Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Kthim nga larg Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Skandalin ne radhe te pare e ben mjekesia...ne Shqiperi te semurin me pahir..dhe kur je qiqer del me ndonje gje nga spitalet...s'kane minimumin e ndjenjes per ke ka nevoje...pare..pare...pare...turp!!!S'ka trajtim me te ulet per nje njeri...ka dhe me keq,po gati gati mund ti futesh ne nje thes te gjithe,shteterore e private...


jopo si ketu ne usa.... para 3-4 ditesh.. e derrmova kemben fare.. me doli kocke kercirit.. dhe isha te ajo puna part time.. vete te nurse... oh is ok tha.. dont worry.. its gonna hurt u about six weeks.. but thats ok......

ja disa lajme te mira from my motherland

Nga fshati Kote në Kuç, ku bima me çmim të shtrenjtë ka hedhur shtat e fshehur mes malesh

Harta e hashashit zhvendoset drejt maleve, ndërsa pazaret drejt staneve në zonën e Lumit të Vlorës

KUÇ- Rruga deri në fshatin Kuç, më i largëti i zonës së quajtur Lumi i Vlorës është e shtruar me asfalt, ç'ka ia lehtëson qarkullimin çdo makine. Përgjatë gjithërrugës që gjarpëron maleve të Vlorës, makina me targa TR tërheq vëmendjen e vendasve. Rreth 18 kilometra larg qytetit që sapo ka hapur "portat" për turistët, në fshatin Kote, njerëzia e shfaq hapur kureshtjen. Megjithatë, bëjnë gjithçka munden për të të ardhur në ndihmë. Nëse nuk do të kishim me vete udhërrëfyesin tonë, një djalë rreth të 30-ave që ua di mirë huqet vendasve, vështirë se mund të shkëputeshe prej tyre pa harxhuar disa orë të mira. Pasi e ndan mendjen të na shoqërojë, ai nuk ngurron të bëjë shaka gjatë rrugës. "Po pse mojduhet ti qepemi maleve, ku në Vlorë mund të gjesh hashash sa të duash?! Këta të vijnë dhe të lusin vetë. Të gjithë fshatarët, aty ne mes të Vlorës i ke moj"- thotë ai, e pas disa kilometrave që ecën në këmbë, duket se është bërë pishman për "besën" e dhënë. Për t'u treguar deri në fund djalë i fjalës, udhërrëfyesi nuk ankohet, ndërkohë që nga telefoni i tij nuk pushojnë sms-të. I ulur në sedijen e parë të makinës përshëndet vlonjatçe kalimtarët, ç'ka na jep siguri për të udhëtuar të qetë drejt maleve të Vlorës.

***

Për të vazhduar udhëtimin tonë, në fshatin Gjorm marrim edhe një tjetër udhërrëfyes vendas. Djali rreth të 20-ave e njeh me pëllëmbë çdo cep të zonës, deri në fshatin Mesaplik, ndërsa pohon me sinqeritet se më tej nuk i ka shkelur këmba. Djali thotë se edhe këtë vit ka parcela të mbjella me drogë nëpër fshatrat e Vlorës. "Në ndryshim me vitet e tjera, droga nuk është sheshit. Në afërsi të fshatrave nuk ka drogë të mbjellë. Vjen policia dhe duket që këtej. Po këtë vit janë mbjellë maleve"- të thotë ai. Djali të shpjegon se bima narkotike, për disa nga familjet e zonës është tepër fitimprurëse. Sipas tij, personat që merren me kultivimin e kësaj bime fitojnë rreth 30 milionë lekë të vjetra në vit. I riu me emrin Fredi flet pa pushim, teksa mundohet të shpjegojë megjithatë se në ndryshim nga vitet e tjera, edhe sipërfaqja e mbjellë është më e vogël. "Nëse më përpara mbillej një sipërfaqe e madhe, tani i mbjellin ca këtu, ca aty në mënyrë që mos të dallohet"- thotë Fredi. Ai shton se për transportin nuk shqetësohen kultivuesit. Gjatë gjithë kohës, nëpër fshatra vijnë makina nga Vlora që marrin mallin e kërkuar. Por në asnjë moment, Fredi nuk përmend emra të personave që merren jo vetëm me kultivimin, por edhe me tregtimin e hashashit. Ajo që di djali është se për të gjetur bimët e mbjella duhet të ecësh orë të tëra në këmbë nëpër male dhe mes luginave të tyre, ka bimë të mbjella. Po kështu edhe shtigjet e mirëmbuluara janë dyshuese për të. "Ja këtu tek kjo rrugë. Po të devijosh edhe ca ka hashash, sepse rruga është vetëm për këmbësorë"-shton djali, sapo i afrohemi fshatit Tërbaç. Në fakt, shtegu është i mbyllur me gjemba dhe po të ndjekësh linjën në2 kilometra, Fredi të tregon një parcelë të vogël me bimë narkotike. Djali nuk pranon të shkojmë më tej dhe në çdo hap që hedh rritet frika për ç'ka thotë dhe bën.

***

Në fakt, djaloshi me emrin Fred pyet shpesh pse jemi të interesuar, ndërsa udhërrëfyesi ynë ngulmon ta bindë që pak më tutje do të takonim njerëz për të blerë hashash. Në fakt, Fredi thotë se udhëtimi drejt Kuçit është i pashpresë, sepse duhet të marrim malin për të vajtur nëpër stane. Aty sipas tij gjen njerëz të përshtatshëm që bëjnë pazar të mirë. Po kështu mund të gjenim edhe parcela tëmbjella. Dhe në fakt ai ka të drejtë. Në Gjormdhe në Vlecë gjejmë njerëz që të ofrojnë sasi të konsiderueshme hashashi, por edhe bimë të mbjella. Në fakt të duhet të ecësh goxha në këmbë për mes shkurreve për të arritur të fiksosh në celuloid bimën që ka hedhur tashmë shtat. E gjitha është mbjellë në tokë pa zot dhe vetëm vendasit e dinë mirë pronarin e kësaj bime që "pjell flori". Pasi bëjmë disa foto, kthehemi sërish drejt fshatit Kote. Gruaja që ka lokalin në qendër të fshatit duket se na kishte pritur me ankth. Sapo ulemi për të pirë një kafe, pyet nëse e gjetëm atë ç'ka kërkonim në Kuçin e largët. Pasi mbarojmë kafenë, ikim të ndjekur nga sytë kureshtarë, të bindur se këtë vit, policisë së qytetit bregdetar do ti duhet të derdhë më shumë djersë për të çrrënjosur këtë vend nga harta e kultivimit të hashashit.

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2007 19:17
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
doli
nosferatu 4ever and ever

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: Diku aty ku drita e ke veshtire te depertoj.......
Mesazhe: 236

o berat qytet muze
qeshu se po vijm ne
nga erresira sec po dalim
dhe koken kemi nxjerr nga varri


me hapa te rende drejt teje vim
atje ku kemi len shtepin
se u ben shum dite e nete
qe ti me lote theret


as ky burg as as kjo qeli
nuk me mban dot larg prej teje
linda ne berat beratc
dhe beratc do vdes pran teje...............

__________________
Tani rrugen time shikoj...dikur ku e lashe aty tani do e filloj,
i vetem dhe pa meshire qe kur dielli serisht te linde,zemra akullin ta ket shkrire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Qershor 2007 18:16
doli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė doli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me doli (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė doli't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: doli Shto doli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto doli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Kthim nga larg

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.