déją-vu
Veteran ne forum
Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940
|
Edhe mua me duket e tepruar si histori.
Kjo qe po ndodh ne Shqiperi keto kohe, ndoshte para disa vitesh ne Itali kur filloi bumi i celulareve.
Aty nga 1998-1999, te merrje nje numer telefoni kushtonte tek 50.000 lireta. Mund ta merrje kudo, edhe aty ku blije cigaret, pa shfaqur asnje lloj dokumenti.
Sot, numrat e telefonit kane arritur me 5 vlefte e kush e di sa oferta joshese brenda. Te marresh nje nr. te ri telefoni, duhet te shfaqesh dy dokumenta, ku pashaporta dhe kodi fiskal p.sh mjaftojne. Mbi te gjitha kete gje mund ta kryhesh vetem ne dyqanet e specializuara.
Pra gjerat kane evoluar. Rrwemujes se fillimit, i ka lene rradhes rregull e mbi te gjitha nje konkurence midis shoqerive telefonike per te mbajtur sa me shume kliente me oferta dhe promovime te reja.
Nuk me pelqen letra me siper. Ose te jem i sinqerte pjeserisht pasi s'mund te mohojme te drejten per nje ankese dhe mungese sherbimesh pamvaresisht nese eshte e gabuar. Por mungon etika, disa argumenta qe ka hedhur me duken pa vend fare.
Nuk me pelqen kjo klime (pseudo) nacionalizmi sa here behet fjale ne ndonje raport i kujtdo natyre qofte me Greqine.
Eshte normale dhe llogjike qe kushdo bisnes, ne qender si princip ka fitimin. Nese Shqiperise i mungojne per momentin ligjet ne kete drejtim duke lene shkas te tilla telasheve, nuk eshte faji i bisnesmenit i cili pa nje mundesi fitimi.
Tre vjet me pare, kur i kerkova nje plan te ri me tarifa Vodafone, vajza qe punonte aty shqehu syte. Sepse ekzistonte vetem tarifa fikse. Mungesa e konkurences sjell te tilla gjera. Te kishte me shume shoqeri do shikonit çbehej. Do ndodhte si ne çdo vend tjeter, lufte midis tyre ne avantazh te klientit sepse perplasja do sillte me siguri ulje çmimesh.
__________________
Voglio, avrņ se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|