~Enigme~
Simplexity
Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073
|
E vendos kompjuteri suksesin e nje filmi?
Filma të dobët lamtumirë !!!!
Një kompjuter do të jetë në gjendje të parashikojë suksesin e një filmi para se ky film të xhirohet. Profesori Ramesh Sharda ka shpikur një program për kompjuter që duke konsideruar disa variabla , është në gjendje të llogarisë suksesin e filmit nga një shkallë nga 1 deri në 9.
Variablat e marra nga ana e programit janë konkurrenca nga ana e filmave të tjerë , data e lëshimit të filmit, niveli i kastit të filmit dhe kategoria e filmit të prodhuar. Këto të dhëna vendosen në program dhe në fund të proçesit të llogaritjes jep gjykimin e tij. Shkalla 1 tregon që filmi nuk ja vlen të prodhohet dhe do të jetë një dështim i vërtetë që mund të sjellë një fitim prej 1 milion dollarësh kurse shkalla 9 është një blockbuster që do të ketë fitime më shumë se 200 milion dollarë.
Sharda një ekspert në fushën e informatikës ka punuar rreth këtij programi për rreth 7 vjetësh duke analizuar rreth 800 filma. Rezultatet e studimit tregojnë se 37% të herëve programi ka arritur të parashikojë ekzaktësisht nivelin e një filmi, 75% e herëve ka gabuar me filmat me vetëm një shkallë.
Kuriozitet mare nga Fjodor Zotaj (gazeta shekulli online)
__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|