Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Europa, pasqyra ekonomike dhe politike e 2010-ės
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Europa, pasqyra ekonomike dhe politike e 2010-ės

2010 ka qenë një vit jo i lehtë për Europën: duke nisur nga frika për mbijetesën e euros, kriza e Greqisë dhe Irlandës, dëbimi i romëve nga Franca, deri tek mocioni i mosbesimit të Berluskonit
Për shkak të krizave të shumta që mbërthyen disa prej vendeve të Bashkimit Europian këtë vit, euro tregoi se është një monedhë ende e brishtë, aq sa u vu në pikëpyetje vetë mbijetesa e saj. Çekuilibrat e thellë mes “qendrës dhe periferisë”, vendet me ekonomi me të zhvilluar si Gjermania dhe ato më të varfra të Evropës jugore si Greqia, kanë përbërë gjithmonë sfida për monedhën e përbashkët europiane. “Krisjet”, të injorua gjatë viteve të arta, u shfaqën sërish pas recesionit ekonomik, duke i shtyrë shumë vende drejt falimentimit, pas “huave” për krizën e bankave, dhe bënë që kriza të kalonte nga institucionet financiare në ato politike. Si Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ashtu edhe Herman Van Rompuy, Presidenti i BE-së, bënë me dije se kriza përbënte një kërcënim ekzistencialist që mund të shembte Bashkimin Europian dhe t’i fuste Europës ankthin e vitit 1930, të rënies së shteteve dhe kaosit politik. Greqia, vendi i BE-së që prej vitit 1982 dhe anëtar i Eurozonës, që pati gënjyer dy herë mbi gjendjen e saj financiare autoritetet e Bashkimit Europian dhe Bankën Qendrore Europiane, ishte e para që rrezikoi falimentimin dhe kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve. Gjithsesi, situata kishte qenë shqetësuese që në vitin 2009. Frika e kontaminimit dhe efekti domino për vendet e tjera të brishta të zonës euro, sidomos të ashtuquajturat PIGS: Portugali, Irlandë, Greqi dhe Spanjë, përbënin një shqetësim të madh. Me disa qetësime të vogla, sidomos gjatë pushimeve, paqëndrueshmëria e tregjeve financiare ka qenë një karakteristikë e të gjithë vitit për Bashkimin Europian. Kjo situatë zgjati deri në maj, kur u bë e pashmangshme ndihma për Greqinë. FMN-ja dhe BE-ja i akorduan asaj një paketë prej 110 miliardë eurosh për ta nxjerrë vendin nga kriza e fundosjes dhe për të qetësuar disi tregjet financiare mbi atë se çfarë mund t’i ndodhte euros. Por teksa Greqia qetësoj paksa, liderët e tjerë europianë, sidomos Kancelarja Angela Merkel, “dridhej” mbi atë që do i duhej të bënte. Për tre muaj, Kancelarja gjermane i rezistoi ndihmës për Greqinë, plotësisht e vetëdijshme se zgjedhësit e zemëruar gjermanë mund ta ndëshkonin atë në zgjedhjet vendore (dhe ashtu bënë), dhe se ndihma për Greqinë mund të kontestohej në Gjykatën Kushtetuese të vendit të saj. Nicolas Sarkozy, i tmerruar se çrregullimi i tregjeve do të godiste Francën, kërcënoi se do të largohej nga zona euro, gjatë një takimi rreth krizës të zhvilluar në Bruksel në maj, derisa Merkeli ra dakord për krijimin e një fondi të ri të BE-së për të ndihmuar vendet e zonës euro që do të shfaqnin probleme. Takimi i ministrave të Financave më 9 maj çoi në krijimin e një fondi shpëtimi prej 440 miliardë eurosh me kontributin e të gjitha vendeve të Eurozonës, ndërsa një tjetër mekanizëm prej 60 miliardë eurosh përfshiu të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Mekanizmi, që përfshinte ndihmën britanike prej 7 miliardësh, ishte veprimi i fundit i marrë nga qeveria laburiste, një vendim që e bëri koalicionin fitues mes liberaldemokratëve dhe konservatorëve, të përballej me gjendjen e dobët të financave publike britanike. Fondet e shpëtimit, të krijuara në kundërshtim me ligjet e BE-së, sollën nevojën për modifikimin e Traktatit të Lisbonës. Deri në fund të tetorit, propozimet për modifikimin e traktatit, krijimi i një mekanizmi të ri të përhershëm shpëtimi pas vitit 2013, u arritën duke shpërthyer një valë të re lëkundjeje për tregjet, pasi Gjermania insistoi që investitorët privatë duhet të paguanin një pjesë të llogarisë. Sipas udhëheqësve të Bashkimit Europian, ky mekanizëm i përhershëm shpëtimi do të zëvendësonte sistemin e përkohshëm që u përdor në ndihmë të Greqisë. Por pas vendit helen, edhe Irlanda po kalonte një moment të vështirë krize financiare, nga e cila mund të dilte vetëm me ndihmën e ndërkombëtarëve. Edhe pse Dublini e kishte të vështirë të pranonte kushtet për të marrë paketën që do t’i shpëtonte. Por, edhe ajo në fund të nëntorit u detyrua të pranonte ndihmën prej 72 miliardë eurosh, duke u zotuar se do të ndërmerrte masa të ashpra shkurtimesh në vend, sidomos në fushën sociale. Edhe për Belgjikën, ashtu si për euron, nuk ishte aspak një vit i lehtë. Zgjedhjet parlamentare në Belgjikë u fituan nga nacionalistët flamandë, që angazhohen për ndarjen e vendit duke e lënë Belgjikën për një kohë të gjatë pa qeveri.

E ndërsa institucionet politike luajtën një rol të madh në kohën e krizës, qeveritë e thuajse gjithë Europës u dënuan nga zgjedhësit me votat e tyre për ekstremistët e djathtë dhe partitë anti-emigrantëve. Në muajin prill, hungarezja Jobbik, një parti anti-rome dhe anti-semite, arriti të renditej e treta në zgjedhje, duke marrë më shumë vende në Parlament për ekstremin e djathë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Organizata më e madhe hebreje hungareze nënvizoi se, “kjo ishte hera e parë që një lëvizje që praktikon hapur politika anti-semite ka ndërmarrë një hap të tillë drejt pushtetit që nga koha naziste. Edhe Partia e ekstremistit Geerd Wilders, në Holandë, i njohur për thirrjet e tij anti-emigrantëve dhe anti-myslimanëve arriti të renditej e treta në zgjedhjet e mbajtura në qershor në vend. Qeveria e re e koalicionit u formua dhe ja arriti qëllimit. Zgjedhjet suedeze në shtator nuk arritën të çonin në krijimin e një parlamenti, pasi Frederik Reinfeldt, një centrist i bazuar tek modeli i David Cameron, nuk arriti të fitojë, pavarësisht situatës së mirë dhe rritjes ekonomike të vendit. Rezultati më i keq për socialdemokratët që nga vitit 1914, arriti të çonte rreth 20 deputetë të ekstremit të djathtë në Parlament.


2010 ishte një vit jo i mirë edhe për myslimanët europianë, pasi liderët kryesorë si Presidenti Sarkozy dhe Kancelarja Merkel, të frikësuar nga suksesi i ekstremistëve në zgjedhje, u hodhën në sulm. Belgjika dhe Franca ndaluan burkën, dhe debati rreth identiteti kombëtar dhe Islamit u bënë shumë të nxehtë. Nga ana tjerët, romët të akuzuar si shkaktarët kryesorë të krimeve në Itali dhe Francë, u deportuan në vendet e tyre të lindjes, kryesisht Rumani dhe Bullgari gjatë këtij viti. Kjo situatë u bë shumë e mprehtë, pasi Franca u akuzua ashpër nga komisionarët europianë për të drejtat e njeriut. Në fund, por jo për nga rëndësia, nuk mund të mos përmenden skandalet me drita të kuqe të Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni i akuzuar për marrëdhënie seksuale me vajza të reja jo më shumë se 17 vjeç. Por pavarësisht akuzave për skandalet seksuale dhe korrupsionit, Kryeministri italian e përfundoi vitin duke arritur të fitojë vetëm me tre vota diferencë, mocionin e tij të mosbesimit në 14 dhjetor.

(Shqip)



Ps ..isha dhe jam ne dileme** ta vija ne Nen temen Politike apo ekonomi ..?! Jua lej ne dore moderatoreve .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Dhjetor 2010 11:49
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Europa, pasqyra ekonomike dhe politike e 2010-ės

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.