kotka
.....
Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Dje qe thoni te dashur miq dhe anetare mbas 17 vjetesh hengra nje kasate shqiptare, nje nga ato qe ne i themi parfe. Meqe isha shume down dje, me merr shoku im dhe me ben surprize ne restorantin VLORA mu ne qender te Bostonit, Boylston Street perballe me Copley Square. Kush jeton ne Boston, mos vononi te provoni shijen e ketij restoranti, ambjent shume i kendshem, kombinim i modernes me traditen, sherbim professional dhe miqesor, muzike shqiptare, italiane, greke, angleze, bar, lounge, gatimi mediteran perfshire grek, italian dhe shqiptar me nje shije amerikane. Neve porositem apetizer, kunguj me kos dhe hudhra, dhe nje trio me byreqe alla shqiptarce dhe per entry njoki une dhe sardele me blucheese spinach shoku. Shumellojshmeri vererash dhe pronari lab Aldo nje djale i ri me koke labi dhe kembengulje shqiptari :p na ofroi falas me gjithe embelsine e tij Pinot Noir dhe nje pjate me oktapodh ne grille me sallate. Ne meny kishte Albanian tave, Albanian pasticio. Buka e fresket servirej me vaj ulliri, ullinj spanjolle, qe ngjanin shume me ullinj Vlore (ku i kish gjetur dreq-shejtani ) dhe limon e rozmari dhe pak piper e rigon, yami-yami
Kasata ishte e persosur. Jemi ulur te hame kaq here kasate siciliane ne restorante italiane dhe ata nenkuptojne me kasate, paste te mbuluar me recel jeshil (vjen nga fjala cassa=cati).
Prandaj kush jeton ne Boston ose kush vjen ketu, ja vlen ta provoje nje lunch apo dinner tek ky restorant so friendlyyyyyyy. Ndofta kane edhe brunch ne weekends...
Ne e kishim kemben te mbare dje, se sa po benim cin-cin me pronarin e ri 25-30 vjecar restoranti u mbush plot me Amerikane.
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|