Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Dita e Gjykimit.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Lightbulb

Dita e Gjykimit.

"E ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Perseri! ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Eshte Dita kur askush, askujt nuk do te mund t'i ndihmoje asgje. Ate Dite e tere çeshtja i takon vetem Zotit" (Kurani, Kaptina Infitar 17-19)

"E te zihet (erresohet) Hena, dhe te bashkohet Dielli e Hena, ate Dite njeriu do te pyes: ku mund te ike? Jo vertete! nuk do te kete strehim. Ate Dite caku i vetem do te jete tek zoti yt"
(Kurani, Kaptina Kijame 8-12)


Te gjithe ne, mendojme per njerezit dhe ngjarjet qe i japin formen jetes sone. Punojme me zell per te arritur dikund... dhe perpiqemi te gjejme vendin tone me te pershtatshem ne luften per nje jete me te mire. Jemi shume te vemendshem ndaj disa çeshtjeve dhe mendojme thelle ne to. Ne te njejten kohe me kujdes i shmangemi te menduarit per çeshtje te tjera, njerezit qe na rrethojne bejne pa dyshim te njejten gje.
ç'do njeri e din se cilave tema i duhet shmangur ne bisede dhe ne ne te menduar, edhe ne qofte se bisedojme per to, misteri eshte konkluzioni i vetem qe mund te nxjerrim.
Nje nder ato çeshtje eshte edhe vdekja, fund te cilit askush nuk mund t'i shpetoje.

Dita e Gjykimit e cila do t'i sjelle "vdekjen" gjithesise, tamam sikur vdekja per njeriun, eshte nje tjeter çeshtje per te cilen njerezit as qe kane deshire te mendojne, dhe parapelqejne ta mendojne ate si nje gje pak te mundeshme dhe te larget.
Kjo sepse, ata kane nje ide te paqarte per ate se ç'do te ndodhe ate Dite, pasiqe vetem te menduarit per te i frikeson ata.

Dita e Ghykimit, eshte fundi i jetes ne Toke dhe per gjithesine, por ne te njejten kohe eshte fillimi i jetes se Amshueshme ne jeten e pertejme.
Ate Dite njerezit do te ringjallen, do te rikrijohen.
Besimtaret dhe punemiret do te shperblehen me Parajse ndersa jobesimtaret dhe puneliget do te shperblehen me Ferr.
Prandaj , per ata qe e presin je Dite te tille, plotesisht te vetedijshem se ç'nenkupton ajo, eshte e pakuptimte qe t'i iket vdekjes, Dites se Gjykimit dhe Jetes se Pertjeme. Perkundrazi , realiteti i vdekjes dhe ngjarjet e asj Dite, do t'i udhezojne njerezit te bejne vepra te mira ne harmoni me udhezimet e Zotit, do t'i udhezojne besimtaret dhe do t'i afrojne ata tek Zoti.
Vetem besimtaret do te kursehen nga frika e madhe e asaj Dite, ne te cilen ngajrje te papara me pare do te ndodhin, sepse Zoti ka shpallur se ata nuk ka perse te jene te frikesuar e te pikelluar:

"Nuk eshte ashtu (si thone ata). Te gjithe ata qe i jane dorezuar Zotit dhe jane bamires, do te gjejne shperblimin e tyre tek Zoti i tyre. Ata nuk do te ndjejene kurrfare frike dhe nuk do te njohin kurrfare pikellimi"
(Kurani, Kaptina Bekare 112)


Ata qe besuan ne kete Dite dhe ne Kuran, si dhe se jeta e vertete eshte Jeta e Pertejme, gjersa ishin galle dhe jetuan ne pajtim me te (kuranin) , do te jene te shpetuar. Ata nuk e shperfillen ekzistencen e vdekjes, dhe nuk ishin shume mendjemedhenj ne adhurimin e Zotit.
Te tillet do te mirepriten ne menyren me te kendeshme ne Jeten e Pertejme, dhe drita udhezuese e Zotit do te jete me ta Diten e Gjykimit.

Besimtareve, u jepet lajmi i mire ne Kuran, si vijon:
"Diten kur Zoti nuk do ta turperoje Te derguarin dhe ata qe e besuan. Drita e tyre do te ndriçoje perpara tyre dhe ne te djathte te tyre. E ata do te thone: Vazhdoje driten tone, dhe na fal neve. Ti ke fuqi mbi çdo gje" (Kuarni, Kaptina Tahrime 8)


* Materiali qe po paraqes perpara jush dhe ai qe do te vazhdoj te paraqes ne kete teme jane marre nga nje liberi me te njejtin titull i nje studiuesi musliman, qe njihet nen nje pseudonim.
Mendohet te jete me origjine turke.
Libri flet per ngjarjet dhe veshtiresite e asaj Dite. Ajo qe eshte me rendesishmja eshte nje realitet per te gjithe njerezit, dhe si e tille nuk duhet injoruar.
Materialet e ketij libri ndoshta do t'ju ndihmojne te mendoni per ekzistencen dhe realitetin e asaj Dite nen driten e vargjeve Kuranore.
Realiteti i ngjarjeve shqetesuese te asaj Dite,eshte nje faktor i rendesishme per t'i shtyre njerezit ne te menduarit rreth saj. Per kete arsye ne liber jane pershkruar hollesite e kohes qe shpien drejt Dites se Gjykimit, dhe heton realitetin e saj.




Vijon

Modifikuar nga erzeni_be datė 28/03/2005 ora 19:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2005 18:59
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Erzeni_be, jam kurioz mbi menyren se si ka shkruar ai autor i atij libri qe permendet.
Si e ka konceptuar ai , Diten e Gjykimit ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2005 04:25
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

pershendetje Kontinenti.

Pikerisht per kete arsye e mendova te arsyeshme te paraqes kendveshtrimin dhe shpjegimin e tij te asaj Dite.
Ne fe, flitet shume rreth asaj Dite, ngjarjeve, dhe shenjave.
Ai eshte munduar ta shpjegoje ate Dite edhe nga kendveshtrimi shkencor, psh, "bashkimi henes e diellit" "çarja e qiellit" "erresimi i henes" etj etj.

Eshte nje liber qe me ka pelqyer shume, relativisht i gjate dhe do te mundohem ta paraqes shkurtimisht ketu ne FH, qe te mund te diskutojme te gjithe sebashku.



gjithe te mirat
erzeni

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2005 08:38
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Dita e Gjykimit po afrohet.

"E çdo te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Perseri! çdo te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Eshte Dita, kur askush , askujt nuk mund t'i ndihmoje asgje. Ate Dite e tere çeshtja i takon vetem Zotit" (Kurani, Kaptina Infitar: 17-19)



"Dhe nuk ka dyshim qe Ora po afron dhe se Zoti me siguri do t'i ngalle ata te varezave (te vdekurit)" (Kurani, Kaptina Haxh:7)


Vdekja gjithkujt i afrohet çdo dite. Pa marre parasysh nese jemi te rinj, te vjeter , te pasur , te uritur , te ngopur apo te uritur, vdekje eshte pak me prane seicilit çdo dite, madje çdo minute e sekonde. Nuk mund t'i bejme balle kohes... apo te ndalojme afrimin e vdekjes.
Asgje qe bejme ne nuk mund ta ndryshoje dot faktin qe ne dhe ata qe jane rreth nesh , jane vetem qenie "te perkohshme" Si çdo qenie tjeter e gjalle edhe ne njerezit i afrohem Dites ne te cilen jeta jone do te perfundoje.

Njerezimi nuk eshte ana e vetme e krijimit qe i nenshtrohet vdekjes. Te gjitah krijesat e tjera , vete Toka dhe gjithesia, kane nje dite te vdekjes te percaktuar per to.
Dita e Gjykimit eshte nje dite e llahtarit dhe frikes se paimagjinueshme. Por ne te njejten kohe, e shte dita me e mahnitshme.
Gjithçka ne Toke do te rrafshohet, yjet do te shuhen dhe do te bien me shpejtesi njeri pas tjetrit dhe Dielli do te mbeshtillet ne erresire.
Te gjitha qeniet njerzore qe kane jetuar ndonjehere, do te tubohen dhe do te jene deshmitare te asaj Dite.
Kjo Dite e Fundit do te jete e frikshme per jobesimtaret dhe Zoti i asaj Dite do te jete Allahu, i cili zoteron gjithçka qe ekziston.

Dita e Gjykimit perkunder besimit te shumices se njerzve, po afrohet, ajo nuk eshte ne nje te ardhme te larget.
Kur te vjen ajo, Toka dhe gjithçka ne te do te asgjesohet. Ambiciet, deshirat, zemerimi, shpresat, epshet, armiqesite dhe kenaqesite do te marrin fund. Planet e bera per te ardhmen do te behen te pakutimte sepse ata qe kishin harruar se do te ktheheshin te Allahu duke pelqyer kete bote mbi Jeten e Pertejme dhe pasurinte dhe kenaqesite çorientuese te saj, do te takojne fundin e tyre.
Ne kete Dite , çdo njeri do te perjetoje qarte ekzistencen e Allahut.
Perpjekejet e tyre per te harruar Allahun dhe Boten e Pertejme kane marre fund dhe nje fillim i ri, fillim i cili do te jete i perjetshem dhe nuk do t'i ofroje lumturi jobesimtareve.
Qe nga momenti i pare i kesaj jete te pertejshme, ndeshkimi eshte aq i frikshem, sa qe ata qe e perjetojne ate do te luten per "vdekje" dhe "asgjesim"
Fillimi i kesaj jete, eshte Dita e Gjykimit dhe "ora qe po afron pa dyshim".


JETA NE TOKE ESHTE E PERKOHSHME
Qe nga femijeria jone e hershme e me tutje, ne shkojme drejt synimeve te caktuara apo undhezohemi nga te tjeret. Ne me siguri do te kemi , (apo do te luftojme per te patur) nje familje dhe nje pune, do te perpiqemi te fitojme sa me shume per te patur nje jete sa me te mire, do te shkollojme femijet tane dhe do te shpresojme se do te kemi nje jete me te miresa qe kemi patur.
Mbajme lidhjet familjare dhe miqesore sa me te rregullta, punojme dhe shkojme me pushime dhe nje pjese te mire te kohes sone ndoshta e kalojme edhe ne shtepite tona.
Perveç disa problemve te vogla me te cilat ndeshemi , jeta e seicilit prej nesh vazhdon pak a shume e qete, dhe zakonisht nuk ndeshemi me asgje te jashtezakonshme.
Gati gjithaçka ne jeten tone ne e paramendojme (perpara se te veprojme) dhe jeta e çdokujt eshte sikur jeta e çdokujt tjeter.
Ne duhet te punojme per t'i vene ne jete synimet tona, mundohemi te kemi nje familje te shendoshe , per te krijuar nje tjeter te shendoshe.
Sipas ketij botekuptimi, çfare tjeter do te mund te deshironim valle perveç "nje pune te mire" dhe "nje familje te mire" . Me arritjen e ketyre "dy" pikesynimeve shpresojme te çojme nje jete te lumtur. Ne kete menyre gjithçaka eshte e mrekullueshme dhe ne do te jetojme te lumtur.


Megjithate ne trupin tone dhe ne mjedisin tone ndodhin disa ndryshime te rendesishme. Shume qeliza qe kane funksione te ndryshme permbushin qellimin e tyre dhe vdesin.
Duke u plakur zevendesimi i tyre behet me i veshtire, organizmi jone plaket dukshem, gje te bien ne sy nga semundjet , dobesia rudhat etj etj.
Koha kalon shpejt, dhe pamundesia e kthimit te saj behet çdo dite e me e qarte. Duke menduar se jetojme te lumtur dhe ne rehati... gjithesesi i afrohemi vdekjes.
Pra kjo jete tokesore, kurre nuk mund te na jape ndjenjen e kenaqesise dhe qetesise qe ne shpresojme.
Kjo jete " e kenaqshme" merr fund, ne do te ballafqohemi me te verteten reale. Duke e patur parasysh kete fakt, asnjera prej ambicieve tona jetesore s'duhet te behet qellimi jone i vertete ne jete.
Kjo jete esshte nje sprove e perkohshme per te dalluar te drejtet prej keqberesve. Allahu zbulon kete realitet ne Kuran ne vargun e meposhtem:

"Ai eshte qe krijoji vdekjen dhe jeten, per t'ju sprovuar se cili prej jush eshte me vepermire. Ai eshte Ngadhenjyesi, Mekatfalesi"
(Kurani, Kaptina Mulk:2)


Qellimi i vertete i jetes nuk eshte nje pune emire dhe nje familje e mire.Ne te vertete te gjithe njerezit jane krijuar per nje qellim te perbasshket: per t'i sherbyer Allahut.
Ne behemi te lidhur me femijet tane,poziten dhe statusin, por qe ne çastin e pare te vdekjes keto kenaqesi tokesore humbin vleren dhe kuptimin e tyre. ç'do njeri e din kete por shumica vendosin te mos e pranojne. Dhe keshtu gjerate e tilla s'do te duhej te ishin qellimet themelore te jetes.Ne duhet te mendojme me kujdes dhe te kuptojme se ç'ka eshte qellimi i vertete dhe dobia e saj (jetes).
Allahu ne Kuran zbulon qellimin e vertete te krijimit tone ne vargun e meposhtem:

"Une nuk i krijova xhinet dhe njerezit per tjeter vetem qe te me Adhurojne" (Kuarani, Kaptina Dharijat:56)

Vetem me ane te permbushjes se kesaj pergjegjesie mund te shpresojme ne dhuntine e Jetes se Pertejme. Shumivca e njerzve kane shpresa te pabaza dhe e ngushellojne veten me to. Por ky eshte nje gabim i madh. Nese njeriu nuk pret asgje nga Jeta e Pertejme, mbetet vetem nje mundesi: te behet "asgje" me vdekjen e tij, nje mundesi qe esshte me e frikshmja e te gjitha mundesive. Jobesimtaret , zhvillojne metoda te ndryshme per te harruar "mundesine" e zgjedhur, sepse shume ia kane friken asaj.
Nder ato metoda jane: te mosfolurit , te mosdiskutuarit te mosperkujtuarit e vdekjes, edhe pse ajo eshte fundi i pashmangshem per çdo njeri. Shume njerez veprojne sikur ajo (vdekja) te mos ekzistonte.
Njerezit jane te kanaqur nga kjo jete tokesore apo te pakten e bindin veten se besojne se jane te tille. Mirepo Allahu zbulon se vdekja do ta gjeje çdokend:

"Thuaj, se vdekje prej se ciles po ikni, ka per t'ju zene, e mandej do te silleni tek Njohesi i padukshmes dhe te dukshmes (njohures dhe se panjohures) dhe Ai do t'ju njoftoi me ate qe keni punaur"
(Kurani, Kaptina Xhum'a:8)


Gjithesia dhe gjithça qe permban ajo, jo vetem njerezimi, do te vdes ne Diten e Gjykimit, sepse ate Dite , prova do te marre fund. Shume njerez do ta njohin ardhjen e asaj Dite neprmjet shenjave te saj, dhe ngjarjet qe çojne ne vdekjen e gjithesise, do te jene ne kuptimin e plote te fjales , RRENQETHESE.
Perfundimisht, ate Dite, Allahu do t'i ringjalle njerezit e varre dhe te gjitha ata qe jane( kane qene) ne Toke dhe do te thirren per te dhene llogari. Ata qe nuk ishin pregatitur te perjetonin nje Dite te tille nuk do te jene me ne gjendje qe ta mohojne ate, dhe keshtu do t'i perulen vullnetit te Allahut me ose pa dashje. Allahu ka pergatitur nje fund madheshtor per gjithesine dhe perkunder perpjekjeve te shume njerezzve per ta mohuar apo harruar kete te vertete, Dita e Gjykimit do te vjen ne kohen e caktuar.


Vijon

Modifikuar nga erzeni_be datė 28/03/2005 ora 19:59

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2005 20:20
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Shiko...nga ana shkencore ka shume menyra mbi shkatarrimin e Gjithesise.
Psh: une di qe dielli do te linde andej nga perendon.
Kjo do te thote se Toka do te ndryshoje kahun e rrotullimit te saj dhe, e natyrshme eshte qe perendimi do te behet lindje dhe lindja perendim.
Nuk kam asnje ide se si mund ta ndyshoje Toka kahun e saj.
Por, pa ardhur Profeti Isa apo Krishti, kjo dite nuk do te ndodhe.
Nje nga shenjat eshte edhe ai qe eshte quajtur Antikrishti.
Pikerisht kete antinjeri do te jete Profeti Isa qe do ta vrase,apo Krishti.
Pas kesaj shenje kaq te madhe, do te vijne shenjat e tjera te cilat fillimisht do te jene c'rregullime astronomike....
Nuk e di...a e kam gabim deri ketu ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2005 17:12
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Smile

CDO DITE QE JETOJME E JETOJME NEN NJE GJYKIM!

Pershendetje miqesore!

Personalisht nuk besoj ne diten e gjykimit!

Se cfare profecie ndjek politika kishtare apo ajo myslamiste!

Di te them vetem kaq,-se cdo dite qe po jetojme ,eshte nje dite gjykimi!

Gjithe keto teori filozofike te shkaterrojne nervat

po t`i vesh en zbatim keto lloj enderrash!

Pashim, thjesht mendimi im!

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2005 18:10
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Re: CDO DITE QE JETOJME E JETOJME NEN NJE GJYKIM!

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Pershendetje miqesore!

Personalisht nuk besoj ne diten e gjykimit!

Se cfare profecie ndjek politika kishtare apo ajo myslamiste!

Di te them vetem kaq,-se cdo dite qe po jetojme ,eshte nje dite gjykimi!

Gjithe keto teori filozofike te shkaterrojne nervat

po t`i vesh en zbatim keto lloj enderrash!

Pashim, thjesht mendimi im!




Pershendetje Sykaltroshe

Eshte e drejta jote themelore sidomos ne Fene Islame te mos besosh ne Diten e Gjykimit, bazuar kjo e drejte ne librin e saj te shenjte (kuranin) ku thuhet : "nuk ka dhune ne fe..."

Mendoj se ke ngaterruar termat ... lol Feja Kristiane apo ajo Muslimane, e jo politika.

Perderisa seicili ka te drejte te shprehe mendimin e tij , edhe une po jap mendimin tim per ate qe thua ti, se "çdo dite qe po jetojme, eshte nje dite gjykimi" .

Ne kohet qe po jetojme dhe ne ato qe mund te jetojme ne te ardhmen, ndoshta vertet na duken si "dite gjykimi", sepse stresi, shqetesimi, çorodia , padrejtesia, etj etj jane presente gati kudo neper bote, problemet sociale gjithashtu, sapo zgjidhet nje do te linde nje tjeter edhe me i veshtire... por te gjitha keto nuk kane asgje te ngjashme me Diten e Gjykimit.

Ne fene Islame gjerat jane tejet te qarta... nese do t'i mblidhja mesimet e saj ne nje fjale te vetme , gje qe eshte e pamundur , do te nxirrnim se : " sa me shume njeriu te largohet nga Krijuesi dhe Udhezimet e Tij, aq me te shumta dhe aq me te "egra" do te jene "ditet e gjykimit" per te cilat aludon ti.

Qellilmisht e kam nisur kete teme duke pasqyruar gjere e gjate opinionet e atij autori per te MENDUARIT rreth asaj Dite.
Sikur vertete njeriu te mendonte!!!



Gjithe te mirat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 20:38
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Ngjarjet e Dites se Gjykimit

"E ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Persei! ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Eshte Dita kur askush , askujt nuk do te mund t'i ndihmoje asgje. Ate Dite e tere çeshtja i takon Zotit" (Kurani, Kaptita Infitar:17-19)




Siç zbulon Kurani, Dita e Gjykimit eshte :
"Dita kur njerezit do te qendrojne perpara Zotit te boterave" (Kurrani, Kaptina Mutaffifin: 6)
Eshte nje dite e eger e ngjarjeve te papara me pare, nje dite gjate se ciles gjithesia dhe gjithçka qe ajo permban, do te asgjesohen. Ate Dite çdo njeri do te jete deshmitare (i pranishem) dhe do te kuptoje fuqine e Zotit te vertete.
Jobesimtaret do te vuajne nje frike, mundim dhe vuajtje te tmerrshme dhe do te perjetohet e gjthe keqardhja , frika dhe perulja e fshehte e tyre.

Kurani na paraqet disa alegori per ato ngjarje. Ne kete kapitull te ketij libri , ofrohet nje pershkrim i pergjthshem, i ngarjeve te asaj Dite dhe hulumton kuptimet e tyre.
Allahu e din me se mire dhe vetem Dijenia e Tij eshte e pakufishme.
Ne, ne anen tjeter mund te rrefejme dhe kuptojme vetem ate qe Ai (allahu) ka dashur dhe per te cilen na ka informuar.

Te gjitha ngjarjet qe shtellohen ne kete kete kapitull , jane bazuar ne Kuran dhe prandaj eshte jashte çdo dyshimi, vertetesia e tyre.




TINGULLI I SURIT
Dita e Gjykimit fillon kur t'i fryhet Surit.


"dhe i fryhet Surit, e ajo eshte Dita e Premtuar" (Kuarni, Kaptina Kaf: 20)

Tingulli i Surit shpall se Dita e Gjykimit e premtuar prej Allahut ka arritur me ne fund, se i ka ardhur fundi kesaj bote dhe se Jeta e Pertejme ka filluar.
Tingulli i Surit eshte nje tingull i papritur, qe ndryshon prej çdo gjeje te degjuar ndonjehere me pare dhe do ti beje njerezit te kuptojne se koha e tyre ka mbaruar sepse ajo tregon fillim e frikes , mundimit dhe mungeses se shpreses per jobesimtaret- nje Dite vertete shume e veshtire per ta. Allahu thote:

"sepse kur t'i fryhet Surit, ajo Dite do te jete nje dite e veshtire, jo e lehte per jobesimtaret"
(Kurani, Kaptina Mudeththir 8-10)


Ata qe mashtrohen nga joshjet e perkohshme te kesaj bote dhe lidhen ngushte me gjera te tilla, jane te verber ndaj ekzistences se Njeshmerise se Zotit. Ata jane me sa duket te lumtur dhe te kenaqur me kete iluzion, por harrojne se eshte vetem nje iluzion, dhe jetojne pas asnje konsiderate per Krijuesin e çdo gjeje apo per krijimin e Tij, dhe per ecjen e tij (krijimi) drejt fundit te vet.
Ne te vertete, pasiqe Allahu krijoi kete rregull (gjithesine) dhe Ai do te beje qe ky rregull te marre fund, duke e dhene nje urdher te vteme ne menyre mahnitese.
Ata qe menduan se nuk do ta jetojne nje Dite te tille do te zgjohen prej dremitjes se tyre menjehere pasi te degjohet Suri.
Megjithate , gjendja e tyre e re nuk do t'u sjelle atyre asnje dobi, sepse do te jete teper vone.

Por pse eshte teper vone?
Allahu na njofton se arsyeja eshte sepse te tillet e çuan dem jeten e tyre, e shperfillen sproven dhe realitetin e Jetes se Pertejme.
Nje qendrim i tille sjell nje ndeshkim te rende, sepse burimi i tij eshte kenaqesia e individit me kete bote te kufizuar dhe mospranimi i mundesise se nje te kaluare dhe te ardhme.
Njerezit qe e mbajne kete qendrim deshirojne kenqesite e perkohshme te kesaj jete dhe shperfillin qellimin e krijimit dhe keshtu shpenzojne jeten e tyre pa pyetur veten se pse jetojne, pse u krijuan, ç'fare pret Krijuesi prej tyre dhe pse do te vdesin.
Ata dijne per vdekjen por jane poashtu te vetedijshem se realiteti i saj ngren pyetje qe kerkojne pergjigje.
Prandaj njerezit kthejne shpinat e tyre dhe perpiqen t'i lene pas vetes keto mendime sa me shume qe te jete e mundeshme.
Mirepo, qellimi i vertete i krijimit te njeriut, dhe jetes se shkurter ne Toke, eshte t'i sherbeje Allahut.

Ata qe jane te vetedijshem per afersine e vdekjes, shkurtesine (perkohshmerine) e kesaj jete dhe se çfare do qe do t'ju ndodhe eshte pjese e sproves se tyre, jane gjithashtu te vetedijshem se do te takohen me ate qe Kurani u zbulon atyre. Prandaj ata e kuptojne se qellimi i vetem i te jetuarit eshte vetem per Allahun. Te kuptuarit e kesaj derisa jetojme , eshte nje perfitim i madh, sepse kjo ben qe njerezit te largohen prej botes mashtruese dhe te kthehen nga banesa e tyre e fundit, Jeta e Pertejme.

Deshira me e madhe e atyre qe rendin pas kenaqesive dhe epshit te kesaj bote, eshte qe ky rregull te zgjase pergjithmone. Por madje as kjo nuk do t'i kenaqte ata, sepse jeta permban gjithmone probleme dhe veshtiresi. Veç kesaj Shejtani ka taktika te panumerta per te mos i lene ata te besojne ne vuajtjet e tmerrshme te Jetes se Petejme, drejt se ciles jane drejtuar dhe i ben ata qe te parapelqejne kete jete te mundimit dhe deshprimit mbi besimin.

Por kur te tillet ta degjojne Tingullin e Surit, ndoshta derisa jane duke udhetuar per ne pune apo derisa pergatiten te shkojne ne shtrat do ta kuptojne se te gjitha ambiciet dhe shpresat e tyre te se ardhmes, nuk vlejne asgje dhe prandaj do te bien ne nje gjendje te deshprimit te thelle. Rregulli qe ata shpresuan se do te zgjaste pergjithmone ka mbaruar sikurse edhe vete jetet e tyre.
Gjthçka qe ata nuk pranuan te besojne, perkunder njohurise qe kishin per to, tani i ka arritur ata.
Ata njerze qe jetuan nen hijen e fuqive te rreme qe "i mbronin" ata, tani s'kane ku te kerkojne strehim, sepse te gjithe njerezit perveç besimtareve jane ne nje gjendje te tille te pashprese.
Ata i jane dorezuar Te pashmangshmes, dhe te gjithe njerezit qe kane jetuar ndonjehere, tani tubohen ne pranine e Allahut:

"dhe i fryhet Surit, kur ja, duke u ngutur prej varrezave ata paraqiten tek Zoti i tyre" (Kurani, Kaptina Ja Sin: 51)


Per jobesimtaret kjo ndodhi don te thote "te takuarit pikerisht te asaj pres se ciles po iknin" si dhe "fundi i mundesise se fundit per t'u penduar"
Frika e atij momenti eshte e papershkrueshme, sepse nje panik dhe llahtar i tille kurre me pare as nuk eshte pare as nuk eshte degjuar.
Tingulli i Surit eshte fundi i afatit te pendimit dhe lajmerimi i te mbledhurit perpara Krijuesit:

"Diten kur i fryhet Surit, e te friksohet kush eshte ne qiej dhe ne toke, perpos ke do Allahu (te mos frikesohet) dhe t'i vijne Atij te gjithe te perulur"
(Kurani, Kaptina Neml: 87)


Te gjithe njerezit jane te vetedijshme per kete Dite, sepse Allahu i paralajmeruar njerezit me te derguarit e Tij ne lidhje me "nje dite qe nuk ka kthim"
Veç kesaj Ai (Allahu) i perkujtuar ata (njerezit) t'i drejtohen Atij dhe u ka thene se ata qe nuk pranojne te veprojne ashtu , nuk do te ndihmohen ne ate Dite.
Kurani zbulon pendimin e perjetuar nga ata te cilet u ndeshen me denimin ne nje moment qe nuk e prisnin dhe te verteten se ata nuk do te ndihmohen ne vargun e meposhtem:

"kthehuni te Zoti juaj dhe peruljuni Atij para se t'ju vije denimi se pastj nuk do te kete kush t'ju ndihmoje. Permbahjuni asaj me se mires qe ju eshte zbritur nga Zoti juaj para se t'ju vije denimi befas kur nuk e prisni. Dhe te mos thote ndokush: O i mjeri une, qe kam lene mangut rrespektimin ndaj Allahut dhe qe kam qene prej atyre qe talleshin! Ose te mos thote: "Ah sikur te me kishte udhezuar Allahu (ne rruge te drejte) e te kisha qene prej atyre qe jane te ruajtur". Apo, kur ta shohe denimin te mos thote:" sikur te kisha mundesi te kthehem edhe nje here e te isha bere prej bamiresve"! JO ty te paten ardhur argumentet e Mija, e ti i pergenjeshtrove ato dhe u bere kryeneç dhe ishe prej atyre qe nuk besuan", e ata qe bene genjeshter ndaj Allahut do t'i shohesh ne Diten e Ringjalljes me fytyrat e tyra te nxira. A nuk eshte ne Ferr vendi i kryelarteve" (Kurani, Kaptina Zumer 54-60)

Kjo jete e kenaqesise se perkohshme mbaron kur t'i fryhet Surit. Te gjithe njerezit perballen me ate qe u premtua. Frika dhe llahtari qe ata perjetojne kur te ballafaqohen me ndodhi te tilla s'mund te shprehet me fjale. Te gjithe njerezit ndjekin thirrjen e njejte dhe e kuptojne se po ndeshen me nje realitet perej te cilit nuk mund te ikin.



vijon

Modifikuar nga erzeni_be datė 28/03/2005 ora 19:44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 17:39
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Pershendetje miqesore!

Personalisht nuk besoj ne diten e gjykimit!

Se cfare profecie ndjek politika kishtare apo ajo myslamiste!

Di te them vetem kaq,-se cdo dite qe po jetojme ,eshte nje dite gjykimi!

Gjithe keto teori filozofike te shkaterrojne nervat

po t`i vesh en zbatim keto lloj enderrash!

Pashim, thjesht mendimi im!



sycka, po ta mendosh me shume lool, do te kuptosh se si ai qe ka bere shume krime dhe ai qe ka qene i mire nuk eshte e drejte qe te dy te kthehen vec ne pluhur pas vdekjes.....e te mos marrin denimin apo shperblimin qe u takon......
Kjo bote nuk eshte e rastesishme ashtu si dhe njerezit nuk mbine nga dheu ashtu kot....
tung

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2005 13:31
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be

Eshte nje liber qe me ka pelqyer shume, relativisht i gjate dhe do te mundohem ta paraqes shkurtimisht ketu ne FH, qe te mund te diskutojme te gjithe sebashku.




Pershendetje erzen,
edhe une e kam kete liber, eshte tejet i vertet dhe paralajmerues....
lum ata qe e kuptojne....Zoti na lehtesofte sprovat e varrit dhe te dites se gjykimit..........
Di nje hadith reth kesaj:
Diten e gjykimit Zoti do e mbeshtjelli nje nga robt e vet dhe do ti thote vecmas: Ti ke bere gjynafe por po ti mbuloj ato ashtu si i ke mbuluar ti te metat te tjereve:

Ka dhe shume te tjera te bukura:
Psh, do vije robi diten e gjykimit dhe do lexoje librin e vet, dhe sheh shume gjera qe si ka bere, sikur ka dhene sadaka, ka shkuar ne haxh etj, dhe do thote: O Zoti im une si kam bere keto, seshte libri im ky.
Zoti i thote:- Si ke bere por ke pasur ndermend ti beje nese do kishe mundesi...


Meshira e Zotit eshte e madhe, ndaj : Vetem miresise dhe meshires se Allahut le ti mbeshteteni se ajo eshte shume me e mire se ajo qe grumbulloni ju.Kuran

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2005 13:38
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Dita e Gjykimit.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.