Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Perdorimi i disa Medikamenteve
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Perdorimi i disa Medikamenteve

Gjithçka që duhet të dimë për Aspirinën Përdorimet, efektet anësore dhe indikacionet

Aspirina*, është emri xhenerik i acidit acetilsalicilik, ilaçi më i përdorshëm për trajtimin e ethes, dhimbjes dhe inflamacionit. Është një komponim sintetik që frenon prodhimin e prostaglandinave. Shpesh i quajtur medikament çudibërës, aspirina, nga studimet e bëra, rezulton të ketë efekte parandaluese kundër sëmundjeve kardiake, infarkteve, formave të ndryshme të kancerit dhe patologjive të tjera

Aspirina është një medikament josteroid antiinflamator që derivon nga acidi salicilik, komponim që gjendet në lëvoren e pemës së shelgut por edhe në bimë të tjera. Efektet e këtyre bimëve ishin të njohura në shumë kultura që në kohët antike, duke nisur nga egjiptianët dhe greket antikë e deri tek kinezët dhe nativët amerikanë. Madje, në shekullin e IV p.K., Hipokrati, babai i mjekësisë, jepte ekstrakte të këtyre bimëve për ethe dhe dhimbje.
Acidi salicilik u përdor si medikament mjekësor në shekullin e XIX. Megjithatë, ai është i hidhur dhe mund të acarojë mukozën e stomakut. Përpjekje për të përftuar një substancë pa këto efekte anësore ishin të pa- suksesshme. Në 1897 kimisti gjerman Felix Hoffman, sintetizoi derivatin acetil të acidit salicilik, si kurë urgjente për të atin, i cili kishte marrë acid salicilik për reumatizmën. Ky komponim u tregtua nën emrin patentë “Aspirinë” nga kompania
kimike gjermane Bayer, duke patur kështu një sukses mbarëbotëror si lehtësues dhimbjesh.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2010 18:57
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Perdorimet e Asperines*

Efektet e Aspirinës* varen nga doza e marrë. Në doza të vogla ose të moderuara (një apo disa tableta) ndihmon në uljen e temperaturës dhe largimin e simptomave të ftohjes, gjithashtu ndihmon në shërimin e dhimbjeve të rënda të kokës, të dhëmbit, krampet e muskujve ose dëme më të vogla. Në doza më të mëdha, mund të ndihmojë në trajtimin e inflamacionit të lidhur me gjëndje të tilla si në reumatizëm apo në artrite. Për shembull, pacientët me artrit mund të marrin 10 ose më shumë aspirina në ditë. Aspirina mund të shoqërohet me medikamente të tjera analgjezike për trajtimin e dhimbjeve më të forta, duke dhënë rezultate më të mira sesa do jepte një medikament i vetëm qoftë edhe në dozë më të lartë. Madje ky kombinim jep më pak efekte anësore, si psh rreziku i varësisë nga ilaçi. Vitet e fundit, kërkimet mjekësore tregojnë se përdorimi i rregullt i aspirinës mund të ketë efekte mbrojtëse kundër shumë patologjive serioze. Doza të vogla ditore të aspirinës mund të zvogëlojnë mundësinë e infarktit kardiak dhe ishemive, kryesisht në sajë të aftësisë antikoaguluese të saj. Studime të tjera indikojnë që doza të rregullta të aspirinës mund të reduktojnë rrezikun e shfaqjes së Parkinsonit, kancerit të kolonit, të gjirit dhe prostatës. Jo vetëm kaq, aspirina është e dobishme edhe në trajtimin e diabetit, astmës tek adultët dhe në zmadhimin e prostatës

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2010 18:59
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Efektet anesore dhe rreziqet e Asperines*

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re aspirine.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 26 herė.

Aspirina, nëse përdoret për një kohë të gjatë shkakton rrjedhje në sasi të vogël të gjakut që rezulton në defiçit të hekurit dhe në formimin e ulçerave gastrike.
Ndërlikimet mund të mënjanohen duke përdorur aspirinë të veshur me lëndë të posaçme, të cilat nuk treten deri sa të arrijnë në zorrë. Për të zbehur këto efekte shpesh shtohen komponime suplementare me natyrë bazike ose tampone, apo edhe medikamente të tjera shoqëruese mbrojtëse të stomakut dhe inhibitorë të pompës protonike ose frenues të ngjashëm të sekretimit klorhidrik. Për shkak të efekteve anti koaguluese, aspirina
kundër-indikohet në rastet e dëmtimeve hemorragjike ose në operacione. Aspirina nuk i jepet fëmijëve me linë e dhenve ose me grip sepse rrit rrezikun e shfaqjes së Sindromit Rey, sëmundje e trurit dhe e organeve të abdomenit. Si rregull, gratë shtatëzëna duhet të mënjanojnë marrjen e aspirinës. Një numër i madh komplikimesh gjatë shtatzanisë lidhen me këtë medikament, duke përfshirë dështimin dhe efekte të padëshiruara në zhvillimin e fetusit. Në disa raste, gjithsesi, mjeku mund të përshkruaj doza të ulta të aspirinës për të ndihmuar në trajtimin e disa gjëndjeve patologjike të nënës. Asimilimi i dozave shumë të larta të aspirinës
mund të shkaktoj helmim. Simptomat përfshijnë frymëmarrje të shpejtë, të vjella, sjellje të çuditshme dhe në raste më të rënda, koma. Nevojitet kujdes mjekësor i menjëhershëm. Aspirina dikur ishte shkaku më i zakonshëm i helmimit tek fëmijët. Prezantimi i paketave rezistent ndaj fëmijëve ka dhënë rezultat në uljen e incidencës së helmimit, por si çdo medikament tjetër, duhet të mbahet larg këtyre të fundit.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2010 19:03
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Indikacionet

Mënyra e administrimit:

Acidi acetilsalicilik (aspirina-ASA) nuk duhet të merret me stomak bosh për të zvogëluar rrezikun e toksicitetit gastrik (ulçer dhe komplikacione të tjera). Pacientët me astmë, urtikarie kronike, rinit kronik: administrimi i acidit salicilik kërkon kujdes të madh në rastet me urtikarie (rash) apo rinit pasi mund të shkaktojë skuqje dhe kruarje të lëkurës, angioedemë, bronkospazëm paroksistike dhe dispne të rëndë deri në vdekje.

Ndërhyrje kirurgjikale: marrja e ASA duhet të ndërpritet disa ditë përpara operacionit që të mos ndikojë në cilësinë e gjakut.

Podagër: meqë acidi acetilsalicilik mund të rrisë
ureminë, administrimi i tij kërkon kujdes në pacientët e prekur me podagër.

Insufiçencë hepatike: administrim i kujdesshëm në pacientët me insufiçencë hepatike (rrezik i hemorragjisë gastrointestinale).

Insufiçencë renale: administrim i kujdesshëm tek pacientët me degradim të funksionit renal sepse mund të shkaktojë retension hidrik me përkeqësim të aktivitetit renal. Në pacientët me insufiçencë renale të rëndë, ASA kundërindikohet.

Antikoagulant: ASA rrit rrezikun e hemorragjisë.

Tiklopidina*, pentosifilina*, heparina*, antitrombotikët: kombinimi me ASA kërkon kujdes ekstrem për hemorragjinë.
Metotreksati*: nuk këshillohet administrimi i acidit acetilsalicilik tek pacientët që marrin Metotreksati* ( rritin toksicitetin nga metotreksati).

Acidi valproik: shmangni përdorimin e salicilateve në rastet e trajtimit të konvulsioneve me acid valproik.

Hipoglicemikët: në pacientët që trajtohen me hipoglicemikë (sulfonil ure dhe insulinë), ASA mund të rrit rrezikun e hipoglicemisë. Kërkon kujdes!
Terapi me kortizonik: meqë glukokortikoidët reduktojnë salicileminë, rekomandohet të bëhet kujdes për helmimet e mundshme nga salicilatet kur ndërpritet trajtimi hormonal.

Beta-bllokuesit: njëkohësisht me administrimin e beta-bllokuesve duhet bërë monitorimi i vlerave të presionit.

ACE-inhibitor: administrimi i njëkohshëm i acidit acetilsalicilik në doza të larta (>= 325mg/ditë) me një ACE-inhibitor në pacientë me insufiçiencë kardiake kronike ka lidhje me një rritje të
vdekshmërisë. Kjo lidhje nuk është vërejtur në pacientë që merrnin ASA në doza më të vogla (<= 160mg).

Antiacidi: këshillohet monitorimi i nivelit plazmatik të salicilateve në fillim dhe në fund të terapisë me antiacid. Antiacidet që përmbajnë bikarbonat duhet të merren rreth 2 orë nga marrja e acidit acetil salicilik. (bikarbonati
favorizon ekskretimin e salicilateve duke reduktuar aktivitetin terapeutik).

Diuretikët: i shoqëruar me ASA mund të rrisë rrezikun e insufiçiensës renale akute, sidomos tek pacientët e dehidratuar.

Shtatzania: administrimi i acidit salicilik në shtatzani mund të shoqërohet me episode hemorragjike si tek nëna ashtu dhe te fetusi. Medikamenti nuk rekomandohet në trimestrin e fundit të shtatzanisë (rrezik i hemorragjisë, lindje e vonuar). Eksipientët: prania e kripërave të aluminit ose magnezit reduktojnë përthithjen enterike tëtetraciklinave.

Burimi Al-medikus

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2010 19:13
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

PO nuk i thone AspErine me motra dhe ti. Oj.
AspIrine, Ja kshu

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2010 00:31
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

ahahahhahahahahahah o zot sa kam qesh... uffff
Po ndonje gafe tjeter ka?

Me kujtohet mesuesja ime e Frengjishtesh, ne kohes kur me korigjonte tezen qe e kisha plot gafa... Per te mos treguar letrat qe i dergoja tim eti kur shkoja me pushime... ahahahah nuk mendoj se do ze mend per kete, jam gafanjose nuk kam c te bej.

Ps mos me thuaj qe ti e dije, thuaj me mire te verteten qe e lexova tek fotoja qe solla un.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2010 17:09
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
ahahahhahahahahahah o zot sa kam qesh... uffff
Po ndonje gafe tjeter ka?

Me kujtohet mesuesja ime e Frengjishtesh, ne kohes kur me korigjonte tezen qe e kisha plot gafa... Per te mos treguar letrat qe i dergoja tim eti kur shkoja me pushime... ahahahah nuk mendoj se do ze mend per kete, jam gafanjose nuk kam c te bej.

Ps mos me thuaj qe ti e dije, thuaj me mire te verteten qe e lexova tek fotoja qe solla un.



Foton e ke "Hot" motra

UuuUUuu. Ja kshu

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2010 03:25
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Eshte e mundur qe ne nje te ardhme te shpejte Ketamine* te perdoret si antidepresif.

Depresjoni eshte semundje qe kurohet me shume veshtiresi...
Se pari, sepse duhet ti perdoresh medikamentet ne nje afat kohe relativisht te gjate dhe te jesh shume korekt me orarin e marjes se tyre...
Se dyti, sepse 40% te pacjeneteve shpesh nuk i pergjigjen pozitivisht kurave.
Por eshte e mundur qe kjo te ndryshoje...
Studjuesit e universitetit te "Yale" ne shtetet e bashkuara, kane publikuar ne revisten "Science", http://www.sciencemag.org/cgi/conte...ct/329/5994/959 se molekuale e ketamines* e cila deri me sot eshte perdorur ne anestezie tek femijet, mund te behet molekuar me mirakuloze kundra depresionit.

http://www.futura-sciences.com/fr/n...ketamine_24872/

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2010 21:58
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Perdorimi i disa Medikamenteve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.