Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme?
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Pse ti siper shkruan sikur te ekzistonin dy anetare kur une e di se je nje?


______________________

Gjate gjithe jetes se Pejgamberit alejhi selam, Ai ka keshilluar umetin (njerezimin) e tij si te veprohet ne kete bote, nder te tjerash gjithashtu si te edukojme femijet tane....

Lexo ketu:

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.

Lexues të dashur, këtu do të përmendim inshallah disa këshilla për edukimin e fëmijëve, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka edukimi i tyre sipas frymës së mirë islame, ngase ata janë ardhmëria jonë, janë shpresa e popullit tonë dhe xixëllonjat e këtij ummeti së pari. Së dyti, i japim këto këshilla duke pasur parasysh përgjegjësinë e madhe që kemi mbi supet tona, ngase secili do të përgjigjet për atë që është nën përgjegjësinë dhe kujdesin e tij. Prandaj po i përmendnim këto këshilla duke e lutur Allahun e Madhëruar që të na bëjë dobiprurës dhe të begatshëm kudo që jemi.

BESIMI
1.Mësoja fëmijës tënde shehadetin (dëshminë e besimit) dhe atë që ngërthen në vete kjo
dëshmi prej po himit dhe mohimit (se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut).

2.Mësoja atij qëllimin për të cilin jemi krijuar, siç thotë Allahu në Kur'an: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë." Dharijat: 56 Mësoje atë dhe udhëzoje drejt kuptimit të gjerë të ibadetit.

3.Mos e shpeshto frikësimin e tij me zjarrin e xhehnnemit, dënimin dhe hidhërimin e Allahut, në mënyrë që të mos lidhet përmendja dhe përkujtimi i Allahut tek ai vetëm me përkujtim trishtues.

4.Bëje që Allahun ta dojë më së shumti, ngase Ai është i Cili na ka krijuar, furnizuar, ushqyer, mbuluar dhe na ka bërë prej besimtarëve.

5.Tërhiqja vërejtjen që të mos bëjë ndonjë punë të keqe kur është i vetmuar, ngase Allahu e sheh atë si do që të jetë.

6.Shpeshto përmendjen e shprehjeve në të cilat përmendet emri i Allahut, si të thënët ‘Bis-milah” (në ushqim, ngrënie, hyrje dhe dalje nga shtëpia etj), ‘Elhamdulilah’ (kur përfundon ushq i min), “Subhanallah” (kur çuditet nga diç ka) dhe disa shprehje të tjera të ngjashme me to.

7.Bëje fëmijën tënd që ta dojë Pejgamberin fisnik, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i mësuar atij disa cilësi të Pejgamberit dhe duke lexuar ndonjë tregim prej historisë së tij para fëmijës tënd. Dërgo salavat mbi të sa herë që përmendet ai.


8.Mbill në mendjen e tij besimin në përcaktimin (kadanë dhe kaderin), se ajo që dëshiron
Allahu bëhet dhe ajo që nuk dëshiron ai nuk mund të ndodhë.

9.Mësoja fëmijës tënd gjashtë shtyllat e besimit.

10.Bëji atij disa pyetje që kanë të bëjnë me bazat e besimit, si:
- Kush është Zoti yt?
- Kush është i Dërguari yt?
- Për çfarë shkaku jemi krijuar?
- Kush është Ai që na furnizon, na bën të hamë dhe të pimë dhe na shëron?
- Cilat janë llojet e teuhidit, njëshmërisë?
- ǒështë shirku, kufri dhe hipokrizia?
- Cili është përfundimi i mushrikut, i atij që i bënë rival Allahut, po përfundimi i qafirit, jobesimtarit që e mohon Allahun apo e beson atë me të meta, si dhe i munafikut, domethënë hipokritit? Mund t’i bësh edhe pyetje të tjera.


ADHURIMI

11.Mësoja fëmijës tënd pesë shtyllat e besimit.

12.Kalite atë me namaz. "Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz kur t’i mbushin shtatë vjeç, e rrihini ata kur t’i mbushin dhjetë vjeç (nëse nuk e falin namazin)."

13.Shoqëroje fëmijën tënd për në xhami dhe mësoje si të marrë abdest.

14.Mësoja atij rregullat e xhamisë, mësoje se si t’i nderojë ato dhe të dijë se ato janë të shenjta.

15.Kalite fëmijën me agjërim, që ta përvetësojë atë kur të rritet.

16.Nxite dhe stimuloje fëmijën tënd që të mësojë atë që mundet prej sureve të Kur’anit, haditheve të Pejgamberit alejhi selam dhe lutjeve.


17.Shpërbleje fëmijën kur mëson diçka të re. Thotë Ibrahim ibën Ed'hemi: “Më ka thënë mua babai im: "O biri im! Kërkoje, mësoje hadithin, ngase çdo herë që dëgjon dhe mëson ndonjë hadith, ke si shpërblim një dërhem." E kjo më bëri mua që ta mësoja hadithin.

18.Mos e rëndo fëmijën tënde me mësimin tepërt përmendësh të Kur'anit, me qëllim që të mos i duket si dënim dhe mos ta urrejë mësimin e Kur'anit.

19.Dije se ti je shembull për fëmijët e tu dhe nëse ti je i luhatshëm dhe përtac në kryerjen e ibadeteve, atëherë dije se fëmijët e tu do të ndikohen prej teje dhe do të bëhen neglizhentë dhe përtacë në kryerjen e ibadeteve, ndoshta mund të largohen fare prej tyre.

20.Kalite dhe ushtroje fëmijën tënd që të japë sadaka (lëmoshë). Kur ti jep sadaka dhe ai të sheh, vetvetiu edhe ai do t’i japë ndonjë të varfri apo lypësi. Por ajo që është me e mira është që ta nxitësh fëmijën tënd që të japë nga paratë e veta.

21. Nëse dëshiron që femiu yt të jet besnik dhe i sinqert, ruaju e mos e mbjell frigen në zemren e tij.

22. Bëhu ti besnik dhe i sinqert, ashtu që fëmiu yt të mësoj besnikerinë edhe sinqeritetin
prej teje.

23. Mesoja ati besnikerin dhe emanetin.

24. Provoje besnikerin e femiut tendë duke mos e hetuar ai.

25. Kalite femiun tendë me durim ashtu që t'mos jet i ngutshem , e një gjë të tillë mundë ta arritesh duke e ushtruar atë me agjerim dhe punë të cilat kan nevoj për sabër dhe durim.

26. Behu i drejtë mes femijeve tu, ngase kjo është mënyra më e mirë që t'ua mesosh
atyre drejtesin.

27. Sqaroja femijëve tu rrezultatet negative të cilat jan si rrjedhoj e tradhetis, mashtrimit, vjedhjes dhe genjeshtres.

28. Nese femiu yt tregon trimeri në disa raste, lavdroje atë dhe shperbleje për këtë qëndrim të tij, dhe mësoje atë se trimeri është që të punosh atë që është e vërtete dhe e domosdoshme.

29. Mos u bë i ashpër e që ashpersia dhevrazhdesia e jote ti qojë femiet e tu drejtë frigës dhe genjeshtrës.

30. Bëre femiun tënd që të dojë modestin, butesin dhe të largohet nga mendjemadhesia.

31.Mësoje femiun tënd se njerzit dallohen mes vete me devotshmeri dhe punë të mira, e jo me prejardhje dhe pasuri.

32.Mesoja femiut tënd se përfundimi i mizoris është i dhëmbëshem, dhe se tirania sjell shkatërrim dhe lufte mes miqeve, dhe se genjeshtra e mashtrimi të qojnë drejt shkatërrimit.

33. Mësoja fëmiut tënd dallimin mes gjerave të cilat mund të jenë të panjohura tek ai, si dallimin mes trimërisë dhe shfrenimit, turpit dhe ndruajtjes, mes modestisë dhe përuljes, mes menquris dhe tradhetisemashtrimit.

34.Mësojau femijeve tu mikpritjen bujarin dhe fisnikerin, të jesh i butë, besnik dhe i sjellshem në shtëpin tënde, dhe t'jesh bemirës ndaj të tjerve.

35. Kurr mos e the premtimin tënde e posa qërisht me fëmijët tu, ngase një gjë e tillë ngulit thellë në zemrat e tyre vlerën dhe rëndësinë e mbajtjes së premtimit.

36. Përshëndeti femijët e tu me selam, (me përshëndetjen islame, esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu, d.m.th. paqja , shpëtimi, mëshira dhe bereqeti i Allahut qofte mbi ju).

37. Mos i shplo vendet e turpshme para fëmijëve tu dhe mos e asgjëso një gjë të tillë.

38. Sillu mirë me fqinjët e tu.

39. Mësoja fëmijes tënd obligimet që ka ndaj fqiut, dhe rrezikun që e pret nese sillet
keq dhe e mundon atë.

40. Sillu mirë ndaj prindërve tu dhe bëhu bëmirës ndaj tyre, mbaje lidhjen farefisnore, dhe shoqëroj fëmijët tu gjatë vizitave të tilla.

41. Mësoj fëmijët tuaj se njerëzit e duan fëmijen e edukuar i cili nuk i dëmton të tjerët.

42. Shkruaj femiut tënd ndonjë letër që ngërthen në vete, sjellje këshilla dhe porosi.

43. Sqaroja femiut tënd se disa sjellje-gjeste janë të refuzuara tërsishtë, duke u'a përkujtuar atij shkakun e një refuzimi të tillë.

44. Ulu ndonjeher me femijet e tu dhe lexo diqka prej edukatës dhe sjelljeve pejgamberike, e më pas pyeti ata se qfarë kanë përfituar, por nëse deshiron, ti mund të ndëgjosh, ndërsa ndonjëri prej fëmijëve lexon.


45. Këshilloje femiun tënd fshehurazi, e mos e qorto atë para tjereve.

46. Sa të kesh mundësi mos e fajeso atë.

47. Kërko leje prej fëmiut tënd nëse dëshiron të hysh tek ai, ngase kjo është mënyra më e mirë për mësimin e saj (të kërkuarit leje).


48. Mos mendo që fëmiju yt të kuptoj për të parën herë atë çfarë kërkon prej tij, All -
ahu, subhanehu ve te'ala thotë: "Urdhëro familjen tende të fale namaz, edhe ti zbatoje atë…" Tahe 132

49. Mos harro të besh "BISMILAH – Me emrin e Allahut" para ushqimit, me ze të ndegjueshum e po ashtu edhe "ELHAMDULILAH- TË FALENDEROJMË PËR QDO TË MIRË VETËM TY O ALLAH", pas ushqimit.

50. Anashkaloj disa gabime të fëmijut tënd, e mos e bejë gjoksin tënd depot të gabimeve të femijëve tu.51. Arsyetoje fëmijën tënd kur gabon ndonjëherë.

52. Nxite atë që të dallohet me diçka nga të tjerët dhe thuaji: “E di që ti je fëmijë ndryshe nga të tjerët dhe se ke mundësi ta bësh një gjë të tillë”.

53. Bëji fëmijët e tu të dallohen me diçka nga të tjerët.

54.Mos u tall me fjalët dhe sjelljet e fëmijës tënd.

55. Mësoja fëmijës shprehjet e përshëndetjes, mikpritjes dhe bujarisë.

56. Mos e tepro me arsyetim dhe argumentim ndaj fëmijës.
57.Mos e eduko fëmijën duke i dhënë para kur dëshiron ta nxitësh për ndonjë punë, ngase një gjë e tillë e dobëson pe r sonalitetin e tij përballë parasë.

58. Bëje fëmijën tënd shokun numër një.


ZHVILLIMI FIZIK I FËMIJËS

59. Jepi fëmijës tënd kohë të mjaftueshme për lojë.

60. Siguroji atij disa lojëra të dobishme përtë.

61. Lëre të lirë që t’i zgjedhë disa lojëra vetë.

62. Mësoja fëmijës tënd notin, vrapin dhe disa lojëra që i japin forcë.

63. Kur të luash me fëmijën tënd, lëre që të fitojë ndaj teje ndonjëherë.

64. Ushqeje fëmijën tënd me masë të caktuar.
65. Rregulloja orarin e ushqimit atij.

66. Tërhiqja vërejtjen fëmijës prej të ushqyerit të tepruar.

67. Mos e ia merr për të madhe gabimet e bëra gjatë ngrënies.

68. Përgatit ushqimin që fëmija e preferon.


FORMIMI SHPIRTËROR DHE NDËRTIMI I PERSONALITETIT

69. Dëgjoje fëmijën tënd mirë dhe kushtoji rëndësi të veçantë çdo fjale që flet.

70. Lëre të përballet me problemet e tij vetë, por mund ta ndihmosh duke mos e hetuar ai një gjë të tillë.


71. Nderoje fëmijën tënd dhe falënderoje kur bën ndonjë punë me përpikmëri.

72. Mos e bëj fëmijën tënd që të betohet shpesh, por thuaji se e beson pa u betuar fare.

73. Largohu prej shprehjeve kërcënuese dhe fri k ë suese.


74. Mos e bëj fëmijën që të mendojë se është njeri i keq, budalla dhe i pakuptueshëm.

75. Mos u lodh me pyetjet e fëmijës tënd, por mundohu të përgjigjesh për çdo gjë që të pyet ai me përgjigje të lehta dhe bindëse.


76. Përqafoje fëmijën dhe bëje atë të kuptojë se ti e do atë dhe je i bu të ndaj tij.

77. Konsultohu me të në disa çështje dhe puno sipas dakordimit me të.

78. Lëre fëmijën tënd në një farë mënyre të lirë, kur ai dëshiron të marrë ndonjë vendim.


FORMIMI SHOQËROR

79. Regjistroje fëmijën tënd nëpër kurse verore, nëpër qendra ose xhami ku mësohet Kur'ani, leximi apo mësimi përmen - dësh i tij, nëpër gara diturie dhe nëpër akt i vitete të tjera.


80. Lëre atë që vetvetiu ta respektojë musafirin, t’i shërbejë atij për shembull me kafe, çaj apo edhe fruta.


81. Përshëndete fëmijën tënd dhe uroji mirëseardhjen kur vjen tek ti, atëherë kur ti je me shokët e tu.


82. Bëje fëmijën të angazhohet në aktivitetet e xhamisë, aktivitetet shoqërore, si kujdesi ndaj arkës së jetimëve dhe të gjorëve.[1]

83. Aftësoje, mësoje dhe ushtroje fëm i jën tënd për punë,shitblerje dhe përfitim hallall.

84. Bëje atë që të ndiejë dhembje për të tjerët, për brengat
e tyre dhe të mu ndohet për lehtë simin e atyre brengave.

85. Ruaje fëmijën tënd dhe mos e bëj atë që të merret me çështjet e dunjasë.


86. Bëje atë që t’i shohë frytet e punës shoqërore.

87. Dërgoje fëmijën që të kryejë disa punë dhe që të kuptojë me të se ti je i sigurt dhe
nuk dyshon fare në sinqeritetin dhe besnikërinë e tij.

88. Mos e ndalo që ai vetvetiu t’i zgjedhë shokët e tij, por mund ta bësh atë të zgje - dhë ndonjë shok që ti e dëshiron.


FORMIMI SHËNDETËSOR

89. Kushtoji kujdes dhe rëndësi të madhe shëndetit të fëmijës tënd.

90. Mos e neglizho çështjen e vaksinimit të tij.

91. Mos e tepro me dhënien e barnave fëmijës, por ndiq udhëzimet e mjekut.

92. Lexoji fëmijës Kur'an dhe dua[1] (rukje sheriatike).

93. Mësoje fëmijën të flejë herët dhe të zgjohet herët nga gjumi.

94. Mësoje fëmijën tënd që t'i kushtojë rëndësi pastërtisë së trupit, dhëmbëve dhe
rrobave.

95. Mos prit derisa t’i përkeqësohet sëmundja.

96. Largoje fëmijën nga personat me sëmundjengjitëse.

97. Mos e merakos fëmijën tënd për sëmundjene tij[2].

98. Mbështetu tek Allahu, se në dorën e Tij është shërimi nga të gjitha sëmundjet.



FORMIMI ARSIMOR DHE EDUKATIV

99. Tregoji fëmijës tënd disa gjëegjëza ose enigma.

100. Gjeji disa libra që kanë mësigjuhe.

101. Mundohu të lexosh atë që shkruan fëmija yt.

102. Mos u ndal te çdo gabim gjuhësor që ka bërë fëmija.

103. Nxite fëmijën tënd të lexojë.

104. Lëre atë t’i zgjedhë vetë librat dhe tregimet që dëshiron të lexojë.

105. Shoqëroje [3] fëmijën tënd në leximin e ndonjë gjëje.

106. Bli disa lojëra inteligjente për të[4].

107. Nxite fëmijën të ketë sukses në mësime.

108. Bëje fëmijën t’i kalojë lehtë dhe mirë pengesat që mund t’i paraqiten gjatë mësimit dhe suksesit të tij.

109. Nxite fëmijën të mësojë disa poezi dhe fjalë të urta të të parëve.

110. Bëje atë të ndjekë disa kurse arsimore, edukative dhe kulturore.

111. Nxite fëmijën në mësimin e disa gjuhëve të huaja, më të përhapurat.



SHPËRBLIMI DHE DËNIMI

112. Përdor me fëmijën tënd sjelljet e shpërblimit dhe të dënimit, ndonjëherë.

113. Shpërbleje gjithmonë, por mos e dëno gjithmonë.

114. Ndërroje llojin e shpërblimit, që shpërblimi të mos jetë vetëm me para, por mund të jetë një shëtitje, ndonjë dhuratë, lejoje të luajë me kompjuter ose diçka tjetër.

115. Ndërroje llojin e dënimit, për shembull duke i treguar se je i hidhëruar me të,
ose qortoje me fjalë, ose mund të mos i japësh shpërblimin ditor apo mund të mos e çosh në ndonjë shëtitje javore.

116. Dije se dënimi më me vend është ai që e ndalon atë nga përsëritja e gabimit dhe e nxit për punë të mira.

117. Kujto se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka rrahur ndonjë fëmijë kurrë.

118. Mos e dëno fëmijën tënd që me gabimin e parë.

119. Mos u bëj i pamëshirshëm dhe i vrazhdë në dënimin tënd.

120. Nëse e dënon, shpjegoja shkakun se përse e dënove.

121. Mos e bëj fëmijën të mendojë se ti kënaqesh me dënimin e tij apo se je i inatosur me të.

122. Mos e godit fëmijën para njerëzve, por as gjatë hidhërimit tënd.

123. Mos e godit fëmijën në fytyrë dhe mos e bëj të ndiejë dhimbje të madhe.

124. Nëse i premton se nuk do ta rrahësh më, atëherë mos e përsërit një gjë të tillë, në mënyrë që ai të mos humbë besimin tek ti.

125. Bëje fëmijën tënd ta ndiejë se ti e dënon atë për të mirën e tij dhe se dashuria jote ndaj tij e kërkon një gjë të tillë. Mësoje atë se dënimi është për edukimin e tij.


E lusim Allahun e Madhëruar të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Salatet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin.

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Modifikuar nga F_xhunior datė 17/03/2012 ora 21:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 21:39
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana1
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/02/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 823

Citim:
Po citoj ato që tha INNA
Keshtu eshte dhe orentimi sexual, sado qe prindi te mundohet te tregoje kukullat apo makinat nje femije ai femije sa mos te jete me nene varesine e prindit do te shfaqi tendenca kundrejt orentimit te tij/saj sexual.


Nuk eshte varesia prinderore , apo thene ndryshe kontrolli prinderor qe privon prirjen e gjinise se kundert tek nje femije.

Shembull: nje femije psh ne klasen e 4-ert, sa i bie te jete ne moshe? 10 apo 11 vjec? Mora shembull kete moshe, pasi ne kete moshe fillon dhe " zhvillimi hormonal tek femija", ku "ATTENTION" "VEMENDJA" nga bota qe e rrethon eshte nje nder qellimet kryesore te nje individi. ( perfshire dhe familjen)

Ky femije ( djale psh), fillon te tregoje shenja te gjinise te kundert, psh, duke lyer buzet, apo duke veshur triko me lule, apo duke veshur fustane.
Une tani si psikologe e kesaj shkolle ( shembull okay?), gjeja e pare qe duhet te verej tek ky femije eshte ambjenti familjar, dhe total ignorim i veshjes se ketij femije!

Tani ti do thuash, ky femije do jete i perqeshur ne klase?! Jo! dhe Po!
Eshte ajo faze ku femija i kushton me rendesi vetes, sesa shoqerise qe e rrethon. Femija fillon te imitoje prinderit, rolet e gjinise ndahen, vajza imiton nene, ndersa djali imiton babane. Po sikur ky femije te jetoje vetem me Nenen?!

Ne rastin konkret, ky djale mund te kete probleme psikologjike me te thella, jo problem gjinie ( sic mund te mendojme ne qe mund te jete gay. JO!)

Nuk mund te jete aspak gay, por eshte nje femije qe ka nevoje per ATTENTION, gje qe i mungon ne familje, dhe eshte ne ate faze zhvillimi trupor qe imiton cfare i ofrohet perreth ( pra e ema)!

Etj, etj... Diskutimet nuk kane fund ( nga ana ime flas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 21:45
Ana1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana1 Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana1 Shto Ana1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

F. xhunior, nuk ti lexon njeri citatet e Kuranit kur i fillon me mallkime. Te lutem mos e prish temen. Nese ke ndonje gje per temen shprehe, por pa ofendime dhe mos i jep karakter fetar temes. Ky nuk eshte nenforumi fetar. Mund te japesh mendimin tend nga kendveshtrimi i nje fetari, por pa sjell citate nga Kurani. Le qe citimet qe ke sjell nuk e mbeshtesin mendimin tend. Jane komplet jashte teme. Te lutem mos me mallkime se nuk i kane lezet nje besimtari.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 21:46
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
F. xhunior, nuk ti lexon njeri citatet e Kuranit kur i fillon me mallkime. Te lutem mos e prish temen. Nese ke ndonje gje per temen shprehe, por pa ofendime dhe mos i jep karakter fetar temes. Ky nuk eshte nenforumi fetar. Mund te japesh mendimin tend nga kendveshtrimi i nje fetari, por pa sjell citate nga Kurani. Le qe citimet qe ke sjell nuk e mbeshtesin mendimin tend. Jane komplet jashte teme. Te lutem mos me mallkime se nuk i kane lezet nje besimtari.



Une s'mund te dal nga korniza e fese sime, te shprehem dosido...pastaj, cfaredo qe do shtoja, do te ishte e tepert dhe pakuptimte nga ajo qe ka porositur Pejgamberi yne alejhi selam....

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 21:52
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana1
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/02/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 823

-

Modifikuar nga Ana1 datė 17/03/2012 ora 22:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 21:58
Ana1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana1 Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana1 Shto Ana1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
INNA
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2011
Vendbanimi: .
Mesazhe: 53

Re: Inna, ja sqarimi i pyetjes tende!

Citim:
Po citoj ato që tha Ana1


Ja ta sqaroj une, pike me pike, sic e kam mesuar ne Educational Psychology.

Tema quhej :"Parenting Practices". Eshte teoria e Diana Baumrind (1996) , nuk e di se sa nga ju eshte familjar me kete qe permenda.

Parenting styles( stilet prinderore) jane menyrat e disiplines dhe dashurise prinderore qe ata tregojne me femijen e tyre.

Baumrind, pershkruan praktikimin prinderor tipikisht si dy dimensione te thjeshta, te cilet jane : Kontroll, dhe Pergjegjshmeri.

1-Kontrolli permban: striktness, me te cilen prinderit edukojne femijet e tyre me limite, dhe disipline!

2-Pergjegjshmeria permban: dashurine ( affection), apo afektivitetin( spo di te gjej fjalen e duhur ne shqip); acceptance ( pranimin), dhe caring ( kujdesin) qe ben pjese ne prinderim!

Tani ndahen gjerat me vete, bazuar ne keto dy nivele te dimensioneve te mesiperme.

1) Authorative parenting: permbledh : te vesh limite , ose te kesh rregulla per femijet dhe adoleshentet, dhe te perforcosh ato rregulla!
Ketu, prinderit dhe femijet gjithashtu perjetojne nje nivel te larte emocional qe i lidh, dhe qe lejon prinderit te jene fleksible ( te ndjeshem)kur eshte e nevojshme)

2)Authoritarian parenting: permbledh nje nivel te larte kontrolli, ne te cilen limitet jane vene, dhe rregullat jane te forcuara, dhe kemi mangesi te perjetimit emociaonal midis femijes dhe prinderve!
Prinderit shihen si " diktatore" qe jane te pandjeshem, nuk ndryshojne rregullat e vena per te akomoduar rrethana speciale, apo te pallogaritura me pare.

3) Permissive parenting: permban me pak kontroll te femijes, ku prinderit nuk kane vene rregulla per sjelljen e femijes. Gjithesesi, prinderit kane nje lidhje shume te ngushte me femijet e tyre, saqe po ti vesh re nga afer ( pra ti obzervosh), mund tu referohesh si " miq" (friends) me shume sesa prinder-femije!

4) Uninvolved parenting: ka mungese ne te dyja anet, si ne kontrollin e femijes, ashtu dhe ne pergjegjshmeri!
Prinderit zakonisht nuk jane ne dijeni te sjelljes se femijes se tyre, shoqerise qe kane femijet e tyre, veshtiresite qe hasin femijet e tyre, si dhe arritjet e femijes se tyre!

psh: marrim rastin e nje prindi i cili nuk eshte ne dijeni se kur report cards te femijeve vijne ne shtepi, dhe nuk eshte ne gjendje te name his child`s friend!( te dije emrin e shokut/ shoqes, te femijes se tij( saj)

Sefundi dua te dal diku: Tek pergjegjshmeria, dhe Kontrolli!

Prinderit Authoritative kane pergjegjesi te larte per femijet e tyre! dhe kontroll te larte gjithashtu. ( rezultati: closed connection- lidhje te ngushte prinder- femije)

Prinderit Authoritarian, kane pergjegjshmeri te ulet per femijet e tyre, dhe kontroll te ulet( te pakte dmth). ( rezultati: uninvolved)



Falemnderit Ana1, shume e qarte ne sqarimin e stileve prinderore, pra nurture(prindi) eshte bazamenti e formimit te nje femije persa i perket sjelljes gjinore si individ dhe pasimit me tej te ketyre rregullave ne shoqeri.

F xhunior ti si individ sa i praktikon ato citate qe solle?

__________________
Nobody is as ugly as their driver license picture, nobody is as attractive as their profile picture!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 22:12
INNA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė INNA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me INNA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė INNA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: INNA Shto INNA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto INNA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Glaukus
i heshtur ....

Regjistruar: 23/04/2006
Vendbanimi: buzė detit
Mesazhe: 6705

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior



Une s'mund te dal nga korniza e fese sime, te shprehem dosido...pastaj, cfaredo qe do shtoja, do te ishte e tepert dhe pakuptimte nga ajo qe ka porositur Pejgamberi yne alejhi selam....



opo nga korniza fese tende mos dil fare ti .. po nji pytje doja te beja :

a e din qe ka nji teme ne forum qe quhet : Besimi fetar , me nji nenteme : Feja islame , ku ka 300 nen.nentema dhe ti aty ke shkrujt vetem nji here : - " po fal namaz "
shko e shoku e boj postim/diskutim/copy/paste sa te dush atje ti


p.s. - kjo ishte hera e pare dhe e fundit qe te citoj , por them qe po bohesh i bezdisshem kshu

__________________
- Hene duam ne heshtje,ashtu siē jam mesuar edhe une te dashuroj,ne Heshtje..Dhe vendosem te jetojmė tė ndarė dhe tė dashurojmė nė heshtje!Kjo ishte menyra e vetme pėr tė qendruar sa me afer njėri-tjetrit ..ndonese jo me trup.. por me zemėr!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 22:52
Glaukus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Glaukus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Glaukus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Glaukus Shto Glaukus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Glaukus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Vari lesht.. Kur pellitjet e gomarit quhen "mendim i tij", kur pellitjet e gomarit lejohen te prishin nje vend ku bisedohet me ze te ulet, eshte tamam vari lesht.

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 23:04
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior



Une s'mund te dal nga korniza e fese sime, te shprehem dosido...pastaj, cfaredo qe do shtoja, do te ishte e tepert dhe pakuptimte nga ajo qe ka porositur Pejgamberi yne alejhi selam....


Nuk po te kerkon njeri te mos besosh ne Allahun tend, por do te vinte mire sikur une cdo postimi tend t'i bashkengjis citate pa mbarim nga bibla vend e pavend sic po ben ti?Ky eshte forum per te gjithe shqiptaret pike se pari. Qellimi nuk eshte te perhapim fjalen e Allahut, por te bashkebisedojme mes shqiptaresh kudo ku jane.

Ke nenforum te caktuar ku mund te shkruash per besimin tend me besimtaret e besimit tend. Askush nuk ka per te rene me qafe atje. Respekto rregullat te lutem. Postimet jashte teme do fshihen. Ky eshte nenforumi i psikologjise dhe jo i fese.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 23:28
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Citim:
Po citoj ato që tha INNA
Nga kto diskutimet e mesiperme mbasi harxhova pak kohe qe ti lexoj duket qe: raid eshte rritur nga prinder autorative, Dulcis dhe Deb* nga prinder autoritorian. Ju teoritorianet e forumit a mund te na thoni dicka si ndikojne keto dy lloj stilesh te ndryshme prinderore tek femijet?

Dulcis ka pasur (dhe ka) nje nene shume te embel qe ta merrte kalane nga brenda dhe nje baba shume autoritar.. me vellane ama, se me ne motrat thyhej disi.. Nuk po ju informoj mbi orientimet e mia sexuale, sepse s'besoj se i intereson njeriu , por mbaj mend komshine time.. Dy motra e nje vella me i vogel, me gjysher ne shtepi, nje baba pothuajse te padukshem e nje nene posesive. Ju them vetem kaq, ky i vogli ne moshen 5-6-etj vjecare zihej me te motrat se u trazonte buzekuqet e rimelerat. Po ne atehere s'dinim, s'kishte shpjegime atehere.. s'na i jepte askush..

Ne lidhje me INNEn e Anen, edhe une kisha lexuar dicka te ngjashme ne lidhje me ndikimin qe mund te kete figura e prindit-babait ne jeten e cdokujt.. sa per muhabet keshtu http://www.forumihorizont.com/showt...?threadid=18392


p.s. ja ore pse vl.? Me ze te ulet flasim prape ne, ka lezet.

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 23:31
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.