Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Fbksh - Aksh
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Prespari
Anetar i ri

Regjistruar: 17/07/2007
Vendbanimi: Australi
Mesazhe: 2

Fbksh - Aksh

Ketu munf te diskutojme per kete organizate politiko-ushtarake, dhe bashkimin kombetar..... Cfar mendoni...



**************************************************
**********
Intervistë ekskluzive për revistën mujore AS të Shkupit, me Kolonele Saranda TOPLICA :



Pyetje : Nëse ka mundësi, më së pari na tregoni prej nga jeni dhe në çfarë moshe?

Përgjigje:

Babain e kam nga Tetova dhe nënën nga Prishtina, kurse unë kam lindur në Prishtinë dhe tani jam 22 vjeçe.


Pyetje: Prej kur jeni këtu?



Përgjigje:Anëtare e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) jam bërë që në vitin 2003, kur në korrik të po këtij viti në Tiranë u arrestua Kryetari i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili nga Kërçova, i cili më vonë, nga gjykata e Tiranës e fitoi pafajësinë, dhe ishte ky veprim i paprecedent i Tiranës, si dhe fjala mbrojtëse, të cilin e kam lexuar si libër me titull: "NENA ME LINDI, SHQIPERIA ME RILINDI" e Zotit Adili para gjykatës së Tiranës, që më shtuan kurreshtjen që fillimisht të njihem me Platformën Politike të FBKSH-së, dhe më pas edhe të vihem në kontakt me Këshillin e FBKSH-së në Prishtinë, si dhe të bëhem edhe anëtare e FBKSH-së. Kurse tani edhe të vija këtu e të vishja edhe uniformën e bukur të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), që është strukturë ushtarake e FBKSH-së. Pra, këtu jam që nga 15 nëntori 2007.

Pyetje: Përpara se të rekrutohes**t, me çfarë merres**t?

Përgjigje:Kur u bëra anëtare e FBKSH-së isha brucoshe, kurse para se të vija këtu e të vishja uniformën, kisha absolvuar në fakultetin juridik. Pra, shumë shpejt do të marr edhe diplomën e magjistres së shkencave politiko-diplomatike.



Pyetje: Cilat janë motivet që iu shtynë të braktisni studimet dhe të rreshtoheni në AKSH?



Përgjigje :Nuk i kam braktisur studimet. Këtu po i përgatis dy provimet e fundit të magjistraturës. Që të vija këtu ishte një vendim i Këshillit të FBKSH-së të Prishtinës, sepse togu i vajzave luftëtare kishin nevojë për një drejtuese të shkencave politike. Pra, unë jam komandante e togut të luftëtareve të AKSH-së të Brigadës së Mitrovicës.


Pyetje: Si po ja kaloni këtu?


Përgjigje:Shumë mirë. Është krenari kombëtare t’i përgjigjesh thirrjes së Atdheut në momentet kur ai dhe populli yt rrezikohen nga bandat kriminale serbe, që kanë vra e pre shqiptar të pafajshëm, pleqë, plaka dhe fëmijë, dhe që kanë përdhunuar mbi 2800 motra shqiptare.

Pra, që të mos ndodhë kjo edhe njëherë, jo vetëm unë por edhe shumë motra të tjera jemi mobilizuar me vëllezërit tanë, luftëtarë të devotshëm të AKSH-së dhe patrullojmë kufirin nga të gjitha anët e Kosovës me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Pyetje: A vizitoni ndonjëherë familjen dhe shtëpinë apo gjatë gjithë kohës rrini në male?


Përgjigje: Një herë në muaj, jo vetëm unë por edhe të gjitha luftëtaret që nuk janë të dekonspiruar, se janë luftëtarë të AKSH-së, kemi të drejtë të shkojmë nëpër familjet tona.

Leja na jepet nga Shtabi i Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së dhe kohëzgjatja është vetëm për 48 orë, kurse kur kemi provime leja na jepet edhe për 52 orë.

Pra, të gjitha këto janë të sanksionuara me rregullore të veçantë të AKSH-së, rregullore këto që dalin nga Rregullorja e Disisplinës së AKSH-së e miratuar që në prill të vitit 2004.


Pyetje: Si kaloni me bashkëluftëtarët dhe a paraqet për ju pengesë a probem, kur kemi parasysh faktin se shumica janë meshkuj? Si ja kaloni me ta, sa ju rrespektojnë, a keni ndonjë problem?

Përgjigje: Shumë mirë, jo vetëm unë por të gjithë shoqet e mija bashkëluftëtare po kalojmë vëllazërisht me vëllezërit tanë bashkëluftëtarë, dhe në veçanti jemi shumë të rrespektuara, jo vetëm nga drejtuesit e Brigadës, por edhe nga të luftëtarët, sepse edhe në rastin konkret gjërat janë të sanksionuara me rregullore të veçantë mbi moralin e lufëtarëve të AKSH-së ku shkruan:

“Lejohet dashuria midis luftëtarit dhe luftëtares së AKSH-së, por çdo ngacmim seksual dhe imponim i dashurisë, apo keqpërdorim i pozitës komanduese nga eprori ndaj luftëtares, apo edhe anasjelltas, ndërshkohet shumë rëndë dhe gjykata e shkallës së I-rë, e Brigadës së AKSH-së, shqipton dënimin kapital…”

Pyetje: Sa femra të tjera ka përreth jush?


Përgjigje: Ju thash se unë jam komandante e një togu të vajzave shqiptare të Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së, dhe besoj se në këtë rast ua kam dhënë edhe përgjigjen se sa femra të tjera, përveç meje , janë këtu.

Pyetje: Çfarë kushtesh keni këtu: ushqim, veshëmbathje dhe kushte të tjera të domosdoshme?

Përgjigje: Brigada e Mitrovicës së AKSH-së është strukturë ushtarake e AKSH-së, të cilën e ka krijuar Këshilli i Nënzonës nr.2 (Mitrovicë, Albanik, Skënderaj, Drenas, Vushtri) të Zonës nr.2 (Kosova historike) i FBKSH-së, prandaj edhe për kushtet tona elementare, gjithëçka na duhet, dhe që nuk na mungojnë asnjëherë përkujdeset, të cilat na i siguron Këshilli i FBKSH-së të Mitrovicës, këshill ky që është i organizuar në çdo fshat e lagje të qyteteve, që i sipërceka.

Pra, vetëkuptohet se, kushtet tona janë modeste, aso kushtesh që iu duhen luftëtarëve të lirisë, të cilët kanë vendosur të sakrifikojnë edhe më të shtrenjtën e tyre – jetën, prandej edhe doemos do të sakrifikojnë dhe kurrë nuk e kërkojnë jetën luksoze, sepse këtë nuk e ka as populli shqiptar i Kososvës dhe më gjërë, i cili vazhdon të jetojë në një varfëri të tejskajshme, si në një burg të madh, sepse ate po e vjedhin ndërkombëtarët dhe potikanët servilë të Prishtinës.


Pyetje: A keni armatim të mjaftueshëm dhe a jeni e përgatitur fizikisht për luftë? A keni ndjekur trajnim paraprak dhe a e ndiqni edhe tani?

Përgjigje: Duke qenë komandante e Togut të vajzave, unë jam edhe anëtare e Shtabit të Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së, prandaj edhe lirisht mund t’ju them se kemi armatim të mjaftueshëm, por nga ana tjetër dijë se kërkesat për t'u bashkuar në radhët tona, qofshin këto djem apo vasha, janë tepër të mëdha, prandaj edhe mund të them se ndihma e popullit na është shumë e domosdoshme.

Por, ndihmat nga populli nuk kemi të drejtë t’i pranojmë, ne pjestarët e AKSH-së, por kjo i dedikohet FBKSH-së, sepse siç e cekëm edhe më sipër, për të gjithë nevojat dhe kërkesat tona përkujdeset Këshilli i FBKSH-së të Mitrivicës, kurse për përgatitjet tona fizike dhe trajnimet tona, lirisht po iu them se, jemi shumë të përgatitura dhe për çdo ditë po përgatitemi dhe po trajnohemi nga kuadrot tona drejtuese, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në tri betejat e zhvilluara nga viti 1998 deri në 2001.


Pyetje: A jeni e përgatitur dhe psiqikisht dhe politikisht, meqë situate është e ngarkuar politikisht dhe shumë njerëz hamenden në këto kohë?


Përgjigje: Jo vetëm psiqikisht por edhe politikisht jam shumë e përgatitur, prandaj edhe kam ardhë këtu, që të jap kontributin tim s'i kuadër që jam.

Dhe, kjo është detyra ime kryesore si komandante, dhe si e tillë po i përgatis të gjitha vajzat tona luftëtare.

Vetëkuptohet që kur kam nevojë për ndihmë për asnjë moment nuk më mungon kjo ndihmë nga drejtuesit e lartë të Brigadës, ndër të cilët është edhe komandanti i Briadës.

Disa herë na ka vizituar edhe kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtarë Shqiptar (FBKSH-së),Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, i cili sipas Rregullores së Disiplinës së AKSH-së është dhe Komandanti Suprem i AKSH-së.

Pyetje: Cili është ideali juaj profesional dhe a është kryekëput me atë të bashkëluftëtarëve tuaj dhe kryesisë?

Përgjigje: Ideali im dhe i të gjithë bashkëluftëtarëve të mi është i sanksionuar në Platformën Politike të FBKSH-së, ribashkimi i të gjitha trojeve edhe popullit që jeton në këto troje në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar me emrin Shqipëri.

Nuk ke se si të bëhesh luftëtarë apo luftëtare e AKSH-së pa u bërë anëtarë apo anëtare e FBKSH-së, sepse AKSH nuk ka as Platformë Politike, as Program dhe as Statut. Të gjithë këto i ka FBKSH-ja dhe AKSH është vetëm strukturë e FBKSH-së, dora e djathtë e trupit FBKSH, që ka vetëm Rregullore të Disiplinës së AKSH-së, nga e cila burojnë rregulloret tjera të veçanta.

Pra, nuk mund të jesh luftëtar apo luftëtare e AKSH-së dhe të mos betohesh se deri në frymëmarrjen e fundit do të luftosh për ribashkimin kombëtar shqiptar.


Pyetje: A e dinë familja juaj dhe si kanë reaguar ata kur erdhët ju këtu? A ju përkrahën në këtë vëndim të rëndësshëm?




Përgjigje: Sigurisht që e dinë familja ime dhe vetëkuptohet se edhe e kanë mbështetur vendimin tim, sepse është familja ime (babi im), ai që më ka mësuar se si bëhet betimi, ashtu s'i Muhedin ALIUN (dajën t'im, që e mësoi babi i Tij), për çlirim dhe ribashkim kombëtar, sepse babi im ka qenë pjestar i UÇK-së, betim që ka ngelë në gjys të rrugës dhe që duhet çuar deri në fund, sepse nga thellësia e tokës së përgjakur na thërret gjaku i dëshmorëve të Kombit.

Babi im ka qenë bashkëluftëtar i dëshmorit Bahri Fazliu, i cili na meson:

”Nëse e ke dashur dëshmorin, mos shko te varri i tij që t’i vesh lule mbi varr, por vazhdoje rrugën e Tij…”


Pyetje: Si kaluat ju dhe familja juaj në luftën e vitit 1999? A keni patur ndonjë dëm nga ajo luftë?



Përgjigje:Nga familja ime e ngushtë nuk na është vrarë asnjë pjestar i familjes, sepse e gjithë familja ime, unë bashkë me vëllezërit e motrat e mija, ishim aty ku ishte UÇK-ja.

Por, babit t'im i janë vrarë shumë shokë të idealit, ndër të cilët edhe ish-shoku i Tij i vjetër (i ilegales), dëshmori Isa Kastrati, me të cilin ka bëshkëvepruar që kur ka qenë student i Universitetit të Prishtinës, kohë kjo kur është njohur dhe me Zëdhënësin Politik të FBKSH-së, Magjistrin e Shkencave Juridiko- Ekonomike Z. Gafurr Adilin, për të cilin unë, e gjithë familja ime dhe të gjithë bashkëluftëtaret e bashkëluftëtarët e mia këtu, dhe jo vetëm këtu por edhe më gjërë, ushqejmë konsideratat më të larta për këtë ideolog të ribashkimit kombëtar.


Pyetje: Përfaqësuesi juaj politik ka deklaruar se do të ketë luftë në të gjithë Ballkanin dhe do të zgjasë shumë, a jeni e gatshme t’i qëndroni kësaj lufte nëse ajo ndodh m e të vërtetë?



Përgjigje:"Lufta është e pashmangëshme!", ka deklaruar Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili dhe këtë na e ka argumentuar edhe me fakte shumë bindëse.

Për fatin tonë “të keq”, konstatimet e Z. Adili deri tani kanë dalë dhe a e dini pse?

Sepse, Ai është në një pozicion të atillë, ku arrin të grumbullojë shumë informacione dhe mbi bazën e këtyre informacionve bëhet edhe analiza politike, pastaj në fund del edhe qëndrimi politik, shumë i qartë dhe i pagabueshëm, sic ka ndodhur deri më tani.

Pastaj, kam ndëgjuar që Z. Adili rreth vetes ka 7 këshilltarë të të gjithë lëmive, prandaj edhe deklaratat e tij kanë qenë shumë të sakta.

As Z. Adili dhe askush nga ne nuk e don luftën, sepse ajo sjell vrasje, djegje dhe shkatërrime; sepse, luftën nuk e ka dashur dhe nuk e don as populli shqiptar, por luftën po na e imponojnë pushtuesit dhe kolonizatorët e trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike, të cilët nuk po binden se koha e pushtimeve klasike dhe e kolonive ka përfunduar edhe në Afrikën e Jugut.

Për këtë, përgjegjësi mban edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila vetë popullit shqiptar vazhdon t’i mohojë të drejtën e Vetëvendosjes, parim ky i njohur dhe i garantuar edhe me të drejtën positive ndërkombëtare, e cila është sanksionuar në dhjetëra Konventa dhe Rezoluta të miratuara nga Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së.

Pra, jam e gatshme dhe e vendosur që, jo vetëm t’i qëndroj kësaj lufte deri në fund, sa ajo të zgjasë, sikur të zgjasë edhe një dekadë, por jam e vendosur që edhe të flijoj më të shtrenjtën time,- jetën .


Pyetje: Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit tanë dhe të tjerët në këto çaste?


Përgjigje: Për të gjithë lexuesit e revistës AS dhe të gjithë shqiptarët në Kosovën Jugore (Lugina e Vradarit-ILIRIDA), do t’ju jap këtë mesazh: Ta përkrahin FBKSH-në e Zonës Nr. 3 dhe Divizionin "TAHIR SINANI TE AKSH-së që vepron në Kosovën Jugore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA), që vazhdon të mbahet e pushtuar dhe e kolonizuar nga pushteusit dhe kolonizatorët sllavo-maqedonas. Motrat e mia të idealit pa më të voglin hezitim t'i bashkohen Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), që udhëhiqen nga djali i Mitrovicës heroike, Prof.Dr. Bashkim MITROVICA (Isa BOLETINI i ri) dhe biri i Kërcovës kreshnike, Mr. Gafurr ADILI (Ismail QEMALI i ri) me shokë e shoqe nga më të mirat e At-mëmëdheut SHQIPERI ETNIKE.

Pyetje: Çfarë mesazhi do t’ju drejtonit politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe trojet e tjera?

Përgjigje:

Boll ma me mashtrime dhe vjedhje që ia kanë bërë dhe po ia bëjnë popullit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike !

Mirëupafshim në Kryeqytetin e lirë të Vilajetit të Kosovës, në Shkup, aty ku duhej, në vitin 1912, të shpallej Pavarësia e Shqipërisë !

Albanik, shkurt 2008.

**************************************************
**********

INTERVISTË EKSKLUZIVE PËR "SHQIPËRIA SOT" ME KRYETARIN E FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH), PROF.DR.BASHKIM MITROVICA

01.04.2008: Zoti Mitrovica, ju përshendes në emër të redaksisë së faqes "Albania Today"/"Shqipëria Sot".


[img]http://www.al-today.com/uploads/fbksh-emblema(1).jpg[/img]


1. Kur u krijua Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe pse?


Përgjigja:

Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është krijuar më 4 dhjetor 1999, mënjëherë pas shpërbërjes së UÇK-së, që ishte çlirimi dhe bashkimi kombëtar, për të cilin betim kishin rënë djemtë dhe vashat shqiptare, themeluesit e UÇK-së, si Adem e Hamëz JASHARI me të gjithë familjet e tyre, Abedin REXHA, Luan e Shkelzën HARADINAJ, Zahir PAJAZITI, Hakif FEJZULLAHU, Edmond HOXHA, Sadri ZENELI, Fehmi e Xhevë LLADROVCI, Ilaz KODRA, Bahri FAZLIU, Agron RRAHMANI, Ismet JASHARI-KUMANOVA, Agim RAMADANI, Muhedin ALIU, Beqir LIMANI etj...
Arsyeja e krijimit të AKSH-së ishte një dhe e vetme, çlirimi dhe ribashkimi i të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI.

2. Pse Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ka marrë drejtimin politik të AKSH-së?

Përgjigja:

Nëse UÇK nuk kishte një formacion politik, që do ta drejtonte politikisht luftën, të cilën realisht UÇK e fitoi në poligonet e dyluftimeve, por e humbi në poligonet e tavolinave diplomatike, siç ishte Rambuje dhe Parisi, si më pas edhe Konçuli e Ohri, shokët tanë, ndër të cilët është edhe ideologu i ribashkimit kombëtar, Mr. Gafurr ADILI, gjykuan se duhej krijuar një formacion politik kombëtar, i cili politikisht do ta drejtonte AKSH-në, e cila do të vepronte vetëm atëherë kur për këtë do të gjykonte FBKSH, sepse lufta fillon me mjete politiko-diplomatike dhe pastaj vazhdon me mjete demokratike të dhunës (kur shteren mjetet politiko-diplomatike) dhe në fund përsëri përfundon me mjete politiko-diplomatike. Pra, FBKSH paraqet trupin, AKSH dorën e djathtë, SKSH dorën e majtë dhe FKSH paraqet këmbët.
Por, i gjithë ky trup e ka edhe një kokë, dhe kjo kokë e ka edhe një tru, që është Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, ku krahas Kryetarit të Përgjithshëm të FBKSH-së, i cili në momente lufte është edhe Komandant Suprem i AKSH-së, dhe të gjithë kryetarëve të 7 zonave të FBKSH-së bënë pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, edhe Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së dhe Shefi i Këshillit Qendror të FKSH-së. Dhe, AKSH që është dora e djathtë e FBKSH-së vepron vetëm kur t'i thotë truri i FBKSH-së, Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar.

3. Prej krijimit të saj e deri sot, sa aksione i ka ndërmarrë AKSH-ja, për çlirimin e trojeve shqiptare nga jugu në veri, nga lindja në perëndim? Nuk mendoj këtu vetëm në paraqitjen e saj, por dhe në goditjen e saj mbi forcat armike, serbe, maqedone, malazeze, dhe greke.

-Them, kështu, sepse opinioni i brendshëm dhe i jashtëm e di se ju luftoni për ribashkimin territorial të Shqipërisë Etnike.

Përgjigja:
Fuqia apo forca e një formacioni politik-ushtarak, siç është FBKSH dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, nuk matet vetëm me aksione, por ajo matet edhe me rezultatet e atyre aksioneve, apo më mirë më thënë edhe me ndikimin e këtyre aksioneve në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare. Bazuar në këtë që thashë më sipër, lirisht mund t'iu them se të gjitha aksionet e AKSH-së kanë qenë në kohë të duhur dhe kanë dhenë rezultate edhe në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, ndër të cilat si pikësynim apo nyje gordiane ka qenë dhe mbetet Kosova.

Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), që nga themeli i saj e deri më tani ka 8 dëshmorë, por mos harroni se në vitin 2003, kur në Tiranë u arrestua Z. ADILI, armiqtë serbo-maqedonas kanë numëruar mbi 20 policë dhe ushtarë të vrarë në fushëbetejat me AKSH-në.
Besoj që shumë shpejt, për të gjitha detajet e këtyre ngjarjeve, opinioni publik kombëtar dhe ndërkombëtar do të njoftohet përmes librit të Mr. Gafurr ADILI: PËRBALLJA E FBKSH ME BE, libër që përshkruan takimin 4 orësh (në zyrat e hetuesisë së Burgut 313 të Tiranës) midis Z. ADILI dhe Shefes së Bashkimit Evropian për Ballkanin, Znj. Viktoria WALKER, libër ky që hedh dritë mbi shumë të vërteta, jo vetëm për FBKSH-në dhe strukturat e tij, por edhe mbi të gjithë politikën shqiptare dhe ndërkombëtare.

4. Fuqia e një ushtrie a qëndron në aksionet e saj apo me pretendimet dhe deklaratat e saj?

Përgjigja:
Fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me aksione por ajo matet edhe me vigjilencën dhe disiplinën që ajo respekton karshi urdhërave politike dhe veprimeve luftarake që ia përcakton dhe trason formacioni politik që e drejton atë, siç është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). Pra, ne shqiptarët dhe në rastin konkret as FBKSH dhe AKSH nuk vuajmë për luftëtarë të lirisë, sepse ato i kemi me bollëk, por vuajmë për drejtues politikë dhe ushtarakë, të cilët po arrijmë t'i krijojmë, gjë kjo që është dëshmuar pas vitit 2004, kur strukturat tona arritën që të eliminojnë bandat kriminale (me maska) që i organizonin agjenturat sllavo-greke, qëllimi i të cilave ishte që ta komprometonin AKSH-në, dhe duke kompromentuar AKSH-në te shqiptarët të vrisnin edhe idealin e ribashkimit kombëtar shqiptar. Këtë beteje e fituam me sukses, dhe në të ardhmen do t'i fitojmë edhe betejat e tjera, siç kemi ditur që t'i fitojmë edhe betejat me bandat e Serbisë, ndër të cilat ishte edhe banda "Car Lazarët", dhe shumë shpejt bashkërisht do të festojmë festën e madhe, festën e ribashkimit kombëtar shqiptar.

5. Më në fund, pas shumë rrenave, politikanët shqipfolës shpallën pavarësinë e Kosovës. A u kry edhe amaneti i dëshmorëve me këtë "pavarësi", siç po propagandojnë ata?

Përgjigja:

Edhe në fillim të kësaj intervistë e ceka se kush ishte betimi i dëshmorëve të kombit. Pra, "pavarësia" e Kosovës është hapi i parë drejt fitores përfundimtare, ribashkimit kombëtar shqiptar. Obligimin ndaj kombit dhe atdheut e kanë përmbushur vetëm dëshmorët e kombit, dhe ne të gjallët duhet ta vazhdojmë rrugën e tyre. Dëshmorët e Kombit nuk kanë luftuar për "Pakon Ahtisaari", prandaj kërkoj që askush të mos manipulojë me betimin e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

6. A është Kosova shtet i pavarur e sovran pas "shpalljes së pavarësisë"?

Përgjigja: Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran. Ajo është protektorat i OKB (me emrin UNMIK) dhe BE-së (me emrin EULEX), por rëndësi ka vetëm një element, që me këtë rast edhe "de jure" Serbia humb juridiksionin (lexo: pushtimin dhe kolonializmin klasik) mbi Kosovën, kurse 99% e "Pakos Ahtisaari" është në dem të Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.


7. A ka përmirësuar Evropa Plake padrejtësinë shekullore ndaj shqiptarëve me njohjen e pavarësisë së Kosovës?

Përgjigja:

Assesi Evropa Plake nuk e ka korrigjuar gabimin dhe padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve. Gjithashtu, përderisa vetëm kombit shqiptar vazhdon t'i mohohet "E drejta e vetëvendosjes", një e drejtë universale kjo, e garantuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, si dhe përderisa Kosovës (me "Pakon Ahtisaari") i kushtëzohet e drejta e bashkimit me një shtet tjetër, në rastin konkret me Republikën e Shqipërisë, paraqet një rast "sui generis" në të drejtën pozitive ndërkombëtare, që nuk është asgjë tjetër pos një shkelje flagrante dhe një padrejtësi ndaj kombit shqiptar, gjë kjo që na bind se Evropa Plake ka ngelur po ajo Evropë që ishte dikur dhe kam bindjen se do të dështojë, sepse Ballkanin vazhdon ta lejë si një "fuçi baruti", gjë kjo që ka rrezikuar dhe vazhdon të rrezikojë, jo vetëm Evropën Plake por edhe më gjerë.

8. Në anën strategjike të veprimit politiko-diplomatik, çështja shqiptare duhet shtruar në mënyrë të ndarë në mënyrë të ndarë thela-thela (sipas ndarjes territoriale) apo në mënyrë globale si çështje unike?


Përgjigja:
Rregullisht dhe sistematikisht kemi deklaruar se paqja dhe stabiliteti në Evropë mund të krijohet vetëm nëse kjo paqeje dhe ky stabilitet arrihet në Ballkanin "fuçi baruti" dhe jo përmes projekt-dokumenteve të llojit "Pako Ahtisaari". Nëse kreatorët e kësaj Pako ne shqiptarëve na thonë se është një privilegj që i është bërë Kosovës, atëhe10rë ne them pse ky privilegj nuk po i bëhet edhe Serbisë, Malit të Zi, "Maqedonisë" dhe Greqisë, kur dihet fakti se Kosova nuk është shtet aq multietnik (ku nuk jetojnë as 5% minoritete) sa janë shtetet e sipërcekura: Serbia, Mali i Zi, "Maqedonia" dhe Greqia?

9 Pse çështja shqiptare ka karakter kolonial dhe cila është zgjidhja e qëndrueshme e saj?

Përgjigja:

Çështja shqiptare ka karakter kolonial sepse më tepër se 70% të trojeve Shqipërisë Etnike vazhdojnë të mbahen të pushtuara dhe të kolonizuara, jo vetëm nga pushtuesit serbë, malazias, sllavo-maqedonas dhe grekë, por edhe nga OKB dhe BE, që është Kosova Protektorat, sepse pasuritë e saj (të tyre) shfrytëzohen nga pushtuesit dhe kolonizatorët e trojeve të Shqipërisë Etnike. Pra, trojet shqiptare vazhdojnë të mbeten koloni, edhe në shek. XXI, kur kolonializmi ka përfunduar edhe në Afrikën e Jugut. Ky është turpi i Evropës Plake.

10. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka deklaruar se vetëm me ndarjen funksionale të Kosovës sipas marrëveshjes së propozuar me UNMIK-un, evitohet lufta. A është kjo deklaratë serbe paralajmërim për një luftë të re në Kosovë?


Përgjigja:
Besoj keni dëgjuar dhe lexuar deklaratën e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI, me titull "NDARJA E KOSOVËS DHE LOJA DOMINO...!" Me tepër se aq sa flet ajo deklaratë nuk besoj se ka nevoje t'iu flas.

11. Si do të reagojë Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) në rast se OKB-ja pranon marrëveshjen e propozuar nga Serbia për ndarjen etnike të Kosovës?


Përgjigja:
FBKSH nuk do të pranojë që shqiptarët të humbin asnjë pëllëmbë të trojeve shqiptare dhe do të dijë të reagojë në kohën e duhur. Me këtë rast duhet të paralajmëroj se kohet e ricopëtimeve të trojeve shqiptare (siç ka ndodhur edhe në të kaluarën) po na shfaqen edhe tani në shek. XXI, por të gjitha këto plane antishqiptare për FBKSH-në dhe strukturat e tij do të jeshin të papranueshme dhe do të përpiqemi që t'i fitojmë këto sfida dhe beteja që do të na shfaqen edhe në të ardhmen e afërt.

12. Këto ditë, Shqipëria administrative u mbush me tym e vaj si pasoje e tragjedisë së Gërdecit. Cila ishte nënshtresa e fshehtë e kësaj tragjedie dhe si komentoni se edhe në momentin e fundit, qeveria Berisha ka hedhur poshtë çdo faj të vet mbi të?


Përgjigja:

Nuk duhet të habitemi pse ndodhin këto gjëra, këto tragjedi, në Shqipërinë tonë të rrudhur, sepse situata dhe raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, siç ishte periudha e viteve 1991-1992 dhe 1997.
Armiqtë tanë sllavo-grekë kanë vepruar dhe veprojnë në Republikën e Shqipërisë. Edhe tragjedia e Gërdecit ishte dora e agjenturave sllavo-greke. Shumë shpejt, kjo do të zbardhet, dhe për këtë detyrë madhore po punojnë edhe strukturat inteligjente të FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH). Por, nuk dua të spekuloj para kohë, sepse pas përfundimit të hetimeve Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së, Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim Presheva, do të na informojë me një deklaratë publike.

13. A është dashur të shkatërrohet municioni i Republikës së Shqipërisë dhe pse u bë një veprim të tillë nga ana e qeverisë shqiptare?


Përgjigja:

Nuk kam koment për këtë pyetje, dhe nuk e kam për turp që t'iu them kështu, sepse për këtë pyetje besoj se më mirë do të mund t'iu përgjigjej Zoti ADILI, i cili jeton dhe vepron në Tiranë.


14. Politikanët shqipfolës hodhën idenë e një "komonuelth" (commonwealth) ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës, por hodhën poshtë bashkimin fizik të kufijve. Pse faktori politik zyrtar nga të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptar ka hedhur një qendrim të tillë antikombëtar dhe cili është qendrimi i FBKSH-së?


Përgjigja:
Politikanët shqiptarë, si të Tiranës ashtu edhe të Prishtinës, janë politikane biznesi, prandej edhe flasin vetëm për bashkime të kapitaleve, të biznesit, midis R. së Shqipërisë dhe R. së Kosovës, dhe harrojnë të flasin apo edhe të marrin inisiativa për bashkimin kulturor, bashkimin shpirtëror, bashkimin e teksteve mësimore, bashkimin e dy akademive të shkencave (asaj të Tiranes dhe të Prishtinës), dhe për krijimin e Unionin Shqipëri-Kosovë. Nëse Kosovës (përmes "Pakos Ahtisaari") i ndalohet bashkimi me Shqiperine, atehere pse politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës tëmos krijojnë Unionin Shqipëri-Kosovë, përmes të cilit do të arriheshin bashkimet e mësipërme, ndër të cilat edhe bashkimi i kapitaleve?!

15. A duhet që shqiptarët të presin integrim në BE për t'u ribashkuar apo duhet të ribashkohen e më pas të integrohen në BE?

Përgjigja:

Integrimi i shqiptarëve copa-copa në BE nuk e realizon bashkimin e shqiptarëve, përkundrazi rreziku permanent është që Republika e Shqipërisë të mos pranohet në BE dhe Kosova dhe Serbia bashkarisht të integrohen ne BE.
Nëse do të ndodhë kjo, atëherë edhe ajo 1% pozitiv i "Pakos Ahtisaari" do të eliminohet dhe Kosova do të kthehet në një neokoloni e Serbisë.

Mesazhi juaj z.Mitrovica, për lexuesit e faqes "Albania Today" dhe për mbarë popullin shqiptar.
Përgjigja:

Të na besojnë në idealin tone, sepse gjithçka po shkrijmë për ta ribërë Shqipërinë.
Nëse politikanët shqiptarë të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit po shkrijnë Shqipërinë për të krijuar pasuri, jo vetëm për veten e tyre por edhe për nipërit e mbesat e tyre, ne të FBKSH-së po veprojmë siç dikur vepronin rilindasit tanë: po shkrijmë pasurite tona për ta ribërë Shqipërinë, prandej edhe kërkojmë besimin dhe ndihmën e popullit tonë, në këtë rruge plotë sakrifica por tepër sublime.


Faleminderit!
Përgjigja:
Edhe unë iu faleminderoj përzemërsisht.
Prishtinë, 31 mars 2008.

Intervistoi: Teuta Gjika - anëtare e redaksisë e "ALBANIA TODAY"/ "SHQIPËRIA SOT"

**************************************************
***********

DEKLARATË PUBLIKE NR. 6 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH


Thursday, 03 April 2008

SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE EDHE KËTË RRADHË DUHET T'I BOJKOTOJNË ZGJEDHJET E PUSHTUESIT E KOLONIZATORIT ME EMRIN SERBI !

- Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) iu shkeputën trungut amë -Kosovës dhe iu aneksuan Serbisë.

Më 1 dhe 2 mars 1992 sovrani popull i kësaj krahine shqiptare, përmes formës më demokratike - referendumit popullor, shpalli Autonominë politiko-territoriale me të drejtë ribashkimin me Kosoven.

Për jetësimin e këtij vullneti dhe vendimi poltik të sovranit populli, në poligonet e dyluftimeve me forcat armike serbe, kanë rënë edhe shumë dëshmorë të kombit, të cilët luftuan nën uniformën dhe emblemën e bukur të UCPMB-së.

Prandej, kushdo që shkel vullnetin e sovranit popull dhe gjakun e dëshmorëve të kombit, dhe thërret popullin që të dalë në zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin Serbi, nuk bënë asgjë tjetër pos që i shërben armikut serb, bënë edhe një akt tradhëtie ndaj çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare, e cila kërkon zgjidhjen e saj përfundimtare dhe fatlume, ribashkimin kombëtar shqiptar.

- Me këtë rast, në emër të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), THËRRAS POPULLIN E KOSOVËS LINDORE QË, EDHE KËTË RRADHË T'I BOJKOTOJË ZGJEDHJET E PUSHTUESIT E KOLONIZATORIT, ME EMRIN SERBI.

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI (D.V.)

Tiranë, 2 prill 2008.


**************************************************
***********

DEKLARATË PUBKIKE NR.7 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH


JEMI NË PRITJE…!

FBKSH dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, nuk do të ndërmarrin asnjë veprim për t’i larguar bandat kriminale nga veriu i Mitrovicës dhe e gjithë Kosova Veriore, përderisa këtë gjë nuk do ta kërkojnë institucionet vendore (Presidenti, Kuvendi dhe Qerivria) e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare: UNMIK dhe KFOR.

Pra, FBKSH dhe strukturat e tij, Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), janë ne pritje të kërkesës së institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare (të aleatëve tanë) për ndihmën tonë, dhe pastaj, jo vetëm opinioni ynë kombëtar, por edhe ai ndërkomëtar, do të shohin dhe do të binden se si dhe ku djemtë dhe vashat heroike të AKSH-së do t’ua vendosin kufirin bandave kriminale të Beogradit, kufi ky që do të jetë shumë afër NIs**t, m’u te MOLLA E KUQE, ku edhe është kufiri i Toplicës dhe i gjithë Shqipërisë Etnike.

Tiranë, 6 prill 2008.

**************************************************
***********

SQARIM MBI DEKLARATËN PUBLIKE NR. 7 TË ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH-SË

NUK DUAM TË VRITEMI ME VËLLEZËRIT DHE MOTRAT TONA,
SI AS DHE ME ALEATËT TANË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS...!


- Veprimet e Njësiteve Elite të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), fillimisht në Zonën e Besjanës dhe më pas edhe në pjesën Veriore të Mitrovicës, gjatë vjeshtës së vitit 2007, kemi gjykuar se kanë dhënë rezultatet e duhura. Këtu mjafton të përmendim Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ve, Z. Ban Ki MUN, në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimt të OKB-ve, si dhe dërgimin e mbi 200 trupave (marinsave) amerikanë në Albanik (ish Leposavic), veprime këto që mundësuan përshpejtimin e përcaktimit të statusit të Kosovës.

- Pas shpalljes së "Pavarësisë së Kosovës", Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar (FBKSH), në një nga Mbledhjet e tij (mars 2008), gjykoi që strukturat elite të AKSH-së, të mos ndërmarrin asnjë veprim luftarak në territorin e Republikës së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe Kosova Veriore, ku ligjin vazhdojnë ta bëjnë bandat kriminale serbe, sepse në rastin konkret luftëtarët e luftetaret e AKSH-së do të futeshin brenda gërshërëve, duke luftuar ballë-për-ballë me bandat kriminale, por që prapa shpine mund të goditeshin nga aleatët tanë (KFOR) dhe bishti i tyre me emrin TMK, ku kemi djemtë dhe vashat tona, bashkëluftëtarët e bashkëluftëtaret e llogoreve tona të përbashkëta në luftën e Kosovës, nën uniformën dhe emblemën e bukur të ish-UÇK-së.

- Bazuar për sa theksuam më sipër, kemi gjykuar se nëse vërtetë institucionet vendore (Presidenti, Parlamenti dhe Qeveria) të Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare (UNMIK, EULEX dhe KFOR) dëshirojnë të rivendosin rendin dhe qetësinë në Republikën e Kosovës, si dhe të zbatojnë Rezolutën 1244 të OKB-ve, e cila vazhdon të mbahet në fuqi në Kosovë, lirshëm le të na e kërkojnë ndihmën tonë dhe ne këtë do t'ua ofrojmë pa më të voglin hezitim. Këtë mund ta bëjnë përmes Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI (në Tiranë).

Kryetari i FBKSH-së,
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (D.V.),

Shefi i SH P të AKSH-së,
Gjen. Korab TOPLICA (D.V.)

Shefi i D Q të SKSH-së,
Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim PRESHEVA (D.V.)

ALBANIK, 08 / 04 / 2008.


**************************************************
**********

DEKLARATË PUBLIKE NR. 8 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH

KOSOVA NUK KA PARVARËSI PËRDERISA ATY LEJOHET TË MBAHEN ZGJEDHJET E NJË SHTETI TË HUAJ, ME EMRIN SERBI…!

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) prej kohësh, para dhe gjatë shpalljes së Kosovës, me pompozitete dhe manipulime të rradhës, gjoja shtet të pavarur e sovran, është prononcuar dhe është përpjekur që populit shqiptar t'ia tregojë të vërtetën e hidhur, se statusi aktual i Kosovës, sipas „Pakos Ahtisari", gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (me emrin UNMIK), Protektorat i BE-së (me emrin EULEX) dhe Protektorat i Serbisë, por kurrën e kurrës JO shtet i pavarur e sovran, gjë kjo që vërtetohet edhe me rastin e lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve, qofshin këto parlamentare apo lokale, të Serbisë në „Republikën e Kosovës", që paraqet një rast unikal në Botë, sepse nuk kemi ndëgjuar që në një shtet të pavarur e sovran të lejohet që të mbahen zgjedhjet e një shteti të huaj, deri dje pushtues e kolonizator dhe kriminal e gjenocidal.

Kryesia Qendrore e FBKSH-së, edhe një herë rikonfirmon njërin ndër konkluzionet e Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së (16 shtator 2005), se Kosova para se të bëhet e pavarur e sovrane, më shpejt dhe më lehtë ribashkohet me Shqipërinë, prandaj edhe kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që të gjitha forcat atdhetare shqiptare të na bashkohen sa më shpejt dhe pa më të voglin hezitim, sepse bashkimi bënë fuçinë.

Zëdhënësi Politik i FBKSH,

Gafurr ADILI.
Tiranë, 14 prill 2008.

__________________
Durim - Trashegim

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2008 08:17
Prespari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prespari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prespari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prespari Shto Prespari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prespari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Fbksh - Aksh

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.