Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Bumēi: Pėrmbarimi do tė privatizohet
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Bumēi: Pėrmbarimi do tė privatizohet

Intervistë ekskluzive me ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi. Të gjitha reformat në sistemin e drejtësisë dhe marrëdhëniet me gjyqësorin e prokurorinë

Bumçi: Përmbarimi do të privatizohet

Klodian Rado

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shekulli”, ka rrëfyer gjithë reformat që do të ndërmarrë në të ardhmen në sistemin gjyqësor. Po ashtu Ministri Bumçi, ka deklaruar se sitemi ligjor aktual nuk cënon pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa lidhur me prokurorinë ka theksuar se organi i akuzës mban peshën kryesore të përgjegjësisë lidhur me moseficencën ndaj luftës së krimit të organizuar.

Z. Ministër, cilat janë disa nga reformat kryesore që juve keni konceptuar si të domosdoshme për tu iniciuar dhe realizuar nga institucioni juaj brenda kësaj legjislature 4-vjeçare?

Nuk është e lehtë që të bëhet një përmbledhje e reformave që do të ndërmerren për një periudhë katër -vjeçare. Kjo kryesisht për një arsye themelore, reformat bëhen për të arritur një rezultat të caktuar, në rast se nuk arrihet synimi i dëshiruar atëherë reformat modifikohen dhe ndërmerren masa të tjera. Në këtë mënyrë është e vështirë që të parashikohet se çfarë reformash do të zbatohen mbas 3 vjetësh në fushat e ndryshme nëse nuk dimë se si do të ndikojnë dhe a do ta arrijnë rezultatin ato masa që jemi duke ndërmarrë dhe do të zbatojmë së shpejti. Përpara se të përqendrohem në reformat kryesore që po përgatisim, dëshiroj të përfitoj nga kjo pyetje për të sqaruar edhe një pikë tjetër të rëndësishme. Jo përherë përmirësimi i një gjendjeje të caktuar kërkon ndryshime ligjore të thella. Për t’iu referuar edhe një analize të institucioneve të Bashkimit Europian për Shqipërinë se në vendin tonë shpesh, politik-bërja është zëvendësuar me ligj-bërjen. Ndryshimet që ne ndërmorëm përsa i përket përmbarimit e tregojnë shumë qartë këtë. Ne thjesht ndryshuam mënyrën e raportimit, ku kaluam në raportim ditor për çdo përmbarues dhe krijuam dy grupe që ndërmorën kontrolle të vazhdueshme të të gjithë zyrave të përmbarimit, çfarë bëri që nga 6 vendime në muaj që një përmbarues zbatonte mesatarisht më parë arritëm ta dyfishonim këtë në 12 vendime për përmbarues në muaj.
Përsa i takon reformave kryesore që po përgatiten dhe do ndërmerren nga Ministria e Drejtësisë do të përmendja: Në fushën e gjyqësorit është shumë e rëndësishme përcaktimi dhe rregullimi i qartë i karrierës së gjyqtarëve, si dhe metoda dhe kryerja e vlerësimit të gjyqtarëve. Përmirësimi i këtyre dy aspekteve do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen e gjyqtarëve. Përfundimin e riorganizimit të gjykatave të shkallës së parë, dhe më pas edhe atyre të apelit. Qëllimi i riorganizimit është zvogëlimi i rretheve gjyqësore nga 29 në rreth 20 të tilla. Kjo do të thotë shkrirja e gjykatave të vogla të cilat nuk lejojnë specializimin e gjyqtarëve sepse e njëjta trupë gjyqtarësh gjykon si cështjet civile ashtu edhe ato penale. Krijimin e gjykatave të specializuara ose seksioneve të tilla në gjykata. Për shembull aktualisht kemi filluar të mendojmë për nevojën e krijimit të një gjykate të veçantë administrative, si dhe për krijimin e seksioneve të specializuara për të miturit. Përmirësimi i statusit të administratës gjyqësore që aktualisht është lënë pothuajse në harresë, edhe pse është një faktor i rëndësishëm në funksionimin e gjykatës. Informatizimi i gjykatave cfarë do të sillte një përmirësim të ndjeshëm në drejtimin e tyre dhe rritjen e transparencës. Përmirësimi i punës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe i ispektimeve të kryera nga ana e Ministrisë së Drejtësisë përbëjnë elementë kyc në përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë. Gjithashtu edhe marrja e masave që do të çonin në uljen e vonesave të gjykimit të cështjeve në gjykata është në programin e punës së ministrisë.
Një fushë tjetër shumë e rëndësishme ku do të përqendrohemi është sistemi i burgjeve dhe i paraburgimit. Kërkesat për ndryshime në këtë drejtim janë të gjithanshme, duke nisur që nga ndërtimi i institucioneve të reja të vuajtjes së dënimit, përmirësimi i institucioneve aktuale për t’i prurë ato në nivele të pranueshme. Një vëmendje e vecantë do t’i kushtohet sistemit të paraburgimit, kalimit të plotë të tij në përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë nga Ministria e Brendshme që është aktualisht. Nevoja e krijimit të qendrave të reja të paraburgimit është më urgjente se në sistemin e burgjeve për shkak të kushteve shumë të vështira që qendrat aktuale ofrojnë. Përvec aspektit të infrastrukturës fizike, në sistemin e burgjeve vëmendje e vecantë po i kushtohet edhe reformës ligjore, që përfshin disa aspekte: përmirësimi i rregullores së burgjeve, përgatitja e rregullore të paraburgimit dhe disiplinës së policisë që nuk kanë ekzistuar më parë. Elementë shumë të rëndësishëm të reformës në burgje është edhe bërjen të mundur të punësimit për të burgosurit cfarë do të ketë një ndikim shumë pozitiv, si dhe futja e dënimeve alternative. Vlen të theksojmë edhe përmirësimin e kushteve për policinë e burgjeve duke bërë të mundur pagimin e tyre sipas sistemit të gradave.
Sistemi i regjistrimit të pasurisë së palujtshme është një tjetër fushë shumë e rëndësishme për qytetarët. Kjo fushë kërkon ndryshime të shumta; është shumë e domosdoshme që të mbarojë në të gjithë vendin procesi i regjistrimit fillestar, dhe është rënë dakord me Bankën Botërore për zbatimin e një projekti të madh në këtë drejtim që shkon në reth 20 milionë dollarë. Kompjuterizimi i të gjithë sistemit të të dhënave, cfarë do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme dhënien e shërbimit. Aktualisht është krijuar një strukturë e re për funksionimin e zyrës, si dhe po përgatitet një model i ri tarifash.
Padashur të zgjaten shumë, dëshiroj të them se përmbarimi vazhdon të mbetet në vëmendjen tonë dhe aktualisht po punohet për një sistem të ri tarifash, si dhe për disa ndërhyrje të nevojshme ligjore si për shembull rregullimi i rregullave për ankandet etj. Brenda periudhës 4- vjecare do të bëhet i mundur edhe privatizimi i këtij shërbimi.

Çfarë mendoni lidhur me pushtetin gjyqësor në Shqipëri? Cilat janë reformat më emergjente dhe të domosdoshme që duhen kryer ndaj këtij pushteti?

Meqenëse reformat më të rëndësishme që do të ndërmerren në këtë drejtim i përmendëm më lart, po i përgjigjem vetëm pjesës së parë të pyetjes. Është e lehtë të thuhet se sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe se kjo është fjala e parë që të vjen në mendje kur përmendet ky sistem, por kjo nuk do të na ndihmonte shumë nëse do të ndaleshim me kaq. Një gjendje e caktuar asnjëherë nuk është bardhë e zi, dhe gjyqësori nuk bën përjashtim nga kjo. Korrupsion ka në gjyqësor dhe këtë nuk e kundërshton njeri, as vetë gjyqtarët, por niveli i korrupsionit është diçka e vështirë për tu caktuar. Kemi të bëjmë me një sistem ku njëra nga palët ndërgjygjëse detyrimisht do të humbë cfarë padyshim që sjell edhe pakënaëqsi dhe akuzat për korrupsion. Jo të gjitha çështjet apelohen, dhe prishja e vendimeve nga gjykatat më të larta është tregues që sistemi i vetëkorrigjimit funksionon deri në një shkallë të caktuar. Gjithashtu do të dëshiroja të shtoja se me kalimin e viteve, trupa e gjyqtarëve nuk ka mbetur e pandryshuar. Janë me dhjetra e dhjetra gjyqtarë të rinj të cilët kanë mbaruar shkollën e magjistraturës ku kanë marrë një shkollim shumë cilësor përvec katër viteve të fakultetit juridik. Dëshiroj të shtoj edhe dicka tjetër, që vetë natyra e këtij sistemi nuk lejon ndryshime radikale dhe të menjëhershme, por me ndryshme të vazhdueshme dhe të qëndrueshme është plotësisht e mundur që cilësia e dhënies së drejtësisë në gjykatat tonë të përmirësohen në mënyrë të ndjeshme.

Meqë folëm për disa nga reformat më emergjente në pushtetin gjyqesor, çfarë mendoni për pozicionin ligjor te Ministrit te Drejtësisë ndaj pushtetit gjyqësor? A mendoni se kompetencat aktuale ligjore të Ministrit të Drejtëisë cënojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor, dhe si rrjedhim, sistemi ligjor aktual ka nevojë për reformim. Kam parasysh këtu Inspektoriatin e Kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë apo të drejtën ekskluzive vetëm të Ministrit të Drejtesisë për të filluar ose jo procedimin disiplinor në KLD ndaj gjyqtarëve, duke ditur se këto lloj rregullimesh ligjore aktuale janë kritikuar edhe në raportet e BE-së por edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese?

Kjo është një cështje shumë e rëndësishmë. Dhe në mënyrë të sigurtë do përgjigjesha që kompetencat aktuale të Ministrisë së Drejtësisë nuk e cënojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. E para, e drejta e ministrit të drejtësisë për të nisur procedimin disiplinor të gjyqtarëve si dhe inspektimi përbëjnë funksione tradicionale të Ministrisë së Drejtësisë. Shqipëria nuk ka një model të vecantë që e krijuam vetë por kemi huazuar modelet e vendeve të tjera si Franca, Italia etj. Në kryerjen e inspektimit ministria nuk hyn në themel të cështjes, por përqendrohet në cështjet administrative dhe proceduriale. Megjithëse nuk mund të sqarohet në hapësirat e kësaj interviste por nuk është shumë normale që KLD-ja si institucion të kryente të gjitha funksionet, të caktonte cilët janë inspektorët, cfarë duhet të inspektohet, të vendoste për nisjen e procedimit disiplinor, dhe më pas po i njëjti institucion të merrte vendimin.
Në të njëjtën kohë, dëshiroj të sqaroj se Bashkimi Europian në raportet e tij nuk është shprehur kundër ekzistencës së inspektoriatit në Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk kemi një qendrim të prerë në këtë drejtim sepse nuk ka dhe një model në të gjithë Europën. Për shembull në Kroaci, që është shumë më afër integrimit në BE se ne, Ministria e Drejtësisë aktualisht po punonte për krijimin e inspektoriatit të gjyqësorit dhe me ndihmën e BE-s. Ndërsa Gjykata Kushtetuese si institucioni që gëzon fjalën e fundit përsa i takon kësaj cështjeje është shprehur në vendimet e saj se nuk e konsideron si ndërhyrje të ekzekutivit në pushtetin gjyqësor ekzistencën e inspektoriatit.

Çfarë është bërë me 8 emrat e gjyqtarëve të shfaqur edhe në media, të cilëve u janë gjetur shkelje të rënda nga Inspektoriatet e KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, dhe cili do të jetë qëndrimi juaj përballë KLD-së, ndaj gjyqtarëve për të cilët keni vendosur çuarjen e tyre në KLD?

Ne nuk kemi përcaktuar numër gjyqtarësh që do të dërgohen për procedim disiplinor, as 8 e as më shumë dhe as më pak, atë e ka bërë media. Nga inpsektimi i kryer në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, ne jemi bazuar kryesisht në inspektimin e bërë nga inspektoriati i KLD-s sepse inspektimi i bërë nga Ministria e Drejtësisë për shkak të periudhës që mbulonte, vitin 2002, është tashmë i parashkruar ( një shkelje parashkruhet kur kalojnë 3 vjet nga koha e kryerjes) dhe nuk mund të përdoret për procedim dispilinor. Deri tani ne kemi dërguar 2 gjyqtarë për procedim disiplinor dhe po vlerësojmë edhe rastet e tjera për të cilat do ju njoftojmë.

Kohët e fundit, juve sipas kompetencave tuaja ligjore, keni ndermarrë një kontroll edhe lidhur me dosjet e prokurorisë. Cili është qëllimi i këtij kontrolli? A lidhet ky kontroll me faktimin e deklaratave të kryeministrit Berisha se Prokuroria fle mbi dosje apo është vetëm një kontroll administrativ rutinë?

Kontrolli që kemi ndërmarrë përsa i takon veprimtarisë së prokurorisë është i bazuar në ligjin për prokurorinë dhe atë të Ministrisë së Drejtësisë. Kontrolli mund të quhet rutinë nëse e shikojmë si përmbushjen e detyrave funksionale të kësaj ministrie pra në këtë rast nuk kemi të bëjmë me ndonjë kompetencë të re të shtuar kohët e fundit, por në vetvete asnjë kontroll nuk bëhet sa për të thënë, pra sa për rutinë. Përsa i takon deklaratave të Kryeministrit ato shprehin shqetësimin për cilësinë e punës së kryer nga organi i akuzës gjë që pasqyrohet edhe në kritikat e ndërkombëtarëve në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar. Dhe organi i akuzës në këtë drejtim mban peshën kryesore të përgjegjësisë. Objekt i kontrollit janë dosje që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar në prokurori ku ka identifikuar shkelje dhe dëm ekonomik të konsiderueshëm.

Para disa ditësh në media u përfol për një numër shumë të madh letërporosish të ardhura nga vende të huaja, për të cilat ka pasur një debat me Prokurorinë e Përgjithshme, lidhur me përballimin e kostos të përkthimit të tyre nga institucioni juaj apo nga prokuroritë. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje?

Në Ministrinë e Drejtësisë gjenden aktualisht 62 dosje të papërkthyera që i përkasin viteve 2003, 2004 dhe 2005 të cilat nuk kanë arritur të përkthehen për shkak të volumit të madh të tyre, kemi të bëjmë me dhjetëra mijëra faqe, dhe si rrjedhim edhe fatura të konsiderueshme finaciare. Për të zgjidhur këtë problem Ministria e Drejtësisë ka vendosur të përkthejmë 52 dosje dhe 10 t’ia dërgojë Prokurorisë së Përgjithshme. Ligji i brendshëm, nenet 123 dhe 196 të kodit të procedurës penale e përcaktojnë prokurorinë si organin e specializuar për të administruar këto dosje, pra ato cështje që kanë të bëjnë me transferimin e procedimeve penale apo ekzekutimin e letërporosive që kërkon autoriteti i prokurorisë. Deri më sot ka ekzistuar një pasaktësi në rezervat tona në aprovimin e Konventes Europiane për Ndihmë të Ndersjelltë Juridike në fushën Penale, ku Ministria e Drejtësisë përcaktohej si organ qendror gabimisht. Edhe konsultimi i katalogut të Këshillit të Europës na tregon se kjo nuk është praktika në vendet e tjera ku është përcaktuar, prokuroria, gjyqësori dhe në disa raste edhe Ministria e Drejtësisë. Pra përvec ligjit të brendshëm ne kemi nisur edhe kërkesën për saktësimin e autoriteteve përgjegjëse dhe ndarjen me të qartë të kompetencave. Për këto dosje të mbartura, vonesë e cila nuk është përgjegjësi e Prokurorisë sic e thashë më lart, ne kemi vendosur të përkthejmë 52 prej tyre dhe do t’i dërgojmë pjesën e mbetur, 10, prokurorisë. Si organ i specializuar prokuroria është edhe më eficiente në materialin që duhet të përkthejë.

Së fundi, zoti ninistër një pyetje politike, cili është opinioni juaj lidhur me disa deklarata të Topit dhe Ngjelës, të cilët kanë kritikuar ritmin e punës së disa prej ministrave? Po përsa i përket pozicionit tuaj, në çfarë pike realizimi të reformave e shihni vehten pas 6- mujorit vlerësues të të gjithë ministrave të kabinetit Berisha?

Unë mendoj që është diçka shumë pozitive që brenda shumicës të ketë debat për ritmin e punës dhë ecurinë e reformave dhe që figura të rëndësishme si z. Topi dhe z. Ngjela të shprehen publikisht, kjo nuk bën asgjë tjetër vetëm sa do të shtojë edhe më shumë energjitë e qeverisjes. E vetmja gjë që do të cilësoja është se nevojitet një farë kohe për të bërë më të matshëm ecurinë e punës. Përsa i përket rezultateve të 6- mujorit, mendoj se duhet të presim deri atëherë.

Për reformat
Në fushën e gjyqësorit është shumë e rëndësishme përcaktimi dhe rregullimi i qartë i karrierës së gjyqtarëve, si dhe metoda dhe kryerja e vlerësimit të gjyqtarëve. Përmirësimi i këtyre dy aspekteve do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen e gjyqtarëve. Përfundimin e riorganizimit të gjykatave të shkallës së parë, dhe më pas edhe atyre të apelit. Qëllimi i riorganizimit është zvoglimi i rretheve gjyqsore nga 29 në rreth 20 të tilla. Kjo do të thotë shkrirja e gjykatave të vogla të cilat nuk lejojnë specializimin e gjyqtarëve sepse e njëjta trupë gjyqtarësh gjykon si ështjet civile ashtu edhe ato penale. Krijimin e gjykatave të specializuara ose seksioneve të tilla në gjykata. Për shembull aktualisht kemi filluar të mendojmë për nevojën e krijimit të një gjykate të veçantë administrative, si dhe për krijimin e seksioneve të specializuara për të miturit.

Për varësinë e gjyqësorit nga politika
Kjo është një cështje shumë e rëndësishmë. Dhe në mënyrë të sigurtë do përgjigjesha që kompetencat aktuale të Ministrisë së Drejtësisë nuk e cënojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. E para, e drejta e ministrit të Drejtësisë për të nisur procedimin disiplinor të gjyqtarëve si dhe inspektimi përbëjnë funksione tradicionale të Ministrisë së Drejtësisë… Bashkimi Europian në raportet e tij nuk është shprehur kundër ekzistencës së inspektoriatit në Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk kemi një qendrim të prerë në këtë drejtim sepse nuk ka dhe një model në të gjithë Europën.

Për gjyqtarët me shkelje
Deri tani ne kemi dërguar 2 gjyqtarë për procedim disiplinor dhe po vlerësojmë edhe rastet e tjera për të cilat do t’ju njoftojmë.

Për Prokurorinë

Kontrolli që kemi ndërmarrë përsa i takon veprimtarisë së prokurorisë është i bazuar në ligjin për prokurorinë dhe atë të Ministrisë së Drejtësisë.
Përsa i takon deklaratave të Kryeministrit ato shprehin shqetësimin për cilësinë e punës së kryer nga organi i akuzës gjë që pasqyrohet edhe në kritikat e ndërkombëtarëve në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar. Dhe organi i akuzës në këtë drejtim mban peshën kryesore të përgjegjësisë. Objekt i kontrollit janë dosje që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar në prokurori ku ka identifikuar shkelje dhe dëm ekonomik të konsiderueshëm.

Për ndryshimet në qeveri
Unë mendoj që është diçka shumë pozitive që brenda shumicës të ketë debat për ritmin e punës dhe ecurinë e reformave dhe që figura të rëndësishme si z. Topi dhe z. Ngjela të shprehen publikisht, kjo nuk bën asgjë tjetër vetëm sa do të shtojë edhe më shumë energjitë e qeverisjes. E vetmja gjë që do të cilësoja është se nevojitet një farë kohe për të bërë më të matshëm ecurinë e punës. Përsa i përket rezultateve të 6- mujorit, mendoj se duhet të presim deri atëherë.



13/02/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2006 10:31
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Bumēi: Pėrmbarimi do tė privatizohet

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.