NoThInG
AltruisT
Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70
|
Drogba thotė se do tė nėnshkruajė pėr Interin
Bashkangjitje: p1_drogba.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 10 herė.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, iu ka thënë bashkëlojtarëve të klubit të tij, se ai do të nënshkruajë me kampionin e Italisë, Interin, ka shkruar sot Corriere dello Sport.
Largimi i Drogbas nga Stamford Bridge në fund të këtij sezoni është po thuajse i sigurt, derisa sulmuesi dëshiron sfida të reja, ndërsa pyetja është se ku do të përfundojë ai. Vetëm katër ekipe kanë gjasa reale për të fituar shërbimet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë: Milan, Inter, Real Madrid dhe Barcelona.
Siç kanë shkruar mediat italiane, Drogba ua ka bërë të ditur shokëve të skuadrës së tij se ai në fakt do të nënshkruajë me Interin. 30-vjeçari është pajtuar të kalojë tek kampioni i Serie A për tu bashkuar sërish me Jose Mourinhon, i cili thuhet të jetë pasues i Roberto Mancinit, në stolin e trajnerit të ekipit italian.
Një shumë prej 23 milionë eurosh, do të ishte e mjaftueshme për të transferuar Drogban në Itali, ku ish-lojtari i Marseille, do të ishte mjaft kërcënues për kundërshtarët, në partneritet me Zlatan Ibrahimoviq.
__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|