Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Pronat
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Mbase ne Qeverine tjeter mbas dy vjeteve do zgjidhen...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Tetor 2007 21:38
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

ELJONA BALLhysa

Këshilli i Ministrave shqyrton marrëveshjen. Përcaktohen detyrimet dhe të drejtat

Vendosen rregulla për trashëgiminë kulturore fetare dhe për institucionet arsimore

Qeveria ka shqyrtuar gjatë mbledhjes së djeshme marrëveshjet dypalëshe për marrëdhëniet e shtetit me tri komunitete fetare, si Komunitetin Mysliman, Kishën Ortodokse Autoqefale shqiptare, si dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Në këto marrëveshje është sanksionuar e drejta e pronës së këtyre komuniteteve fetare dhe angazhimi i qeverisë për trajtimin me përparësi të kërkesave të komuniteteve fetare për kthimin dhe kompensimin e pronave. Këto marrëveshje kanë si synim rregullimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shtetit dhe komuniteteve fetare në Shqipëri. Në këtë draft garantohet dhe respektohet e drejta e sanksionuar në Kushtetutë mbi lirinë e ndërgjegjes dhe të ushtrimit të fesë, si dhe garantohet paprekshmëria e institucioneve të kultit, për aq sa veprimtaria e tyre nuk vjen në kundërshtim me Kushtetutën.

Të drejtat

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, shteti respekton pavarësinë e komuniteteve fetare për t’u organizuar dhe për të ushtruar veprimtarinë e tyre, si dhe për administruar pasurinë që zotëron në bazë të parimeve, rregullave, traditave dhe statutit të tyre. Veprimtaria e komuniteteve fetare duhet të respektojë interesat kombëtare dhe traditën shqiptare, bashkëjetesën dhe tolerancën fetare ndërmjet bashkësive fetare në Shqipëri. Ndër të tjera, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje qeveria u jep përgjigje dhe kërkesave të vazhdueshme të komuniteteve fetare në Shqipëri për njohjen e pronave të tyre. Në nenin 22 të marrëveshjes me Komunitetin Mysliman, saktësohet se shteti i njeh këtij komuniteti të drejtën e pronës mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme me të gjitha elementet përbërëse të saj. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, rinjihet sipas kësaj marrëveshjeje si trashëgimtar i pronave përkatëse të tij. Më tej, në marrëveshje shkruhet se në përputhje me legjislacionin në fuqi shteti trajton me përparësi kërkesat e Komunitetit Mysliman për kthimin dhe kompensimin e pronave të veta. Megjithatë, mbetet evazive se cilat prej pronave të këtij komuniteti do të njihen nga shteti dhe do t’i vihen në dispozicion Komunitetit Mysliman. Po kështu, të gjitha objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës duhet t’i kthehen në pronësi Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të mbrohen nga ligji për trashëgiminë kulturore. Nga ana tjetër, qeveria merr përsipër që për të gjitha objektet e kultit të paregjistruara të Komunitetit Mysliman të ndihmojë në procesin e legalizimit, i cili të kryhet me regjistrim në bazë të kërkesës dhe dokumentacionin teknik të paraqitur nga Komuniteti Mysliman, në bazë të legjislacionit në fuqi. Në bazë të marrëveshjes, komunitetet fetare në Shqipëri kanë të drejtë të ngrenë dhe të administrojnë institucione edukative dhe arsimore të të gjitha niveleve. Komunitetet fetare angazhohen që bashkë me qeverinë të hartojnë kurrikulat mësimore për shkollat fetare. Në bazë të marrëveshjes, komuniteteve fetare u njihet e drejta e përdorimit të mjeteve të komunikimit publik, e medias vizive dhe të shkruar për të përhapur lirisht bindjet fetare.

Detyrimet

Ndërkohë që në këtë marrëveshje janë parashikuar disa detyrime për komunitetet fetare. Së pari, ato duhet të regjistrohen si person juridik me vendim gjykate. Së dyti, duhet të regjistrohen në organet tatimore dhe të kryejnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni përkatës për personat juridikë jofitimprurës.

Ministria e Drejtësisë kundërshton njohjen

Alibeaj: Duhet të saktësohen pronat që u kthehen komuniteteve fetare

Gjatë shqyrtimit të marrëveshjeve midis Republikës së Shqipërisë dhe komuniteteve fetare në këtë republikë, Ministria e Drejtësisë është shprehur kundër nenit që njeh të drejtën e pronës këtyre komuniteteve. Në letërkëmbimin me Ministrinë e Kulturës, e cila ka hartuar këtë marrëveshje, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se e shikon me rezerva nenin që i njeh pronat Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. “Për sa i takon nenit 23 të projektmarrëveshjes, shprehim rezervën tonë lidhur me njohjen nga shteti të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si trashëgimtar ligjor i pronave “përkatëse”, në kushtet që situata për sa i takon kësaj çështjeje është shumë e paqartë. Nuk sqarohet as në relacionin shoqërues, për çfarë dhe pronat e kujt bëhet fjalë, përse shteti duhet të njohë si trashëgimtar të vetëm Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, dhe jo një tjetër person juridik që praktikon të njëjtën fe. Nëse bëhet fjalë për pasuri, pronësia e të cilave është e provueshme në bazë të dokumentacionit që ky person juridik disponon, nuk ka asnjë pengesë juridike për Komunitetin që të mos i njihen dhe kthehen ose sipas rastit t’i kompensohet prona, sipas legjislacionit në fuqi”, shkruhet në letrën e ministrit Alibeaj, që i dërgon Ministrisë së Kulturës. Me gjithë këtë sqarim, korrigjimi i kërkuar nga ministri i Drejtësisë nuk është reflektuar në projektmarrëveshje, do mbetur në fuqi neni që parashikon njohjen e pronës së komunitetit nga shteti. Po kështu, ministri Alibeaj shpreh rezerva dhe për trajtimin me përparësi të kërkesave për kthimin dhe kompensimin e pronës të bëra nga Komuniteti Mysliman. Në letërkëmbim ai shkruan se për sa i takon trajtimit me përparësi të kërkesave të depozituara pranë komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, nuk parashtrohen arsyet përse duhet bërë një trajtim i tillë diskriminues përkundrejt subjekteve të tjera.

Gazeta Metropol

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2008 16:21
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Pronat

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.