Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Besimi ne librat e ALlahut.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Besimi ne librat e ALlahut.

TEVRATI

TEVRATI është Libër i Zotit i cili i ka zbritur Musait a.s. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë:

“Vërtet Ne e kemi zbritur Tevratin, në të cilin ka udhëzim e dritë”.



(EL-MAIDE, 44)

Pasi Musai a.s. e shpëtoi popullin e vet prej firaunit, upremtoi atyre t’u sillte një libër prej Zotit të Lartmadhëruar. Musai a.s. shkoi në kodrën Turi Sina, aty agjëroi katërdhjetë ditë, pastaj bisedoi me Zotin xh.sh. dhe i zbriti Tevrati. Këtë ngjarje Zoti i Lartmadhëruar e tregon në Kur’an:

“Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë netë (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë (netë të tjera) dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij nëkatërdhjetë netë ...”.



(EL-EARAF, 142)

Kur ua solli Tevratin beni-israilëve ata thanë se urdhërat eZotit në Tevrat qenkëshin të rënda dhe se nuk do t’i zbatonin,mirëpo Zoti xh.sh. e ngriti kodrën “Tur” mbi ta dhe u tregoi se nësenuk i përmbaheshin ligjeve të Tevratit kodra “Tur” kishte për tushembur e për të rënë mbi ta. Këtë e tregon Kur’ani:
“(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju kodrën) Turin (e ju thamë) : veproni sipas atij (Tevratit) që jua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në të, ashtu që të ruheni.E pas asaj besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po tëmos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, ju dotë ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat)”.

(EL-BEKARE, 63-64)

Jehudët i ka mallkuar Zoti pse e kanë thyer betimin, i kanë ndryshuar fjalët e Zotit dhe e kanë deformuar Tevratin. Poashtu edhe këtë e tregon Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an:

11

“Për shkak se ata thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuamata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata ishtrembërojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyredhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Tivazhdimisht do ta vëresh tradhtinë e një pjese të tyre,përpos një pakice nga ata ...”.

(EL-MAIDE, 13)

TEVRATI I SOTËM

Tevrati i sotëm apo siç quhet “TORA” (Testamenti i vjetër)është dhjata (epoka) e vjetër e Biblës.

“TORA” ka pesë kapituj, e ata janë:

1. Librat e Krijimit (TEKVIN)
2. Eksodi (HURUÇ)
3. Levistika (LEVILIER)
4. Numrat (SAJILAR)
5. Ligji i përsëritur (TESNIJE) Komentimi i Tevratit apo libri i cili përmban informacionedhe shpjegime për Tevratin e Musait a.s. quhet TALMUD.

Sot gjenden dy TALMUDA, e ata janë:

TALMUDI i Jerusalemit dhe TALMUDI i Babilonit.

Përsëritja e Tevratit (Torës) quhet Mishna.

Mësimi, Komentimi i Tevratit (TORËS) quhet TALMUD.



_________________________

ZEBURI

ZEBURI është libër i Zotit i cili i ka zbritur Davudit a.s.Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:

“Dhe Ne ia kemi shpallur Davudit Zeburin”.

(EN-NISA, 163)

Zebur domethënë libër.

Davudi a.s. u është dërguar beni israilëve pas Musait a.s. Ai vepronte sipas ligjeve të Tevratit, e Zeburi i ka zbritut veç si libër për dashurinë e njerëzve për Zotin dhe për t’u lutur. Zeburi eshte zbritur në gjuhën abranije. Davudi a.s. kishte zë tëbukur. Kur këndonte Zebur, uji heshtte e nuk gurgullonte, mali e kodrat dëgjonin, egërsirat e shpendët ndaleshin e dëgjonin. Poashtu, era ndalej e nuk fishkëllonte. Peseqind vjet pas Davudit a.s., njëqind poet të ndryshëm anonim ia bashkangjitën vjershat dhe poezitë e tyre Zeburit. Ato vjersha a psalme nuk janë nga ai Zeburi për të cilin flet Ku’ani. Kështu në librin e shenjtë (Dhjatën) janë 150 psalme.

Psalme quhen ato vargje poetike të cilat këndohen të shoqëruar me instrument. Shtatëdhjetë psalme i janë kushtuar posaçërisht Davudit a.s.


_________________________

INXHILI

Ditën që lindi Isa a.s, i tha popullit të vet: Unë jam rob i Allahut! Ai ka caktuar të të më japë libër (INXHILIN) e të të më bëjë Pejgamber. Kur Isa a.s. i mbushi tridhjetë vjet iu zbrit Inxhili. Isa a.s. u dërgua Pejgamber për të vërtetuar librin e Musait a.s. - Tevratin - dhe ardhjen e pejgamberit tonë Muhamedit a.s. Zoti i Madhëruar këtë e tregon në Kur’anin fisnik:

“Dhe, kur Isai, biri i Merjemes, tha: O të bijtë e Israelit, unë jam i dërguari i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed”.



(SAFF, 6)

Zoti i Lartmadhëruar poashtu në Kur’an tregon kështu:

“Ne vazhduam gjurmët e tyre (të Pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që ishte vërtetues i Tevratit që kishin pranë që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit”.

(EL-MAIDE, 46)

Mirëpo beni Israilët nuk e kanë zbatu as Tevratin, as Inxhiline nuk dëshirojnë ta zbatojnë as Kur’anin, ata i kanë pasuar epshet e veta, ata kanë fshirë, kanë deformu dhe kanë humbur atë që është zbritur prej Zotit të Madhëruar në Tevrat dhe Inxhilë. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë:

“Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe nga toka”.



(EL-MAIDE, 66)

Bibla e cila përbëhet prej ungjijve nuk ka lidhje me Inxhilin origjinal i cili i është zbritur Isait a.s. Një hebre me emrin Pavli, duke shtuar gënjeshtrat e veta ka shkruar ungjij të ndryshëm. Më vonë janë paraqitur shumë e shumë

15
ungjij fals sa që numri i tyre ka arritë deri në tetëqind. Në vitin 313 ungjijt e tjerë nuk janë pranuar përpos katër prej tyre e ato janë:

1. Ungjilli sipas Lukës
2. Ungjilli sipas Joanit
3. Ungjilli sipas Markut dhe
4. Ungjilli sipas Mateut.

Sot ekziston edhe Ungjilli sipas Bernabës.

BIBLA SOT

Sot të krishterët për libër të shenjtë mbajnë biblën.Bibla përbëhet prej dy dhjatave (epokave) e ato janë:

1. Dhjata e vjetër

-Dhjata e vjetër është libri (Bibla) i cili përfshin epokën paraIsait a.s. Gjuha origjinale e saj është hebraishtja.

2. Dhjata e re

-Dhjata e re është libri (bibla) i cili përfshinë epokën pas Isaa.s. Gjuha origjinale e tij është greqishtja, por edhe kjo ka qenë më parë në gjuhën hebreishte. Përpos kësaj, bibla sipas Lukës, Joanit dhe Markut është në gjuhën greke, ndërsa sipas Mateut është në gjuhën hebreishte. Nga të gjitha këto që i përmendëm më lartë shumë lehtë kuptohet se ajo çka është zbritur prej Zotit të Lartmadhëruar është humbur dhe është zëvendësuar me tregime dhe shkrime të beni-Israilëve. Për këtë Zoti i Lartmadhëruar ka treguar në Kur’an:

“Mjerë (është shkatërrim) për ata që me duart e vetashkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej Alahut”!,e për të arritur me te një fitim të paktë, mjerë për ataçka shkruan duart e tyre dhe mjerë për ta për atë çkafitojnë”.



(EL-BEKARE, 79)

_________________________

SUHUFET

Përpos katër librave; Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kur’ani, Zoti i Lartmadhëruar ka zbritur edhe libra të tjerë të cilët quhen “SUHUFE”.

SUHUFE quhen fletushkat apo broshurat.

Kur’ani i përmend “SUHUFET” – broshurat e Ibrahimit a.s. dhe këshillat të cilat kanë qenë në ato Suhufe apo broshura. Në Kur’an Zoti i Lartmadhëruar tregon kështu:

“Ka shpëtuar ai që është pastruar.Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe epërjetshme.Vërtet, kjo (këshillë)
gjendej edhe në broshurat e para: Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait”.

(EL-EALA, 14-19)
___________________________________

KUR’ANI

PËRKUFIZIM: Fjala “Kur’an” d.m.th. lexim, tubim, grumbullim.

Kur’ani është quajtur me këtë emër sepse në vete ka tubuar, i ka grumbulluar ajetet, suret, urdhëresat, ndalesat, premtimet, kërcënimet etj. Ndërsa në terminologji është përkufizuar kështu:

“Kur’ani është fjalë e Allahut të Lartmadhëruar e cila i ka zbritur Pejgamberit të fundit Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selam për të qenë libri i fundit i zbritur prej Allahut për të gjithë njerëzimin”.

Përmbledhja e Kur’anit në volum (në mes të dy koreve tëlibrit) quhet Mus-haf. Prandaj Kur’an quhet ajo që lexohet e jo ajoqë është e shkruar, ndërsa të shkruarit e Kur’anit në libër quhet Mus-haf.

Pra “Kur’an” është emërtim mbi bazë leximi dhe “Mus-haf” mbi bazë shkrimi. Mus-hafi fillon me suretul-Fatiha, dhe përfundon me suretu Nas.

_______________________

Me gjeresisht, mund te lexoni ne kete ueb-faqe

http://www.scribd.com/shkumbimj/d/73363128/6-INXHILI

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2012 23:57
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Besimi ne librat e ALlahut.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.