Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > "Le te pelcasin dushmanet...."
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

"Le te pelcasin dushmanet...."

Nga Halil Matoshi
Gazeta Tema
30.08.2007

Ishte 10 qershori 1999. Robërit dhe pengjet shqiptare të luftës nën torturë, të lidhur me spango, pa ujë e bukë prej sa ditësh, me shpirtin ndër dhëmbë e të kërcënuar nën tyta armësh, deportoheshin në kampet serbe të përqendrimit, në Nish, Leskoc, Mitrovicë të Sremit, Beograd e Pozarevac…

Diku afër Nishit, ndalet autobusi plot njerëz të munduar. Gojët e tyre të etura shkumëzonin, ndërsa kryet, gjymtyrët i kishin të përgjakura nga goditjet me shkopinj gome e bejzbolli. Kishte plot të plagosur me krimba në plagët e tyre, kishte pleq të moshës së thyer e fëmijë dymbëdhjetë vjeç, që te dajat ende s’kanë shkuar vetëm, pa i marrë e ëma për dore!

Dikush nga pengjet si ndër ethe klithte: “Vode, molim…!” (Ujë, ju lutem!), kurse forcat serbe të sigurisë si përgjigje i dhanë disa goditje në kokë viktimës dhe mbyllen dyert e autobusit, madje secilën vrimë që mund të sillte pak ajër dhe lëshuan të nxehtin në autobus. Dolën përskaj rrugës (“Via Egnatia”!), në një dyqan, përballë nesh dhe po pinin birra të ftohta, ndërsa për “qejfin” tonë lëshuan muzikë.

Së pari, në radio u shfaq zëri i kryefashistit Milloseviç, i cili tha se e kishin fituar luftën me terroristët e UÇK dhe me NATO, se Kosovën kishin arritur ta mbanin nën Serbi dhe pastaj, natyrisht, si te të gjithë ballkanasit e dehur, vjen muzika.

Ceca Raznatoviç-Arkan këndonte njëfarë kënge, që mua më dukej se ishte bërë enkas për ne – të mundurit. “Nek’ puknu dusmani…” (“Le të pëlcasin dushmanët”)!?

E dalloja vetëm këtë varg, sepse ne ishim armiqtë që vërtet po pëlcisnim nga vapa dhe cinizmi serb, varg që më godiste në kokë më rëndshëm sesa shkopinjtë e gardianëve serbë, me ato tam-tame si të fiseve të xhunglës, që thërrasin për gjak, për luftë…

Më 10 qershor, në Tiranë, George W. Bush njohu de facto pavarësinë e Kosovës.

Kurse kosovarëve iu drejtua më sugjerimin që të mbajnë kontakte “të linjave të nxehta” me Tiranën zyrtare dhe me kryeministrin Sali Berisha, që të bashkërendoheshin aktivitetet për bërjen e shtetit.

Kuvendi i Kosovës heshti, thua se Bush foli për Kubën e Fidel Kastros, apo për Ruandën!

Dy-tri ditë më pas, kosovarët hundëshkabë e si ndër vaj, Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku, u zhdorgjën në Kukës, në motel “America” për të takuar Berishën. Kot! E atë ditë do të duhej të shpallej pavarësia dhe të kërkohej njohja, së pari nga SHBA. Po atë ditë, edhe Tirana do të duhej ta njihte shtetin e ri…

Por, Prishtina u frikësua, ndërsa diplomacia shqiptare e Tiranës më s’u ndie për së gjalli. Heshti si varri.

Ministri Lul Basha, që më parë duket si personazh i “Playboy”-it sesa fytyrë diplomatike, tha dy-tri fraza bajate dhe s’u ndie më.

Më 29 gusht, Ekipi i Unitetit niset për t’u ballafaquar sërish në Vjenë me neofashizmin serb, që po lufton për ta penguar tashmë pavarësinë e njohur të Kosovës nga presidenti amerikan, George W. Bush.

Të njëjtën ditë, kosovari Lulëzim Tahiri, një ekonomist i zoti, kosovar, i cili punon qe prej dy vjetësh në Tiranë, më rrëfen përjetimin e tij, kur ai kishte blerë gazetat e ditës në “kryeqytetin e shqiptarëve” për të marrë lajmet e ditës se çfarë po bëhet me atdheun e tij, Kosovën, por ai ishte shokuar, zhgënjyer…, pastaj kishte sharë!

“Uh nanën…këta duhet zhdukur…”, - kishte shfryrë ai vet më vete!

Sipas lexuesit të gazetës “Express”, “Tirana Observer” kishte reklamuar një CD në ballinën e saj të 16 prillit 2007 dhe të nesërmen po iu dhuronte si suplement lexuesve shqiptarë një CD me këngët më të bukura jugosllave!

Dhe ndër të tjera, në atë CD janë edhe këngë nga koha e fashizmit serb të Millosheviçit, të gruas së kriminelit të luftës Arkan, Ceca Veliçkoviç-Arkan, pastaj të Dragana Mirkoviçit, Marta Saviç etj.

Kosovari bëhet nervoz, zihet brenda vetes, shtrëngon grushtat, i kërcëllijnë dhëmbët… Zhgënjehet për të satën herë, shfryn dhe shan… Tironsat dëgjojnë muzikë serbe, turbo-folk primitiv të kohës së fashizmit serb.

Po më 29 gusht, Ismail Kadare deklaronte se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për procesin që po kalon Kosova.

“Pseudofilozofitë e diplomacisë sonë, që kanë mungesë aftësie dhe morali, janë qesharake dhe në të njëjtën kohë të dënueshme”, - tha ai.

Askush s’u mor më këtë deklaratë të shkrimtarit.

Kosovarët sot (e enjte) janë përballë serbëve në Vjenë. CD-ja më këngët më të bukura jugosllave po shkon flakë nëpër Tiranë. Gazeta është shitur mirë, sipas të gjitha gjasave, ndërsa lekët e turpit, të fituara më këtë “eveniment” kryeredaktori Çafoku mund t’i derdhë në fondin për mbrojtjen e kreut shtetëror të Serbisë që po gjykohet në Hagë për deportimin e rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, me trenat e vdekjes, për masakrimin e 10 mijë vetave dhe për zënien robër lufte dhe mbajtjen në kampet e përqendrimit të rreth 3 mijë kosovarëve, ndër ta edhe të autorit të këtij shkrimi, të cilin kurrë s’e kam imagjinuar se do ta shkruaja!

Ose, për “nderim të heroizmave” të ish-burrit të Ceca-Raznatoviçit, Arkanit, mund t’i derdhë këta lekë të fëlliqur në konton e së vesë, që ia thoshte “Le të pëlcasin dushmanët” në kulmin e tragjedisë njerëzore. Në kulmin e dëshpërimit të kosovarëve.

Sido që të jetë, edhe unë jam artist, edhe për mua muzika nuk njeh kufij, edhe unë jam i vetëdijshëm se ka plot kosovarë kodoshë që s’iu ha palla për viktimat dhe që i lëndojë ato çdo ditë, që ngarendin pas letrave të Serbisë, për mbijetesë e prej zori, por të ngarendësh, që i pari në Ballkan (nuk e bënë një akt të tillë as sllovenët, madje as kroatët e boshnjakët që flasin të njëjtën gjuhë me serbët), t’i dhurosh “Çelësin e Tirons” Goran Bregoviçit (paçka se profili dhe muzika e tij nuk është e barasvlershme me bërllogun turbo-folk të Ceca Veliçkoviçit) dhe të editosh CD më këngët më të bukura jugosllave (lexo: serbe) e ta shpërndash gratis nëpër Tiranë, ende pa u pas bërë denazifikimi i Serbisë, ende pa iu kërkuar falje publike shqiptarëve për tmerret e shkaktuara tetë vjet më parë dhe ende pa u vendosur drejtësia në këto hapësira, ky është edhe një kafshim i shpirtit të kosovarëve. Me çfarë të drejte? Me çfarë motivi?

Për të na dëshmuar sesa të hapur janë tiransat, bashkëpatriotët tanë, apo për ca lekë?

Le ta thotë Qafoku dhe ‘qafkat’ si ai.

Kjo qasje tejkalon suazat e lirisë së shprehjes dhe të shtypit, madje ajo përkufizohet me cenimin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor të viktimave. Tashmë, është çështje e prokurorisë. Kjo sfidon shtetin dhe shoqërinë shqiptare…Dhe për këtë duhet të flasë edhe politika. Viktimat duhet t’iu hedhin në gjyq, iu keni kafshuar shpirtin!

Le të flasë Salo Berisha e Lul Basha.

Unë jam i vendosur. J’acuse. 

----------------------------------

Urime z. Halil Matoshi..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2007 18:29
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > "Le te pelcasin dushmanet...."

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.