Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi fiskal > gjobat per biznesin
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
luledele
spring

Regjistruar: 03/03/2006
Vendbanimi: Firenze, It
Mesazhe: 258

gjobat per biznesin

Marre nga Revista MONITOR nr. 415 Date 07.02.2010


Nuk deklaron Punonjësit?
Gjobë deri në 100 mijë lekë


Av. Emel Haxhillari, MA

Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, tatimpaguesit punëdhënës dhe të vetëpunësuar janë të detyruar të deklarojnë çdo të punësuar rishtas dhe të larguar nga puna në organet tatimore përkatëse, të paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore që nga dita kur punëmarrësi fillon punë si edhe të dorëzojnë periodikisht në organet tatimore dokumentacionin ku përcaktohet paga dhe kontributi për çdo të punësuar sipas formatit dhe afateve të përcaktuara.
Problemi i përsëritur, i mos zbatimit të parashikimeve të mësipërme ligjore, ka ndikuar që në legjislacionin shqiptar të miratohen shumë ndryshime e së fundmi disa të tilla të cilat kanë pesë fishuar gjobat në rast të mos deklarimit të punonjësve.

Rritja e gjobave për mos deklarimin e punonjësve është miratuar me ligjin nr. 10209, datë 23.12.20009 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, botuar në Gazetën Zyrtare nr. 194 datë 20.01. 2010, i cili ndryshoi nenin 119 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” që përcaktonte se tatimpaguesi punëdhënës, i cili nuk deklaronte në organin tatimor të punësuarin rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës, detyrohej të paguante një gjobë 10 000-20 000 lekë për çdo punëmarrës të padeklaruar.

Me ndryshimet e sipërpërmendura të cilat hyn në fuqi në datën 4 shkurt 2010, neni 119 riformulohet në këtë mënyrë “nëse gjatë verifikimit dhe kontrollit të biznesit rezulton se tatimpaguesi punëdhënës nuk ka deklaruar në organin tatimor të punësuar rishtazi, të paktën 24 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, kur është subjekt i biznesit të vogël dhe 100 000 (njëqind mijë) lekësh, për biznesin e madh me TVSH, për çdo rast mos deklarimi.”

Është e kuptueshme që rritja e gjobave është një mjet i cili përdoret nga administratat tatimore për të ndikuar në formalizmin e ekonomisë, për të disiplinuar e bizneset e për të eliminuar fshehjen e punëmarrësve, mirëpo përcaktimit i lartësisë së gjobave duhet të jetë në raport me dëmin që shkakton mos deklarimi dhe me kohëzgjatjen e këtij mos deklarimi.


A ESHTE KOHA E DUHUR PER KETE GJOBE?

Gjithashtu edhe koha në të cilën miratohen ndryshimet ligjore është një faktor tjerë i rëndësishme i cili ndikon drejtpërdrejtë në zbatimin e tyre. Për këtë arsye është me vend të pyesim se a u miratuar rritja e kësaj gjobe në kohën e duhur kur është fakt se biznesi po preket nga kriza ekonomike?

NRYSHON DHE AFATI MINIMAL PER DEKLARIMON E PUNEMARRESVE DHE TE VETEPUNESUARVE

Ndryshim tjetër i këtij ligji është edhe afati minimal për deklarimin e punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve. Ndryshe nga sa parashikonte ligji nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” dhe Udhëzimin i Mistrisë së Financave nr. 26, datë 16.04.2009 “Për mbledhjen e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, që punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit janë të detyruar të deklarojnë me shkrim në organin tatimor përkatës punëmarrësit e punësuar rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës”, ky afat është reduktuar në 24 orë . Këtë ndryshim do ta komentonim si një ndryshim në favor të punëdhënësve. Por, ndërkohë këshillojmë zbatimin e afatit 24 ore të deklarimit të punonjësve nga ana e administratës tatimore vetëm në bazë të këtij ndryshimi ligjor dhe jo më sipas afatit të përcaktuar në udhëzimin e sipërpërmendur.

Avokate për çështjet e punës “Kalo & Associates”

__________________
~~~~~~~Buzeqesh sepse eshte gjeja e dyte me e bukur qe mund te besh me buzet e tua~~~~~~~~``

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2010 17:05
luledele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė luledele Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me luledele (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: luledele Shto luledele nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto luledele nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Buzet nuk i ke keq luledele .......... po ajo ngjyra me frikson ...........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2010 19:08
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
luledele
spring

Regjistruar: 03/03/2006
Vendbanimi: Firenze, It
Mesazhe: 258

Po mos i shif mo shoku meqe e paske zemren e dobet

__________________
~~~~~~~Buzeqesh sepse eshte gjeja e dyte me e bukur qe mund te besh me buzet e tua~~~~~~~~``

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2010 13:15
luledele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė luledele Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me luledele (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: luledele Shto luledele nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto luledele nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

turll

A ka mundesi mos behet çdo teme paçavure, me komente seksuale, gjysma fjalesh, shume pika dhe asnje diskutim?

Ka nje limit kur fillojne komente brekesh qe te mesazhi i dyte i nje teme informative.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2010 14:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: gjobat per biznesin

Citim:
Po citoj ato që tha luledele
Marre nga Revista MONITOR nr. 415 Date 07.02.2010


Nuk deklaron Punonjësit?
Gjobë deri në 100 mijë lekë


Av. Emel Haxhillari, MA

Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, tatimpaguesit punëdhënës dhe të vetëpunësuar janë të detyruar të deklarojnë çdo të punësuar rishtas dhe të larguar nga puna në organet tatimore përkatëse, të paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore që nga dita kur punëmarrësi fillon punë si edhe të dorëzojnë periodikisht në organet tatimore dokumentacionin ku përcaktohet paga dhe kontributi për çdo të punësuar sipas formatit dhe afateve të përcaktuara.
Problemi i përsëritur, i mos zbatimit të parashikimeve të mësipërme ligjore, ka ndikuar që në legjislacionin shqiptar të miratohen shumë ndryshime e së fundmi disa të tilla të cilat kanë pesë fishuar gjobat në rast të mos deklarimit të punonjësve.

Rritja e gjobave për mos deklarimin e punonjësve është miratuar me ligjin nr. 10209, datë 23.12.20009 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, botuar në Gazetën Zyrtare nr. 194 datë 20.01. 2010, i cili ndryshoi nenin 119 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” që përcaktonte se tatimpaguesi punëdhënës, i cili nuk deklaronte në organin tatimor të punësuarin rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës, detyrohej të paguante një gjobë 10 000-20 000 lekë për çdo punëmarrës të padeklaruar.

Me ndryshimet e sipërpërmendura të cilat hyn në fuqi në datën 4 shkurt 2010, neni 119 riformulohet në këtë mënyrë “nëse gjatë verifikimit dhe kontrollit të biznesit rezulton se tatimpaguesi punëdhënës nuk ka deklaruar në organin tatimor të punësuar rishtazi, të paktën 24 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, kur është subjekt i biznesit të vogël dhe 100 000 (njëqind mijë) lekësh, për biznesin e madh me TVSH, për çdo rast mos deklarimi.”

Është e kuptueshme që rritja e gjobave është një mjet i cili përdoret nga administratat tatimore për të ndikuar në formalizmin e ekonomisë, për të disiplinuar e bizneset e për të eliminuar fshehjen e punëmarrësve, mirëpo përcaktimit i lartësisë së gjobave duhet të jetë në raport me dëmin që shkakton mos deklarimi dhe me kohëzgjatjen e këtij mos deklarimi.


A ESHTE KOHA E DUHUR PER KETE GJOBE?

Gjithashtu edhe koha në të cilën miratohen ndryshimet ligjore është një faktor tjerë i rëndësishme i cili ndikon drejtpërdrejtë në zbatimin e tyre. Për këtë arsye është me vend të pyesim se a u miratuar rritja e kësaj gjobe në kohën e duhur kur është fakt se biznesi po preket nga kriza ekonomike?

NRYSHON DHE AFATI MINIMAL PER DEKLARIMON E PUNEMARRESVE DHE TE VETEPUNESUARVE

Ndryshim tjetër i këtij ligji është edhe afati minimal për deklarimin e punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve. Ndryshe nga sa parashikonte ligji nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” dhe Udhëzimin i Mistrisë së Financave nr. 26, datë 16.04.2009 “Për mbledhjen e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, që punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit janë të detyruar të deklarojnë me shkrim në organin tatimor përkatës punëmarrësit e punësuar rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës”, ky afat është reduktuar në 24 orë . Këtë ndryshim do ta komentonim si një ndryshim në favor të punëdhënësve. Por, ndërkohë këshillojmë zbatimin e afatit 24 ore të deklarimit të punonjësve nga ana e administratës tatimore vetëm në bazë të këtij ndryshimi ligjor dhe jo më sipas afatit të përcaktuar në udhëzimin e sipërpërmendur.

Avokate për çështjet e punës “Kalo & Associates”

Besoj se duhen ndare çeshtja ne legjitimitetin e gjobes.
Nese do shtrohej pyetja a eshte e drejte te vihen gjoba per mos deklarim puntoresh, besoj se askush nuk do te dilte kundra e te thote se eshte gabim.
Afatet dhe shuma e gjobes jane gjera teknike qe besoj se nuk kane te bejne dhe aq me krizen.
Nga ana tjeter mendoj qe eshte pozitive qe te pakten dikush mendon pozitivisht edhe per biznesmenet e jo vetem per puntoret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2010 19:13
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi fiskal > gjobat per biznesin

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.