muri, tek cepi i tij e hodha pistoletën. Mora rrugën majtas dhe u futua tek rruga në krah të Fakultetit Ekonomik. U ktheva përsëri majtas dhe dola përsëri tek kryqëzimi ku kisha hedhur pistoletën. Aty u bashkova me Sardianin dhe Kujtimin. Kujtimi më dha pistoletën e tij dhe celularin dhe më tha të iki se ishte plagosur. Pashë se Kujtimi kishte gjak tek gjoksi. Pasi ikën Kujtimi me Sardianin, pistoletën e Kujtimit e hodha poshtë një qebaptoreje portative, ndërsa celularin e Kujtimit e kam hedhur në lulishten rrethuese të Fakultetit Ekonomik, brenda rrethimit. Pastaj mora drejtimin e fushës së sportit dhe pasi dola sipër Qytetit Studenti, u ktheva djathtas në një rrugë të asfaltuar dhe dola në rrugën kryesore të Elbasanit, dhe më pas u futa tek kodrat e Liqenit Artificial. Në një rrugicë afër Gardës kam ndaluar një djalë që po vinte me motor, të cilit i thashë që të më çonte deri tek "21 Dhjetorit" se e kam babanë shumë të sëmurë dhe i dhashë 20 euro si shpërblim. Gjatë gjithë rrugës, Indriti më ka marrë në telefon rreth 4-5 herë, duke më pyetur se ku isha.
Nga vendi ku kam bërë vrasjen e deri tek shtëpia, kam folur në telefon vetëm me Indritin dhe asnjë person tjetër. Shkova tek shtëpia e Indritit, ku rrinte me qira dhe aty më tha që ai djali ka vdekur në vend, ndërsa Kujtimi është rëndë. Pastaj Indriti më tha: "çfarë na bëre". Unë iu përgjigja: "ti e shave, Kujtimi i gjuajti, edhe ti po ta kishe në brez në atë moment do të qëlloje". Ai më tha që unë nuk do t'i shtija. Pastaj, Indriti më tha që unë të iki. Unë i thashë që unë po iki, e ai më tha: 'prit se do të vij edhe unë'. Dolëm nga kjo shtëpi dhe kemi shkuar tek shtëpia e një shoku tek stadiumi "Dinamo", në një pallat të ri shumëkatësh. Atë natë kemi fjetur aty dhe i treguam të gjitha atij shokut se çfarë kishte ndodhur. Para se të shkonim, ky shoku e kishte marrë Indritin në telefon dhe i kishte thënë që po e priste. Gjatë kësaj kohe, Indritit i telefonoi babait i tij dhe i tha që në shtëpi kanë ardhur për kontroll policia. Indriti iu përgjigj: "po mire, le të vijnë, se unë nuk kam bërë gjë".
Të nesërmen, unë i thashë Indriti që të shkonim tek shtëpia ime në Tiranë. Kështu bëmë. U nisëm të dy dhe shkuam tek shtëpia ime, që ndodhej tek lagja "21 Dhjetori". Kemi ndenjur në këtë shtëpi një ditë. Unë thirra gruan dhe fëmijët për të ndenjur atë natë me ta, ndërsa Indriti thirri në telefon Ervin Çukën nga Spitalla, i cili erdhi dhe kanë ndenjur bashkë duke bërë muhabet gjithë natën. Të nesërmen në mëngjes, Ervini iku dhe shkoi tek shtëpia e një sportisti nga Kukësi, që merrej me mundje dhe banonte në Tiranë, tek i cili Indriti i kishte lënë 70 mijë euro në ruajtje. Këtë mundësin po ta shikoj, e njoh. Unë atë ditë përcolla gruan dhe fëmijët dhe u thashë që të merrnin plaçkat dhe të shkonin tek shtëpia në Durrës, se kismet kur do të shihemi. Kur iku nusja, vura re se Indriti ia kishte dhënë numrat e telefonit të gjitha Ervinit dhe e kishte ngarkuar që të merrej me punët tona. Ervini shau pasi i ngeli barra atij, e kush merrej me të gjitha këto tani. Indriti i kishte dhënë 10 mijë euro borxh Ervinit. Në fakt, ishin 8500 euro. Indriti e mori në telefon motrën e tij të madhe dhe i thotë të vinte dhe ta takonte. Ne i thamë që t'i binte vërdallë rrugicave se mos e ndiqnin. Ajo erdhi dhe i tha Indritit se babai ka lexuar gjithë natën nenet dhe nuk bën më shumë se 8 vjet burg. Indriti i tha që: "unë nuk kam bërë gjë, do të marr blindën dhe do të dorëzohem". Unë nuk u ndjeva fare. Indriti i dha motrës 50 mijë euro dhe e përcolli. Kur iku motra e Indritit, i thashë atij që të vinte me mua në Itali, por Indriti më tha që do të dorëzohej në polici.
SHERRI PER PARATE ME INDRIT DOKLEN
U ndava me Indritin dhe gjeta një person që niste njerëz për në Itali, pa dokumente. Së bashku me këta persona, që po t'i shoh i njoh edhe sot, por nuk ua mbaj mend emrat, shkova nga Shkodra për në Han të Hotit dhe që andej kalova kufirin në këmbë për në Mal të Zi, por jo nga postblloku i policisë. Këtij burrit i dhashë 2500 euro dhe u ndava me të në kufi, sepse më pas më morën njerëz të tjerë që ishin të rrjetit dhe më dërguan në Bosnje, më pas në Kroaci, Slloveni, Austri dhe përfundimisht në Itali. Dua të them se para se të nisesha, i thashë Indriti që të marrë ndonjë lek kur të mbërrij në Itali, tek njerëzit që na kishin lekët të pambledhura nga shitja e mallit. Indriti më tha që lekët do të ndahen tek shtëpia e tij dhe ti nuk ke për të marrë asnjë lek. Këto fjalë m'i tha kur isha në Bosnje, dhe unë e mora në telefon, pasi gjeta numrin që përdorte në burg, nëpërmjet një shokut tim nga Durrësi. Ku shkova në Itali, aty rrija brenda dhe nuk dilja. Një shokut tim që nuk ia mbaj emrin, pasi nuk e kisha shok të ngushtë, ia kërkova numrin e babait të Indritit për t'ia plasur të gjithë të vërtetën në lidhje me ngjarjen e fundit dhe t'i thosha që nuk ia kam bërë unë Indritit, por Kujtim Buna. Unë e mora në telefon dhe më doli një i njohur i Kujtim Bunës dhe më tha që të bësh një deklaratë që andej nga Italia dhe të tregosh që e vrave ti Ilir Koldashin, që të dalin nga burgu ata të tre. Unë i thashë: "mirë, mirë, se do ta bëj unë deklaratën, por më jep numrin e Indritit". Ai më dha numrin 06930.... por nuk jam shumë i sigurt, ndërsa të njohurin e Kujtimin e kam marrë në një numër tjetër.
Unë fola me Indritin rreth orës 17 të pasdites. Në telefon ne kemi debatuar për ngjarjen e fundit dhe ai më thoshte që ma ke futur. Unë i thashë që nuk ia kisha futur unë, por Kujtim Buna. Ai më kërkoi që të bëja një deklaratë, që e kisha vrarë unë Ilir Koldashin. Unë i thashë: "do ta bëj deklaratën dhe e theva kartën e telefonit, dhe nuk jam lidhur në telefon më me të". Shkova në Breshia, tek një shoku im nga Durrësi dhe ndenja 4-5 ditë atje. Ai më tha se është kapur edhe R. Xh. me 10 kg heroinë të pastër dhe e takova një shokun tim, që i kishte vajtur për vizitë në burg dhe i kishte thënë që për faj të Tikut (meje), po ndodhnin të gjitha këto gjëra dhe se po të më kapte, do të më fuste një plumb. Në këto kushte, kam vendosur që pas katër muajsh qëndrimi në Itali të kthehem në Shqipëri, pasi më kishin dërguar si Lul Berisha, Indrit Dokle dhe familjarët e Ilir Koldashit persona për të më vrarë. U nisa nga Italia me makinë dhe shkova në Austri, dhe mes kufirit me Slloveninë më kapën policët sllovenë dhe më kaluan në Austri. Aty deklarova që jam nga Kosova dhe më quanin Arben Krasniqi dhe më dërguan në policinë e Prishtinë me aeroplan. Që aty kam ardhur në Rinas, po me aeroplan dhe jam dorëzuar.
Nuk kam gjë për të shtuar. Procesverbalin, pasi e gjej të rregullt, e firmos pa vërejtje.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2009 13:45
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Krimeve të Rënda reagojnë ashpër ndaj publikimeve në median e shkruar të dëshmisë së Adriatik Colit, i penduari i organizatave kriminale të Durrësit.

Në deklarata zyrtare, të dyja institucionet janë të bindura se publikimi i të tilla informacioneve përbën një shkelje dhe cenon sekretet e procesit gjyqësor në një moment tepër delikat të tij. Gjithsesi, prokuroria deklaron se do të marrë të gjitha masat për hetimin e nxjerrjes së sekretit. Ndërkohë, gjykata ka hequr përgjegjësinë nga publikimi i të tilla informacioneve, duke pohuar se dëshmia e publikuar në media është dhënë gjatë hetimeve paraprake dhe jo nën hetimin gjyqësor. Nga ana tjetër, gjykata deklaron se kemi të bëjmë me një shkelje të urdhrit të saj, pasi një vit më parë janë urdhëruar të gjitha mediat për mospublikimin e dëshmisë së Adriatik Colit, pasi kishte sekrete.

Prokuroria
Institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme ka reaguar dy ditë më parë ashpër ndaj publikimeve në media të dëshmisë së Adriatik Colit. "Për sa u takon deklarimeve më të fundit në media, rreth procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Adriatik (Dritan) Coli, e cila tashmë i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, bëjmë të ditur se këto media duhet të zbatojnë urdhrin e trupit gjykues të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila urdhëron ndalimin e publikimit të të dhënave apo dëshmive sipas nenit 103 të K.Pr.Penale", thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas saj, në bazë të kërkesës së palëve, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të ndërmjetëm të datës 06.03.2008, bazuar në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të publikimit të mëtejshëm nga redaksitë e gazetave si dhe nga media të tjera vizive, të akteve të hetimeve paraprake të çështjes penale nr.33 akti. Ky vendim i ndërmjetëm, nga kancelaria e gjykatës u është komunikuar të gjitha mediave. "Ndaj ftojmë të gjitha mediat e shkruara apo vizive të mos bëjnë publikime të mëtejshme të dëshmive të të pandehurve Lulzim Berisha, Indrit Dokle, Adriatik Coli, pasi dëmtohet shqyrtimi gjyqësor, shkelet ligji, duke përbërë kështu vepër penale që ndëshkohet nga Kodi Penal", paralajmëronte Prokuroria e Përgjithshme parmbrëmë, megjithëse njoftimi nuk u mor parasysh. Në të tilla raste, thotë prokuroria, do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për gjetjen e përgjegjësve.

Gjykata
Krahas prokurorisë, dje edhe Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë reagoi për publikimin e dëshmisë së Adriatik Colit. Sipas saj, publikimet në media u përkasin hetimeve paraprake në prokurori dhe nuk kemi të bëjmë me dalje të sekreteve nga ana e gjykatës. Gjithsesi, kjo gjykatë u kujton edhe njëherë të gjitha mediave se në këtë rast kemi të bëjmë me një shkelje të urdhrit për të mos publikuar dëshminë e të penduarit Adriatik Coli. Procesi gjyqësor ndaj 16 të pandehurve të akuzuar për organizatë kriminale në qytetin e Durrësit ka filluar para dy vitesh e gjysmë. Me gjithë kohën e madhe të kaluar, ende nuk ka dëshmuar në gjykatë i penduari. Shkak është bërë shtyrja e njëpasnjëshme e procesit, si pasojë e mungesës së avokatëve mbrojtës.

Gazeta Shqip



Faktikisht me tere kete material, nje film i tipit "Good fellas" alla shqiptarce del mire fare !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2009 22:58
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Rrėfimi i tė penduarit tė Bandės sė Durrėsit: vrasje, trafiqe e tradhėti

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.