Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Re: Re: Re: Tirana 21 Janar 2011
Citim: Po citoj ato që tha AngelDevil
...Ajo qe pame sot ishte thjesht ambicje ... ambicje permes vdekjes.... fatkeqesisht eshte e turpshme dhe e dhimbshme
Po, ambicje nga nje dore e gjakosur qe fshihej prapa perdeve te zyres.
Po, ambicje nga nje njeri qe ka 20 vjet qe ka lare jo vetem duart me gjakun e popullit por te gjithe rruget e shqiperise!
Po, ambicja nga nje kriminel i vendit te vet, i popullit te vet!
Po, ambicje nga nje njeri qe e percau popullin, me parrullen "Perca e sundo"! Nu, ishte asgje lufta e klasave e zhvilluar nga Enveri perpara kesaj percarje makabre qe i ka bere Sali Berisha shqiptarve ne mes tyre!
Po, ambicje e nje njeriu, i cili e coji popullin shqiptare ne nje varferi te skajshme, ku qindra njerez blejne me liste dhe ku Nena e Baballare, vetevriten sepse nuk kane cfare t'i japin femijes me ngrene!
Po, po ambicje dhe, keto njerez, keto diktatore me te tille ambicje, nuk njohin gjuhe tjeter!
Eshte kollaj te flasesh nga nje ambient i ngrohte shtepie ku frigoriferi eshte plot dhe e nesermja eshte e sigurte, por nuk eshte e lehte t'ju shpjegosh atyre femijve te vegjel qe lypin neper rruget e Shqiprise per nje kothere buke, ne vend qe te ishin ne bankat e shkolles, ne vend qe te luanin ne parqe apo kende lojrash, pse duhet te lypin, pse te mos gezojne si femijet e atyre qe kane pushtetin?!
Nuk eshte e lehte tashme per keto njerez te "verber" nga pasuria e fituar mbi gjakun e femijve qe punojne per to (shembull Gerdeci), te shikojne realitetin ne sy. realiteti per to ka hubur, realitet per to eshte vetem Mafja qeveritare dhe luftojne per mbajtjen e saj ne fuqi, sepse vetem ashtu mund te mbajne lluksin e vet!
Po, Shqipria ka nevoje per nje Revolucion. Per nje Revolucion shoqeror e kulturor, per nje Revolucion ideologjik.
Shqipria dhe shqiptaret kane hyre thelle ne nje batak-llum te gjithanshem, te gjithfushsem dhe, ka ardhe koha qe shiptaret te "lahen" nga ai llum. te jetojne te lire ne mendime, te barabarte para ligjit. Prinderit te mos vetvriten sepse nuk kane cfare ti cojne femijve ne darke!
Keto gjera duhet te te vene ty Angel por dhe cilindo ne mendime dhe jo te mbroje ne nje fare forme nje qeveri qe ka pushtuar pushtetin duke e marre me vota te vjedhura!
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|