Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Agjerimi dhe vlerat e tij.
Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
I huaj
Anetar i ri

Regjistruar: 10/12/2004
Vendbanimi: Gjermani/Aachen
Mesazhe: 6

Exclamation

Nje permbledhje e shkurter per kete teme ne forum

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re schilder_0073.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 174 herė.

Se pari si anetar i ri, ne kete forum me diapazon te gjere, ju pershendes te gjitheve.

Duke kerkuar dicka ne Internet, zbulova ne mënyrë spontante këtë forum. Në fakt unë nuk jam shumë tifoz i forumeve, sepse e shikoj biseden në të relativisht humbje kohe, shkruaj relativisht, sepse me të vërtetë ka persona qe deshirojne te perfitojne ne temat apo pergjigjet qe ata dergojne, por ka dhe te tille qe besoj e konceptojne forumin vetem si monopol te vetin. Forum mua me sjell ne mendje dicka te gjere, te thelle, me drite, jo keto forumet qe jane hapur neper shume vende, megjothate i pergezoj te gjithe pjesmarresit dhe moderatoret, besoj me kalimin e viteteve dikush ketu e gjen nje shok apo shoqe te mire, mbledh eksperience dhe perfiton dicka te re ne dije.

Tani te hyjme pak ne teme...

Une personalisht jam besimtar musliman qe e praktikoj fene prej rreth kater vjet e gjysem.

Lexova aty nga fillimi i mesazheve rreth kesaj teme se libri ne fjale eshte nga Librat me te mire ne boten Islame. Po qendron, ky liber eshte nga librat me te mire ne boten Islame, per faktin se tregon jeten e Profetit (Paqja e Allahut qofte mbi te) nga koha para lindjes se tij e deri me perhapjen e mesazhit te tij pas vdekjes se tij (alejhi salatu ue selam-Paqja dhe Meshira e Allahu qofte mbi te)

Lexova me tutje se disa nga anetaret nuk i kane kuptuar theniet, termat e shume pjese te cilat anetari me emrin shen albani, ka cituar nga libri ne fjale. U jap te drejte dhe nga ana tjeter e bej me dije dhe anetarin e permendur me siper: Se Islamin nuk mundet ta mesosh dot vete, librat rreth tij dhe shkencat e tij nuk mundesh tua parashtrosh atyre qe nuk dijne termat fetare.

Allahu thote ne Kuran: "Dhe pyesni dijetaret nese nuk dini!"

E si mundet djali qe ka nisur temen, qe nuk besoj se i perket besimit Islam te kuptoje termat aty, te kuptoje dhe te studioje burimin ku jane marre theniet e Profetit (alejhi salatu ue selam)?

Lexova me siper gjithashtu se Profeti Muhammed Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi te ka qene martuar me shume gra. Po kjo eshte e vertete, porse i themi djalit ne fjale qe ka marre persiper tu mesoje njerezve Islamin??? se kjo ka qene e veçante vetem per Profetin tone, e kjo jo per te gjithe besimtaret muslimane. Po te lexosh jeten e tij, dhe menyren e sjelljes se tij, moralin e tij, kohen e tij per familjen etj, te behet e qarte se Profeti (Meshira dhe Paqja e Allahut qofte mbi te ) ka pasur si qellim edukimin e muslimaneve ne marredhinet me grate e tyre, e ai i Dashuri yne, Profeti (Pershendetjet dhe paqet e Allahut qofshin mbi te) ka thene:"Me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire me familjen e tij, dhe une jam me i miri me familjen time (Pra kuptimi i perafert i kesaj thenie- eshte muslimani me i mire eshte ai qe sillet mire me familjen e tij dhe me pas sjell shembulliin e tij per tu pasuar).

Djalin i cili ka hapur kete teme ne forum e bej me dije te mesoje e me pas te trasmetoje. Nje dijetar musliman ka thene: "Kam debatuar me dijetaret dhe i kam munduar, kam debatuar me injorante dhe me kane mundur". Te keshilloj te mos marresh rolin e injorantit vella.

Ju sjell nje sqarim tjeter: Ne lidhje me lejimin e marteses se burrit me kater femra. Kjo gje ne dispoziten Islame ka gjykimiin " E pelqyeshme" dhe jo obligim. Ne vendet ku kemi raportin e meshkujve me femrat 1 me 5 apo me 8 si ne Algjeri apo ne Gjermanine e pasluftes se dyte boterore, cfare zgjedhje ofron djali i mesiperm per femrat, si te martohen ato, ka vetem nje burre, dhe te gjitha duan te martohen, a kane ato te drejten e nje burri apo te drejten per marredhenie seksuale, apo te ndodhi sic dhe ka ndodhur ne Gjermani, ku nje bure kishte marre mbare te gjitha grate e fshatit. Pra vella qe ke hapur temen, Zoti te dhente miresi, Allahu e ka lejuar dicka, e kjo si zgjidhje, dhe te bej me dije se ky lejim vlen per te gjithe kohet, prandaj dhe Islami dhe Kurani kane vlera universale te pakufizueshme ne Kohe. Allahu ehste i Gjithdijshmi, Ai e din se cfare ka ndodhur dhe do te ndodhe dhe per kete Ai i Larti e ka lejuar kete gje, e nese sheh ti ne Kuran pjesen ku Allahu i Vetem Nje e ka lejuar martesen me me shume se nje grua, thuhet ne kuptim te perafert "Ju eshte lejuar juve martesa me dy, tre apo kater gra, e nese keni frike per drejtesine atehere martohuni me nje".

Pra ky lejim eshte per ate person qe mendon ne veten e tij se mund te jete i drejte midis grave te tij, e ketu ne drejtesi nuk hyn dashuria, porse ne drejtesi hyn ajo qe ti, mos ti besh padrejtesi grave, ne anen materiale, apo ne kohen qe ke caktuar per njeren dhe per tjetren e me radhe. Per kete arsye, Profeti yne, Paqja dhe Meshira e Allahu qofte mbi te, e luste Allahun ta bente ate te drejte me grate e tij, dhe i thonte" Mos me merr ne pergjegjesi per ate qe une se kam ne dore" - pra per zemren, e ne Shqiperi shoku im Albani thone: Dashuria e pare nuk harrohet". Prandaj ne lidhje me kete Profeti yne Paqja dhe Meshira e Allahut qofte i eshte kundervene Aishes, gruas se tij te re, "Nënës së besimtarëve", ne momentin kur ai fliste per Khadixhen (Allahu qofte i kenaqur me te) gruan e tij te pare, ajo i pergjigjet duke thene: O i derguari i Allahut, Allahu te ka dhene me te mire se ajo" e Ai ka thene (ne kuptim te perafert): Ajo ishte gruaja ime e pare, ajo me ndihmoi kur te tjeret me braktisen, ajo me pohoi kur te tjeret me mohuan ... (vazhdon deri ne fund)

Megjithate...

Dua te them dicka me rendesi, e besoj se kjo eshte kritike dhe per te tjeret ne kete forum,

Kjo gje, keto ceshjte te cilat jane prekuar rreth Islamit me siper e te cilat do te parashtrohen padyshim deri ne Diten e Funidt te kesaj bote, JANE ÇESHTJE BESIMI!

Nuk mundet kepucari ti tregoje piktorit si pikturohet, besoj e dini historine e kepucarit qe shkoi tek piktori qe ta pikturonte, teksa rregullonte kepucet e me pas filloi ti thote piktorit, po sikur ti kishte vene kete ngjyre, po sikur ta kishe bere keshtu e ashtu....

Une o shoku im, me emrin Shen Albani, nuk e di se cfare ke ti ne zemer, sepse cdo veper varet sipas qellmit, e as ti se din se cfare une kam ne zemer, se cfare une ndjej kur praktikoj fene time. Prandaj do te ishte me mire, ta veme veten ne pozicionin e atij/asaj qe eshte besimtar/e musliman/e praktikues/e, e me pas ti kuptojme theniet e Allahut ne Kuranin famelarte, theniet e Profetit Meshira dhe Paqja e Allahut qofte mbi te, e me radhe. Besoj se nuk kam fyer dike ne kete shkrim timin. Ju uroj gjithe te mirat dhe Falenderimi i takon Allahut, Zotit te gjithe Botrave.

Pershendetje miqesore nga I huaj.

__________________
Ēdo vepėr varet sipas qėllimit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2004 18:42
I huaj nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė I huaj Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me I huaj (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: I huaj Shto I huaj nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto I huaj nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

pershendetje!

Me rastin e afrimit te muajit te ramazanit, mendova qe ta gjallerojme serish kete teme, dhe te sjell disa gjera qe duhet te dihen per kete muaj.
Ndoshta kjo teme ishte shkaku kryesor qe me ktheu.
Nderkohe qe per cdo pyetje ne lidhje me adherimin jeni te mirepritur ta beni.
Tashme po postoj dicka shkurt.
Indriti

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2005 16:34
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ramazani

Muaji i Ramazanit është moment i fillimit të shpalljes së Kur'anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur'anit, i shpalljes, i pejgamberisë. Prej atij momenti fillon edhe formimi i nje grupi islam, e më vonë edhe themelimi i Botës islame. Për hir të shenjtërisë së Kur'anit, Zoti i madhëruar e bëri obligim agjërimin e muajit dhe e caktoi festë vjetore për myslimanët.

Agjërimi i këtij muaji është obligim për të gjithë myslimanët që i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë ndonjë pengesë ose ndonjë arsye, e cila do ta bënte të pamundur agjërimin, pra është njëra nga pesë shtyllat e Islamit. Me agjërimin e këtij muaji, nuk është për qëllim dobësimi i trupit dhe as ushtrimi ose adaptimi i njerëzve për varfëri a uri, sepse Islami është i vetëdijshëm se vetëm trupi i shëndoshë dhe i fuqishëm mundëson kryerjen e detyrave, prandaj nuk është armik i trupit, e nuk është as dashamir i varfërisë, ngase edhe begatia dhe pasuria janë mjete të cilat fuqizojnë mundësinë për shprehjen e parimeve islame në mënyrën më të suksesshme. Qëllimi i agjërimit është ngritje dhe lartësim i njeriut me virtyte të larta derisa të arrijë të kuptojë dritën e vërtetë dhe të mbisundojë ndikimin e materies e të këqijave të saj, kështu thuhet në Kur'an: "Leal-lekum tet'tekun". Pra qe dmth me qellim qe te beheni te devotshem (Bekare, 183).

Myslimani është i bindur se urdheri i Zotit për agjërim apo për çdo adhurim tjetër është e vetmja rrugë për të mirën e njeriut si në pikëpamje trupore, ashtu edhe në atë shpirtërore, prandaj (njeriu) agjëron pse ka urdhëruar Zoti, e kryen detyrën në shenjë të respektit të urdhrit të Tij. Nuk duhet menduar nëse agjërimi ose ndonjë adhurim tjetër ka këtë dhe këtë të mirë shëndetësore etj., sepse atëherë adhurimi, siç është edhe agjërimi duket se kryhet për hir të asaj të mire, dhe jo për hire të urdherit të Zotit. Një adhurim i kryer për diçka tjetër, nuk meriton shpërblimin nga Zoti.

Shkaku për kryerjen e ndonjë pune ose të ndonjë çështjeje duhet kërkuar kur urdhëruesi i saj është dikush tjetër e jo Zoti, kur urdhëruesi është i nivelit tënd, e kur është fjala për urdhrin e Zotit, shkaku nuk është kusht për zbatim, kusht është urdhri i Zotit, e kuptove ose nuk e kuptove, por duhet të jesh i bindur se Zoti nuk urdhëron për atë që nuk është në të mirë të njeriut.

Agjërimi është një adhurim i çuditshëm, dhe në shikimin e ideologjisë materialiste, e cila e ka përfshirë botën në lindje e në perëndim është edhe i urrejtur ngase kufizon dëshirat dhe kënaqësi e trupit, edhe pse për një kohë të caktuar. Dijetarët e ideologjisë së tillë njohin trupin, po nuk e njohin shpirtin, e njohin tokën, po jo edhe qiellin, e njohin kete bote, po nuk e besojnë tjeteren, prandaj ata duan të hanë e të pinë, kur u bie qejfi, i përgjigjen thirrjes së stomakut, e nuk i përgjigjen thirrjes së Zotit për agjërim dhe nuk mendojnë se ç'farë do të gjejnë ditën: "Ajo është dita e vërtetë, e kush deshi u kthye rrugës për te Zoti i vet". (Nebe: 39), pra ç'farë do të gjejnë ditën kur do të takohen pranë Zotit? Prandaj agjërimi nuk duhet kuptuar si durim me dhunë, durim kundër dëshirës së njeriut, por durim nga dëshira për të arritur atë që është tek Allahu dhe për të gjetur kënaqësi e qetësi pranë Tij në një ditë që është e vështirë... "Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese", e besimtari në shenjë të respektit të urdhrit të Zotit, agjëron e nuk i përgjigjet thirrjes së stomakut, atë e ruan për atë ditë të vështirë, për përgjigje para Zotit.

Bota le të bëjë ç'të dojë, aq di ajo, ndërsa ne myslimanët duhet të përpiqemi të arrijmë mëshirën e Zotit, të deponojmë vepra të mira, siç është agjërimi etj. dhe në ditën e llogarisë të meritojmë shpëtimin dhe shpërblimin me Xhenet.

Vijon......

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2005 16:43
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

iNDRITI VERTETE ME IMPRESIONOVE , NUK E KAM PER KOMPIMENT SEPSE E DI QE ME KOMPLIMENTE USHQEHEN VETEM MENDJEMEDHENJET, POR VERTETE JENI SHUME PUNETORE.

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2005 17:28
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ksovari flm qe me ke ndjekur
Ju uroj nje agjerim sa me te lehte e te pranuar tek Zoti.
Paqe

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2005 18:19
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Agjërimi i Ramazanit si dëshmi e besimit të sinqertë

Duke iu përgjigjur urdherit të Zotit, besimtari heq dorë nga dëshirat e veta trupore, heq dorë edhe nga ato sende të cilat jashtë muajit të Ramazanit Allahu ia ka bërë të lejueshme, thënë edhe më qartë: çështjet e veta ia ka besuar Allahut, e kjo është një provë nëpërmjet së cilës manifestohet sinqeriteti që i fle në thellësinë e shpirtit të tij ndaj besimit, dihet qe vetëm nëpërmjet detyrave - obligimeve zbulohen fshehtësitë që flenë në brendinë e njeriut.

Agjërimi është një adhurim i jashtëzakonshëm, ngase është veprim i fshehtë, është një çështje që i është besuar njeriut, askush tjetër nuk di nëse është duke agjëruar apo jo. Në anën tjetër, është një adhurim që nuk ka kurrfarë përkrahjeje nga jashtë: agjëruesit nuk i brohorit askush, për haxhiun njerëzit thonë "ky është haxhi", atij që jep sadaka i thonë bujar, atij që falet, i thonë namazli etj., edhe pse këto thënie nuk duhet të peshojnë tek vepruesit, prapëseprapë ata kanë njëfarë përkrahjeje, kanë njëfarë shtytje ndaj atij personi, ndërsa tek agjëruesi mbretëron vetëm bindja e tij se Zoti është duke e përcjellë, dhe vetëm ajo bindje e mban të fortë e të qëndrueshëm në vendosjen e tij për të agjëruar.

Ndoshta për këtë arsye agjërimi është vlerësuar aq lart, siç thuhet në një hadith kudsij: "Çdo vepër e njeriut ka shpërblim, vepra e mirë shpërblehet me dhjetëfish e deri në shtatëqind fish, me përjashtim të agjërimit, sepse ai bëhet vetëm për hirin Tim (kështu thotë Zoti), pra Unë vetë do ta shpërblej", e dihet se shpërblimi nga vetë Zoti është më i madh se shumfishet e përmendura.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2005 18:22
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ndikimi i agjërimit në ngritjen e moralit të njeriut.

Ai besimtar i cili është i bindur se Zoti e përcjell gjatë agjërimit, se askush tjetër nuk është në gjendje ta përcjellë përveç Tij, ai atë bindje të përcjelljes së Zotit e bart edhe në të gjitha veprat e tjera, ai nuk ndalet vetëm nga ngrënia e pija, por largohet nga e gjithë ajo që e ka ndaluar Zoti, nuk bën punë të keqe, nuk mashtron, nuk tradhton, nuk shpif, nuk bën padrejtesi etj., duke qenë i bindur se Zoti e përcjell edhe në këto vepra.

Nga kjo duhet kuptuar se agjërimi nuk ka të bëjë vetëm me të mirën e njeriut për në Boten tjeter, por është për të mirën e tij edhe në kete bote, ngase nëpërmjet tij njeriu ushtrohet të përballojë vështirësitë, mësohet të mbisundojë dëshirat dhe të jetë i vendosur në qëllimet e veta. Në një hadith thuhet: "Agjëruesi i ka dy gëzime, njërin në iftar, e tjetrin në Ditën Gjykimit".

Gëzimi në iftar nuk duhet kuptuar si gëzim që i erdhi koha për të ngrënë e për të pirë, por si gëzim që i mbeti besnik vendosjes së vet, e nuk ka gëzim më të madh për njeriun se të jetë zbatues i premtimit. Mandej agjëruesi që për hir të Zotit braktisi edhe gjene e lejuar(te mire) gjatë ditës së agjërimit, do të jetë në gjendje të braktisë çdo ves të keq, do të jetë në gjendje të zotërojë të gjitha shprehitë që nuk çojnë në dobinë e tij, do të mësohet të jetë i durueshëm kur ta kërkojë nevoja, të jetë gjithnjë i drejtë, të sakrifikojë për hir të një virtyti më të lartë.

Të gjitha këto i ka mësuar nga hadithi i Pejgamberit që thotë: "Kush nuk braktis rrenën dhe veprat injorante, Zoti nuk ka nevojë për braktisjen e tij të ngrënies dhe të pijes", që do të thotë se agjërmi ka synim shumë më të lartë sesa të mos hahet, e të mos pihet. Agjërimi, pra, ka për qëllim që besimtarin të ngrejë në atë shkallë të lartë të moralit, sa të çlirohet prej pushtetit të dëshirave të epshit, prej pushtetit të mbisundimit të jetës materiale, prej pushtetit të zakoneve e shprehive të përditshme, të cilat nuk i sjellin dobi as në kete bote dhe as në Tjeteren.

Besimtari e di se burimet e diturisë e të njohurive janë dy: Mendja dhe shpallja nga Zoti, pra këto dy burime janë si dy krah të njeriut në këtë jetë, e nëse njeriu mjaftohet vetëm me njërin burim, ai është sikur shpendi me një krah të thyer. Mendja është një mjet me të cilin njeriu arrin, sipas mundësisë së tij, t'i njohë çështjet e kësaj jete, është mjet i dobishëm, i nevojshëm dhe i domosdoshëm, por aftësia e mendjes është e kufizuar vetëm në dukuritë e kësaj jete materiale, e përsa u përket çështjeve shpirtërore, ajo nuk ka aftësi të depërtojë dhe të shpjegojë për to, shpjegimin e çështjeve të tilla e mori përsipër Zoti dhe nëpërmjet shpalljes dhe u shpjegoi njerëzve se ç'është ajo që u garanton atyre jetën trupore e shpirtërore, e një prej të mirave trupore e shpirtërore është edhe agjërimi, nëpërmjet të të cilit njeriu do të kultivojë ndjenjat morale.

Vijon----

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2005 18:29
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

INDRIT!
te uroj qe u riktheve ne forum dhe njekohesisht me keto tema kaq te domosdoshme.

Pune dhe agjerim te lehte edhe ty!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2005 12:50
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

flm Isra
Edhe un e te jam mirenjohes qe me lexon.
Nderkohe qe me poshte po vazhdoj me temen.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2005 15:53
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ramazani muaj i meshires, i faljes dhe i shpëtimit

Në një hadith të Pejgamberit thuhet: "Kur vjen Ramazani, hapen dyert e Xhenetit, mbyllën dyert e Xhehenemit dhe mbyllen shejtanët".

Dora e mëshirës së Zotit për robërit e vet gjithnjë është e shtrirë dhe e hapur, por njerëzit nuk janë të përgatitur gjithnjë për të merituar atë mëshirë. Shenjtëria e këtij muaji zgjon ndër njerëz njëfarë madhështie dhe njëfarë frike, saqë, marrë në përgjithësi, njerëzit largohen prej punëve të këqija, largohen madje edhe ata që më parë do të kenë bërë ndonjë gjynah, e tani bëhen shumë më të matur, e besa disa prej tyre për hir të Ramzanit edhe pendohen dhe i kthehen xhamisë, i kthehen adhurimit. Në anën tjetër punët që afrojnë për në xhenet bëhen edhe më të dashura dhe njerëzit përpiqen të fitojnë mëshirën e Zotit e nga dashuria shtojnë edhe faljen dhe në vend që të falin vetëm namazin farz, falin edhe synetet, siç janë edhe teravitë, në vend që të japin vetëm zekatin, japin edhe sadaka të tjera, siç janë edhe vitrat etj. Dhe në vend që të agjërojnë Ramazanin, agjërojnë edhe ndonjë ditë tjetër gjatë muajve të tjerë.

Të gjitha këto japin të kuptojmë se njerëzit i hapin vetë dyert e Xhenetit me lloj-lloj veprash të mira dhe mbyllin dyert e Xhehenemit duke u larguar nga veprat e këqija, madje nuk ua vënë veshin nxitjeve dhe ngacmimeve të shejtanit, prandaj në një pikëpamje shejtanët janë të ngujuar, të penguar gjatë këtij muaji. Kuptohet, fjala është për besimtarët që agjërojnë dhe zbatojnë obligimet ndaj Allahut. Këtu duhet pasur kujdes, sepse, nëse shejtani është i ngujuar, epshi vepron dhe të gjitha të këqijat që mund t'i ndodhin ndonjë myslimani në Ramazan, janë rezultat i përgjigjes së thirrjes së ketij epshi, siç janë zemërimi, fjala fyese, përtacia, koprracia etj. Prandaj nuk bëhet fjalë vetëm të ndalemi nga ushqimi, por të ndalemi nga të gjitha ato që i ka ndaluar Allahu, pra vetëm nëse veprohet në këtë mënyrë, është fituar meshira, shpetimi, shpëtimi, dhe janë hapur dyert e Xhenetit, janë mbyllur dyert e Xhehenemit dhe janë lidhur djajtë.

Nuk ka send as qenie në tokë dhe në qiell, e cila nuk e adhuron Zotin, edhe pse ne nuk e kuptojmë mënyrën e adhurimit të tyre, me përjashtim të një pjese me shumicë të njerëzve, të cilët, të mashtruar pas kënaqësive të përkohshme të kësaj jete dhe bindjeve të tyre të gabuara ndaj qëllimit final të ardhjes së njeriut në këtë botë, qëndrojnë anash adhurimit ndaj Zotit. Besimtarët agjërues janë krenarë dhe të gëzuar nga arsyeja se janë inkuadruar në adhurim ndaj Krijuesit të vet, u janë bashkuar rreshtave të të gjitha sendeve dhe qenieve në ekzistencë për adhurim. Nuk ka dyshim se një pjesë të mëshirës së Zotit agjëruesit do ta fitojnë edhe prej lutjeve të atyre me të cilët janë vënë në një rresht, dhe i mjerë është ai që është ndarë dhe veçuar nga rreshtat e tillë, dhe mjerimi i tij do të duket në Ditën e llogarisë.

Prandaj ndonjë besimtar i mashtruar nga iluzionet e kota të disa ateistëve, duhet të vijë në vete, të kuptojë kotësinë e tyre dhe t'i kthehet së vërtetës, t'i kthehet zbatimit të mësimeve të Zotit, të agjërojë Ramazanin dhe t'u bashkohet rrjeshtave të myslimanëve, të ndiejë veten të lumtur që po i përgjigjet zërit të Kur'anit, që po inkuadrohet në rreshtat e një miliard e më shumë myslimanëve në botë, e të mos mbetet i izoluar nga vëllezërit e vet në këtë botë dhe i izoluar në Xhehehem në botën tjetër. Kjo duhet kuptuar seriozisht, ngase është rrezik që disa njerëz vërtet të mbesin jashtë mëshirës së Zotit. Nuk është besimtar myslimani që në ditët e Ramazanit në shenjë talljeje me agjëruesit, ndez cigaren haptazi, ha ose pi në prani të agjëruesve me qëllim të nënçmimit. Ai edhe pse mban emrin e myslimanit,ai nuk është i tille, ngase ka refuzuar dhe ka marrë nëpër këmbë një nga shtyllat islame.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2005 16:01
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Agjerimi dhe vlerat e tij.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.