Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Agjerimi dhe vlerat e tij.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Disa këshilla te tjera rreth agjërimit.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është detyre, si për burra si për gra.(per muslimanet)
Agjërimi është çështje personale e çdo individi, nuk mund ta kryejë askush në emër të tjetrit ose për tjetrin.

Përjashtim nga obligimi për agjërim bëjnë: fëmija, i çmenduri, i sëmuri, i shtyri në moshë jetike të pleqërisë, udhëtari, gruaja në ditët e të përmuajshmeve dhe në ditët e lehonisë. Pas kalimit të sëmundjes, duhen agjëruar aq ditë sa kanë mbetur mangut, po ashtu edhe udhëtari edhe gruaja pas ditëve të lëna. I moshuari nuk ka shpresë se do të fitojë fuqi të re, prandaj, nëse ka mundësi ekonomike, jep sadaka (lemoshe)për çdo ditë të paagjëruar, e nëse nuk ka, atëherë është i falur.

Në ndonjë rast, veçse sipas këshillës së mjekut të sinqertë dhe të aftë, lirohet nga agjërimi edhe gruaja shtatzënë dhe ajo gjidhënëse për hir të ruajtjes së shëndetit, por pas kalimit të arsyes duhet bërë zëvendësimi.
Gjatë agjërimit duhet ruajtur nga çdo punë dhe fjalë e keqe, sepse ato dëmtojnë vlerën e agjërimit. Duhet ruajtur edhe nga ushqimi dhe kontakti seksual.

Ç'do vepër e mirë është e shpërblyer nga Zoti, e ajo është e shpërblyer shumëfish kur kryhet gjatë Ramazanit, andaj duhet përpjekur që përveç agjërimit të shtohet edhe namazi, sadakaja, mbarëvajtja ndërnjerëzore etj.
Ngrënia dhe pirja me harresë nuk e prishin agjërimin, nuk e prish as të vjellët pa dëshirë, as larja gjatë ditës, as injeksioni (përveç atij ushqyes), as pompa me pluhur për të sëmurët nga azma.
Agjërimi është një ibadet në vete, nuk është i varur prej ndonjë ibadeti tjetër, edhe pse është më mirë të jetë i shoqëruar edhe nga ibadete të tjera. Është edhe çështje personale e individuale, që do të thotë se agjërimin e ndonjërit nga bashkëshortët nuk e dëmton mosagjërimi i tjetrit, e kështu me radhë, edhe relacioni prind, fëmijë ose anëtar familjeje, megjithqë duhen bërë përpjekje dhe për të bindur edhe tjetrin për agjërim.
Kurrë nuk është vonë për t'u kthyer në rrugën e drejtë, për të përqafuar mësimet islame, për t'iu përulur madhërisë së Mëshiruesit, në duart e të cilit është çdo gjë, e në duart e Tij duhet ta dorëzojmë edhe shpirtin.
Të mos e lëshojmë rastin dhe në këtë muaj të bekuar të fitojmë mëshirën, faljen e mëkateve dhe shpërblimin me Xhenet nga i madhi Zot .

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2005 16:06
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Me fat ky muaj i shenjte i Ramazanit per te gjithe muslimanet.

Eshte ndjenje e vecante per cdo shpirt muslimani ky muaj i shenjte.

Lus Allahun te na pastroje nga mekatet dhe te na beje sa me te devotshem ne veprat tona. Poashtu lus Allahun t'ua ndez llamben e t'ua ndricoje shpirtin te gjithe atyre qe luten per udhezim ne Islam.

Agjerim te lehte dhe te pranuar, inshaAllah.

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2005 01:07
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
engjell_mbrojtes
"Ne qiellin e 7-te"

Regjistruar: 22/09/2005
Vendbanimi: "Ne qiellin e Forumit Horizont"
Mesazhe: 799

kush nga ju po agjiron?

Sot ka filluar muaji Ramazan prandaj me lindi kjo pyetje.

__________________
"YoU KnOw iM iNdEpEnDeNt n I cAn MaKe iT Ma OwN"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2005 16:05
engjell_mbrojtes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė engjell_mbrojtes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me engjell_mbrojtes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: engjell_mbrojtes Shto engjell_mbrojtes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto engjell_mbrojtes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Re: kush nga ju po agjiron?

Citim:
Po citoj ato që tha engjell_mbrojtes
Sot ka filluar muaji Ramazan prandaj me lindi kjo pyetje.


Zoti qofte me ju.. Rrini pa ngrene ,se keni rast te mbani dhe elegancen.. lool

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2005 16:39
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Llokumi_NY
Anetar i ri

Regjistruar: 24/03/2005
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 11

GEZUAR

SELAM ALEJKUM BROTHERS & SISTERS

Gezuar e per shume vjet RAMAZANIN.

Allahu xh. sh na e pranofte agjerimin e ketij muaji te bekuar.

AMIN !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2005 00:15
Llokumi_NY nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Llokumi_NY Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Llokumi_NY (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Llokumi_NY't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Llokumi_NY Shto Llokumi_NY nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Llokumi_NY nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

URIME MUAJI I SHEJTĖ I RAMAZANIT

Te gjithe muslimaneve u uroj muajin e shejte te Ramazanit.
Allahu ua lehtesofte dhe ua pranofte argjerimin. Lus Allahun qe te gjithe motrave muslimane te cilat ballafaqohen me injorancen ne qdo ane ku jetojne t'ua lehtesoj sprovat dhe shtoj shperbimin per durimin. Dhe vellezerve musliman Allahu ua shtofte devotshmerin , vendosmerin dijen . urtesine dhe durimin.
ALLAHU NA BEFTE PREJ ATYRE TE CILET ATE QE E MESOJME TA VEME NE PRAKTIK, T'A JETESOJME AMIN.

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2005 10:58
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

urime Agjerimi

vertet me ka gezuar rasti ne kosove ishte dite e lire sot Unmiki i kishte shperblyer kosovaret me nje dite te lire pune .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2005 19:13
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė naimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė naimi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: naimi Shto naimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto naimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Gezuar!

Uroj qe ky muaj i begate te sjelle vetem te mira, ne shtepine e cdo muslimani, Zoti na pranofte, Agjerimin , faljen dhe cdo adhurim tjeter qe bejme per Te.
Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2005 12:58
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ramazani: Ringjallje apo mbijetesë ?

Me kalimin e një viti, disi papritur, vjen një mik i dashur i miliona e miliona njerëzve, ‘Ramazani i Shenjtë’, i cili hyn këndshëm sërish në jetën tonë. Zemrat e muslimanëve mbushen me kënaqësi për ta mirëpritur atë. Për ata që nuk dinë rreth këtij muaji, do të ngjante sikur muslimanët nuk e kanë takuar asnjëherë këtë mik që po troket në dyert e tyre. Krej papritur dashuria për këtë mik na bën të ndryshojmë rrënjësisht zakonet dhe planet tona ditore në mënyrë që ta presim dhe ta gostisim sa më mirë. Xhamitë mbushen me besimtarë, fletët e Kuranit shfletohen deri në orët e mëngjesit, madje dhe festat e mbjedhjet shoqërore bëhen më të gjalla se kurrë. Të gjitha këto përpjekje bëhen për ta nderuar këtë mik të veçantë dhe të shenjtë që Allahu e ka prurë mes nesh.
A nuk është e çuditshme dhe ironike që teksa ky mik është mes nesh, për tridhjetë ditë me radhë, ne shmangim televizorin, këndojmë këngë Nashide gjithë kënaqësi, e plot gjëra të tjera, ndërkohë që dështojmë në të kuptuarit e misionit dhe vizitës së tij? Për një arsye apo një tjetër, po ky “Ramazani i Shenjtë’ bëhet i huaj për ne që në ditën e parë të Shevalit!

Le të fillojë pastrimi!
Ajo që harrojnë shumica prej nesh, është se ky mik vjen me një përgjegjësi dhe qëllim të lartë. Ashtu siç e përshkruan Muhamed Sherif:
“Sa herë që një mik vjen në shtëpitë tona, ne përgatitemi për ardhjen e tyre duke pastruar shtëpinë, duke fshirë tapetin, duke marrë pluhurat e rafteve apo duke fërkuar lavamanet. Kështu duhet të veprojmë dhe me mysafirin tonë të veçantë, ‘Ramazanin e Shenjtë’. Por fërkimi apo larja nuk duhet të jetë thjesht fizike, ajo duhet të përfshijë edhe larjen dhe pastrimin e mëkateve.”
A ke menduar ndonjëherë se përse nuk zgjasin këto ndryshime dhe këto begati?
Në librin e tij ‘Le të jemi muslimanë’ Sejjid Abdul Maududi sqaron:
“Gabimi më i madh që bëjmë ne, është vlerësimi i formës së jashtme të namazit dhe agjërimit si adhurim i vërtetë dhe mashtrohemi fare kollaj, me atë se kushdo që i përmbush këto kërkesa arrin të adhurojë Allahun e Lartësuar. Ashtu si fuqia fizike që nuk mund tw arrihet pa tretjen e ushqimit, ashtu dhe forca e agjërimit nuk e jep efektin e saj tek ne, derisa të lejojmë që qëllimi i Ramaznit të depërtojë në zemrën e tij dhe të dominojë qëllimet, mendimet dhe veprat e tij.

Ramazani: Një mundësi transformimi dhe një muaj shoqerizimi.
Përveç dobive të nevojshme të agjërimit, Ramazani është një kohë për një ndërgjegjësim shoqëror. Ashtu siç e përshkruan Hamude Abdulati në librin e tij ‘Islami në Fokus’:
“Asnjë sociolog apo historian nuk mund të thotë se në historinë njerëzore ka patur ndonjë gjë që mund të krahasohet me këtë institucion të fuqishëm të Islamit: agjërimi në muajin e Ramazanit. Gjatë gjitha kohërave njerëzit kanë ngritur zërin për t’u pranuar mes njëri-tjetrit, për bashkim, për vëllazëri, për barazi, por sa të pajehonë kanë qenë zërat e tyre, dhe sa pak sukses kanë arritur.”

S’ka kohë për tu prehur!
Siç e ka sqaruar Dr. Abdullah Hakim Kuik krejt rrjedhshëm në librin e tij ‘Ramazani në rrjedhën e historisë’:
“Ramazani është koha e shtimit të veprimtarisë, kur tashmë muslimani i lehtësuar nga barra e ngrënies dhe pirjes së vazhdueshme, duhet të jetë më i gatshëm për t’u përpjekur dhe punuar per te miren e fese. Ramazani i nëntë i profetit Muhamed (pqmt) ishtë i mbushur me ngjarje vendimtare dhe na lë neve një shembull të ndritur për ndjenjën e sakrificës dhe nënshtrimit ndaj Allahut. Përgjatë gjithë historisë islame, arritjet me te medha kane qene gjate ketij muaji!”

Devotshmëri qe ringjall!
Në Kuran (2:183) devotshmëria përshkruhet si qëllimi i vërtetë i agjërimit. Por, ç’është devotshmëria?
Omer Ibn Hatabi ka thënë: “Një njeri i pajisur me devotshmëri, i ngjan atij njeriu që ec me shumë kujdes në një rrugë me gjemba. Ngjashmërisht, dhe besimtari i devotshëm është i vetëdijshëm për veprat që bën (duke u frikësuar që të mos bjerë në të gabuarën)”
Ali ibn Ebi Talib thotë: “Me devotshmëri kuptojmë frikën ndaj Allahut, të vepruarit sipas Kuranit, kenaqjen në ato pak gjëra që kemi, si dhe përgatitjen për ditën e largimit nga kjo botë.”
Imam Gazaliu thotë: “Kushdo që i frikësohet diçkaje nga krijimi i Allahut, largohet prej saj, nderkohë që kushdo që i frikësohet Allahut, vrapon drejt Tij.”
Le të fillojmë të jetojmë një muaj devotshmërie ne kete Ramazan, me qëllim që t’i shmangim gjembat që na zënë udhën në formën e tundimeve që i hasim si në mendje ashtu edhe në shoqëri.”

Ta shtojmë studimin e Kuranit
Thuhet se kur do dikë, di edhe imtësitë më të hollësishme që ai apo ajo thotë, ç’pëlqen dhe ç’nuk pëlqen. Kesisoji, si mund të pohojmë se e duam Allahun, kur ende dimë shumë pak rreth mesazhit të Tij dhe mirësive që na ka dhuruar? Ramazani është një rast i rrallë për një reflektim të thellë në mesazhin e Kuranit. Ai është burimi i një transformimi të vazhdueshëm në jetët e miliona njerwzve që kanë një zemër të gjallë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje ka argumente.” Kaf 37
Transmetohet se imam Zuhri do të thoshte për Ramazanin: “Ai është leximi i Kuranit që është ushqimi i njerëzve.” Ngjashmërisht Aishja r.a gjatë Ramazanit do të lexonte Kuran që nga agimi e deri me lindjen e diellit.

Ky ishte shpirti i agjërimit
“Ky ishte shpirti i agjërimit që bëri që të parët tanë vepërmirë të përballeshin me sfida nga më të pamundshmet. Ishte koha e veprimtarisë intensive, duke e kaluar gjithe diten duke punuar dhe duke u falur, si dhe duke kërkuar falje tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa sot botën islame e ka mbuluar thatësira, trazirat, çoroditjet e shumëpërhapura si dhe joshjet materiale. Me të vërtetë që ne kemi nevojë për besimtarë që do të ecin në hapat e profetit tonë të dashur (pqmt), që do të marrin mësim dhe nga shembujt e sahabëve. Me të vërtetë që ne kemi nevojë për musimanë agjërimi i të cilëve është i plotë dhe jo thjesht burim urie dhe etje. Allahu na mundësoftë një brez muslimanësh që do ta përhapin Islamin anembanë globit në mënyrë të përshtatshme për kohët tona.”

Një përkujtesë e ngrohtë dhe dashamirëse nga dijetari Abdullah Hakim Kuik

Një listë përmbledhëse që duhet patur parasysh gjatë Ramazanit:
Bëni përpjekje që të fitoni sa më shume kënaqësinë e Allahut: falni namaze vullnetare, bëni dua të vazhdueshme si dhe përkujtojeni sa më shumë Allahun.
Mundohuni të lexoni Kuran pas çdo namazi. Në të vërtetë nëse pas çdo namazi lexoheshin 3-4 faqe Kuran, atëherë do të ishte shumë e lehtë që të mbarohej i gjithë Kurani gjatë muajit të Ramazanit. Gjithashtu studioni çdo mëngjes dhe komentimin e Kuranit .
Ftoni dikë me të cilin mbani lidhje të ngushta në shtëpi, dhe çelni iftar me to, të paktën njëherë në javë. Ju do t’i shihni vetë begatitë e kësaj mirësie!
Jepini jetë familjes suaj! Mundohuni që çdo ditë ta përfundoni agjërimin me familjen tuaj në mënyrë që ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin.
Jepni dhurata për bajram, së paku pesë vetëve: 2 anëtarëve të familjes, 2 miqve të ngushtë, dhe 1 një personi që e doni me të vërtetë vetëm për hir të Allahut.
Ndiqni grupe studimesh islame në mënyrë që të kuptoni dhe praktikoni më mirë fenë tuaj. Planifikoni ta përfundoni librin që flet për jetën e profetit (pqmt) brenda 30 ditëve.
Nga bujaria, dhuroni për xhaminë, organizatat muslimane dhe ndihmoni gjthashtu edhe njerëzit që janë në nevojë. “Ky është muaji i dhuratave!”
Mundohuni të lexoni libra dhe të gjeni informacione në internet për Ramazanin.
Merrni përsipër ndonjë projekt për të mbështetur një çështje të rwndwsishme sociale, si në bashkësitë muslimane ashtu edhe në ato jo-muslimane. Luftoni kundër racizmit, sidës, drogës, kancerit, duhanit etj. A nuk e dini ju se popullwsia jonë që përbën 20% të popullsisë botërore, konsumon 80% të burimeve.
Gjatë agjërimit, kontriboni pwr kampingjet kundër varfërisë.
Kërkoni shpërblimet e rralla dhe të lëna shpesh pas dore të natës së Kadrit, në atë që është më e mirë se njëmijë muaj.
Pendohuni sinqerisht për mëkatet tuaja! Ky është muaji i faljes dhe i mëshirës së Allahut. Asnjëherë nuk është vonë!
Mësoni të kontrolloni gjuhën dhe të ulni shikimin. Kujtoni gjithmonë paralajmërimet e profetit a.s kundrejt gënjeshtrës, përgojimit dhe shikimeve epshore të cilat e prishin agjërimin. Braktisini fjalët e ndyta njëherë e përgjithmonë. Luani rolin e thirrësit me përkushtim dhe dashamirësi.
Përjetojeni kënaqësinë e namazit të natës dhe përkushtojani veten tuaj krejtësisht dhe çiltërsisht Allahut gjatë kohës së ihtikafit në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2005 13:02
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

demokrate

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re flamuri1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 87 herė.

nuk besoje qe ka muslimane ne ket muaj qe agjeron per shkak te elegances por i vetmi shkake eshte

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2005 17:23
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė naimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė naimi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: naimi Shto naimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto naimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Agjerimi dhe vlerat e tij.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.